Ankesa |
Nuk ka pasur ankesa.
Janë skualifikuar operatorët ekonomikë të mëposhtëm:
1. K.M.K & Caushi M & SINDER AB & 2N & ALBKONSTRUKSION:
Operatoret ekonomik ne bashkim K.M.K& Caushi M& SINDER AB& 2N& ALBKONSTRUKSION& SARDO, duke mos qene vete prodhues per produktet e sipecituara, nepermjet operatorit ne bashkim K.M.K, kane bere marreveshje bashkepunimi me distributor te prodhueseve te ketyre produkteve, por nuk kane paraqitur dokumenta teknike (prospekte teknike, katalog etj.), te cilat do te pasqyronin specifikimet teknike që kërkohen në dokumentat e tenderit.
2. NEAL-86 & KUPA :
Per punonjesit e specializuar ne ndertim, per te cilet eshte kerkuar: dëshmi profesionale të punonjësve teknik, ose ekuivalenti i tij/saj, si operatori NEAL-86 dhe operatori KUPA, numrin me të madh te ketyre punonjesve, profesionin e tyre e kane te vertetur me deshmi kualifikimi, profesionet e disa punonjesve te tjereve, per te plotesuar numrin e kerkuar, profesionin e tyre e kane deklaruar me vetedeklarim.
- Operatori ne bashkim KUPA i cili sipas kontrates se bashkepunimit me operatorin NEAL-86, ka marre persiper te kryej 72% te punimeve te preventivit, per pjesen e punimeve qe do te kryeje ky operator, duhet te paraqiste Certifikatat ISO qe kane lidhje me keto punime.
3. EURONDERTIMI 2000 :
- Në DST Shtojca 12, pika 2.3 “Për kapacitetin teknik”, në gërmën l, kerkuar si me poshte:
List pagesat sipas formularëve standart për sigurimet, për gjashtë muajt e fundit (Nentor, Dhjetor të vitit 2018 dhe Janar, Shkurt, Mars, Prill te vitit 2019, ndersa subjektet e biznesit te vogel sipas legjislacionit ne fuqi), ku numri i punonjësve të jetë minimumi 67 persona .
Sipas list pagesave te operatorit ekonomik EURONDERTIMI 2000, nuk ploteson numrin mesatar 67 persona per gjashte muajt e fundit.
3. S I R E T A 2F :
Operatori ekonomik S I R E T A 2F per produktet: Dritare d/alumini plastike me dopio xham dhe Vetrate d/alumini plastike me dopio xham, ka paraqitur nje “KONTRATE FURNIZIMI”, e lidhur midis tij dhe prodhuesit “USLUGA” sh.p.k me adrese Tirane, ku ky i fundit merr persiper te furnizoje me produktet e sipercituara operatorin SIRETA 2F, por certifikata ISO 9001:2008 e prodhuesit “USLUGA” sh.p.k eshte e pa vlefshme, pasi vlefshmeria e saj ka perfunduar qe me daten 14.11.2018.
Për produktet: Tre Kaldaja çeliku dhe Pompe binjake, operatori ekonomik S I R E T A 2F ka bere marreveshje bashkepunimi me distributor te prodhueseve te ketyre produkteve, por dokumentat teknike (prospekte teknike, katalog etj.) i ka të pa përkthyera dhe te pa noterizuara në ato pjesë që pasqyrojnë specifikimet teknike që kërkohen në dokumentat e tenderit, kriter i kerkuar po ne shtojcen 12 te dokumentave te tenderit, ku thuhet: “Nëse gjuha e përdorur në procedurë është gjuha shqipe, atëherë dokumentat në gjuhë të huaj duhet të shoqërohen me një përkthim të noterizuar në gjuhën shqipe”.
4. “SHKELQIMI 07” :
Per produktet e Dritare d/alumini, Vetratë d/alumini, Kaldaje çeliku, Pompe binjake e terminaleve, Ndricues, operatori ekonomik “SHKELQIMI 07”, nuk verteton se eshte prodhues i ketyre produkteve dhe nuk ka paraqitur ndonje dokument qe te vërtetojë me marrëveshje bashkëpunimi(ose ekuivalenti i tij/saj) të zyrtarizuar e cila të tregojë lidhjen midis tij dhe prodhuesit ose midis ofertues-distributor-prodhues. Mungojne: ISO 9001 e prodhuesit, dokumenta teknike (prospekte teknike, katalog etj.), që kërkohen në dokumentat e tenderit.
5. AIR KOMPONENT: Nuk ka paraqitur oferte.
6. Ofertuesi ELDA-VL : Nuk ka paraqitur oferte.
6. Ofertuesi ELDA-VL : Nuk ka paraqitur oferte. |