Open Procurement Albania

Ndërtimi i objektit “Godina e Teatrit Tiranë - Faza I-rë

Nje shenim me RedFlag eshte nje fakt, ngjarje, ose grup i rrethanave ose informacione te tjera qe mund te tregojne nje shqetesim apo ekspozim dhe mbi rrezik potencial te pajtueshmerise ligjore per sjellje te paligjshme ose joetike te biznesit, vecanerisht ne lidhje me praktika korruptive dhe mosrespektimit te ligjeve anti-korrupsion.Vleresimi per keto kategori do te behet ne menyre automatike, me filtra analitik te paracaktuar

  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit/Skualifikim i ofertes vlere me e ulet
  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit/ Skualifikim i ofertes vlere me e ulet

Autoritet Prokurues Qeverisja Vendore Tiranë
Institucioni Prokurues Bashkia Tirane
Objekti i Tenderit Ndërtimi i objektit “Godina e Teatrit Tiranë - Faza I-rë

Burimi i financimit: miratuar me VKB Nr. 73, datë 26.07.2022 “Për disa ndryshime në VKB Nr. 166, datë 24.12.2021 të Këshillit Bashkiak “Për miratimin e programit buxhetor afatmesëm 2022-2024 dhe detajimin e buxhetit të Bashkisë së Tiranës për vitin 2022 (e ndryshuar)”.
Nr. Reference REF-44309-10-03-2022
Vlera / Fondi Limit 1 854 828 635,00
Lloji i Kontrates Publike Punë Publike
Lloji i Procedures E hapur, mbi kufirin e lartë monetar
Statusi i Tenderit Lidhur Kontrata
Data e Njoftimit te Tenderit 04-10-2022
Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve 03-11-2022
Data e mbajtjes se tenderit 03-11-2022
Nr. i Operatoreve Konkurues 6
Operatore Konkurues 1.“DON JURGE” shpk
2.“Edurat Çela”
3. BOE “ADMC Internacional” shpk & “ED KONSTRUKSION” shpk
4. BOE “AGI KONS” shpk & “BE - IS” shpk
5. BOE “4 A-M” shpk & “ARKONSTUDIO” shpk
6.“HASTOÇI” shpk
Operator Ekonomik Kontraktues
  • AGI KONS - BE-IS
  • Oferta fituese Leke pa TVSH 1 840 784 139,00
    Data e shpalljes se fituesit 01-12-2022
    Vlera e kontraktuar Leke me TVSH 2208940967
    Data e lidhjes se kontrates 16-12-2022
    Kohezgjatja e kontrates 27 (njëzet e shtatë) muaj kalendarik duke nisur nga data e lidhjes së kontratës.
    Shtese kontrate (Leke me TVSH
    Ankesa Nuk ka pasur ankesa.

    Jane skualifikuar operatoret ekonomike te meposhtem:
    1.DON JURGE shpk, per arsye:
    -nuk ka plotesuar asnje nga kerkesat e percaktuara ne Dokumentat Standart te Tenderit. (pa oferte ekonomike).

    2.Eduart Çela , per arsye:
    - nuk ka plotesuar asnje nga kerkesat e percaktuara ne Dokumentat Standart te Tenderit. (pa oferte ekonomike).

    3. BOE ADMC Internacional shpk & ED KONSTRUKSION shpk, per arsye:
    -“Ed Konstruksion” shpk nuk përmbush kërkesat e pikës 2.3 të Kritereve të Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik.Pas verifikimit të dokumentacionit të dorëzuar në sistemin elektronik të prokurimit për punët e ngjashme rezulton se operatori ekonomik Ed Konstruksion shpk nuk plotëson kërkesat 1/a dhe 1/b, të pikës 2.3 të Kritereve të Veçanta të Kualifikimit, as për një kontratë të vetme dhe as për disa kontrata. Operatori ekonomik Ed Konstruksion shpk duhet te disponojë për përmbushjen e pikës 1, a) nje kontrate te vetme te realizuar ne 5 (pesë) viteve të fundit nga data e shpalljes se njoftimit te kontrates ne shumen totale prej 927,414,317.5 lekë pa TVSH. Pas verifikimit të punëve të ngjashme të paraqitura rezulton se asnjë kontratë nuk e përmbush këtë vlerë e vetme. Për përmbushjen e pikës 1, b), operatori ekonomik Ed Konstruksion Shpk sipas marreveshjes se bashkepunimit duhet te disponojë punë të ngjashme deri ne nje kufi ku vlera monetare totale e punëve të kryera e marrë së bashku gjatë 5 (pesë) viteve të fundit te jete në një vlerë jo më të vogël sa dyfishi i vlerës limit të kontratës që prokurohet sipas perqindjes se marre persiper. Pas verifikimit të punëve të ngjashme të paraqitura nga operatori ekonomik Ed Konstruksion shpk rezulton se vlera totale e kontratave të paraqitura si punë të ngjashme nuk përmbush vlerën e kërkuar.
    -Operatori ekonomik “ADMC Internacional” shpk nuk përmbush kërkesat e pikës 2.3 të Kritereve të Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik .Nga verifikimi i punëve të ngjashme të paraqitura nga operatori ekonomik “ADMC Internacional” shpk rezulton se kontrata e paraqitur si punë e ngjashme nuk përmbush vlerën e kërkuar sipas pika 1, 2.3, të Kritereve të Veçanta të Kualifikimit.
    -Operatori ekonomik “Ed konstruksion” shpk nuk plotëson kërkesat e percaktuara në Kapaciteti ekonomik dhe financiar, pika 1 .Nga verifikimi i dokumentit “Vërtetim”te paraqitur në SPE me nr.T06864063.prot, datë 20.09.2022, rezulton se Operatori ekonomik “Ed konstruksion” shpk nuk përmbush vlerën e kërkuar në asnjë nga vitet e kërkuara 2019, 2020, 2021.
    -Operatori ekonomik “ADMC Internacional” shpk nuk plotëson kërkesat e percaktuara në Kapaciteti ekonomik dhe financiar, pika 1.Nga verifikimi i dokumentit “Vërtetim”, te paraqitur në SPE me nr.T06613163.prot, datë 05.08.2022, rezulton se Operatori ekonomik “ADMC Internacional” shpk nuk përmbush vlerën e kërkuar në asnjë nga vitet e kërkuara 2019, 2020, 2021.
    -Operatori ekonomik ADMC Internacional shpk nuk përmbush pikën 4, të Kritereve të Veçanta të Kualifikimit, të dokumenteve të tenderit, ku kërkohet “Një punësim mesatar i të paktën 220 (dyqind njëzet) personave, të cilët duhet të figurojnë në listpagesat e shoqërisë minimumi per 3 (tre) muajit e fundit te deklaruar nga data e hapjes se ofertave…”, Sipas marrëveshjes së bashkëpunimit operatori ekonomik ADMC Internacional shpk ka marrë përsiper 30.24 % te punimeve, per rrjedhjoje duhet te kete minimumi 66 punonjes. Nga verifikimi i deklarimit të bërë në formularin përmbledhës të vetëdeklarimit rezulton se operatori ekonomik ADMC Internacional shpk ka deklaruar se numri i punonjësve për Korrik – Shtator 2022 është mesatarja 12 persona. Për rrjedhojë nuk përmbuh kërkesat e dokumenteve të tenderit.
    -Operatori ekonomik “Ed Konstruksion” shpk nuk përmbush pikën 4, të Kritereve të Veçanta të Kualifikimit, të dokumenteve të tenderit, ku kërkohet “Një punësim mesatar i të paktën 220 (dyqind njëzet) personave, të cilët duhet të figurojnë në listpagesat e shoqërisë minimumi per 3 (tre) muajit e fundit te deklaruar nga data e hapjes se ofertave…”, Nga verifikimi i deklarimit të bërë në formularin përmbledhës të vetëdeklarimit rezulton se operatori ekonomik “Ed Konstruksion” shpk nuk ka deklaruar numrin e punonjësve të kërkuar.
    - Bashkimi i operatoreve ekonomik “ADMC Internacional” shpk & “Ed Konstruksion” shpk, nuk plotëson pikën 6, të Kritereve te Veçanta te Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, ku percaktohet se: Operatori pjesëmarrës duhet te kenë të punësuar staf inxhinierik për kryerjen e të gjitha punimeve në objekt, te perfshire ne licensen e shoqerise ose pajisur me license individuale, të vërtetuar me kontratë pune të vlefshme, librezë pune, diplomë përkatëse si dhe të figurojnë ne listpagesat e shoqërisë minimumi per 3 (tre) muajit e fundit te deklaruar nga data e hapjes se ofertave.
    -Operatori ekonomik “ADMC Internacional” shpk nuk përmbush Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, konkretisht, pika 1, germa c lidhur me plotësimin e Formularit Përmbledhës të Vetëdeklarimit, sipas shtojcës 8. Nga verifikimi i formularit përmbledhës të vetëdeklarimit, Deklarata B, “Për nënkontraktorët dhe subjektet në kapacitetet, e të cilave do të mbështetet Operatori Ekonomik”, rezulton se operatori ekonomik nuk ka deklaruar në kolonën përkatëse përqindjen e nënkontraktimit të shoqërisë Rizzani de Eccher, të deklaruar në këtë procedurë si nënkontraktor.
    -Operatori ekonomik “Ed Konstruksion” shpk nuk përmbush Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, konkretisht, pika 1, germa c, lidhur me plotësimin e Formularit Përmbledhës të Vetëdeklarimit, sipas shtojcës 8. Nga verifikimi i formularit përmbledhës të vetëdeklarimit, Deklarata B, “Për nënkontraktorët dhe subjektet në kapacitetet, e të cilave do të mbështetet Operatori Ekonomik”, rezulton se operatori ekonomik nuk ka deklaruar në kolonën përkatëse përqindjen e nënkontraktimit të shoqërisë Rizzani de Eccher, të deklaruar në këtë procedurë si nënkontraktor.
    -Bashkimi i operatoreve ekonomik “ADMC Internacional” shpk & “Ed Konstruksion” shpk, nuk ploteson piken 7, të Kritereve të Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik Nga verifikimi i formularit përmbledhës të vetëdeklarimit, paraqitur në sistemin elektronik të prokurimit, rezulton se bashkimi i operatorëve ekonomik “ADMC Internacional & Ed Konstruksion” shpk, nuk ka deklaruar 1 (një) Teknik mekanik, 1 (një) punonjes hidraulik, 3 (tre) punonjës elektriçist dhe 1 (një) punonjes hidroizolues.
    -Operatori ekonomik “ADMC Internacional” shpk, nuk plotëson pikën 12, të Kritereve të Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik ku përcaktohet se: Operatori ekonomik duhet të paraqesë menaxhimit të Sigurisë së Qarkullimit Rrugor ISO 39001-2012 (e vlefshme) e akredituar nga DPA ose nga Organizma Ndërkombëtarë Akreditues, të njohur nga Republika e Shqipërisë”, pasi nga verifikimi në sistemin elektronik të prokurimit rezulton se operatori ekonomik “ADMC Internacional” shpk, nuk ka paraqitur çertifikaten ISO 39001:2012.

    4.HASTOÇI shpk, per arsye:
    - nuk plotëson gërmën “b” të Kritereve të Veçanta të Kualifikimit të Dokumenteve Standarte te Tenderit: “Sigurimin e Ofertës, sipas Shtojcës 3…” pasi nga verifikimi i dokumenteve të dorëzuara në sistemin elektronik të prokurimit rezulton se Operatori ekonomik “Hastoçi” shpk nuk ka paraqitur Sigurimin e ofertës.
    - nuk plotëson pikën 1, Kapaciteti teknik, të Dokumenteve Standarte te Tenderit: “Kopje të deklarimit të xhiros vjetore gjatë 3 (tri) viteve të fundit financiare (2019, 2020, 2021) lëshuar nga Autoriteti përkatës, ku vlera e xhiros për të paktën një nga vitet e periudhës së kërkuar duhet të jetë jo më e vogël se 3,709,657,270 (tre miliard e shtatëqind e nëntë milion e gjashtëqind e pesëdhjetë e shtatë mijë e dyqind e shtatëdhjetë) lekë pa TVSH. …”, pasi nga verifikimi i dokumentit “Vërtetim” Nr. T07221084 Prot., datë 11.11.2022, dorëzuar në sistemin elektronik të prokurimit, rezulton se Operatori ekonomik “HASTOCI” shpk nuk përmbush vlerën e kërkuar të xhiros në asnjë nga vitet e kërkuara 2019, 2020, 2021.
    -nuk plotëson pikën 4, Kapaciteti teknik, të Dokumenteve Standarte te Tenderit për: “Një punësim mesatar i të paktën 220 (dyqind njëzet) personave, të cilët duhet të figurojnë në listpagesat e shoqërisë minimumi per 3 (tre) muajit e fundit te deklaruar nga data e hapjes se ofertave vërtetuar me. …”, pasi ne Formularin Përmbledhës të Vetëdeklarimit është deklaruar një numër mesatar punonjësish prej 175 punonjësish, çka bie në kundërshtim me kërkesat e përcaktuara në dokumenetet e tenderit.
    -nuk plotëson pikën 6, të Kapacitetit Teknik, të Dokumenteve Standarte te Tenderit: “ Operatori pjesëmarrës duhet te kenë të punësuar staf inxhinierik për kryerjen e të gjitha punimeve në objekt, te perfshire ne licensen e shoqerise ose pajisur me license individuale, të vërtetuar me kontratë pune të vlefshme, librezë pune, diplomë përkatëse si dhe të figurojnë ne listpagesat e shoqërisë minimumi per 3 (tre) muajit e fundit te deklaruar nga data e hapjes se ofertave.
    -nuk plotëson pikën 10, të Kapacitetit Teknik, të Dokumenteve Standarte te Tenderit: “Operatori ekonomik ofertues duhet të paraqesë autorizim prodhuesi ose distributori. Në rast paraqitje autorizim distributori duhet të paraqitet kontrata ose dokumenti i angazhimit midis prodhuesit dhe distributorit, për materialet elektrike, tuba, hidroizolues. Per materialet e kerkuara OE duhet te paraqese katalogun/et ose skedat teknike të prodhuesit/ve, ku të specifikohen materialet që do të ofrohen si dhe te paraqiten çertifikatë/deklaratë konfirmiteti CE, certifikatat e cilesise ose raportet e testimit nga laboratorë të akredituar, me qëllim përmbushjen e standarteve të kërkuara ne Specifikimet teknike” pasi nga verifikimi i dokumenteve të paraqitura në sistemin elektronik të prokurimit rezulton se operatori ekonomik “Hastoçi” shpk nuk ka paraqitur autorizim prodhuesi ose distributori.
    -nuk plotëson pikën 11, të Kapacitetit Teknik, të Dokumenteve Standarte te Tenderit: “Operatori ekonomik duhet të paraqesë grafikun e punimeve të detajuar sipas zërave të preventivit (Bashkëlidhur DST) të shprehur në afatin kohor të përcaktuar në dokumentat e tenderit për 27 (njëzet e shtatë) muaj kalendarike…” pasi nga verifikimi i dokumenteve të paraqitura në sistemin elektronik të prokurimit rezulton se operatori ekonomik “Hastoçi” shpk nuk ka paraqitur grafikun e punimeve.
    - nuk plotëson gërmën “a” të pikës 12, të Kapacitetit Teknik, të Dokumenteve Standarte te Tenderit: Operatori ekonomik duhet të paraqesë certifikatat si më poshtë: Çertifikatën e menaxhimit të cilësisë ISO 9001:2015 (e vlefshme) e akredituar nga DPA ose nga Organizma Ndërkombëtarë Akreditues, të njohur nga Republika e Shqipërisë. Në rastet e Bashkimit të Operatorëve ekonomik, çdo anëtar i grupit duhet të paraqesë Çertifikatën ISO 9001:2015”, pasi nga verifikimi i dokumenteve të paraqitura në sistemin elektronik të prokurimit rezulton se operatori ekonomik “Hastoçi” shpk nuk ka paraqitur Çertifikatën ISO 9001:2015.
    -nuk plotëson gërmën “b” të pikës 12, të Kapacitetit Teknik, të Dokumenteve Standarte te Tenderit: “Operatori ekonomik duhet të paraqesë certifikatat si më poshtë: Çertifikatën e menaxhimit të cilësisë ISO 14001-2015 (e vlefshme) e akredituar nga DPA ose nga Organizma Ndërkombëtarë Akreditues, të njohur nga Republika e Shqipërisë. Në rastet e Bashkimit të Operatorëve ekonomik, çdo anëtar i grupit duhet të paraqesë Çertifikatën ISO 14001-2015”. pasi nga verifikimi i dokumenteve të paraqitura në sistemin elektronik të prokurimit rezulton se operatori ekonomik “Hastoçi” shpk nuk ka paraqitur Çertifikatën ISO 14001-2015.
    -nuk plotëson gërmën “c” të pikës 12, të Kapacitetit Teknik, të Dokumenteve Standarte te Tenderit: “Operatori ekonomik duhet të paraqesë certifikatat si më poshtë: Çertifikatën e menaxhimit të sigurisë dhe shëndetit ISO 45001-2018, (e vlefshme) e akredituar nga DPA ose nga Organizma Ndërkombëtarë Akreditues, të njohur nga Republika e Shqipërisë. Në rastet e Bashkimit të Operatorëve ekonomik, çdo anëtar i grupit duhet të paraqesë Çertifikatën ISO 45001-2018”. pasi nga verifikimi i dokumenteve të paraqitura në sistemin elektronik të prokurimit rezulton se operatori ekonomik “Hastoçi” shpk nuk ka paraqitur Çertifikatën ISO 45001-2018.
    - nuk plotëson gërmën “d” të pikës 12, të Kapacitetit Teknik, të Dokumenteve Standarte te Tenderit: Operatori ekonomik duhet të paraqesë certifikatat si më poshtë Çertifikatën e menaxhimit të Sigurisë së Qarkullimit Rrugor ISO 39001-2012 (e vlefshme) e akredituar nga DPA ose nga Organizma Ndërkombëtarë Akreditues, të njohur nga Republika e Shqipërisë. Në rastet e Bashkimit të Operatorëve ekonomik, çdo anëtar i grupit duhet të paraqesë Çertifikatën ISO 39001-2012. pasi nga verifikimi i dokumenteve të paraqitura në sistemin elektronik të prokurimit rezulton se operatori ekonomik “Hastoçi” shpk nuk ka paraqitur Çertifikatën ISO 39001-2012.
    - nuk plotëson gërmën “e” të pikës 12, të Kapacitetit Teknik, të Dokumenteve Standarte te Tenderit: Operatori ekonomik duhet të paraqesë certifikatat si më poshtë: “Çertifikatën e menaxhimit te energjise ISO 50001-2011 (e vlefshme) e akredituar nga DPA ose nga Organizma Ndërkombëtarë Akreditues, të njohur nga Republika e Shqipërisë. Në rastet e Bashkimit të Operatorëve ekonomik, certifikata ISO 50001-2011 do te paraqitet nga Operatori ekonomik që në bazë të marrëveshjes së bashkëpunimit do të marrë përsipër realizimin e zërave te punimeve elektrike sipas preventivit”, pasi nga verifikimi i dokumenteve të paraqitura në sistemin elektronik të prokurimit rezulton se operatori ekonomik “Hastoçi” shpk nuk ka paraqitur Çertifikatën ISO 50001-2011.
    Arsyeja e Anulimit
    Shenime
    Transaksione Thesari
  • Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per AGI KONS viti 2012-2013
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per AGI KONS viti 2014
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per AGI KONS viti 2015-2018
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per AGI KONS viti 2019-2020

    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per BE-IS viti 2012-2013
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per BE-IS viti 2014
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per BE-IS viti 2015-2018
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per BE-IS viti 2019-2020
  • Buletini i Prokurimeve Publike
    Njoftimi i Tenderit
    Dokumentat Standarde te Tenderit
    Specifikim Teknik
    Preventiv
    Shpallja e Fituesit
    Lidhja e Kontrates Buletini Nr. 176 datë 27 Dhjetor 2022
    Procesverbal "Për argumentimin dhe miratimin e specifikimeve teknike dhe kritereve për kualifikim"
    Procesverbal "Per argumentimin e realizimit të procedures ne nje kontrate "
    Grafiku i Punimeve
    Projekti Arkitektonik
    Ndricimi i Produksionit
    Projekti i Ajrit te kondicionuar
    Projekti Mbrojtja ndaj zjarrit
    Raporti Arkitektonik
    Raporti Struktural
    Relacioni Akustik
    Specifikime te Pergjithshme te Inxhinierise se skenes
    Tabelat e Hekurit
    Projekti Inxhinierik i Skenes
    Plani i largimit te ujerave te shiut
    1307_FND_STR_DWG_35B_1 - 35b
    Raporti Arkitektonik 1
    1307_FND_STR_DWG_101_0 - 101
    Zeri dhe komunikimet
    RILEVIM TOPOGRAFIK
    Raport Arkitektonik 2
    Raport Arkitektonik 3
    Projekti Hidrosanitar
    Analiza e ndricimit
    Plani i Organizimit te Punimeve
    1307_FND_STR_DWG_50_1-23-S-50_18
    1307_FND_STR_DWG_49-1-_20-S-49_18
    1307_FND_STR_DWG_49-1-_20-S-49_13
    1307_FND_STR_DWG_49-1-_20-S-49_11
    1307_FND_STR_DWG_41_1-S-41_1
    1307_FND_STR_DWG_36A_1 - 36a
    1307_FND_STR_DWG_35A_1 - 35a_1
    1307_FND_STR_DWG_21_1 (shkalle D) -
    1307_FND_STR_DWG_20_1 (shkalle C) -
    1307_FND_STR_DWG_11_1 (+13.89 plan)
    1307_FND_STR_DWG_05_2 (-5.6 plan) -
    1307_FND_STR_DWG_03_1 (excav phases
    1307_FND_STR_DWG_79_0 - 79
    1307_FND_STR_DWG_77_0 - 77
    1307_FND_STR_DWG_72_0 - 72
    S 32 A-0
    S.50.6
    S-49-3
    S-50-3
    S-50-12
    S-50-19
    35C
    47
    60
    62
    90

    Te drejtat e Perdorimit

    Persa kohe nuk percaktohet ndryshe, i gjithe informacioni i ofruar nga Open Procurement Albania ofrohet nen licencat: This material is Open Data