Open Procurement Albania

Rruga tek liqeni prane Ambasades Hollandeze

Nje shenim me RedFlag eshte nje fakt, ngjarje, ose grup i rrethanave ose informacione te tjera qe mund te tregojne nje shqetesim apo ekspozim dhe mbi rrezik potencial te pajtueshmerise ligjore per sjellje te paligjshme ose joetike te biznesit, vecanerisht ne lidhje me praktika korruptive dhe mosrespektimit te ligjeve anti-korrupsion.Vleresimi per keto kategori do te behet ne menyre automatike, me filtra analitik te paracaktuar

  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit/Skualifikim i ofertes vlere me e ulet
  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit/ Skualifikim i ofertes vlere me e ulet

Autoritet Prokurues Qeverisja Vendore Tiranë
Institucioni Prokurues Bashkia Tirane
Objekti i Tenderit Rruga tek liqeni prane Ambasades Hollandeze.
Burimi i financimit: vënë në dispozicion nga buxheti i Bashkisë së Tiranës për vitin 2019, miratuar me VKB Nr. 159, datë 21.12.2018 “Për miratimin e programit buxhetor afatmesëm 2019 – 2021 dhe detajimin e buxhetit të Bashkisë së Tiranës për vitin 2019”.
Nr. Reference REF-06758-02-06-2019
Vlera / Fondi Limit 36 642 370,00
Lloji i Kontrates Publike Punë Publike
Lloji i Procedures Procedurë e Hapur
Statusi i Tenderit Lidhur Kontrata
Data e Njoftimit te Tenderit 07-02-2019
Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve 11-03-2019
Data e mbajtjes se tenderit 11-03-2019
Nr. i Operatoreve Konkurues 9
Operatore Konkurues Bajrami N. SHPK & Meteo SHPK
Eurondërtimi 2000 SHPK
Sterkaj SHPK
K.M.K SHPK & Varaku-E SHPK
Hastoçi SHPK
Kacdedja SHPK
Geci SHPK
Curri SHPK
Operator Ekonomik Kontraktues
  • Bami SHPK - BE-IS SHPK
  • Oferta fituese Leke pa TVSH 35 136 674,00
    Data e shpalljes se fituesit 04-04-2019
    Vlera e kontraktuar Leke me TVSH 42164009
    Data e lidhjes se kontrates 18-04-2019
    Kohezgjatja e kontrates 4 muaj
    Shtese kontrate (Leke me TVSH
    Ankesa Nuk ka pasur ankesa.
    Janë skualifikuar Operatorët ekonomik të mëposhtëm:
    Përkatësisht për arsyet e mëposhtme:

    1. Bashkimi i Operatorëve ekonomik “Bajrami N.” SHPK & “Meteo” SHPK:
    • Pas hapjes së ofertave, u konstatua se Bashkimi i Operatorëve ekonomik “Bajrami N.” SHPK & “Meteo” SHPK nuk ka paraqitur në sistemin elektronik Përshkrimin e Ofertës ekonomike sipas Shtojcës 1.

    2. Operatori ekonomik “Eurondërtimi 2000” SHPK:
    • Operatori ekonomik “Eurondërtimi 2000” SHPK nuk është i pajisur me liçencën profesionale nga Qendra Kombëtare e Liçensimit (QKL) Kodi III.2.B, çka bie në kundërshtim me me DST, Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 17.
    • Shoqëria “Eurondërtimi 2000” SHPK ka deklaruar se disponon 2 (dy) kamiona përkatësisht me targa AA 488 SB si dhe TR 1598 S. Pas verifikimeve të dokumentacionit të paraqitur mbi disponomin e mjeteve të sipërcituara, rezulton se kamionat e sipërcituar kanë kapacitet mbajtës 12.3 Ton dhe 4.4 Ton. Për sa më lart vetëm njëri kamion plotëson tonazhin e kërkuar në DST, çka bie në kundërshtim me Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 18, ku ndër të tjera përcaktohet se: “Operatori ekonomik duhet të disponojë 2 (dy) Kamiona vetshkarkues me kapacitet mbajtës (10-15 ton)”.
    • Referuar Shtojcës 10, Operatori ekonomik “Eurondërtimi 2000” SHPK nuk ka deklaruar se disponon 2 (dy) Kamionçina e si rrjedhojë nuk ka paraqitur asnjë dokumentacion në sistemin elektronik.
    • Operatori ekonomik ka deklaruar se disponon 1 (një) Autovinç me targa AA 069 FJ. Pas verifikimit të dokumentacionit të paraqitur mbi disponimin e mjetit të sipërcituar rezulton se nuk është paraqitur Çertifikata për transport mallrash brenda vendit, çka bie në kundërshtim me me DST, Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 18, gërma “a”.
    • Operatori ekonomik ka deklaruar se disponon 1 (një) Elektrosaldatriçe, çka bie në kundërshtim me DST, Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 18, ku ndër të tjera përcaktohet se: “Operatori ekonomik duhet të disponojë 2 (dy) Elektrosaldatriçe”.
    • Operatori ekonomik “Eurondërtimi 2000” SHPK, referuar Shtojcës 10 nuk ka aftësinë e duhur teknike për realizimin me sukses të kontratës.

    3. Operatori ekonomik “Sterkaj” SHPK :
    • Operatori ekonomik “Sterkaj” SHPK nuk plotëson pikën 6 të Kapacitetit Teknik të Dokumentave Standarte të Tenderit: “Dëshmi për mjetet e pajisjet teknike, që ka në dispozicion apo mund ti vihen në dispozicion operatorit ekonomik, që nevojiten për ekzekutimin e kontratë (Shtojca 10)” pasi operatori ekonomik nuk ka paraqitur një deklaratë/dëshmi për mjetet dhe pajisjet teknike.
    • Operatori ekonomik “Sterkaj” SHPK, referuar mungesës së Shtojcës 10, nuk mund t’i vlerësohen aftësitë e duhura teknike për realizimin me sukses të kontratës.

    4. Bashkimi i Operatorëve ekonomik “K.M.K” SHPK & “Varaku-E” SHPK :
    • Bashkimi i Operatorëve ekonomik “K.M.K” SHPK & “Varaku-E” SHPK, referuar Shtojcës 10 nuk ka aftësinë e duhur teknike për realizimin me sukses të kontratës.

    5. Operatori ekonomik “Hastoçi” SHPK :
    • Operatori ekonomik “Hastoçi” SHPK ka deklaruar se disponon 1 (nje) Autobitumatriçe përkatësisht me targa AA 230 UL. Pas verifikimit të dokumentacionit të paraqitur mbi disponimin e mjetit, rezulton se nuk është paraqitur Çertifikata për transport mallrash të rrezikshëm, çka bie në kundërshtim me DST, Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 18, gërma “b”.
    • Operatori ekonomik “Hastoçi” SHPK, referuar Shtojcës 10 nuk ka aftësinë e duhur teknike për realizimin me sukses të kontratës.

    6. Operatori ekonomik “Kacdedja” SHPK:
    • Operatori ekonomik “Kacdedja” SHPK nuk është i pajisur me liçencën profesionale nga Qëndra Kombëtare e Liçensimit (QKL) Kodi III.2.B, çka bie në kundërshtim me me DST, Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 17.
    • Referuar Shtojcës 10, Operatori ekonomik “Kacdedja” SHPK ka deklaruar se disponon 2 (dy) Kamiona përkatësisht me targa AA 585 NE si dhe AA 263 FK. Pasi verifikoi dokumentacionin shoqërues për mjetet e deklaruara si më lart, u konstatua se kamioni me targë AA 585 NE ka kapacitet mbajtës 25.1 ton, ndërsa mjeti me targë AA 263 FK ka kapacitet mbajtës 25 Ton. Për sa më lart, Operatori ekonomik “Kacdedja” SHPK nuk plotëson Dokumentat Standarte të Tenderit, Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 18, ku ndër të tjera përcaktohet se: “Operatori ekonomik duhet të disponojë 2 (dy) kamion me kapacitet mbajtës 10 – 15 ton”.
    • Sa më lart, në mbështetje të Nenit 46, pika 1, gërma “b” të Ligjit Nr. 9643 datë 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik” (i ndryshuar) si dhe referuar Kreut III, Seksioni II, Neni 26, pika 8, gërma “c” të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 914 datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik” (i ndryshuar), të cilat parashikojnë kualifikimin për aftësinë teknike të kandidatëve ofertues, Operatori ekonomik “Kacdedja” SHPK, referuar Shtojcës 10 nuk ka aftësinë e duhur teknike për realizimin me sukses të kontratës.

    7. Operatori ekonomik “Geci” SHPK :
    • Operatori ekonomik “Geci” SHPK nuk plotëson pikën 3 të Kapacitetit Teknik të Dokumentave Standarte të Tenderit: “Kandidati ofertues duhet të përcaktojë me anë të një deklaratë (nga Administratori i shoqërisë) Drejtuesin Teknik të punimeve në objekt i cili duhet të jetë i përfshirë në liçencën e shoqërisë dhe të deklaroje se ai nuk është i angazhuar në kontratat të tjera dhe do të jetë i pranishëm gjatë gjithë kohës……” pasi drejtuesi teknik i deklaruar rezulton i anagazhuar si drejtues teknik në kontratën e lidhur me bashkine Tirane me objekt: “Shtim i sipërfaqeve te varrezat Publike Sharrë”.
    • Operatori ekonomik “Geci” SHPK nuk plotëson pikën 18 të Kapacitetit Teknik të Dokumentave Standarte të Tenderit: “Dëshmi për mjetet e pajisjet teknike, që ka në dispozicion apo mund ti vihen në dispozicion operatorit ekonomik, që nevojiten për ekzekutim in e kontratë (Shtojca 10)/” pasi nuk ka deklaruar në Shtojcën 10 dhe nuk ka paraqitur dokumentacion për mjetet e kërkuara: Autobitumatrice; Autobetoniere, Gazogjen.
    • Operatori ekonomik “Geci” SHPK, referuar Shtojcës 10 nuk ka aftësinë e duhur teknike për realizimin me sukses të kontratës.

    8. Operatori ekonomik “Curri” SHPK:
    • Operatori ekonomik “Curri” SHPK nuk plotëson pikën 18 të Kapacitetit Teknik të Dokumentave Standarte të Tenderit: “Dëshmi për mjetet e pajisjet teknike, që ka në dispozicion apo mund ti vihen në dispozicion operatorit ekonomik, që nevojiten për ekzekutim in e kontratë (Shtojca 10)/ Kamionçinë me kapacitet mbajtës (3.5 -5 ton)” pasi asnjë nga kamioncinat e deklaruara në Shtojcën 10 nuk plotëson kapacitetin mbajtës të kërkuar, konkretisht kamioncina me targë AA 653 HA me kapacitet mbajtës 1,2 ton, kamioncina me targë AA 395 OS me kapacitet mbajtës 0,9 ton , kamioncina me targë AA 179 OL me kapacitet mbajtës 1,3 ton dhe kamioncina me targë AA244UC me kapacitet mbajtës 1 ton. Gjithashtu në shtojcën 10 janë deklaruar edhe kamioncinat me targë AA 918 HP, AA 169 SK të marra me qera për të cilat nuk është paraqitur asnjë dokumentacion.
    • Operatori ekonomik “Curri” SHPK, referuar Shtojcës 10 nuk ka aftësinë e duhur teknike për realizimin me sukses të kontratës.
    Arsyeja e Anulimit
    Shenime
    Transaksione Thesari
  • Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per Bami SHPK viti 2012-2013
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per Bami SHPK viti 2014
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per Bami SHPK viti 2015-2018
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per Bami SHPK viti 2019-2020

    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per BE-IS SHPK viti 2012-2013
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per BE-IS SHPK viti 2014
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per BE-IS SHPK viti 2015-2018
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per BE-IS SHPK viti 2019-2020
  • Buletini i Prokurimeve Publike
    Njoftimi i Tenderit
    Dokumentat Standarde te Tenderit
    Specifikim Teknik
    Raport Teknik
    Preventiv
    Shpallja e Fituesit
    Lidhja e Kontrates Nr.16 - Dt.23-04-2019

    Te drejtat e Perdorimit

    Persa kohe nuk percaktohet ndryshe, i gjithe informacioni i ofruar nga Open Procurement Albania ofrohet nen licencat: This material is Open Data