Open Procurement Albania

Ndertimi i segmentit rrugor nga rreth-rrotullimi Mullet deri te ura ne fshatin Qeha.

Nje shenim me RedFlag eshte nje fakt, ngjarje, ose grup i rrethanave ose informacione te tjera qe mund te tregojne nje shqetesim apo ekspozim dhe mbi rrezik potencial te pajtueshmerise ligjore per sjellje te paligjshme ose joetike te biznesit, vecanerisht ne lidhje me praktika korruptive dhe mosrespektimit te ligjeve anti-korrupsion.Vleresimi per keto kategori do te behet ne menyre automatike, me filtra analitik te paracaktuar

  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit/Skualifikim i ofertes vlere me e ulet
  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit/ Skualifikim i ofertes vlere me e ulet

Autoritet Prokurues Qeverisja Vendore Tiranë
Institucioni Prokurues Bashkia Tirane
Objekti i Tenderit Ndertimi i segmentit rrugor nga rreth-rrotullimi Mullet deri te ura ne fshatin Qeha.
Nr. Reference REF-12537-03-06-2019
Vlera / Fondi Limit 208 243 181,00
Lloji i Kontrates Publike Punë Publike
Lloji i Procedures Procedurë e Hapur
Statusi i Tenderit Rishpallje me Lidhje Kontrate
Data e Njoftimit te Tenderit 07-03-2019
Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve 08-04-2019
Data e mbajtjes se tenderit 08-04-2019
Nr. i Operatoreve Konkurues 12
Operatore Konkurues Curri SHPK
4 AM SHPK
Eurondertimi 2000 SHPK
V.A.S Konstruksion SHPK & Sterkaj SHPK
Agi Kons SHPK & BE-IS SHPK
Arifaj SHPK
Alba Konstruksion shpk & Ed Konstruksion SHPK & Spektri SHPK
Ante Group SHPK
Salillari SHPK
Gjikuria SHPK
Sireta 2F’ & Varaku E SHPK
2 T SHPK
Operator Ekonomik Kontraktues
  • Sterkaj - V.A.S. Konstruksion
  • Oferta fituese Leke pa TVSH 158 033 075,03
    Data e shpalljes se fituesit
    Vlera e kontraktuar Leke me TVSH 189639690.04
    Data e lidhjes se kontrates 28-06-2019
    Kohezgjatja e kontrates 9 muaj
    Shtese kontrate (Leke me TVSH
    Ankesa Ka pasur ankesa.
    Ka marre përgjigje me vendim te K.P.P. nr.377/2019 date 18.06.2019.

    Janë skualifikuar Operatorët ekonomik të mëposhtëm:

    1. Operatori ekonomik “Curri” shpk :
    - Operatori ekonomik “Curri” shpk nuk plotëson gërmën “b” të pikës 4 të Kapaciteti Teknik Dokumentave Standarte të Tenderit: “List pagesat e punonjesve sipas formatit qe kërkohet nga legjislacioni ne fuqi per periudhen Shkurt 2018 - Shkurt 2019, shoqëruar me formularet e deklarimit te pagesave për sigurimet shoqërore dhe shendetesore, pasi nuk ka paraqitur urdhër pagesat për shlyerjen e detyrimeve të sigurimeve shoqerore dhe shëndetësore për periudhen Shkurt 2018 - Shkurt 2019.
    - Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, pasi verifikoi dokumentacionin shoqërues për stafin teknik, konstatoi se shoqëria “Curri” shpk nuk ka paraqitur asnjë dokumentacion që të provojë se ka të punësuar 1 (një) Inxhinier Ndërtimi (Profili transport), çka bie në kundërshtim me DST, Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 5.
    - Operatori ekonomik ka deklaruar se ka të punësuar pranë shoqërisë 3 (tre) “punonjës Hekurthyes”, nga 4 (katër) të kërkuar, cka bie në kundershtim me Dokumentat Standarte të Tenderit, Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 9.
    - Operatori ekonomik “Curri” shpk nuk plotëson pikën 9 të Kapacitetit Teknik të Dokumentave Standarte të Tenderit: “Operatori ekonomik duhet të ketë të punësuar punonjës të pajisur me dëshmi kualifikimi sigurimit teknik, (të vlefshme)…./ 4 (katër) punonjës karpentier “ pasi nga 5 (pesë) punonjës karpentier të deklaruar, për dy prej tyre dëshmitë e kualifikimit të sigiurimit teknik, rezultojnë të pavlefshme, konkretisht data e përfundimit të vlefshmërisë 26.3.2019 dhe 27.3.2019.
    - Operatori ekonomik “Curri” shpk nuk plotëson gërmën “a” të pikës 18 të Kapacitetit teknik të Dokumentave Standarte të tenderit: “Për mjetet që shënohen në regjistra publikë duhet të paraqitet.....” pasi për dy autopompat e deklaruara në dokumentacionin e paraqitur mungon Akti i Pronësisë.
    - Operatori ekonomik “Curri” shpk, referuar Shtojcës 10 nuk ka aftësinë e duhur teknike për realizimin me sukses të kontratës.

    2. Operatori ekonomik “4 AM” shpk :
    - Gjatë shqyrtimit dhe vlerësimit të preventivit të paraqitur nga Operatori ekonomik “4 A- M” shpk, konstatoi se tek Zëri Nr. 3“Mbushje me material filtrues prapa mureve mbajtës (për muret pas ballnave)” në kategorinë Rruga “Nënstruktura”, është bërë ndryshimi i sasisë së punës që do të kryhet të parashikuara nga Autoriteti Kontraktor, Bashkia Tiranë, ne Preventivin e paraqitur nga Ofertuesi cka bie në kundërshtim me Udhëzimet për Operatorët Ekonomikë të përcaktuar në Dokumentat Standarte të Tenderit, Seksioni 2, Përllogaritja e ofertës ekonomike. Në këtë mënyrë Komisioni i Vlerësimit të Ofertave nuk e ka marrë në konsideratë ofertën e paraqitur nga operatori ekonomik “4 A-M” shpk duke e shpallur të pavlefshme.Duke qënë se vëllimi i punimeve të specifikuara në projekt është i pandryshueshëm, rrjedhimisht ofertuesi është i detyruar të pranojë sasitë e përcaktuara nga Autoriteti Kontraktor dhe mbi to të ofertojë.
    - Operatori ekonomik “4 A-M” shpk nuk plotëson pikën 8 të kapaciteti Teknik të Kritereve të Vecanta të Dokumentave Standarte të Tenderit: “Operatori ekonomik duhet të ketë të punësuar 3 (tre) punonjës teknik ndërtimi të vertetuar me kontrata e pune te vlefshme; diplomë përkatëse, deshmi kualifikimi te sigurimit teknik me kategori IV (të vlefshme)….” pasi asnjë nga teknikët e ndërtimit të paraqitur nuk janë me kategorinë IV.
    - Operatori ekonomik “4 A-M” shpk nuk plotëson pikën 18 të kapaciteti Teknik të Kritereve të Vecanta të Dokumentave Standarte të Tenderit: “Dëshmi për mjetet e pajisjet teknike, që ka në dispozicion apo mund ti vihen në dispozicion operatorit ekonomik, që nevojiten për ekzekutim in e kontratë (Shtojca 10)/ Autobot Uji” pasi mjeti Autobot Uji me targë AA165SB rezulton i angazhuar në kontratën e lidhur me Bashkinë Tiranë me Objekt: “Ndërtimi i rrugëve të bllokut pranë ish Astirit” e cila nuk i ka përfunduar efektet ligjoreteknike-financiare.
    - Operatori ekonomik “4 A-M” shpk nuk plotëson pikën 18 të kapaciteti Teknik të Kritereve të Vecanta të Dokumentave Standarte të Tenderit: “Dëshmi për mjetet e pajisjet teknike, që ka në dispozicion apo mund ti vihen në dispozicion operatorit ekonomik, që nevojiten për ekzekutim in e kontratë (Shtojca 10)/ Autopompë Betoni” pasi mjeti Autopomë betoni me targë AA887VL rezulton i angazhuar në kontratën e lidhur me Bashkinë Tiranë me Objekt: “Ndërtimi i rrugëve të bllokut pranë ish Astirit” e cila nuk i ka përfunduar efektet ligjoreteknike-financiare.
    - Operatori ekonomik “4 AM” shpk, referuar Shtojcës 10 nuk ka aftësinë e duhur teknike për realizimin me sukses të kontratës.

    3. Operatori ekonomik“Eurondertimi 2000”shpk.:
    - Operatori ekonomik “Eurondërtimi 2000” shpk nuk plotëson piken 4, të Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik: “Operatoret Ekonomik duhet kenë të punësuar: “Një punësim mesatar i të paktën 90 (nëntëdhjetë) personave, për periudhën Shkurt 2018 - Shkurt 2019 të vërtetuar me...”. pasi per periudhen e sipercituar rezulton një punësim mesatar prej 63 (gjashtëdhjetë e tre) punonjësish, pra më pak sesa ai i kërkuar.
    - Pas verifikimeve të dokumentacionit të paraqitur për stafit teknik, u konstatua se nuk deklaruar të punësuar pranë shoqërisë “Eurondertimi” shpk Inxhinier Ndertimin (profili transport), çka bie në kundërshtim me Dokumentat Standarte të Tenderit, Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 5.
    - Operatori ekonomik “Eurondërtimi 2000” shpk nuk është i pajisur me liçencën profesionale nga Qendra Kombëtare e Liçensimit (QKL) Kodi III.2.B, çka bie në kundërshtim me me DST, Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 17.

    4. Bashkimi i Operatorë ekonomik “Agi Kons” shpk & BE-IS shpk:
    - Shoqëria “BE-IS” shpk nuk plotëson pikën 4 të Kapacitetit Teknik të Dokumentave Standarte të tenderit: “Një punësim mesatar i të paktën 90 (nëntëdhjetë) personave, për periudhën Shkurt 2018 - Shkurt 2019 të vërtetuar...” sepse rezulton te kete një numër te pamjaftueshëm punonjësish.

    5. Operatori ekonomik “Arifaj” shpk.
    - Operatori ekonomik “Arifaj” shpk nuk plotëson pikën 10 të kapaciteti Teknik të Kritereve të Vecanta të Dokumentave Standarte të Tenderit: “Operatori ekonomik duhet të ketë të punësuar minimalisht 3 (tre) Eskavatorist, 2 (dy) Buldozerist, 3 (tre) Automakinist, për të cilët duhet të paraqitet kontrata e punës e vlefshme, dëshmi e drejtimit (të vlefshme), lëshuar nga institucionet përkatëse si dhe të figurojnë në list-pagesat e shoqërisë për të paktën 3 (tre) muajt e fundit” pasi ka paraqitur dokumentacion për 2 Automakinist nga 3 të kërkuar.
    - Operatori ekonomik “Arifaj” shpk nuk plotëson pikën 18 të kapaciteti Teknik të Kritereve të Vecanta të Dokumentave Standarte të Tenderit: “Dëshmi për mjetet e pajisjet teknike, që ka në dispozicion apo mund ti vihen në dispozicion operatorit ekonomik, që nevojiten për ekzekutim in e kontratë (Shtojca 10)/ Fadromë me goma/ 2 goma” pasi nga 2 (dy) fadroma të kërkuar njëri është paraqitur me faturë tatimore dhe jo me dokumentacionin e kërkuar.
    - Sa më lart, në mbështetje të Nenit 46, pika 1, gërma “b” të Ligjit Nr. 9643 datë 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik” (i ndryshuar) si dhe referuar Kreut III, Seksioni II, Neni 26, pika 8, gërma “c” të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 914 datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik” (i ndryshuar), të cilat parashikojnë kualifikimin për aftësinë teknike të kandidatëve ofertues, Operatori ekonomik “Arifaj” shpk, referuar Shtojcës 10 nuk ka aftësinë e duhur teknike për realizimin me sukses të kontratës.

    6. Oferta e paraqitur nga Operatori ekonomikë “2 T” shpk :
    - Operatori ekonomik “2 T” shpk nuk plotëson pikën 10 të kapaciteti Teknik të Kritereve të Vecanta të Dokumentave Standarte të Tenderit: “Operatori ekonomik duhet të ketë të punësuar minimalisht 3 (tre) Eskavatorist, 2 (dy) Buldozerist, 3 (tre) Automakinist, për të cilët duhet të paraqitet kontrata e punës e vlefshme, dëshmi e drejtimit (të vlefshme), lëshuar nga institucionet përkatëse si dhe të figurojnë në list-pagesat e shoqërisë për të paktën 3 (tre) muajt e fundit”, pasi Automakinistit N. L i ka mbaruar vlefshmeria e Deshimse se Drejtimit me date 25.10.2017.
    - Operatori ekonomik “2 T” shpk nuk plotëson pikën 18 të kapaciteti Teknik të Kritereve të Vecanta të Dokumentave Standarte të Tenderit: “Dëshmi për mjetet e pajisjet teknike, që ka në dispozicion apo mund ti vihen në dispozicion operatorit ekonomik, që nevojiten për ekzekutimin e kontratë (Shtojca 10)/ Autopompe Betoni/ 1 cope” pasi nuk ka deklaruar në shtojcen Nr 10 se disponon mjetin Autopompe betoni.
    Arsyeja e Anulimit
    Shenime
    Transaksione Thesari
  • Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per Sterkaj viti 2012-2013
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per Sterkaj viti 2014
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per Sterkaj viti 2015-2018
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per Sterkaj viti 2019-2020

  • Buletini i Prokurimeve Publike
    Njoftimi i Tenderit
    Dokumentat Standarde te Tenderit
    Specifikim Teknik
    Preventiv
    Shpallja e Fituesit Nr.26 - Dt.01-07-2019
    Lidhja e Kontrates Nr.27 - Dt.08-07-2019
    Apelime dhe Vendime te KPP
    Grafik punimesh

    Raporti i Llogaritjeve te Struktures

    Raporti Topografik

    Ndertimi i segmentit rrugor nga rreth-rrotullimi Mullet deri te ura ne fshatin Qeha.

    Autoritet Prokurues Qeverisja Vendore Tiranë
    Institucioni Prokurues Bashkia Tirane
    Objekti i Tenderit Ndertimi i segmentit rrugor nga rreth-rrotullimi Mullet deri te ura ne fshatin Qeha.

    Burimi i Financimit: Vënë në dispozicion nga buxheti i Bashkisë së Tiranës për vitin 2018, miratuar me VKB Nr. 159, datë 21.12.2018 “Për miratimin e programit buxhetor afat-mesëm 2019 – 2021 dhe detajimin e buxhetit të Bashkisë së Tiranës për vitin 2019”.
    Nr. Reference REF-10712-02-26-2019
    Vlera / Fondi Limit 208 243 181,00
    Lloji i Kontrates Publike Punë Publike
    Lloji i Procedures Procedurë e Hapur
    Statusi i Tenderit Anuluar Procedura
    Data e Njoftimit te Tenderit 27-02-2019
    Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve 29-03-2019
    Data e mbajtjes se tenderit 29-03-2019
    Nr. i Operatoreve Konkurues
    Operatore Konkurues
    Operator Ekonomik Kontraktues
  • Oferta fituese Leke pa TVSH
    Data e shpalljes se fituesit
    Vlera e kontraktuar Leke me TVSH
    Data e lidhjes se kontrates
    Kohezgjatja e kontrates 9 muaj
    Shtese kontrate (Leke me TVSH
    Ankesa
    Arsyeja e Anulimit Per shkaqe që dalin jashtë kontrollit të autoritetit kontraktor dhe të paparashikueshme në kohën e fillimit të procedurës së prokurimit, duke respektuar parimet e barazisë dhe të transparencës, sipas përcaktimit në rregullat e prokurimit publik.

    Autoriteti Kontraktor konstatoi nje gabim në përmabjtjen e specifikimeve teknike për procedurën e prokurimit me objekt: “Ndërtimi i segmentit rrugor nga rreth-rrotullimi Mullet deri te ura në fshatin Qeha”.
    Shenime
    Transaksione Thesari
  • Buletini i Prokurimeve Publike
    Njoftimi i Tenderit
    Dokumentat Standarde te Tenderit
    Specifikim Teknik
    Preventiv
    Shpallja e Fituesit
    Lidhja e Kontrates
    Anulimi i Tenderit Nr.09 - Dt.04-03-2019
    Grafik punimesh

    Raporti i Llogaritjeve te Struktures

    Raporti Topografik

    Te drejtat e Perdorimit

    Persa kohe nuk percaktohet ndryshe, i gjithe informacioni i ofruar nga Open Procurement Albania ofrohet nen licencat: This material is Open Data