Ankesa |
Ka pasur ankesa. Ka marre përgjigje ne date 14.05.2019 dhe 15.05.2019 si dhe vendimi Nr. 404/2019 Prot, date 26.06.2019 , te Komisionit te Prokurimit Publik.
Te s’kualifikuar:
1. DOGEL :
- Operatori ekonomik DOGEL nuk i ka plotesuar te gjitha detyrimet e taksave dhe tarifave vendore, per vitin 2019. Operatori DOGEL ka shlyer vetem detyrimet ndaj Bashkise Permet, e nderkohe ky operator nuk ka shlyer detyrimet e taksave dhe tarifave vendore, per vitin 2019 ndaj Bashkise Tirane, sipas Ekstraktit te QKB, ky operator ushtron aktivitetin e tij dhe ne teritorin e Bashkise Tirane.
2. DAJTI PARK 2007 : Ka paraqitur vetem mandat pagesa nga Banka, dhe jo dokument qe verteton se i ka plotesuar te gjitha detyrimet e taksave dhe tarifave vendore, per vitin 2019, leshuar nga Administrata e Qeverisjes Vendore.
3. KAZAZI - MEAT :
- Operatori ekonomik KAZAZI – MEAT, sipas Ekstraktit te QKB_se ushtron aktivitetin e tij ne teritorin e Bashkise Kavaje, Bashkise Tirane dhe Bashkise Durres dhe per te treja keto bashki, operatori ekonomik KAZAZI – MEAT nuk i ka shlyer detyrimet e taksave dhe tarifave vendore, per vitin 2019,
- Operatori ekonomik KAZAZI – MEAT nuk ka paraqitur Kopje te deklaratave të xhiros mesatare vjetore për vitet, 2016, 2017, 2018.
4. NELSA :
- Operatori ekonomik NELSA ka paraqitur nje KONTRATE FURNIZIMI “ME VEZE” te lidhur midis tij dhe shoqerise OVVITAL SHPK Sukth Durres, ku ky i fundit deklaron se do te furnizoje NELSA sh.p.k me veze, dokumentacioni bashkangjitur kesaj kontrate verteton se shoqeria OVVITAL SHPK disponon pulari te pajisur me dokumentacion, por nga dokumentacioni i lartekerkuar, shoqerise OVVITAL SHPK i mungon Licence leshuar nga Qendra Kombetare e Biznesit (QKB) II.1.A.1 :Prodhimi dhe/ose tregtimi i ushqimev.
5. K A D R A :
- Operatori ekonomik K A D R A ka paraqitur nje KONTRATE HUAPERDORJE e lidhur me date 25.02.2015 midis tij dhe huadhenesit Z.Pajtim Zeka, ku ky i fundit deklaron se i jep me qira pa afat nje Kompleks – Stallore Thertore, ne Laknas Komuna Berxulle Tirane, bashkangjitur kesaj kontrate, operatori ekonomik K A D R A ka paraqitur per Thertoren dokumentacionin si vijon: Leje mjedisore te dates 19/08/2014, leshuar nga Qendra Kombetare e Licensimit (QKL), ne emer te Z.Pajtim Zeka, Licence e dates 12/12/2014, leshuar nga Qendra Kombetare e Licensimit (QKL) , te kategorise II.1.A.1: Prodhimi dhe/ose tregtimi i ushqimeve, ne emer te Z.Pajtim Zeka dhe nje Akt – Miratim Higjeno- Sanitar, Nr.1302, date 22/06/2016, leshuar nga Inspektoriati Shteteror Shendetesor, Dega Rajonale Tirane ne emer te KADRA Shpk, mungon Certifikate dezinfektimi, dezinsektimi, deratizimi. Duke qene se operatori K A D R A e ka marre me qira Kompleksin – Stallore Thertore, ky operator kishte detyrimin ligjor qe ta regjistronte ne Qendren Kombetare te Biznesit(QKB) qe ne periudhen kur eshte lidhur KONTRATA E HUAPERDORJES. |