Ankesa |
Ankesë ka pasur vetëm nga operatori ekonomik MURATI shpk. (nëse ka) ka marrë përgjigje në datë. Ka marrë përgjigje dt: 20. 10. 2016 si më poshtë vijon: Operatori ekonomik MURATI shpk, pas shpalljes së rezultateve të prokurimit nga autoriteti kontraktor, ka bërë një kërkesë-ankesë pranë këtij autoriteti më datë: 17. 10. 2016, në të cilën shprehet: “Nga përgjigjja që kemi marrë që dokumentat tona nuk janë ashtu siç janë kërkuar nga autoriteti kontraktor na tregoni për kë dokumenta bëhet fjalë që nuk janë ashtu siç duhet??” Pas shqyrtimit që i bëhet ankesë-kërkesës, autoriteti kontraktor datë 20. 10. 2016 i kthen në rrugë postare këtë përgjigje: “Në tenderin e datës: 03. 10. 2016, i botuar në sistemin elektronik të APP më 22. 09. 2016, shpallur në buletinin nr. 38, datë 26 shtator 2016 (faqe 57-58), me objekt prokurimi: “Blerje (furnizim) materiale hidraulike, për vitin 2016, për nevojat e UKE sha”, operatori MURATI shpk është jo i kualifikuar nga KVO e autoritetit kontraktor, sepse: -në listën e materialeve të kërkuara nga Njësia e Prokurimit të këtij tenderi, për nevojat e UKE sha, në artikujt: a) Tub HDPE 100, PH 10 DN 25, (nr. 110 në listën e materialeve të tenderuara), në kolonën SASIA, nga Njësia e Prokurimit është kërkuar 2500 ml, ndërsa Ju, keni vendosur vetëm 2.5 ml. b) Tub HDPE 100, PH 10 DN 50, (nr. 112 në listën e materialeve të tenderuara), në kolënën SASIA, nga Njësia e Prokurimit është kërkuar 2500 ml, ndërsa Ju, keni vendosur vetëm 2.5 ml. c) Tub HDPE 100, PH 10 DN 75, (nr. 113 në listën e materialeve të tenderuara), në kolonën SASIA, nga Njësia e Prokurimit është kërkuar 1500 ml, ndërsa Ju, keni vendosur vetëm 1.5 ml. Ky gabim është pasqyruar edhe në Formularin e ofertës suaj, edhe në Shtojca 10, Sasia dhe Grafiku i Lëvrimit. Mbështetur në ligjin Nr. 9643, datë 20. 11. 2006 “PËR PROKURIMIN PUBLIK”, neni 53 “Shqyrtimi i ofertave”, pika 5 “Autoriteti kontraktor nuk e pranon një ofertë:, germa c “kur oferta e tij nuk përputhet me specifikimet e përcaktuara në dokumentet e tenderit, me përjashtim të rasteve të parashikuara në nenin 54 të këtij ligji”, si dhe në VKM 914 dt: 29. 12. 2014, neni 66 “Shqyrtimi dhe vlerësimi i ofertave”, pika 4, paragrafi I –“Nëse ka ndonjë mospërputhje, ndërmjet çmimit për njësi dhe çmimit total, që del nga shumëzimi i çmimit për njësi me sasinë, çmimi i njësisë mbizotëron dhe çmimi total korrigjohet në bazë të tij. Ofertat me gabime aritmetike refuzohen, kur shumat absolute të të gjitha korrigjimeve janë më të larta ose më të ulëta se 2% e vlerës së ofertës ekonomike të ofruar.”, KVO ka vendosur mos kualifikimin tuaj në këtë prokurim, për arsyet e parashtruara më lart.” Më datë 21. 10. 2016 operatori ekonomik MURATI shpk, sjell sërish një kërkesë-ankesë për pretendimet e tij, për të cilën, Njësia e Prokurimit të autoritetit kontraktor, më datë 24. 10. 2016 i përgjigjet si më poshtë: “I nderuar z. Murati, në respekt ndaj jush dhe punës suaj, duhet t’iu përmendim se, ankesa juaj e datës 21. 10. 2016 ndaj autoritetit kontraktor UKE sha, nuk i është përmbajtur nenit 63, pika 7, të LPP, si dhe 1.2.5 “Kërkesat formale për të nisur procedurën e shqyrtimit dhe kursin tuaj” nga “Manual mbi Shqyrtimin e Procedurës në Prokurimin Publik për Operatorët Ekonomik” f. 19. Gjithësesi, në respekt ndaj jush, për korrektësi dhe transparencë nga ana jonë, po ju sqarojmë si më poshtë vijon: ... Sa i përket pretendimeve tuaja, dhe shpjegimeve që jepni në shkresën e datës 21. 10. 2016, drejtuar UKE sha në cilësinë e autoritetit kontraktor në prokurimin: “Blerje (furnizim) materiale hidraulike, për vitin 2016, për nevojat e UKE sha”, me respekt ju themi se me një arsyetim të thjeshtë, do të duhej ta kishit konstatuar që kemi të bëjmë me një sasi jo normale (2.5 ml dhe 1.5 ml tubë, sikundër ju e keni kuptuar), kur bëhet fjalë për një autoritet kontraktor të rëndësishëm dhe me hapësirë të gjerë të përdorimit të materialeve prokuruara. Mbështetur në ligjin 9643 datë 20. 11. 2006 “Për Prokurimin Publik”, neni 42 “Sqarimet dhe ndryshimet në dokumentet e tenderit”, ju i keni pasur të gjitha mundësitë të shikoni dhe të rishikoni formularin e ofertës, duke shfrytëzuar afatin kohor që ua mundëson ky ligj, të kërkonit sqarime të tjera për paqartësitë dhe pretendimet që ngrini sot, vetëm pas refuzimit të ofertës suaj nga ana jonë. Ju bëjmë me dije se gjashtë nga dhjetë operatorët pjesëmarrës në këtë prokurim, e kanë kuptuar drejtë publikimin tonë, dhe nuk u ka ndodhur ky gabim teknik, ndërsa veç jush, janë edhe tri operatorë të tjerë me të njëjtin gabim, madje dy prej të cilëve me ofertë ekonomike më të ulët se tuajën. Siç dhe ju kemi sqaruar në kthimin e përgjigjes sonë datë 20. 10. 2016, mbështetur në ligjin Nr. 9643, datë 20. 11. 2006 “PËR PROKURIMIN PUBLIK”, neni 53 “Shqyrtimi i ofertave”, pika 5 “Autoriteti kontraktor nuk e pranon një ofertë:, germa c “kur oferta e tij nuk përputhet me specifikimet e përcaktuara në dokumentet e tenderit, me përjashtim të rasteve të parashikuara në nenin 54 të këtij ligji” KVO ka vendosur mos kualifikimin tuaj si dhe të operatorëve të tjerë me të njëjtat gabime si ju. Është e drejta juaj ligjore të vazhdoni ankimimin në instanca të tjera, nëse vërtetë e shikoni të arsyeshme, dhe faktet që ju parashtruam për sqarim nuk ju bindin. Pas kthimit të përgjigjes së datës 24. 10. 2016, ky operator nuk ka bërë ankimime të tjera, qoftë ndaj operatorit kontraktor, qoftë në APP. Mbështetur në “1.2.5 Kërkesat formale për të nisur procedurën e shqyrtimit dhe kursin e saj” “Dorëzimi i ankesës në autoritetin kontraktues”: “Ankesa duhet të dorëzohet në autoritetin kontraktues brenda 7 ditëve kalendarike nga dita ankuesi u bë me dije ose duhet të kishte marrë dijeni për shkeljen e pretenduar të LPP.”, në respekt të afatit të përcaktuar në ligj, KVO, më datë 07. 11. 2016, bën shpalljen e operatorit ekonomik të suksesshëm në prokurimin: “BLERJE (FURNIZIM) MATERIALE HIDRAULIKE, PËR VITIN 2016, PËR NEVOJAT E UKE SHA”. |