Ankesa |
Nuk ka pasur ankesa.
Janë skualifikur ofertuesit e mëposhtëm:
1.Operatori Ekonomik, “MAK STUDIO” shpk:
Operatori ekonomik "M.A.K Studio " shpk, nuk plotëson pikën 2.3 të Kapacitetit Teknik, Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, të DST: “Shërbime të ngjashme me objektin e prokurimit me vlerë 40% e vlerës së përllogaritur të kontratës që prokurohet dhe konkretisht: 112,904 (njëqind e dymbëdhjetë mijë e nëntëqind e katër) lekë pa TVSH, të realizuara gjatë tri viteve të fundit nga data e zhvillimit të tenderit”.
Operatori ekonomik "M.A.K Studio" shpk ka paraqitur punë të ngjashme në Sistemin e Prokurimit Elektronik, por nuk janë paraqitur, situacioni përfundimtar, akti i kolaudimit dhe çertifikata e marrjes në dorëzim, çka bie në kundërshtim me pikën 2.3.1/a, të Kapacitetit Teknik, Kriteret e Veçanta të Kualifikimit.
2. Operatori ekonomik “Novatech Studio” shpk
Operatori Ekonomik "Novatech Studio" shpk, nuk plotëson pikën 2 të Kapacitetit Teknik, Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, DST: “Operatorët ekonomike pjesëmarrës duhet të ketë ne stafin e tij inxhiniere te licensuar per kategorite e kerkuara, të vërtetuar me Licence profesionale te shoqerise ose Licences individuale, kontratë pune të vlefshme, diplomë, dhe të figurojnë në listpagesat e shoqërisë per 6 (gjashte) muajt e fundit”, pasi për inxhinierin e mjedisit dhe elektrik diploma është paraqitur fotokopje e pashoqëruar me Vërtetimin e Noterizimit, çka bie në kundërshim me përcaktimin e DST, ku citohet se: “Të gjithë dokumentat duhet të jenë origjinalë ose kopje të noterizuara të tyre. Rastet e mos-dorëzimit të një dokumenti, ose të dokumentave të rreme e të pasakta, konsiderohen si kushte për skualifikim”.
Operatori ekonomik "Novatech Studio " shpk, nuk plotëson pikën 2.3 të Kapacitetit Teknik, Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, DST: “Shërbime të ngjashme me objektin e prokurimit me vlerë 40% e vlerës së përllogaritur të kontratës që prokurohet dhe konkretisht: 112,904 (njëqind e dymbëdhjetë mijë e nëntëqind e katër) lekë pa TVSH, të realizuara gjatë tri viteve të fundit nga data e zhvillimit të tenderit
Operatori ekonomik "Novatech Studio" shpk ka deklaruar në Sistemin e Prokurimit Elektronik pesë kontrata si punë të ngjashme, për të cilat mungon akti I kolaudimit dhe çertifikata e marrjes në dorëzim, mungon formulari I vlerësimit , mungon kontrata, situacioni përfundimtar, akti i kolaudimit dhe formulari i vlerësimit çka bie në kundërshtim me pikën 2.3.1/a ku citohet se : “Kur shërbimi i ngjashëm është realizuar me institucione shtetërore, Operatori ekonomik do ta vërtetojë duke paraqitur kontratën përkatëse, formularin e vlerësimit/vërtetim për realizimin e plotë dhe te suksesshëm të kesaj kontrate, ku të jetë e përcaktuar kohëzgjatja e shërbimit, vlera e shërbimit të realizuar, situacionin përfundimtar të punimeve, aktin e kolaudimit dhe çertifikaten e marrjes ne dorezim”.
3. Operatori Ekonomik “Tirana New Supervisor” shpk:
Operatori Ekonomik nuk eshte ne perputhje me VKM 354 date 11.05.2016 "Per miratimin e Manualit te Tarifave per Sherbime ne Planifikim Territori, Projektim, Mbikqyrje dhe Kolaudim" pasi eshte me e ulet se vlera minimale e perllogaritur nga Autoriteti Kontraktor, per kete procedure.
Operatori Ekonomik nuk ka dokumentuar me shkrim nese ndodhet ne rrethana te jashtezakonshme per proceduren e prokurimit me objekt: Loti i Parë: “Mbikqyrja e punimeve për objektin: “Ndërtimi i terreneve sportive në shkollën 9-vjecare Kosova”.
Per sa me siper theksojme se eshte detyre e operatorit ekonomik te garantoje qe oferta e paraqitur te jete ne perputhje me kuadrin ligjor ne fuqi, si rrjedhoje konkudojme se dokumentacioni i paraqitur nga Operatori ekonomik “Tirana Neë Supervisor” shpk, nuk ka permbushur Kriteret e Vecanta te Kualifikimit ne Respektim te VKM Nr.354 date 11.05.2016 "Per miratimin e Manualit te Tarifave per Sherbime ne Planifikim Territori, Projektim, Mbikqyrje dhe Kolaudim". |