Open Procurement Albania

Ndertim i varrezave te qytetit

Nje shenim me RedFlag eshte nje fakt, ngjarje, ose grup i rrethanave ose informacione te tjera qe mund te tregojne nje shqetesim apo ekspozim dhe mbi rrezik potencial te pajtueshmerise ligjore per sjellje te paligjshme ose joetike te biznesit, vecanerisht ne lidhje me praktika korruptive dhe mosrespektimit te ligjeve anti-korrupsion.Vleresimi per keto kategori do te behet ne menyre automatike, me filtra analitik te paracaktuar

  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit/Skualifikim i ofertes vlere me e ulet
  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit/ Skualifikim i ofertes vlere me e ulet

Autoritet Prokurues Qeverisja Vendore Gramsh
Institucioni Prokurues Bashkia Gramsh
Objekti i Tenderit Ndertim i varrezave te qytetit
Nr. Reference REF-63206-06-29-2020
Vlera / Fondi Limit 8 328 712,00
Lloji i Kontrates Publike Punë Publike
Lloji i Procedures Kërkesë për Propozim
Statusi i Tenderit Lidhur Kontrata
Data e Njoftimit te Tenderit 30-06-2020
Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve 13-07-2020
Data e mbajtjes se tenderit 13-07-2020
Nr. i Operatoreve Konkurues 5
Operatore Konkurues “2Z Konstruksion”sh.p.k
“Fled ”sh.p.k
“Ina”sh.p.k
“Jogi”sh.p.k &”General Beton” sh.p.k
“Spektri”sh.p.k
Operator Ekonomik Kontraktues
  • INA
  • Oferta fituese Leke pa TVSH 6 056 240,00
    Data e shpalljes se fituesit 17-08-2020
    Vlera e kontraktuar Leke me TVSH 7267488
    Data e lidhjes se kontrates 26-08-2020
    Kohezgjatja e kontrates 75 ditë
    Shtese kontrate (Leke me TVSH
    Ankesa Ka pasur ankesa. Më datë 03.08.2020 me nr.2800 prot regjistrohet në bashkinë Gramsh ankesa e operatorit ekonomik të skualifikuar “Fled” sh.p.k. Komisioni i Shqyrtimit të ankesës krijuar me urdhërin nr.245 datë 03.08.2020 vendosi të mos e pranojë ankesën dhe me shkresën nr.2900/2 datë 04.08.2020 ”Kthim përgjigje ankesës.
    Janë Skualifikuar operatorët ekonomik:
    1. “2Z Konstruksion”sh.p.k, për këto arsye:
    - Nuk ka dorëzuar vërtetimin e xhiros për 3 vitet e fundit të lëshuar nga Drejtoria Rajonale Tatimore.
    - Nuk përmbush kriterin për një inxhinier hidroteknik cili të jetë i përfshirë në licensën e shoqërisë dhe të figurojë në listë pagesat e shoqërisë 3-muajt e fundit.Ka dorëzuar dokumentacion për një ing.hidroteknik A.D i cili nuk figuron në licensën e shoqërisë dhe as në listëpagesa në kundërshtim me pikën 2.3.5 të Kritereve të Vecanta të Kualifikimit .
    2. “Fled”sh.p.k, për këto arsye:
    - Nuk ka dorëzuar diplome/deshmi përkatëse lëshuar nga institucione të akredituara nga autoritetet përgjegjëse shteterore,për 1(nje) punonjës hidraulik, 1 (nje) punonjës elektriçist ,1 (nje) punonjës karpentier ,1 (nje) punonjës murator.Ka dorëzuar kontratë pune te vlefshme, , dëshmi kualifikimi te sigurimit teknik, (të vlefshme) lëshuar nga Inspektoriati Shtetëror Teknik dhe Industrial apo nga subjekte juridike private të akredituara për çertifikimin e punonjësve,në kundërshtim kjo me pikën 2.3.8 të Kritereve të Vecanta të Kualifikimit.
    - Nuk ka dorëzuar foto për rrulin me vibrim.
    - Kuti e ndihmës së shpejtë nga 15 të kërkuara ka dorëzuar dokumentacion për 12 kuti të ndihmës së shpejtë.
    3. “Jogi”sh.p.k &”General Beton” sh.p.k, për këto arsye:
    - Anëtari “General Beton” shpk nuk ka dorëzuar vërtetim për shlyerjen e taksave dhe tarifave vendore për vitin 2018 për bashkinë Fier, Vlorë dhe Patos.
    - BOE nuk plotëson kriterin për dy kamioncina me kapacitet mbajtës 3.5-5 ton.Ka dorëzuar dokumentacion për kamioncinën me targa AA250YN e cila ka kapacitetin mbajtës 0.8 ton, si dhe për kamioncinën me targa FR9632C e cila ka kapacitetin mbajtës 2.8 ton, për kamioncinën me targa FR3137D e cila ka kapacitetin mbajtës 1.25 ton , për kamioncinën me targa AA744VN e cila ka kapacitetin mbajtës 7.75 ton.
    - Nuk përmbush kriterin për katër automakinistë , ka dorëzuar dokumentacion për tre automakinistë, njërit prej të cilëve i ka përfunduar afati i vlefshmërise së dëshmisë së aftësisë profesionale.
    4. “Spektri”sh.p.k, për këto arsye:
    - Nuk ka dorëzuar dokumentacion për një mjek në kundërshtim me pikën 2.3.6 të Kritereve të Vecanta të kualifikimit në të cilën është kërkuar : “Operatori ekonomik ofertues duhet të ketë pjesë të stafit të punësuar, të vërtetuar me kontratë pune të vlefshme, Liçense per ushtrimin individual te profesionit, diplomë, te kete kontrat pune dhe te figuroje e listpagesat e shoqerise te pakten muajin e fundit, 1 (një) mjek të përgjithshëm”.
    - Nuk plotëson kriterin për dy kamioncina me kapacitet mbajtës 3.5-5 ton.Ka dorëzuar dokumentacion për kamioncinën me targa AA692 SG e cila ka kapacitetin mbajtës 2.6 ton, si dhe për kamioncinën me targa AA687NV e cila ka kapacitetin mbajtës 1.5 ton, së cilës gjithashtu I ka përfunduar edhe afati i vlefshmerisë së kontrollit teknik dhe siguracioni i mjetit.
    - Nuk përmbush kriterin për një kamion me kapacitet mbajtës 10-15 ton.Ka dorëzuar dokumentacion për kamionin me targa AA167BG me kapacitet mbjatës 16.8 ton, për kamionin me targa AA877ZB me kapacitet mbajtës 8.1 ton dhe kamionin me vinc me targa FR4887D me kapacitet mbajtës 9.1 ton.Sic shihet asnjë nga tre kamionët nuk ka kapacietin 10-15 ton sic është kërkuar në Kriteret e Vecanta të Kualifikimit.
    Arsyeja e Anulimit
    Shenime
    Transaksione Thesari
  • Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per INA viti 2012-2013
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per INA viti 2014
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per INA viti 2015-2018
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per INA viti 2019-2020
  • Buletini i Prokurimeve Publike
    Njoftimi i Tenderit
    Dokumentat Standarde te Tenderit
    Shpallja e Fituesit
    Lidhja e Kontrates Nr.62 - Dt.31-08-2020

    Te drejtat e Perdorimit

    Persa kohe nuk percaktohet ndryshe, i gjithe informacioni i ofruar nga Open Procurement Albania ofrohet nen licencat: This material is Open Data