Open Procurement Albania

• Loti i Dyte Mbikqyrja e punimeve per objektin: Rruga tek liqeni prane Ambasades Hollandeze

Nje shenim me RedFlag eshte nje fakt, ngjarje, ose grup i rrethanave ose informacione te tjera qe mund te tregojne nje shqetesim apo ekspozim dhe mbi rrezik potencial te pajtueshmerise ligjore per sjellje te paligjshme ose joetike te biznesit, vecanerisht ne lidhje me praktika korruptive dhe mosrespektimit te ligjeve anti-korrupsion.Vleresimi per keto kategori do te behet ne menyre automatike, me filtra analitik te paracaktuar

  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit/Skualifikim i ofertes vlere me e ulet
  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit/ Skualifikim i ofertes vlere me e ulet

Autoritet Prokurues Qeverisja Vendore Tiranë
Institucioni Prokurues Bashkia Tirane
Objekti i Tenderit • Loti i Dyte Mbikqyrja e punimeve per objektin: Rruga tek liqeni prane Ambasades Hollandeze
Nr. Reference REF-06766-02-06-2019
Vlera / Fondi Limit 469 023,00
Lloji i Kontrates Publike Shërbime Publike
Lloji i Procedures Kërkesë për Propozim
Statusi i Tenderit Lidhur Kontrata
Data e Njoftimit te Tenderit 07-02-2019
Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve 18-02-2019
Data e mbajtjes se tenderit 18-02-2019
Nr. i Operatoreve Konkurues 8
Operatore Konkurues A.Sh. Engineering
Novatech Studio
Instituti i Konsulencës në Ndërtim
A & E Engineering
B-VAAL Engineering
G.B Civil Engineering
M.A.K Studio
Nord Comat
Operator Ekonomik Kontraktues
  • NET-GROUP
  • Oferta fituese Leke pa TVSH 400 600,00
    Data e shpalljes se fituesit 20-03-2019
    Vlera e kontraktuar Leke me TVSH 480720
    Data e lidhjes se kontrates 29-03-2019
    Kohezgjatja e kontrates 4 muaj
    Shtese kontrate (Leke me TVSH
    Ankesa Ka pasur ankesa.
    Është paraqitur Formulari i Ankesës nga Operatori ekonomik “A&E Engineering” shpk, hyrë në Bashkinë e Tiranës me shkresën Nr. 9869 Prot. Datë 28.02.2019 (administruar në dosjen e prokurimit) në lidhje me vlerësimin për procedurën e prokurimit me objekt: “Loti i Dytë “Mbikqyrja e punimeve për objektin: “Rruga tek liqeni prane Ambasadës Hollandeze” .
    Me marjen e ankesës nga Operatori ekonomik i mësipërm në mbështetje të Ligjit Nr. 9643 datë 20.11.2006 ”Për Prokurimin Publik” (i ndryshuar), Neni 63, pika 3 si dhe në mbështetje të Kreut X, Neni 78, pika 2 të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik” (i ndryshuar) me Urdhërin me Nr. 6022/3 Prot. dt. 28.02.2019 është pezulluar procedura e prokurimit deri në marrjen e një vendimi përfundimtar sipas rregullave të parashikuara nga legjislacioni i prokurimit publik. Gjithashtu në mbështetje të Kreut X, Neni 78, pika 6, gërma ”a” të VKM-së Nr. 914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik” (e ndryshuar) me Urdhërin me Nr. 6022/4 Prot. Datë 28.02.2019 u ngrit Grupi i Shqyrtimit të Ankesave, i cili pasi u njoh me pretendimet e Shoqërisë “A&E Engineering” shpk konkludoi në mospranimin e ankesës, duke i kthyer pergjigje me shkresen me Nr. 9869/2 Prot. , datë 05.03.2019, (administruar ne dosjen e prokurimit).

    Janë skualifikuar ofertuesit e mëposhtëm, përkatësisht për arsyet e mëposhtme:

    1. Oferta e paraqitur nga Operatori ekonomik " A.Sh. Engineering " shpk • Operatori ekonomik "A.Sh. Engineering" shpk, nuk ka respektuar VKM Nr. 354 date 11.05.2016 "Per miratimin e manualit te Tarifave per Sherbime ne Planifikim Territori, projektim, Mbikqyrje dhe Kolaudim", cituar ne paragrafin e fundit te Kritereve te Vecanta te Kualifikimit te kerkuar nga Autoriteti Kontraktor.

    2. Oferta e paraqitur nga Operatori ekonomik " Novatech Studio " shpk:
    • Operatori ekonomik "Novatech Studio" shpk, nuk ka respektuar VKM Nr. 354 date 11.05.2016 "Per miratimin e manualit te Tarifave per Sherbime ne Planifikim Territori, projektim, Mbikqyrje dhe Kolaudim", cituar ne paragrafin e fundit te Kritereve te Vecanta te Kualifikimit te kerkuar nga Autoriteti Kontraktor.
    • Operatori ekonomik “Novatech Studio” shpk nuk plotëson Kriteret e Përgjithshme të përcaktuara në Dokumentat Standarte të Tenderit: “Këto kritere duhet të plotësohen me dorëzimin e vetëdeklaratës me shkrim të subjektit, në ditën e hapjes së ofertës, sipas Shtojcës 4” pasi Shtojca 4 nuk është paraqitur sipas formatit të prcaktuar në DST.

    3. Oferta e paraqitur nga Operatori ekonomik " Instituti i Konsulencës në Ndërtim " shpk :
    • Operatori ekonomik "Instituti i Konsulencës në Ndërtim" shpk, nuk ka respektuar VKM Nr. 354 date 11.05.2016 "Per miratimin e manualit te Tarifave per Sherbime ne Planifikim Territori, projektim, Mbikqyrje dhe Kolaudim", cituar ne paragrafin e fundit te Kritereve te Vecanta te Kualifikimit te kerkuar nga Autoriteti Kontraktor.

    4.Oferta e paraqitur nga Operatori ekonomik “A & E Engineering” shpk :
    • Operatori ekonomik "A & E Engineering" shpk, nuk ka respektuar VKM Nr. 354 date 11.05.2016 "Per miratimin e manualit te Tarifave per Sherbime ne Planifikim Territori, projektim, Mbikqyrje dhe Kolaudim", cituar ne paragrafin e fundit te Kritereve te Vecanta te Kualifikimit te kerkuar nga Autoriteti Kontraktor.
    • Operatori ekonomik “A & E Engineering” shpk nuk plotëson Kriteret e Përgjithshme të përcaktuara në Dokumentat Standarte të Tenderit: “Këto kritere duhet të plotësohen me dorëzimin e vetëdeklaratës me shkrim të subjektit, në ditën e hapjes së ofertës, sipas Shtojcës 4” pasi Shtojca 4 nuk është paraqitur sipas formatit të prcaktuar në DST.

    5.Oferta e paraqitur nga Operatori ekonomik “G.B Civil Engineering” shpk:
    • Operatori ekonomik “G.B Civil Engineering” shpk nuk plotëson DST, Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti teknik, pika 3 pasi nuk ka paraqitur Librezat e punës për stafin e inxhinierëve të deklaruar.
    • Gjithashtu Operatori ekonomik nuk ka paraqitur CV të kompanisë për punët e realizuara, çka bien në kundërshtim me DST, Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti teknik, pika 5.
    Arsyeja e Anulimit
    Shenime
    Transaksione Thesari
  • Buletini i Prokurimeve Publike
    Njoftimi i Tenderit
    Dokumentat Standarde te Tenderit
    Shpallja e Fituesit
    Lidhja e Kontrates Nr.14 - Dt.08-04-2019

    Te drejtat e Perdorimit

    Persa kohe nuk percaktohet ndryshe, i gjithe informacioni i ofruar nga Open Procurement Albania ofrohet nen licencat: This material is Open Data