Ankesa |
Ka pasur ankesa.
Ka marrë përgjigje në datë 17/05/2019.
Janë skualifikuar ofertuesit e mëposhtëm:
1. “BALILI KONSTRUKSION” SHPK:
Operatori Ekonomik nuk ka paraqitur vertetim që ka shlyer detyrimet e maturuara të energjisë elektrike për aktivitetin e ushtruar sipas ekstraktit Historik në adresën: "Shkoder; SHKODER;Vau Dejes; Vau Dejes;Nenstacioni Elektrik i Hidrocentarlit Koman, Vau-Dejes” nga periudha 09/02/2018 deri më date 13.11.2018. Për sa më sipër nuk plotësoni një nga kriteret e kërkuara në DST, pika 2, “KRITERET E VEÇANTA TË KUALIFIKIMIT”, germa f. Vërtetimin që konfirmon shlyerjen e të gjitha detyrimeve të maturuara të energjisë elektrike të kontratave të energjisë që ka operatori ekonomik që është i regjistruar në Shqipëri.
2. “SARK” SHPK, :
Operatori Ekonomik, ka paraqitur skedarin me emërtimin: Ing_R.Tabaku__kontrate_+licenc+cv+librez_pune_(3), nga ku vërehet që mungon kontrata noteriale mes OE “SARK” Shpk dhe Ing.Ndertimit Rozina Tabaku. Është paraqitur nje kontrate e lidhur mes operatorit dhe Ing.Rozina Tabaku, nga ku fotokopja e kesaj kontrate është noterizuar për tu vertetuar njësia me origjinalin. Për Ing.Rozina Tabaku ne liste pagesen e kompanise per muajin Janar 2019, Shkurt 2019 dhe Mars 2019, figuron me pagesë 26,000 lekë, ndërkohë që në kontratën e nënshkruar(jo noteriale) mes kompanise dhe Ing.Rozina Tabaku, në pikën 3 thuhet që pagesa do behet 1(një) herë në muaj dhe masa do jetë 50,000 lekë në muaj. Gjithashtu në CV e ing. Rozina Tabaku, Eksperienca në punë, është thënë që në përiudhën Maj 2014-Korrik 2018 ka mbajtur pozicionin “Drejtore e Planifikimit, Kontrollit dhe Zhvillimit Territorit”, Bashkia Peqin. Sipas librezës së Punës(fotokopje e panoterizuar) së ing.Rozina Tabaku, figuron që të jetë larguar nga bashkia Peqin me datë 30/09/2018, ndërkohë që fillimin e punës pranë kompanisë “SARK” Shpk e ka me datë 05/07/2018. Nga ku shihet fakti i mbivendosjes së punësimit njëkohësisht dhe me kohë të plotë në bashkinë Peqin. Fakti konfirmohet nga vertetimi me nënshkrim elektronik, me Nr.T01052083, Datë, 09.05.2019, “Për Kontributet e Sigurimeve Shoqërore e Shëndetësore për Individin - E-SIG 03/a”, të siguruar nga AK Bashkia Has, me page bruto mujore prej 59,880 (Pesëdhjetë e nëntëmijë e tetëqind e tetëdhjetë) lekë.
Në DST, Kriteret e vecanta të kualifikimit, paragrafi i fundit thuhet shprehimisht që: Të gjithë dokumentat duhet të jenë origjinalë ose kopje të noterizuara të tyre. Rastet e mos-dorëzimit të një dokumenti, ose të dokumentave të rreme e të pasakta, konsiderohen si kushte për skualifikim. |