Ankesa |
Nuk ka pasur ankesa.
Janë skualifikuar Operatorët ekonomik të mëposhtëm:
1. “ELDA -VL” shpk :
• Pas hapjes së ofertave, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave konstatoi se shoqëria “Elda -VL” shpk ka paraqitur në sistemin elektronik vetëm Ekstraktin Historik të Regjistrit Tregtar. Ky fakt i konstatuar nga KVO-ja u regjistrua në procesverbalin e vlerësimit të ofertave.
2. Bashkimi i Operatorëve ekonomik “Almo Konstruksion” shpk & “Ulëza Ndërtim” shpk:
• Bashkimi I operatorëve ekonomikë “Almo Konstruksion” shpk & “Ulëza Ndërtim” shpk nuk përmbush pikën 7 të Kapacitetit teknik, Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, DST, ku citohet se: “Operatori ekonomik duhet të ketë të punësuar punonjës të pajisur me dëshmi kualifikimi e sigurimit teknik, (të vlefshme) lëshuar nga Inspektoriati Shtetëror Teknik dhe Industrial apo nga subjekte juridike private të akredituara për çertifikimin e punonjësve, si më poshtë: 1 (një) punonjës teknik ndërtimi (Kategoria IV)”, pasi kanë deklaruar 4 punonjës si teknik ndërtimi përkatësisht me iniciale: N.D, Z.N, A.B dhe H.ZH. Për punonjësit me iniciale N.D, H.ZH dhe A.B dëshmia e kualifikimit të sigurimit teknik i përket kategorisë II, çka bie në kundërshtim me kategorinë e kërkuar që është IV. Për punonjësin me iniciale Z.N nuk është paraqitur dëshmia e kualifikimit e sigurimit teknik.
• Bashkimi i operatorëve ekonomikë “Almo Konstruksion” shpk & “Ulëza Ndërtim” shpk nuk ka paraqitur në Shtojcën 10 mjetet si më poshtë vijon: Kokore minimumi 50 (pesedhjetë) copë, Fikëse zjarri të lëvizshme me kapacitet 5-7 litra secila minimumi 5 (pesë) copë; Prozhektorë ndriçimi natën minimumi 5 (pesë) copë; Komplet i ndihmës së shpejtë minimumi 5 (pesë) copë; Tabela paralajmëruese për sigurinë në objekt minimumi 10 (dhjetë) copë.
3. Oferta e paraqitur nga Operatori ekonomik “Arifaj” shpk :
• Operatori ekonomik “Arifaj”shpk nuk plotëson pikën 4/b të Kapacitetit Teknik, Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, DST, ku citohet se: ”List pagesat e punonjesve sipas formatit qe kerkohet nga legjislacioni ne fuqi per periudhen Maj 2018 - Maj 2019, shoqëruar me formularet e deklarimit te pagesave për sigurimet shoqërore dhe shendetesore”, pasi nuk ka paraqitur formularët e deklarimit të pagesave për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore për periudhën Maj 2018 - Maj 2019.
• Operatori ekonomik “Arifaj” shpk nuk plotëson pikën 5 të Kapacitetit Teknik, Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, DST, ku citohet se:”Operatorët ekonomik pjesëmarrës duhet te kenë të punësuar staf teknik për kryerjen e të gjitha punimeve në këtë objekt, te perfshire ne licensen e shoqerise ose pajisur me license individuale, të vërtetuar me kontratë pune të vlefshme, librezë pune, si dhe të figurojnë në listpagesat e shoqërisë për të paktën 6 (gjashtë) muajt e fundit stafi inxhinierik si më poshtë:1 (një) inxhinierNdërtimi,1 (një) inxhinier Elektrik,1 (një) inxhinier Gjeodet/Topograf/Markshajder/Gjeomatik1 (një) inxhinier Hidroteknik1 (një) inxhinier Mjedisi”, pasi për inxhinierin e ndërtimit, elektrik, Gjeodet/Topograf/Markshajder/Gjeomatik dhe hidroteknik nuk janë paraqitur Librezat e Punës.
• Operatori ekonomik “Arifaj” shpk nuk plotëson pikën 7 të Kapacitetit Teknik, Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, DST, ku citohet se: “Operatori ekonomik duhet të ketë të punësuar punonjës të pajisur me dëshmi kualifikimi e sigurimit teknik, (të vlefshme) lëshuar nga Inspektoriati Shtetëror Teknik dhe Industrial apo nga subjekte juridike private të akredituara për çertifikimin e punonjësve, si më poshtë:3 (tre) punonjës hidraulik (Kategoria II, )3 (tre) punonjës elektriçist (Kategoria II), 1 (një) punonjës teknik ndërtimi (Kategoria IV)”, pasi për stafin e deklaruar në Sistemin e Prokurimit Elektronik nuk është paraqitur asnjë diplomë. Gjithashtu ka deklaruar dy teknik ndërtimi të cilët I përkasin kategorisë II të dëshmisë së kualifikimit të sigurimit teknik dhe jo kategorise IV sic kerkohet ne kerkesen e mesiperme.
• Operatori ekonomik “Arifaj” shpk ka deklaruar 2 mjete kamionçina, përkatësisht me targa AA673EM dhe AA962IC. Mjeti me targa AA673EM ka tonazh 3.2 ton ndërsa mjeti me targa AA962IC ka tonazh 1.5 ton, për pasojë nuk permbush tonazhin e kërkuar. çka bie në kundërshtim me pikën 14 të Kapacitetit Teknik, Kriteret e Veçanta të Kualifikimit te DST , ku kerkohet qe operatori ekonomik te disponoje Kamionçine me kapacitet mbajtes 3.5.-5 ton, sasia 2 cope.
4. Bashkimi i Operatorëve ekonomik “Kacdedja” shpk & “Agri Konstruksion” shpk:
• Bashkimi i operatorëve ekonomikë “Kacdedja” shpk & “Agri Konstruksion” shpk ne shtojcen Nr 10 te makinerive ka deklaruar 4 kamiona, përkatësisht me targa TR8773S me kapacitet mbajtës 24.55 ton, mjetin me targa TR6120K me kapacitet mbajtës 25.55 ton, mjetin me targa AA585NE me kapacitet mbajtës 25.1 ton dhe mjetin me targa AA263 FK me kapacitet mbajtës 25 ton, per rrjedhoje asnjë nga kamionat e deklaruar nuk përmbushin kapacitetin mbajtës të kërkuar ne pikën 14 të kapacitetit teknik të Dokumentave Standarte të Tenderit ku eshte kerkuar se operatoret ekonomik duhet te paraqesin: “Dëshmi për mjetet e pajisjet teknike, që ka në dispozicion apo mund ti vihen në dispozicion operatorit ekonomik, që nevojiten për ekzekutim in e kontratë (Shtojca 10)/ Kamion me kapacitet mbajtes 10-15 ton, 2 copë”.
• Bashkimi i operatorëve ekonomikë “Kacdedja” shpk & “Agri Konstruksion” shpk ne shtojcen Nr 10 te makinerive ka deklaruar 3 mjete kamionçina, përkatësisht me targa TR8514G me kapacitet mbajtës 3.54 ton, mjetin me targa AA479EU me kapacitet mbajtës 0.47 ton I cili nuk permbush tonazhin e kerkuar dhe mjetin me targa TR562DO i cili ka kapacitetin mbajtës 3.8 ton por ka disponon dokumentin çertifikata për transport mallrash brënda vendit.
• Nuk përmbush piken 7 te Kritereve te Vecanta te kualifikimit “Operatori ekonomik duhet të ketë të punësuar punonjës të pajisur me dëshmi kualifikimi e sigurimit teknik, (të vlefshme) lëshuar nga Inspektoriati Shtetëror Teknik dhe Industrial apo nga subjekte juridike private të akredituara për çertifikimin e punonjësve, si më poshtë: 1 (një) punonjës teknik ndërtimi (Kategoria IV) , pasi punonjesit teknik ndertimi te deklaruar nga Bashkimi i operatorëve ekonomik jane te kategorise II dhe III dhe jo të kategorisë IV sic është kërkuar në DST.
5. Operatori ekonomik “Eprofat_V50” shpk :
• Operatori ekonomik “Eprofat” shpk nuk plotëson pikën 2.2.2 të Kapacitetit Ekonomik dhe financiar ku kërkohet se : Kopje të deklarimit të xhiros vjetore gjatë 3 (tri) viteve të fundit ushtrimore (2016, 2017, 2018) lëshuar nga autoriteti përkatës, vlera mesatare e se ciles duhet te jete jo me e vogel se 50% e vlerës së fondit limit .
• Operatori ekonomik “Eprofat” shpk nuk plotëson pikën 1/a të Kapacitetit Teknik, Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, DST, ku citohet se: ”pune te ngjashme me vlere 50% e vlerës së përllogaritur të kontratës që prokurohet.
• Operatori ekonomik “Eprofat” shpk nuk plotëson pikën 2/a të Kapacitetit Teknik, Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, nuk ploteson pikat e licenses se shoqerise, konkretisht, pika NP-4C, NP-11, NP-12A, NS-18A.
• Ne shtojcen e makinerive nuk ka deklaruar mjetet: rrul me kompresor , rrul me vibrim, grejder, minieksavator, vibrator thellesie, asfaltoshtruese, fadrome me goma, autobitumatrice, autobot uji, autobetoniere, autovinc dhe makineri per vijezim cka bie në kundërshtim me pikën 14 të kapacitetit teknik të DST.
6. Operatori ekonomik “Alba Konstruksion” shpk :
• Operatori ekonomik “Alba Konstruksion” shpk nuk plotëson piken gërmën “e” të Kritereve të Vecanta të Kualifikimit: “Deklarate mbi kontratat e lidhura apo ne proces, sipas Shtojcës 11”, pasi në Shtojcën 11 nuk ka deklaruar kontraten me objekt “Rikonstruksioni i shkollës së mesme Sami Frashëri” Përmet, sipas Buletinit te APP me Nr. 10, date 11.03.2019 rezulton kjo kontratë e nënshkruar në datën 01.03.2019, me afat 8 (tetë) muaj, për rrjedhoje kjo kontratë është në proces dhe duhej te deklarohej ne Shtojces e sipercituar.
• Operatori ekonomik “Alba Konstruksion” shpk nuk plotëson pikën 14 të Kapacitetit Teknik të Dokumentave Standarte të Tenderit: “Dëshmi për mjetet e pajisjet teknike, që ka në dispozicion apo mund ti vihen në dispozicion operatorit ekonomik, që nevojiten për ekzekutim in e kontratë (Shtojca 10)/ Kamionçina me kapacitet mbajtës 3.5-5 ton” .
7. Bashkimi i Operatorëve ekonomik “Ndertimi” shpk & “Bami” shpk:
• Operatori ekonomik “Bami” shpk nuk plotëson pikën 4 të Kapacitetit Teknik të Dokumentave Standarte të Tenderit: “Një punësim mesatar i të paktën 60 (gjashtëdhjetë) personave, për periudhën Maj 2018 - Maj 2019 të vërtetuar me…”, pasi referuar Kontratës për bashkimin e përkohshëm të shoqërive Nr. 5009. Rep, Nr. 3487. Kol, datë 04.07.2019, ky operator ka marrë përsipër të kryeje 70 % të punimeve dhe në referencë me këtë pjesëmarrje numri mesatar I punonjësve për këtë procedurë prokurimi duhet të jetë 42 punonjës të paangazhuar. Operatori ekonomik, sic edhe ka deklaruar në shtojcën e kontratave në proces, rezulton të ketë në proces 2 kontrata me Bashkinë Tiranë të cilat nuk i kanë përfunduar efektet ligjore-teknike-financiare.
• Mjetet Asfaltoshtruese, autobetoniere me targa KR8702A, Grejder me targë KR7143A të deklaruara nga operatori ekonomik “Bami” shpk rezultojnë të anagazhuara në kontratën e lidhur me Bashkinë Tiranë, me objekt: “Rikonstruksioni rrugës dhe trotuareve Hoxha Tahsim dhe Xhanfize Keko” e cila nuk i ka përfunduar efektet ligjore-fianaciare-teknike, per rrjedhoje nuk permbush kekesat per mjete ne dispozicion sipas shtojces 10, te percaktuar ne piken 14 të Kapacitetit Teknik të Dokumentave Standarte të Tenderit: “Dëshmi për mjetet e pajisjet teknike, që ka në dispozicion apo mund ti vihen në dispozicion operatorit ekonomik, që nevojiten për ekzekutimin e kontratë”.
8. Bashkimi i Operatorëve ekonomik “BIBA X” shpk dhe “ PE-VLA-KU” shpk:
• Nga verifikimi I dokumentacionit te paraqitur nga Bashkimi i Operatorëve ekonomikë “BIBA X” shpk dhe “ PE-VLA-KU” shpk ne SPE rezulton se per punonjesit hidraulik nuk jane paraqitur diplomat perkatese, cka bie ne kundershtim me pikën 8 të kapaciteti Teknik të Kritereve të Vecanta të Dokumentave Standarte të Tenderit: “Operatori ekonomik duhet të ketë të punësuar 3 (tre) punonjës hidraulik të vertetuar me kontrata e pune te vlefshme; diplomë përkatëse, deshmi kualifikimi te sigurimit teknik me kategori II (të vlefshme)….”.
• Bashkimi i Operatorëve ekonomikë “BIBA X” shpk dhe “ PE-VLA-KU” shpk nuk plotëson pikën 8 të kapaciteti Teknik të Kritereve të Vecanta të Dokumentave Standarte të Tenderit: “Operatori ekonomik duhet të ketë të punësuar 3 (tre) punonjës elektriçist të vertetuar me kontrata e pune te vlefshme; diplomë përkatëse, deshmi kualifikimi te sigurimit teknik me kategori II (të vlefshme)….” pasi për asnjë nga punonjësit elektriçist nuk janë paraqitur diplomat përkatëse.
• Bashkimi i Operatorëve ekonomikë “BIBA X” shpk dhe “ PE-VLA-KU” shpk nuk plotëson pikën 14 të kapaciteti Teknik të Kritereve të Vecanta të Dokumentave Standarte të Tenderit: “Dëshmi për mjetet e pajisjet teknike, që ka në dispozicion apo mund ti vihen në dispozicion operatorit ekonomik, që nevojiten për ekzekutim in e kontratë (Shtojca 10)/ Fadromë me goma/ 1 copë” pasi fadroma e deklaruar është paraqitur me faturë zhdoganimi dhe jo me dokumentacionin e kërkuar tekniko-ligjor te siper cituar.
9. Operatori ekonomik “Aurora Konstruksion” shpk:
• Operatori ekonomik “Aurora Konstruksion” shpk nuk plotëson pikën 4, të kapaciteti Teknik të Kritereve të Vecanta të Dokumentave Standarte të Tenderit ku kerkohet : “Një punësim mesatar i të paktën 60 (gjashtëdhjetë) personave, për periudhën Maj 2018 - Maj 2019 …..” pasi 60 punonjës rezultojnë të angazhuar në objektin “ Ndërtimi I Mikrohapsirave Publike në Tiranë”. Në një diferencë me punësimin mesatar prej 100 punonjësish rezulton një numër i pamjaftueshëm për realizimin e kontratës objekt prokurimi.
• Operatori ekonomik “Aurora Konstruksion” shpk nuk plotëson pikën 14 të Kapacitetit Teknik të Dokumentave Standarte të Tenderit: “Dëshmi për mjetet e pajisjet teknike, që ka në dispozicion apo mund ti vihen në dispozicion operatorit ekonomik, që nevojiten për ekzekutimin e kontratë (Shtojca 10)/ Autobitumatriçe” pasi mjeti i deklaruar si Autobitumatriçe rezulton i Bitumtriçe e montuar një pirun.
10. Operatori ekonomik “BE-IS” SHPK:
• Operatori ekonomikë “BE-IS” shpk ka deklaruar 2 kamionë me kapacitet mbajtës 10-15 ton, përkatësisht me targa TR6504J me kapacitet mbajtës 10.7 ton dhe mjeti me targa AA417JS ka kapacitet mbajtës 18.5, pra njëri nga kamionat rezulton mbi kapacitetin e kërkuar, cka bie në kundërshtim me pikën 14 të kapacitetit teknik të Dokumentave Standarte të Tenderit: “Dëshmi për mjetet e pajisjet teknike, që ka në dispozicion apo mund ti vihen në dispozicion operatorit ekonomik, që nevojiten për ekzekutim in e kontratë (Shtojca 10)/ Kamion me kapacitet mbajtes 10-15 ton, 2 copë”.
• Operatori ekonomik “BE-IS” shpk ne shtojcen 10 te makinerive ka deklaruar 2 Autobotet e Ujit, nga verifikimi i dokumentacionit rezulton se te dy keto mjete jane për transport karburanti/ lëndësh të rrezikshme, cka bie ne kundeshtim me piken pikën 14, të kapaciteti Teknik të Kritereve të Vecanta të Dokumentave Standarte të Tenderit, ku kerkohet “Dëshmi për mjetet e pajisjet teknike, që ka në dispozicion apo mund ti vihen në dispozicion operatorit ekonomik, që nevojiten për ekzekutim in e kontratë (Shtojca 10)/ Autobot uji, sasia 1 cope” |