Open Procurement Albania

Blerje materiale kancelari dhe tonera per Bashkine Kurbin

Autoritet Prokurues Qeverisja Vendore Kurbin
Institucioni Prokurues Bashkia Kurbin
Objekti i Tenderit Blerje materiale kancelari dhe tonera per Bashkine Kurbin
Nr. Reference REF-50734-02-17-2020
Vlera / Fondi Limit 2 391 625,00
Lloji i Kontrates Publike Blerje Mallrash
Lloji i Procedures Kërkesë për Propozim
Statusi i Tenderit Lidhur Kontrata
Data e Njoftimit te Tenderit 19-02-2020
Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve 02-03-2020
Data e mbajtjes se tenderit 02-03-2020
Nr. i Operatoreve Konkurues 12
Operatore Konkurues OFFICE PAPER SHPK
ADENIS KASTRATI
OFFICE CENTER SHPK
ADASTRA SHPK
INFOSOFT OFFICE SHPK
READ 2000 SHPK
LEON GROUP SHPK
IT GJERGJI KOMPJUTER SHPK
SOFIA MYFTARI
FERIT MYFTARI
ATLANTIK 3 SHPK
INTERLOGISTIC SHPK
Operator Ekonomik Kontraktues
  • InfoSoft Office
  • Oferta fituese Leke pa TVSH 2 117 000,00
    Data e shpalljes se fituesit 19-03-2020
    Vlera e kontraktuar Leke me TVSH 2540400
    Data e lidhjes se kontrates 30-03-2020
    Kohezgjatja e kontrates Deri me 31-12-2020
    Shtese kontrate (Leke me TVSH
    Ankesa Nuk ka pasur ankesa.
    Janë skualifikuar ofertuesit e mëposhtëm:
    Përkatësisht për arsyet e mëposhtme:
    1. Operatori ekonomik “OFFICE PAPER” SHPK
    Nuk kualifikohet pasi nuk ka paraqitur Çertifikatë ISO 9001:2015 “Për menaxhimin e cilësisë”.
    2. Operatori ekonomik “ADENIS KASTRATI”
    Duke qene se operatori ekonomik nuk solli shpjegime për ofertë anomalisht të ulët brenda afteve ligjore, KVO vendosi ta refuzojë ofertën e operatorit ekonomik duke e skualifikuar.
    3. Operatori ekonomik “OFFICE CENTER” SHPK
    Nga verifikimi i dokumentacionit në sistemin e prokurimit elektronik K.V.O konstatoi se operatori ekonomik “Office Center” Shpk, nuk kualifikohet pasi bilancet që ka paraqitur për vitet 2016, 2017, 2018, janë të pa konfirmuara nga Drejtoria e Tatimeve. Gjithashtu OE ka paraqitur nga OSHEE shkresën nr.8282 prot, datë 27.09.2019 “Vërtetim Debie”, vërtetim i cili nuk pranohet nga KVO pasi data e lëshimit të këtij vërtetimi ështe 27.09.2019, datë e cila kalon tre muaj nga data e hedhjes së procedurës së prokurimit.
    4. Operatori ekonomik “ADASTRA” SHPK
    Nga verifikimi i dokumentacionit në sistemin e prokurimit elektronik K.V.O konstatoi se operatori ekonomik “Adastra” Shpk, nuk kualifikohet pasi vërtetimi i OSHEE i paraqitur në sistem rezulton fotokopje. Sqarojmë se në DST Autoriteti Kontraktor është shprehur se: Të gjithë dokumentat duhet të jenë origjinalë ose kopje të noterizuara të tyre. Rastet e mos-dorëzimit të një dokumenti, ose të dokumentave të rreme e të pasakta, konsiderohen si kushte për skualifikim.
    5. Operatori ekonomik “READ 2000” SHPK
    Nga verifikimi i dokumentacionit në sistemin e prokurimit elektronik K.V.O konstatoi se operatori ekonomik “Read 2000” Shpk, nuk kualifikohet pasi vërtetimi i OSHEE si dhe bilanci i vitit 2018 i paraqitur në sistem rezultojnë fotokopje. Sqarojmë se në DST Autoriteti Kontraktor është shprehur se: Të gjithë dokumentat duhet të jenë origjinalë ose kopje të noterizuara të tyre. Rastet e mos-dorëzimit të një dokumenti, ose të dokumentave të rreme e të pasakta, konsiderohen si kushte për skualifikim.
    6. Operatori ekonomik “LEON GROUP” SHPK
    Nga verifikimi i dokumentacionit në sistemin e prokurimit elektronik K.V.O konstatoi se operatori ekonomik “Leon Group” Shpk, nuk ka paraqitur: 1. Vertetim për shlyerjen e taksave vendore nga Bashkia Kamez. 2. OE nuk ka paraqitur dokumentacion për kontratë të ngjashme sipas kërkesave që Autoriteti Kontraktor ka kërkuar në DST pika 2.3.1.
    7. Operatori ekonomik “SOFIA MYFTARI”
    Dokumentacioni i paraqitur për kontratë të ngjashme nuk është bindës, pasi operatori ekonomik ka paraqitur 5 (pesë) fatura të realizuara me Institucione shtetërore por nuk ka paraqitur vërtetim të lëshuar nga keto Institucione për realizimin e plotë dhe të suksesshem të kontratës. Pra operatori ekonomik nuk ka paraqitur dokumentacionin për kontratë të ngjashme sipas kërkesave që Autoriteti Kontraktor ka kërkuar në DST pika 2.3.1.
    8. Operatori ekonomik “FERIT MYFTARI”
    Dokumentacioni i paraqitur për kontratë të ngjashme nuk është bindës, pasi operatori ekonomik ka paraqitur 11 (njëmbëdhjetë) fatura të realizuara me Institucione shtetërore por nuk ka paraqitur vërtetim të lëshuar nga keto Institucione për realizimin e plotë dhe të suksesshem të kontratës. Gjithashtu ka paraqitur 4 (katër) fatura të realizuara me sektorin privat në vlerë totale 170,600 lekë, vlerë e cila nuk plotëson 40% të vlerës së përllogaritur të kontratës që prokurohet. Pra operatori ekonomik nuk ka paraqitur dokumentacionin për kontratë të ngjashme sipas kërkesave që Autoriteti Kontraktor ka kërkuar në DST pika 2.3.1.
    Arsyeja e Anulimit
    Shenime
    Transaksione Thesari
  • Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per InfoSoft Office viti 2012-2013
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per InfoSoft Office viti 2014
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per InfoSoft Office viti 2015-2018
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per InfoSoft Office viti 2019-2020
  • Buletini i Prokurimeve Publike
    Njoftimi i Tenderit
    Dokumentat Standarde te Tenderit
    Shpallja e Fituesit
    Lidhja e Kontrates Nr.19 - Dt.14-04-2020

    Te drejtat e Perdorimit

    Persa kohe nuk percaktohet ndryshe, i gjithe informacioni i ofruar nga Open Procurement Albania ofrohet nen licencat: This material is Open Data