Ankesa |
Nuk ka pasur ankesa.
Janë s’kualifikuar operatorët ekonomikë si më poshtë vijon:
1. Operatori ekonomik “Soft & Solution” sh.p.k:
Pas hapjes së ofertave, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave në mbështetje të nenit 53 të Ligjit 9643, datë 20.11.2006, për “Prokurimin publik” (i ndryshuar) dhe Kreut VII, neni 66, pika 3 të VKM Nr.914, datë 29.12.2014 për “Miratimin e rregullave të prokurimit publik”, (i ndryshuar) si dhe dokumentave të tenderit të miratuara, vijoi me shqyrtimin dhe vlerësimin e ofertës së paraqitur nga operatori ekonomik “Soft & Solution” sh.p., nga ku rezultoi se:
1. Operatori ekonomik “Soft & Solution” sh.p.k, nuk plotëson Kriteret e Përgjithshme të Pranimit/ Kualifikimit, pasi në Deklaratën mbi Përmbushjen e Kritereve të Përgjithshme, sipas Shtojcës 8 të DST-së, të paraqitur në spe, nuk përputhet objekti i prokurimit me objektin e kësaj procedure, objekt vlerësimi.
2. Operatori ekonomik “Soft & Solution” sh.p.k, nuk plotëson “Kriteret e Veçanta të Kualifikimit/ pika b, ç, d, dh dhe e” pasi :
2.1 Në Deklaratën (referuar pikës b), për paraqitje oferte të pavarur sipas shtojcës 2/1, të paraqitur në spe, nuk përputhet objekti i prokurimit me objektin e kësaj procedure, objekt vlerësimi.
2.2 Në Deklaratën (referuar pikës ç), mbi përmbushjen e specifikimeve teknike, sipas Shtojcës 6 të paraqitur në spe, nuk përputhet objekti i prokurimit me objektin e kësaj procedure, objekt vlerësimi.
2.3 Në Deklaratën (referuar pikës d), mbi Konfliktin e Interesit, sipas Shtojcës 7, të paraqitur në spe, nuk përputhet objekti i prokurimit me objektin e kësaj procedure, objekt vlerësimi .
2.4 Në Deklaratën (referuar pikës dh), mbi garantimin e zbatueshmërisë së dispozitave ligjore në marrëdhëniet e punës sipas Shtojcës 8/1, të paraqitur në spe, nuk përputhet objekti i prokurimit me objektin e kësaj procedure, objekt vlerësimi .
2.5 Operatori ekonomik “Soft & Solution” sh.p.k, nuk ka paraqitur Vërtetimin që konfirmon shlyerjen e të gjitha detyrimeve të maturuara të energjisë elektrike të kontratave të energjisë që ka operatori ekonomik që është i regjistruar në Shqipëri, duke mos përmbushur kështu kërkesën sipas “pikës e” të Kritereve të Veçanta të Kualifikimit .
3. Operatori ekonomik, nuk plotëson “Kriteret e Veçanta të Kualifikimit/ Kapaciteti Teknik/pika 2.3.1”, pasi referuar kontratës së paraqitur për furnizime të ngjashme me nr. 17238/13 Prot., datë 15.01.2018, me objekt ‘’Blerje pajisje të teknologjisë se informacionit dhe komunikimit TIK për nevojat e Bashkisë dhe Institucioneve të Varësisë së Bashkisë (Blerje e përqendruar)’’ me vlerë 5.698.700 lekë pa TVSH, nënshkruar ndërmjet operatorit “Soft & Solution” sh.p.k dhe autoritetit kontraktor Bashkia Shkodër, nuk përmbushet vlera e kërkuar e furnizimeve të ngjashme prej 14.916.000 (katërmbëdhjetë milion e nëntëqind e gjashtëmbëdhjetë mijë) lekë pa TVSH. |