Ankesa |
Ka pasur ankesa. Është paraqitur Formulari i Ankesës nga Operatori ekonomik “A&E Engineering” shpk, hyrë në Bashkinë e Tiranës me shkresën Nr. 9868 Prot. datë 28.02.2019 (administruar në dosjen e prokurimit) në lidhje me vlerësimin për procedurën e prokurimit me objekt: objekt “ Loti i Parë: “Mbikqyrja e punimeve për objektin: “Rehabilitimi i rrugëve të bllokut që kufizohet nga rrugët “Fabrika e Qelqit”, “Konferenca e Pezës”, “Besim Alla” dhe “Jorgo Panajoti” – Faza I”.
Me marjen e ankesës nga Operatori ekonomik i mësipërm në mbështetje të Ligjit Nr. 9643 datë 20.11.2006 ”Për Prokurimin Publik” (i ndryshuar), Neni 63, pika 3 si dhe në mbështetje të Kreut X, Neni 78, pika 2 të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik” (i ndryshuar) me Urdhërin me Nr. 6022/3 Prot. dt. 28.02.2019 është pezulluar procedura e prokurimit deri në marrjen e një vendimi përfundimtar sipas rregullave të parashikuara nga legjislacioni i prokurimit publik. Gjithashtu në mbështetje të Kreut X, Neni 78, pika 6, gërma ”a” të VKM-së Nr. 914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik” (e ndryshuar) me Urdhërin me Nr. 6022/4 Prot. datë 28.02.2019 u ngrit Grupi i Shqyrtimit të Ankesave, i cili pasi u njoh me pretendimet e Shoqërisë “A&E Engineering” shpk konkludoi në mospranimin e ankesës, duke i kthyer pergjigje me shkresen me Nr. 9868/2 Prot. , datë 05.03.2019, (administruar ne dosjen e prokurimit).
Janë skualifikuar ofertuesit e mëposhtëm, përkatësisht për arsyet e mëposhtme:
1.Oferta e paraqitur nga Operatori ekonomik “Mak Studio” shpk
• Operatori ekonomik " Mak Studio " shpk, nuk ka respektuar VKM Nr. 354 date 11.05.2016 "Per miratimin e manualit te Tarifave per Sherbime ne Planifikim Territori, projektim, Mbikqyrje dhe Kolaudim", cituar ne paragrafin e fundit te Kritereve te Vecanta te Kualifikimit te kerkuar nga Autoriteti Kontraktor.
2. Oferta e paraqitur nga Operatori ekonomik “A.SH. ENGINERING” shpk
• Operatori ekonomik " A.Sh.Enginering " shpk, nuk ka respektuar VKM Nr. 354 date 11.05.2016 "Per miratimin e manualit te Tarifave per Sherbime ne Planifikim Territori, projektim, Mbikqyrje dhe Kolaudim", cituar ne paragrafin e fundit te Kritereve te Vecanta te Kualifikimit te kerkuar nga Autoriteti Kontraktor.
3.Oferta e paraqitur nga Operatori ekonomik “Nord Comat” shpk:
• Operatori ekonomik "Nord Comat" shpk, nuk ka respektuar VKM Nr. 354 date 11.05.2016 "Per miratimin e manualit te Tarifave per Sherbime ne Planifikim Territori, projektim, Mbikqyrje dhe Kolaudim", cituar ne paragrafin e fundit te Kritereve te Vecanta te Kualifikimit te kerkuar nga Autoriteti Kontraktor.
4.Oferta e paraqitur nga Operatori ekonomik “Novatech Studio” shpk :
• Operatori ekonomik "Novatech Studio " shpk, nuk ka respektuar VKM Nr. 354 date 11.05.2016 "Per miratimin e manualit te Tarifave per Sherbime ne Planifikim Territori, projektim, Mbikqyrje dhe Kolaudim", cituar ne paragrafin e fundit te Kritereve te Vecanta te Kualifikimit te kerkuar nga Autoriteti Kontraktor.
• Operatori ekonomik “Novatech Studio” shpk nuk plotëson Kriteret e Përgjithshme të përcaktuara në Dokumentat Standarte të Tenderit: “Këto kritere duhet të plotësohen me dorëzimin e vetëdeklaratës me shkrim të subjektit, në ditën e hapjes së ofertës, sipas Shtojcës 4” pasi Shtojca 4 nuk është paraqitur sipas formatit të prcaktuar në DST.
5. Oferta e paraqitur nga Operatori ekonomik “A &E Engineering” shpk:
• Operatori ekonomik " A & E Engineering " shpk, nuk ka respektuar VKM Nr. 354 date 11.05.2016 "Per miratimin e manualit te Tarifave per Sherbime ne Planifikim Territori, projektim, Mbikqyrje dhe Kolaudim", cituar ne paragrafin e fundit te Kritereve te Vecanta te Kualifikimit te kerkuar nga Autoriteti Kontraktor.
• Operatori ekonomik “A & E Engineering” shpk nuk plotëson Kriteret e Përgjithshme të përcaktuara në Dokumentat Standarte të Tenderit: “Këto kritere duhet të plotësohen me dorëzimin e vetëdeklaratës me shkrim të subjektit, në ditën e hapjes së ofertës, sipas Shtojcës 4” pasi Shtojca 4 nuk është paraqitur sipas formatit të prcaktuar në DST. |