Open Procurement Albania

Spostim tubacioni ujesjellesi Dn-600 mm celik seg. Rr.'Jordan Misja"-"Asllan Shahini"

Nje shenim me RedFlag eshte nje fakt, ngjarje, ose grup i rrethanave ose informacione te tjera qe mund te tregojne nje shqetesim apo ekspozim dhe mbi rrezik potencial te pajtueshmerise ligjore per sjellje te paligjshme ose joetike te biznesit, vecanerisht ne lidhje me praktika korruptive dhe mosrespektimit te ligjeve anti-korrupsion.Vleresimi per keto kategori do te behet ne menyre automatike, me filtra analitik te paracaktuar

  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit/Skualifikim i ofertes vlere me e ulet
  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit/ Skualifikim i ofertes vlere me e ulet

Autoritet Prokurues Qeverisja Vendore Tiranë
Institucioni Prokurues SH.A Ujesjelles Kanalizime Tirane
Objekti i Tenderit Spostim tubacioni ujesjellesi Dn-600 mm celik seg. Rr.'Jordan Misja"-"Asllan Shahini"
Nr. Reference REF-37517-09-27-2019
Vlera / Fondi Limit 20 571 236,00
Lloji i Kontrates Publike Punë Publike
Lloji i Procedures Procedurë e Hapur
Statusi i Tenderit Lidhur Kontrata
Data e Njoftimit te Tenderit 30-09-2019
Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve 31-10-2019
Data e mbajtjes se tenderit 31-10-2019
Nr. i Operatoreve Konkurues 12
Operatore Konkurues Eurondërtimi 2000
1. Colombo“shpk &”Ndërtimi”
Pepa Group
Leo Konstruksion
Desaret Company
EuroAlb
Kacdedja
Liqeni VII
Biba X
Murati
Viante Konstruksion
SIRETA 2F
Operator Ekonomik Kontraktues
  • C O L O M B O - NDERTIMI shpk
  • Oferta fituese Leke pa TVSH 17 464 703,00
    Data e shpalljes se fituesit 03-12-2019
    Vlera e kontraktuar Leke me TVSH 20957643.6
    Data e lidhjes se kontrates 30-01-2020
    Kohezgjatja e kontrates 35 ditë
    Shtese kontrate (Leke me TVSH
    Ankesa Nuk ka pasur ankesa .
    Të skualifikuar, për arsyet si më poshtë:
    1. “Viante Konstruksion”sh.p.k :
    Operatori ekonomik Viante Konstruksion sh.p.k ka tejkaluar fondin limit të parashikuar për proçedurën objekt prokurimi duke ofertuar me vlerë më të lartë se buxheti i Autoritetit Kontraktor.
    2. “Sireta 2F”sh.p.k:
    Operatori ekonomik “Sireta 2 F” sh.p.k ka tejkaluar fondin limit të parashikuar për proçedurën objekt prokurimi duke ofertuar me vlerë më të lartë se buxheti i Autoritetit Kontraktor.

    3. Ofert “Eurondertimi 2000” sh.p.k :
    Operatori ekonomik nuk e përmbush kriterin e përcaktuar nga autoriteti kontraktor në dokumentat e tenderit për:
    - Paraqitjen e 3 mjeteve me kapacitet mbajtës min 1,5 ton dhe max 2 ton pasi nuk ka paraqitur asnjë kamionçinë me kapacitetin e kërkuar nga AK.
    Operatori ekonomik Eurondërtimi 2000 sh.p.k ka deklaruar në shtojcën nr.10 se disponon mjetet e mëposhtme:
    - Kamion me targa TR 4164S me kapacitet mbajtësi cili del nga leja e Qarkullimit e paraqitur për këtë mjet 17,7ton.
    - Kamion me targa TR 4165S me kapacitet mbajtësi cili del nga leja e Qarkullimit e paraqitur për këtë mjet 17,33ton.
    - Kamion me targa TR 488SB me kapacitet mbajtësi cili del nga leja e Qarkullimit e paraqitur për këtë mjet 12,3 ton i cili do të konsiderohet i rregullt dhe do të futet në kategorinë e mjeteve 12-17 ton.
    Në rastin konkret operatori Eurondërtimi 2000 shpk në dokumentin “Deklaratë mbi disponueshmërinë e makinerive” me vullnetin e tij ka deklaruar në cilësinë e mjetit Autobetoniere për të cilën nuk ka paraqitur dokumentacion shoqërues çka bie në kundërshtim me kriterin e kërkuar në DST.

    4. “Murati” sh.p.k:
    Nuk plotëson kërkesat e përcaktuara në dokumentet e tenderit.

    5. Oferta e paraqitur nga operatori ekonomik “Biba-X”sh.p.k:
    Operatori ekonomik nuk e përmbush kriterin e përcaktuar nga autoriteti kontraktor në dokumentat e tenderit për:
    - Paraqitjen e 3 mjeteve kamion me kapacitet mbajtës min 3,5 dhe max 5 ton pasi nga 3 mjete të kërkuar ka paraqitur vetëm një mjet të saktë.
    Dokumentacioni i paraqitur nga operatori ekonomik “Biba X ”sh.p.k është i paplotë pasi nuk ka përmbushur kriteret e Veçanta të Kualifikimit/ Kapaciteti Teknik nuk zotëron kapacitet të mjaftueshem teknik për sa i përket mjeteve për të realizuar kontratën për këtë objekt prokurimi duke mos përmbushur Kriteret e veçanta për kualifikim, Kapaciteti Teknik dhe professional

    6. “Leon Konstruksion” sh.p.k :
    Dokumentacioni i paraqitur nga operatori ekonomik “Leon Konstruksion ”sh.p.k është i paplotë pasi nuk ka përmbushur kriteret e Veçanta të Kualifikimit/ Kapaciteti Teknik nuk zotëron kapacitet të mjaftueshem teknik për sa i përket mjeteve për të realizuar kontratën për këtë objekt prokurimi duke mos përmbushur Kriteret e veçanta për kualifikim, Kapaciteti Teknik dhe professional.

    7. “Pepa Group” sh.p.k :
    Dokumentacioni i paraqitur nga operatori ekonomik Pepa Group sh.p.k do të konsiderohet i paplotë dhe për rrjedhojë i pavlefshëm.

    8. “Liqeni VII” sh.p.k
    Dokumentacioni i paraqitur nga operatori ekonomik “Liqeni VII ”sh.p.k është i paplotë pasi nuk ka përmbushur kriteret e Veçanta të Kualifikimit/ Kapaciteti Teknik nuk zotëron kapacitet të mjaftueshem teknik për sa i përket mjeteve për të realizuar kontratën për këtë objekt prokurimi duke mos përmbushur Kriteret e veçanta për kualifikim, Kapaciteti Teknik dhe profesional, , cka bie në kundërshtim me pikën 1 gërma (a) dhe (b) të nenit 46 të ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin Publik” i ndryshuar ku përcaktohet se:Operatorët ekonomik, për të marrë pjesë në procedurat e prokurimit, duhet të kualifikohen pasi të kenë përmbushur të gjitha kriteret e mëposhtëme që AK i vlerëson të nevojshme...............Pra sa më sipër cituar dokumentacioni i paraqitur nga Operatori Ekonomik lidhur me shtojcën 10, është i paplotë.
    9. “Kacdedja sh.p.k” :
    Sa më sipër cituar operatori ekonomik nuk e përmbush kriterin e përcaktuar nga autoriteti kontraktor në dokumentat e tenderit për:
    - Paraqitjen e 3 mjeteve kamion me kapacitet mbajtës min 3,5 dhe max 5 ton pasi nuk ka paraqitur asnjë mjet të saktë sipas dokumentacionit të kërkuar në DST.
    Dokumentacioni i paraqitur nga operatori ekonomik “Kacdedja”sh.p.k është i paplotë pasi nuk ka përmbushur kriteret e Veçanta të Kualifikimit/ Kapaciteti Teknik nuk zotëron kapacitet të mjaftueshem teknik për sa i përket mjeteve për të realizuar kontratën për këtë objekt prokurimi duke mos përmbushur Kriteret e veçanta për kualifikim, Kapaciteti Teknik dhe profesional, , cka bie në kundërshtim me pikën 1 gërma (a) dhe (b) të nenit 46 të ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin Publik” i ndryshuar ku përcaktohet se:Operatorët ekonomik, për të marrë pjesë në procedurat e prokurimit, duhet të kualifikohen pasi të kenë përmbushur të gjitha kriteret e mëposhtëme që AK i vlerëson të nevojshme...............Pra sa më sipër cituar dokumentacioni i paraqitur nga Operatori Ekonomik lidhur me shtojcën 10, është i paplotë.

    Arsyeja e Anulimit
    Shenime
    Transaksione Thesari
  • Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per C O L O M B O viti 2012-2013
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per C O L O M B O viti 2014
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per C O L O M B O viti 2015-2018
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per C O L O M B O viti 2019-2020

  • Buletini i Prokurimeve Publike
    Njoftimi i Tenderit
    Shpallja e Fituesit
    Lidhja e Kontrates Nr.05 - Dt.10-02-2020

    Te drejtat e Perdorimit

    Persa kohe nuk percaktohet ndryshe, i gjithe informacioni i ofruar nga Open Procurement Albania ofrohet nen licencat: This material is Open Data