Open Procurement Albania

Rehabilitimi i qendrës Administrative Baldushk (Rikonstruksion i godinës së Njësisë, shtëpisë kulturës dhe sheshit

Nje shenim me RedFlag eshte nje fakt, ngjarje, ose grup i rrethanave ose informacione te tjera qe mund te tregojne nje shqetesim apo ekspozim dhe mbi rrezik potencial te pajtueshmerise ligjore per sjellje te paligjshme ose joetike te biznesit, vecanerisht ne lidhje me praktika korruptive dhe mosrespektimit te ligjeve anti-korrupsion.Vleresimi per keto kategori do te behet ne menyre automatike, me filtra analitik te paracaktuar

  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit
  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit

Autoritet Prokurues Qeverisja Vendore Tiranë
Institucioni Prokurues Bashkia Tirane
Objekti i Tenderit Rehabilitimi i qendrës Administrative Baldushk (Rikonstruksion i godinës së Njësisë, shtëpisë kulturës dhe sheshit.
Burimi i financimit: vënë në dispozicion nga buxheti i Bashkisë së Tiranës për vitin 2018, miratuar me VKB-së Nr. 132, datë 21.12.2017 të Këshillit Bashkiak “Për miratimin e programit buxhetor afat-mesëm 2018 – 2020 dhe detajimin e buxhetit të Bashkisë së Tiranës për vitin 2018” (i ndryshuar), rialokuar me VKB Nr. 159, datë 21.12.2018 “Për miratimin e programit buxhetor afat-mesëm 2019 – 2021 dhe detajimin e buxhetit të Bashkisë së Tiranës për vitin 2019”.
Nr. Reference REF-02481-12-28-2018
Vlera / Fondi Limit 42 209 511,00
Lloji i Kontrates Publike Punë Publike
Lloji i Procedures Procedurë e Hapur
Statusi i Tenderit Lidhur Kontrata
Data e Njoftimit te Tenderit 31-12-2018
Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve 30-01-2019
Data e mbajtjes se tenderit 30-01-2019
Nr. i Operatoreve Konkurues 11
Operatore Konkurues Elda VL SHPK
Noa Development SHPK
Eurondërtimi 2000 SHPK
Bajrami N SHPK
Ina SHPK
B 93 II SHPK & Rafin Company SHPK & Boshnjaku B SHPK
Agri Konstruksion SHPK
BE-IS SHPK & Ergi SHPK
K. Turja SHPK & Infinit SHPK
Junik SHPK
Klajger Konstruksion SHPK & Everest SHPK
Operator Ekonomik Kontraktues
  • INA
  • Oferta fituese Leke pa TVSH 35 244 764,00
    Data e shpalljes se fituesit 01-03-2019
    Vlera e kontraktuar Leke me TVSH 42225317
    Data e lidhjes se kontrates 07-03-2019
    Kohezgjatja e kontrates 9 muaj
    Shtese kontrate (Leke me TVSH
    Ankesa Nuk ka pasur ankesa.
    Janë skualifikuar Operatorët ekonomik të mëposhtëm:

    1. “Elda VI” shpk :
    • Nuk ka paraqitur ofertë ekonomike.

    2. “Noa Development” shpk :
    • Operatori ekonomik “Noa Development” shpk nuk plotëson pikën 4 të Kapaciteti Teknik të Dokumentave Standarte të Tenderit: “Një punësim mesatar i të paktën 50 (pesëdhjetë) personave, për periudhën Dhjetor 2017 - Dhjetor 2018 të vërtetuar me…..” pasi në vërtetimin e paraqitur nga Administrata Tatimore rezulton një numër mesatar punonjësisht prej 38 punonjësisht dhe jo 50.
    • Operatori ekonomik “Noa Development” shpk nuk plotëson pikën 15 të Kapaciteti Teknik të Dokumentave Standarte të Tenderit: “Dëshmi për mjetet e pajisjet teknike, që ka në dispozicion apo mund ti vihen në dispozicion operatorit ekonomik, që nevojiten për ekzekutimin e kontratës (Shtojca 10)” pasi nu ka paraqitur Shtojcën 10.
    • Operatori ekonomik “Noa Development” shpk nuk plotëson pikën 2 të Kapaciteti Teknik të Dokumentave Standarte të Tenderit: “Licensa profesionale, lidhur me ekzekutimin e punëve të kontratës.....” pasi në Licensën e paraqiturnuk përfshihen pikat e kërkuara: NP–12 A Punime të inxhinierisë së mjedisit, N.P – 3B Rikonstruksion dhe mirëmbajtje godinash civile e industriale, veshje fasada, NS-18 A Punime topogjeodezike.
    • Operatori ekonomik “Noa Development” shpk, referuar Shtojcës 10 nuk ka aftësinë e duhur teknike për realizimin me sukses të kontratës.

    3. “Eurondërtimi 2000” shpk :
    • Operatori ekonomik “Eurondërtimi 2000” shpk nuk plotëson pikën 15, gërma “a” të Kapacitetit Teknik të Dokumentave Standarte të Tenderit.
    • Operatori ekonomik “Eurondërtimi” shpk, referuar Shtojcës 10 nuk ka aftësinë e duhur teknike për realizimin me sukses të kontratës.

    4. “Bajrami N” shpk:
    • Operatori ekonomik “Bajrami N” shpk nuk plotëson pikën 5,” të Kapacitetit Teknik të Dokumentave Standarte të Tenderit: “Operatorët ekonomike pjesëmarrës duhet te kenë në stafin e tyre dhe të figurojnë si drejtues teknik në licencën e shoqërisë si dhe në listpagesat e shoqërisë për gjashtë muajt, vërtetuar me kontratë pune të vlefshme, diplomë”pasi inxhinieri i Mjedisit i pajisur me Çertifikatë për Vlerësimin e Ndikimit në mjedis rezulton me kontratë pune në datë, 31.08.2018, pra nuk figuron në list-pagesat e shoqërisë për 6 (gjashtë) muajt e fundit si dhe nuk figuron në Licensën e shoqërisë.
    • Operatori ekonomik “Bajrami N” shpk, referuar Shtojcës 10 nuk ka aftësinë e duhur teknike për realizimin me sukses të kontratës.

    5. Bashkimi i Operatorëve ekonomik “B 93 II” shpk & “Rafin Company” shpk & Boshnjaku B” shpk:
    • Bashkimi i operatorëve ekonomikë “B 93” shpk & “Rafin Company” shpk & “Boshnjaku B” shpk nuk plotëson pikën 15 të Kapaciteti Teknik të Dokumentave Standarte të Tenderit.
    • Operatori ekonomik “Rafin Company” shpk nuk plotëson pikën 15 të Kapaciteti Teknik të Dokumentave Standarte të Tenderit: “Dëshmi për mjetet e pajisjet teknike, që ka në dispozicion apo mund ti vihen në dispozicion operatorit ekonomik, që nevojiten për ekzekutimin e kontratës (Shtojca 10)” pasi ka paraqitur 1 kontratë e cila nuk ka objekt të ngjashëm me atë që po prokurohet.
    • Bashkimi i operatorëve ekonomikë “B 93” shpk & “Rafin Company” shpk & “Boshnjaku B” shpk, referuar Shtojcës 10 nuk ka aftësinë e duhur teknike për realizimin me sukses të kontratës.

    6. “Agri Konstruksion” shpk :
    • Operatori ekonomik “Agri Konstruksion” shpk nuk plotëson pikën 5,” të Kapacitetit Teknik të Dokumentave Standarte të Tenderit: “Operatorët ekonomike pjesëmarrës duhet te kenë në stafin e tyre dhe të figurojnë si drejtues teknik në licencën e shoqërisë si dhe në listpagesat e shoqërisë për gjashtë muajt, vërtetuar me kontratë pune të vlefshme, diplomë” pasi për inxhinierin e Mjedisit nuk është paraqitur Çertifikatë për Vlerësimin e Ndikimit në mjedis.
    • Operatori ekonomik “Agri Konstruksion” shpk nuk plotëson pikën 15 të Kapaciteti Teknik të Dokumentave Standarte të Tenderit: “Dëshmi për mjetet e pajisjet teknike, që ka në dispozicion apo mund ti vihen në dispozicion operatorit ekonomik, që nevojiten për ekzekutimin e kontratës (Shtojca 10)” pasi nuk është paraqitur Sperkates boje (1 cope).
    • Operatori ekonomik “Agri Konstruksion” shpk, referuar Shtojcës 10 nuk ka aftësinë e duhur teknike për realizimin me sukses të kontratës.

    7. Bashkimi i Operatorëve ekonomik “BE-IS” shpk & “Ergi” shpk:
    • Bashkimi i operatorëve ekonomikë “BE-IS” shpk & “Ergi” shpk nuk plotëson pikën 15 të Kapaciteti Teknik të Dokumentave Standarte të Tenderit: “Dëshmi për mjetet e pajisjet teknike, që ka në dispozicion apo mund ti vihen në dispozicion operatorit ekonomik, që nevojiten për ekzekutimin e kontratës (Shtojca 10)/ kamiona, kapaciteti mbajtës duhet të jetë minimumi 7 ton dhe maximumi 12 ton” pasi është paraqitur vetëm 1 kamion nga 3 të kërkuar.
    • Bashkimi i operatorëve ekonomikë “BE-IS” shpk & “Ergi”, referuar Shtojcës 10 nuk ka aftësinë e duhur teknike për realizimin me sukses të kontratës.

    8. Bashkimi i Operatorëve ekonomik “K. Turja” shpk & “Infinit” shpk:
    • Bashkimi i operatorëve ekonomikë “K. Turja” shpk & “Infinit” shpk nuk plotëson pikën 15 të Kapaciteti Teknik të Dokumentave Standarte të Tenderit: “Dëshmi për mjetet e pajisjet teknike, që ka në dispozicion apo mund ti vihen në dispozicion operatorit ekonomik, që nevojiten për ekzekutimin e kontratës (Shtojca 10)” pasi nuk është paraqitur Grejder (1 cope).
    • Bashkimi i operatorëve ekonomikë “K. Turja” shpk & “Infinit” shpk nuk plotëson pikën 15 të Kapaciteti Teknik të Dokumentave Standarte të Tenderit: “Dëshmi për mjetet e pajisjet teknike, që ka në dispozicion apo mund ti vihen në dispozicion operatorit ekonomik, që nevojiten për ekzekutimin e kontratës (Shtojca 10)” pasi nuk është paraqitur Rul me Vibrim (1 cope).
    • Bashkimi i operatorëve ekonomikë “K. Turja” shpk & “Infinit”, referuar Shtojcës 10 nuk ka aftësinë e duhur teknike për realizimin me sukses të kontratës.

    9. Operatori ekonomik “Junik” shpk :
    • Operatori ekonomik “Junik” shpk nuk plotëson pikën 15, gërma “a” të Kapacitetit Teknik të Dokumentave Standarte të Tenderit.
    • Operatori ekonomik “Junik” shpk, referuar Shtojcës 10 nuk ka aftësinë e duhur teknike për realizimin me sukses të kontratës.

    10. Bashkimi i Operatorëve ekonomik “Klajger Konstruksion” shpk & “Everest” shpk:
    • Bashkimi i operatorëve ekonomikë “Klajger Konstruksion” shpk & “Everest” shpk nuk plotëson pikën 15 të Kapaciteti Teknik të Dokumentave Standarte të Tenderit.
    • Bashkimi i operatorëve ekonomikë “Klajger Konstruksion” shpk & “Everest” shpk, referuar Shtojcës 10 nuk ka aftësinë e duhur teknike për realizimin me sukses të kontratës.
    Arsyeja e Anulimit
    Shenime
    Transaksione Thesari
  • Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per INA viti 2012-2013
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per INA viti 2014
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per INA viti 2015-2018
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per INA viti 2019-2020
  • Buletini i Prokurimeve Publike
    Njoftimi i Tenderit
    Dokumentat Standarde te Tenderit
    Specifikim Teknik
    Raport Teknik
    Preventiv
    Shpallja e Fituesit
    Lidhja e Kontrates Nr.11 - Dt.18-03-2019

    Te drejtat e Perdorimit

    Persa kohe nuk percaktohet ndryshe, i gjithe informacioni i ofruar nga Open Procurement Albania ofrohet nen licencat: This material is Open Data