Ankesa |
Nuk ka patur ankesa. Janë skualifikuar ofertuesit e mëposhtëm:
1. Operatori Ekonomik “6D-PLAN” Shpk Nuk plotëson të gjitha kërkesat për kualifikim, sipas përcaktimeve të bëra në dokumentat e tenderit. 2. Operatori Ekonomik “A & E ENGINEERING” Shpk Nuk plotëson të gjitha kërkesat për kualifikim, sipas përcaktimeve të bëra në dokumentat e tenderit, pasi ka këto mangësi në dokumentacionin e paraqitur:
Nuk plotëson kërkesën e përcaktuar në shkronjën “g”, të pikës 2.4. “Kapaciteti teknik”, të Kritereve të Veçanta të Kualifikimit, në Shtojcën 8 të DST, pasi vlera e ofertës ekonomike të paraqitur nga ofertuesi është nën minimumin e lejuar të përllogaritur nga Autoriteti Kontraktor.
3. Operatori Ekonomik “ERALD-G” Shpk Nuk plotëson të gjitha kërkesat për kualifikim, sipas përcaktimeve të bëra në dokumentat e tenderit, pasi ka këto mangësi në dokumentacionin e paraqitur:
Nuk plotëson kërkesën e përcaktuar në shkronjën “a”, të pikës 2.1, të Kritereve të Veçanta të Kualifikimit, në Shtojcën 8 të DST, pasi nuk ka paraqitur ofertë ekonomike.
4. Bashkimi i Operatorëve Ekonomikë “NOVATECH STUDIO” shpk & “KLODIODA” shpk Eshtë në kundërshtim me përcaktimet e bëra në dokumentat e tenderit dhe ato të bëra në VKM nr.914, datë 29.12.2018 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik” i ndryshuar, pasi:
Gjatë shqyrtimit të dokumentacionit të paraqitur, është konstatuar se shoqëria “Klodioda” shpk ka paraqitur ofertë ekonomike edhe si pjesë e një bashkimi tjetër operatorësh ekonomikë.
Konkretisht, kjo shoqëri ka ofertuar edhe si pjesë e bashkimit të operatorëve ekonomikë JV “Sphaera” shpk & Klodioda” shpk, zyrtarizuar sipas Kontratës Noteriale të Bashkëpunimit nr.10455 rep, nr.2681 kol, datë 20.12.2019 dhe nëpërmjet Prokurës së Posaçme nr.10456 rep, nr.2682 kol, datë 20.12.2019, shoqëria “Sphaera” shpk është autorizuar nga shoqëria “Klodioda” shpk si përfaqësuese e këtij bashkimi.
Në këto kushte, oferta e paraqitur nga BOE “Novatech Studio” shpk & “Klodioda” shpk, është në kundërshtim me përcaktimet e bëra në nenin 63, pika 2, paragrafi 3, të VKM nr.914, datë 29.12.2018 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik” i ndryshuar, si dhe në kundërshtim me përcaktimet e bëra në Dokumentat Standarte të Tenderit, Kreu II “Udhëzime për Oeratorët Ekonomikë”, Seksioni 1 “Hartimi i ofertës”, pika 1.6, ku citohet: “Një Operator Ekonomik duhet të paraqesë vetëm një ofertë”.
5. Bashkimi i Operatorëve Ekonomikë “SPHAERA” Shpk, Eshtë në kundërshtim me përcaktimet e bëra në dokumentat e tenderit dhe ato të bëra në VKM nr.914, datë 29.12.2018 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik” i ndryshuar, pasi:
Gjatë shqyrtimit të dokumentacionit të paraqitur, është konstatuar se shoqëria “Klodioda” shpk ka paraqitur ofertë ekonomike edhe si pjesë e një bashkimi tjetër operatorësh ekonomikë.
Konkretisht, kjo shoqëri ka ofertuar edhe si pjesë e bashkimit të operatorëve ekonomikë “Klodioda” shpk & “Novatech Studio” shpk, zyrtarizuar sipas Kontratës Noteriale të Bashkëpunimt (Për bashkimin e përkohshëm të operatorëve ekonomikë) nr.rep.8366, nr.kol.6697, datë 27.12.2019 dhe nëpërmjet Prokurës së Posaçme nr.rep.8366, nr.kol.6697, datë 27.12.2019, shoqëria “Novatech Studio” shpk është autorizuar nga shoqëria “Klodioda” shpk si përfaqësuese e këtij bashkimi.
Në këto kushte, oferta e paraqitur nga BOE “Sphaera shpk & Klodioda shpk”, është në kundërshtim me përcaktimet e bëra në nenin 63, pika 2, paragrafi 3, të VKM nr.914, datë 29.12.2018 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik” i ndryshuar, si dhe në kundërshtim me përcaktimet e bëra në Dokumentat Standarte të Tenderit, Kreu II “Udhëzime për Oeratorët Ekonomikë”, Seksioni 1 “Hartimi i ofertës”, pika 1.6, ku citohet: “Një Operator Ekonomik duhet të paraqesë vetëm një ofertë”. |