Open Procurement Albania

“Studim projektim të objektit: “Ndërtim i ujësjellësit të fshatrave të NjA Aranitas”

Nje shenim me RedFlag eshte nje fakt, ngjarje, ose grup i rrethanave ose informacione te tjera qe mund te tregojne nje shqetesim apo ekspozim dhe mbi rrezik potencial te pajtueshmerise ligjore per sjellje te paligjshme ose joetike te biznesit, vecanerisht ne lidhje me praktika korruptive dhe mosrespektimit te ligjeve anti-korrupsion.Vleresimi per keto kategori do te behet ne menyre automatike, me filtra analitik te paracaktuar

  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit/Skualifikim i ofertes vlere me e ulet
  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit/ Skualifikim i ofertes vlere me e ulet

Autoritet Prokurues Qeverisja Vendore Mallakastër
Institucioni Prokurues Bashkia Mallakaster
Objekti i Tenderit “Studim projektim të objektit: “Ndërtim i ujësjellësit të fshatrave të NjA Aranitas”
Nr. Reference REF-39973-08-26-2022
Vlera / Fondi Limit 11 632 680,00
Lloji i Kontrates Publike Shërbime Publike
Lloji i Procedures Procedurë e Hapur
Statusi i Tenderit Lidhur Kontrata
Data e Njoftimit te Tenderit 29-08-2022
Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve 13-09-2022
Data e mbajtjes se tenderit 13-09-2022
Nr. i Operatoreve Konkurues 9
Operatore Konkurues 1.“ARENA MK” shpk
2.“C.E.C GROUP” shpk
3.BOE “E.B.S” shpk& “TAULANT” shpk
4.BOE “ERSI/M” shpk & “A.SH. Engineering” shpk
5.BOE “HE & SK 11” shpk & “HTS COMPANY” shpk
6.BOE “HIDROWATER-ALBANIA” shpk & “STUDIO-REBUS” shpk
7.“INSTITUTI DEKLIADA-ALB” shpk
8.BOE “INVICTUS” shpk & “ANGERBA” shpk & “HYDRO-ENG CONSULTING” shpk
9.BOE “STUDIO SERVICES “K-SA” shpk & “ZENIT&CO” shpk,
Operator Ekonomik Kontraktues
  • “HE & SK 11” shpk - “HTS COMPANY” shpk
  • Oferta fituese Leke pa TVSH 10 143 720,00
    Data e shpalljes se fituesit 29-09-2022
    Vlera e kontraktuar Leke me TVSH 12172464
    Data e lidhjes se kontrates 18-10-2022
    Kohezgjatja e kontrates 3 muaj
    Shtese kontrate (Leke me TVSH
    Ankesa Jane skualifikuar operatoret ekonomike te meposhtem:
    1.“ARENA MK” shpk , per arsye:
    •Nuk plotëson kërkesën e përcaktuar sipas 2.3.5, të Kapacitetit teknik, te Kriteret e Veçanta për Kualifikim, të Shtojcës 8, të Dokumentave Standarte të Tenderit, lidhur me stafin mbështetës të kualifikuar.

    2.BOE “E.B.S” shpk & “TAULANT” shpk, per arsye:
    •Nuk plotëson kërkesën e përcaktuar sipas pikës 1/a, te Kriteret e Veçanta për Kualifikim, të Shtojcës 8, të Dokumentave Standarte të Tenderit, pasi Formularët Përmbledhës të Vetëdeklarimit të paraqitur në sistemin e prokurimit elektronik (SPE) nga të dy anëtarët e BOE, janë në kundërshtim me njëri tjetrin.
    •Nuk plotëson kërkesën e përcaktuar sipas pikës 2.3.7. të Kapacitetit teknik, te Kriteret e Veçanta për Kualifikim, të Shtojcës 8, të Dokumentave Standarte të Tenderit, pasi oferta e paraqitur është në një vlerë më të ulët se vlera minimale e lejuar, e përllogaritur nga Autoriteti Kontraktor sipas dokumentit 3862/2 prot, datë 24.08.2022 “Përllogaritja e fondit limit (vlerës maksimale të lejuar), dhe vlerës minimale të lejuar...”.

    3.BOE “ERSI/M” shpk & “A.SH. Engineering” shpk, per arsye:
    •Nuk plotëson kërkesën e përcaktuar sipas pikës 1/b, te Kriteret e Veçanta për Kualifikim, të Shtojcës 8, të Dokumentave Standarte të Tenderit, pasi Formulari i Sigurimit të Ofertës i paraqitur në sistemin e prokurimit elektronik (SPE) nga BOE, nuk plotëson kushtin e periudhës së vlefshmërisë prej 150 (njëqind e pesëdhjetë) ditë, siç është përcaktuar në Dokumentat Standarte të Tenderit (DST). Formulari i Sigurimit të Ofertës që është paraqitur në SPE, është me periudhë vlefshmërie 90 (nëntëdhjetë) ditë, pra më e shkurtër se periudha e vlefshmërisë prej 150 (njëqind e pesëdhjetë) ditë, që është përcaktuar në Dokumentat Standarte të Tenderit.

    4.BOE “HIDROWATER-ALBANIA” shpk & “STUDIO-REBUS” shpk, per arsye:
    •Nuk plotëson kërkesën e përcaktuar sipas pikës 1/b, te Kriteret e Veçanta për Kualifikim, të Shtojcës 8, të Dokumentave Standarte të Tenderit, pasi Formulari i Sigurimit të Ofertës i paraqitur në sistemin e prokurimit elektronik (SPE) nga BOE, nuk plotëson kushtin e periudhës së vlefshmërisë prej 150 (njëqind e pesëdhjetë) ditë, siç është përcaktuar në Dokumentat Standarte të Tenderit (DST). Formulari i Sigurimit të Ofertës që është paraqitur në SPE, është me periudhë vlefshmërie duke filluar nga data 13.09.2022 deri në datën 13.12.2022, pra më e shkurtër se periudha e vlefshmërisë prej 150 (njëqind e pesëdhjetë) ditë, që është përcaktuar në Dokumentat Standarte të Tenderit.
    •Duke qenë se në Formularin Përmbledhës të Vetëdeklarimit, anëtari lider i BOE “HIDROWATER-ALBANIA” shpk, nuk ka deklaruar dhe përcaktuar në mënyrë të detajuar se cilët nga punonjësit e kërkuar janë drejtues teknik dhe cilët janë pjesë e stafit mbështetës të kualifikuar, sipas përcaktimeve të bëra në kërkesat e përcaktuara sipas pikave 2.3.3 dhe 2.3.5, të Kapacitetit teknik, te Kriteret e Veçanta për Kualifikim, të Shtojcës 8, të Dokumentave Standarte të Tenderit, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave (KVO), duke i harmonizuar të dyja këto pika për sa i përket numrit total të punonjësve sipas profilit dhe formimit të kërkuar (drejtues teknik dhe staf mbështetës), konstaton se nuk plotësohet numri i tyre sipas përqindjes së shërbimit që “HIDROWATER-ALBANIA” shpk ka marrë përsipër të realizojë.

    5.BOE “INVICTUS” shpk & “ANGERBA” shpk & “HYDRO-ENG CONSULTING” shpk, per arsye:
    •Anëtari i bashkimit “HYDRO-ENG CONSULTING” shpk, nuk plotëson kërkesën e përcaktuar sipas 2.3.1, të Kapacitetit teknik, te Kriteret e Veçanta për Kualifikim, të Shtojcës 8, të Dokumentave Standarte të Tenderit, pasi kontrata e shërbimit datë 22.06.2021, me objekt “Hartimi i studimprojektimit për rehabilitimin e infrastrukturës së rrjetit të kullimit në zonën e Porto - Romanos - Kënetë dhe sistemimi i rrjetit të ujrave të shiut në zonën urbane të qytetit të Durrësit”, e lidhur me shoqërinë “INVICTUS” shpk dhe faturat e shitjes të lëshuara në drejtim të kësaj shoqërie, nuk konsiderohen në përputhje me legjislacionin e prokurimit publik, pasi rezulton se kemi të bëjmë me një nënkontraktim, për të cilin nuk është paraqitur miratimi i nënkontraktimit nga Autoriteti Kontraktor që ka zhvilluar procedurën e prokurimit Bashkia Durrës.
    •Anëtari lider i bashkimit “INVICTUS” shpk, nuk plotëson kërkesën e përcaktuar sipas 2.3.5, të Kapacitetit teknik, te Kriteret e Veçanta për Kualifikim, të Shtojcës 8, të Dokumentave Standarte të Tenderit, pasi nuk ka deklaruar asnjë punonjës lidhur me stafin mbështetës të kualifikuar, ndërkohë që referuar kontratës së bashkëpunimt që është paraqitur në sistemin e prokurimit elektronik, “INVICTUS” shpk ka marrë përsipër të kryejë 34% të shërbimeve objekt kontrate dhe duke qenë se është subjekt lider i BOE duhet të deklaronte të paktën 2 inxhinierë të stafit mbështetës të kualifikuar, sipas formimit dhe profileve të kërkuara.
    •Nuk plotëson kërkesën e përcaktuar sipas pikës 2.3.7. të Kapacitetit teknik, te Kriteret e Veçanta për Kualifikim, të Shtojcës 8, të Dokumentave Standarte të Tenderit, pasi oferta e paraqitur është në një vlerë më të ulët se vlera minimale e lejuar, e përllogaritur nga Autoriteti Kontraktor sipas dokumentit nr. 3862/2 prot, datë 24.08.2022 “Përllogaritja e fondit limit (vlerës maksimale të lejuar), dhe vlerës minimale të lejuar...”.

    6.BOE “STUDIO SERVICES “K-SA” shpk & “ZENIT&CO” shpk , per arsye:
    •Anëtari lider i bashkimit “STUDIO SERVICES “K-SA” shpk (pjesëmarrës në BOE me 70%), nuk plotëson kërkesën e përcaktuar sipas 2.3.1, të Kapacitetit teknik, te Kriteret e Veçanta për Kualifikim, të Shtojcës 8, të Dokumentave Standarte të Tenderit, pasi nuk ka paraqitur asnjë kontratë për shërbime të mëparshme të ngjashme të realizuara gjatë tre viteve të fundit.
    Arsyeja e Anulimit
    Shenime
    Transaksione Thesari
  • Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per “HE & SK 11” shpk viti 2012-2013
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per “HE & SK 11” shpk viti 2014
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per “HE & SK 11” shpk viti 2015-2018
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per “HE & SK 11” shpk viti 2019-2020

  • Buletini i Prokurimeve Publike
    Njoftimi i Tenderit
    Dokumentat Standarde te Tenderit
    Shpallja e Fituesit
    Lidhja e Kontrates Buletini Nr. 146 datë 24 Tetor 2022
    Procesverbal "Për argumentimin dhe miratimin e specifikimeve teknike dhe kritereve për kualifikim"

    Te drejtat e Perdorimit

    Persa kohe nuk percaktohet ndryshe, i gjithe informacioni i ofruar nga Open Procurement Albania ofrohet nen licencat: This material is Open Data