Open Procurement Albania

Rikualifikim urban i bllokut kufizuar nga rrugët 3 Dëshmorët - Rexhep Shala - Joaklin Persi

Nje shenim me RedFlag eshte nje fakt, ngjarje, ose grup i rrethanave ose informacione te tjera qe mund te tregojne nje shqetesim apo ekspozim dhe mbi rrezik potencial te pajtueshmerise ligjore per sjellje te paligjshme ose joetike te biznesit, vecanerisht ne lidhje me praktika korruptive dhe mosrespektimit te ligjeve anti-korrupsion.Vleresimi per keto kategori do te behet ne menyre automatike, me filtra analitik te paracaktuar

  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit/Skualifikim i ofertes vlere me e ulet
  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit/ Skualifikim i ofertes vlere me e ulet

Autoritet Prokurues Qeverisja Vendore Tiranë
Institucioni Prokurues Bashkia Tirane
Objekti i Tenderit Rikualifikim urban i bllokut kufizuar nga rrugët 3 Dëshmorët - Rexhep Shala - Joaklin Persi
Nr. Reference REF-51662-12-01-2022
Vlera / Fondi Limit 195 441 496,00
Lloji i Kontrates Publike Punë Publike
Lloji i Procedures Procedurë e Hapur
Statusi i Tenderit Lidhur Kontrata
Data e Njoftimit te Tenderit 02-12-2022
Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve 19-12-2022
Data e mbajtjes se tenderit 19-12-2022
Nr. i Operatoreve Konkurues 15
Operatore Konkurues 1.“ALBA KONSTRUKSION” shpk
2.“KTHELLA” shpk
3.“ALBAVIA” shpk
4.“S I R E T A 2F” shpk
5.BOE “L.T.E CONSTRUCTION” shpk & “SHKELQIMI 07” shpk
6.BOE “BE - IS” SH.P.K & “ERGI” shpk
7.BOE “METEO”.SH.p.k & “Shendelli” shpk
8.“CURRI” shpk
9.“PE - VLA - KU” shpk
10.“VELLEZERIT HYSA” shpk
11.“ULZA” shpk
12.“ED KONSTRUKSION” shpk
13.“BAMI” shpk
14.“AGRI CONSTRUCTION” shpk
15. BOE “DENIS-05” shpk & “EUROKOS HOLDING SH.P.K. DEGA NE SHQIPERI” shpk
Operator Ekonomik Kontraktues
  • BE-IS sh.p.kE - Ergi sh.p.k
  • Oferta fituese Leke pa TVSH 153 982 269,00
    Data e shpalljes se fituesit 06-02-2023
    Vlera e kontraktuar Leke me TVSH 184778723
    Data e lidhjes se kontrates 28-02-2023
    Kohezgjatja e kontrates 12 (dymbëdhjetë) muaj kalendarik duke nisur nga data e lidhjes së kontratës.
    Shtese kontrate (Leke me TVSH
    Ankesa Nuk ka pasur ankesa.

    Jane skualifikuar operatoret ekonomike te meposhtem:
    1.“ALBA KONSTRUKSION” shpk , per arsye:
    - nuk potëson pikën 4 të kapacitetit teknik të Dokumenteve Standarte të Tenderit: “Operatori ekonomik duhet te kete nje punesim mesatar….” pasi stafi inxhinierk dhe teknik rezulton i angazhuar ne kontarten e lidhur me Bashkine Tirane, me objekt “Rikonstruksioni i rrugës “Agallarëve” e cila i vazhdon efektet ligjore, teknike dhe financiare.
    - nuk potëson pikën 13 të kapacitetit teknik të Dokumenteve Standarte të Tenderit: “Dëshmi për mjetet e pajisjet teknike, që ka në dispozicion apo mund ti vihen në dispozicion operatorit ekonomik, që nevojiten për ekzekutimin e kontratës…..” pasi mjetet rezultojne te angazhuar ne kontarten e lidhur me Bashkine Tirane, me objekt “Rikonstruksioni i rrugës “Agallarëve” e cila i vazhdon efektet ligjore, teknike dhe financiare c ka bie ndë kundërshtim edhe me kërkesën e gërmës “g” , “Operatori ekonomik duhet të paraqesë një deklaratë me anë të së cilës deklaron se mjetet dhe pajisjet e deklaruara nuk janë të angazhuara në kontrata të tjera dhe nuk jane te deklaruara ne procedurat te shpallura fitues nga Autoriteti Kontraktor, Bashkia Tirane”.

    2.“ALBAVIA” shpk, per arsye:
    -nuk potëson pikën 4 të kapacitetit teknik të Dokumenteve Standarte të Tenderit: “Operatori ekonomik duhet te kete nje punesim mesatar….” pasi stafi inxhinierk dhe teknik rezulton i angazhuar ne proceduren me me objekt “Rikualifikimi urban i zonës “Rikualifikimi i bllokut dhe degëzimeve për rrugët: “Nikoll Mekjashi”-“Shyqyri Basha”-“Kostandin Shpataraku”-“Minella Karajani”-“Bajazit Shehu” për të cilin është shpallur fitues nga Autoriteti Kontraktor, Bashkia Tiranë.
    - nuk potëson pikën 14 të kapacitetit teknik të Dokumenteve Standarte të Tenderit: “Dëshmi për mjetet e pajisjet teknike, që ka në dispozicion apo mund ti vihen në dispozicion operatorit ekonomik, që nevojiten për ekzekutimin e kontratës…..” pasi mjetet rezultojne te i angazhuar ne proceduren me me objekt “Rikualifikimi i bllokut dhe degëzimeve për rrugët: “Nikoll Mekjashi”-“Shyqyri Basha”-“Kostandin Shpataraku”-“Minella Karajani”-“Bajazit Shehu” për të cilin është shpallur fitues nga Autoriteti Kontraktor, Bashkia Tiranë. çka bie ndë kundërshtim edhe me kërkesën e gërmës “g”, “Operatori ekonomik duhet të paraqesë një deklaratë me anë të së cilës deklaron se mjetet dhe pajisjet e deklaruara nuk janë të angazhuara në kontrata të tjera dhe nuk janë të deklaruara në procedurat të shpallura fitues nga Autoriteti Kontraktor, Bashkia Tiranë”.

    3.“S I R E T A 2F” shpk, per arsye:
    - nuk potëson pikën 4 të kapacitetit teknik të Dokumenteve Standarte të Tenderit: “Operatori ekonomik duhet te kete nje punesim mesatar….” pasi stafi inxhinierk dhe teknik rezulton i angazhuar ne proceduren me me objekt “Rikualifikimi i bllokut që kufizohet nga rrugët Teodor Keko, Tom Plezha, Mikel Maruli dhe Loni Ligori” për të cilin është shpallur fitues nga Autoriteti Kontraktor, Bashkia Tiranë.
    - shpk nuk potëson pikën 14 të kapacitetit teknik të Dokumenteve Standarte të Tenderit: “Dëshmi për mjetet e pajisjet teknike, që ka në dispozicion apo mund ti vihen në dispozicion operatorit ekonomik, që nevojiten për ekzekutimin e kontratës…..” pasi mjetet rezultojne te i angazhuar ne proceduren me me objekt “Rikualifikimi i bllokut që kufizohet nga rrugët Teodor Keko, Tom Plezha, Mikel Maruli dhe Loni Ligori” për të cilin është shpallur fitues nga Autoriteti Kontraktor, Bashkia Tiranë. çka bie ndë kundërshtim edhe me kërkesën e gërmës “g” , “Operatori ekonomik duhet të paraqesë një deklaratë me anë të së cilës deklaron se mjetet dhe pajisjet e deklaruara nuk janë të angazhuara në kontrata të tjera dhe nuk jane te deklaruara ne procedurat te shpallura fitues nga Autoriteti Kontraktor, Bashkia Tirane”.

    4. BOE L.T.E CONSTRUCTION” shpk & “SHKELQIMI 07” shpk, per arsye:
    - Operatori ekonomik “SHKELQIMI 07” shpk nuk ka deklaruar në shtojcën 8, 1(një) specialist “Ekspert Zjarrfikës në fushën e mbrojtjes nga zjarri dhe për shpetimin”, gjë e cila bie në kundërshtim me kriteret e veçanta të kualifikimit te DST pikën 6 të kapacitetit teknik ku citohet se: Operatori/et ekonomik duhet të kenë në stafin e tyre personel të kualifikuar/çertifikuar si: Operatori/et ekonomik duhet të kenë në stafin e tyre personel të kualifikuar/çertifikuar si: Operatori/ët ekonomik duhet të ketë në stafin e tij 1(nje) specialist Ekspert Zjarrfikës ne fushën e mbrojtjes nga zjarri dhe për shpëtimin në përputhje me klauzolat Ligjit Nr.152/2015... (Në rastin e Bashkimit të Operatorëve ekonomikë, secili prej Operatorëve duhet të ketë pjesë të stafit të tij 1 (një) specialist Ekspert Zjarrfikes ne fushen e mbrojtjes nga zjarri dhe per shpetimin) .
    Operatori ekonomik “SHKELQIMI 07” shpk nuk ka deklaruar në shtojcën 8, 1 (një) punonjës i pajisur me çertifikatë “Ekspert për ndihmën e parë dhe ndërhyrjen ndaj emergjencave” si dhe 2 (dy) punonjës me çertifikatë "Përgjegjës për sigurinë dhe mbrojtjen e shendetit në punë” gjë e cila bie në kundërshtim me kriteret e veçanta të kualifikimit te DST piken 7 te kapacitetit teknik ku citohet se: Operatori/et ekonomik duhet të kenë në stafin e tyre personel të kualifikuar/çertifikuar si: Operatori/et ekonomik duhet të kenë në stafin e tyre personel të kualifikuar/çertifikuar si:
    a) 1 (një) punonjes i pajisur me çertifikate “Ekspert për ndihmën e parë dhe ndërhyrjen ndaj emergjencave”…(Në rastin e Bashkimit të Operatorëve ekonomikë, secili prej Operatorëve duhet të ketë pjesë të stafit të tij 1 (një) punonjës "Ekspert për ndihmën e parë dhe ndërhyrjen ndaj emergjencave”).
    b) 2 (dy) punonjës me çertifikatë "Përgjegjës për sigurinë dhe mbrojtjen e shendetit në punë” në përputhje me klauzolat e Ligjit Nr.10327 datë 18/02/2010 "Për sigurinë dhe shëndetin në punë”… (Në rastin e Bashkimit të Operatorëve ekonomikë, secili prej Operatorëve duhet të ketë pjesë të stafit të tij 2 (dy) punonjës "Përgjegjës për sigurinë dhe mbrojtjen e shendetit në punë”).

    5.“METEO”.SH.p.k & “Shendelli” shpk, per arsye:
    - Operatori ekonomik “METEO” shpk nuk plotëson kriteret e veçanta të kualifikimit të DST pikën 3, të kapacitetit teknik ku citohet se: “Operatori ekonomik duhet të përcaktojë me anë të një deklaratë Drejtuesin Teknik të punimeve në objekt, i cili duhet të jetë i përfshirë në liçencën e shoqërisë dhe të deklaroje se nuk është i angazhuar në kontrata të tjera dhe do të jetë i pranishëm gjatë gjithë kohës që do të kryhen punimet në objekt, shoqëruar me dokumentacionin e mëposhtme......” Nga verifikimi dokumentacionit te paraqitura ne sistemin elektronik te prokurimit rezultoi se Operatori ekonomik “METEO” shpk ka paraqitur deklaraten per Drejtuesin Teknik te punimve ne objekt me inicialet Q.S, me profesion Inxhinier Elektrik, cka bie ne kundershtim me Udhezimin Nr.2, date 13.05.2005, Kreu I, pika 2.1, paragrafi 2, ku citohet se: “Për vepra me vlerë të plotë, të preventuar mbi 30 000 000 (tridhjetë milionë) lekë, përgjegjësi teknik i kantierit është rezident, me kohë pune të plotë në objekt dhe i diplomuar në inxhinieri ndërtimi”.
    - Operatori ekonomik “Shendelli” shpk nuk plotëson kriteret e veçanta të kualifikimit te DST piken 3, te kapacitetit teknik ku citohet se: “Operatori ekonomik duhet të përcaktojë me anë të një deklaratë Drejtuesin Teknik të punimeve në objekt, i cili duhet të jetë i përfshirë në liçencën e shoqërisë dhe të deklaroje se nuk është i angazhuar në kontrata të tjera dhe do të jetë i pranishëm gjatë gjithë kohës që do të kryhen punimet në objekt, shoqeruar me dokumentacionin e mëposhtme.....”Nga verifikimi dokumentacionit te paraqitura ne sistemin elektronik te prokurimit rezultoi se Operatori ekonomik “Shendelli” shpk ka paraqitur deklaraten per Drejtuesin Teknik të punimeve në objekt me inicialet TH.LL, me profesion Inxhinier Gjeolog, çka bie në kundershtim me Udhezimin Nr.2, date 13.05.2005, Kreu I, pika 2.1, paragrafi 2, ku citohet se: “Për vepra me vlerë të plotë, të preventuar mbi 30 000 000 (tridhjetë milionë) lekë, përgjegjësi teknik i kantierit është rezident, me kohë pune të plotë në objekt dhe i diplomuar në inxhinieri ndërtimi”.

    6.“PE - VLA - KU” shpk, per arsye:
    - nuk ploteson kriteret e veçanta të kualifikimit te DST piken 5, te kapacitetit teknik.
    - nuk ploteson kriteret e veçanta të kualifikimit te DST piken 7/b, te kapacitetit teknik.Nga verifikimi formularit permbledhes te vetedeklarimit, te paraqitur nga operatori ekonomik “PE - VLA - KU” shpk rezulton se ka deklaruar 1 (një) punonjës "Përgjegjës për sigurinë dhe mbrojtjen e shendetit në punë nga 2 (dy) punonjës "Përgjegjës për sigurinë dhe mbrojtjen e shendetit në punë”, te kerkuar ne Dokumentet Standarte te Tenderit.
    -nuk ploteson kriteret e veçanta të kualifikimit te DST piken 7/a, te kapacitetit teknik.
    - nuk ploteson kriteret e veçanta të kualifikimit te DST piken 8, te kapacitetit teknik.
    - nuk permbush kerkesat e percaktuara ne piken 14, Kapaciteti Teknik, Kriteret e Vecanta te Kualifkimit, ne DST.Nga verifikimi i formularit permbledhes te vetedeklarimit, ne shtojcen e makinerive rezulton se operatori ekonomik “PE-VLA-KU” shpk ka deklaruar 1 (nje) Autobitumatrice nga 2 (dy) Autobitumatrice te kekruar ne Dokumentet Stanadarte te Tenderit.
    Nga verifikimi i formularit permbledhes te vetedeklarimit, ne shtojcen e makinerive rezulton se operatori ekonomik “PE - VLA - KU” shpk ka deklaruar 1 (nje) Asfatoshtruese nga 2 (dy) Asfatoshtruese te kekruar ne Dokumentet Stanadarte te Tenderit.
    Nga verifikimi i formularit permbledhes te vetedeklarimit, ne shtojcen e makinerive rezulton se operatori ekonomik “PE - VLA - KU” shpk nuk ka deklaruar asnje mjet Kamioncine me kapacitet mbajtes 3.5-5 Ton nga 3 (tre) Kamioncine me kapacitet mbajtes 3.5-5 Ton te kekruar ne Dokumentet Stanadarte te Tenderit.

    7.“VELLEZERIT HYSA” shpk, per arsye:
    - nuk ploteson kriteret e veçanta të kualifikimit te DST piken 14, te kapacitetit teknik, pasi ka deklaruar Autovinc minimumi 5 Ton me qera nga data 19.12.2022 deri në përfundim të plotë të objektit, për të cilën nuk ka deklaruar Nr. E kontrates së qerasë (noterisë) sipas formatit të kërkuar përkatësisht në shtojcën 8 të DST.
    -nuk ploteson kriteret e veçanta të kualifikimit te DST piken 14, te kapacitetit teknik pasi ka deklaruar Fadrome me goma me qera nga data 19.12.2022 deri në përfundim të plotë të objektit, për të cilën nuk ka deklaruar Nr. E kontrates së qerasë (noterisë) sipas formatit të kërkuar përkatësisht në shtojcën 8 të DST.
    - nuk ploteson kriteret e veçanta të kualifikimit te DST piken 14, te kapacitetit teknik pasi në shtojcën Nr.8 ka deklaruar vetëm 1 prej mjeteve të kërkuar si më lart përkatësisht: Autobitumatrice me targë AA690UG.
    - nuk ploteson kriteret e veçanta të kualifikimit te DST piken 14, te kapacitetit teknik pasi ka deklaruar Autobetoniere me qera nga data 19.12.2022 deri në përfundim të plotë të objektit, për të cilën nuk ka deklaruar Nr. E kontrates së qerasë (noterisë) sipas formatit të kërkuar përkatësisht në shtojcën 8 të DST.

    8.“ULZA” shpk, per arsye:
    -nuk ploteson kriteret e veçanta të kualifikimit te DST pika 7/b, Formularin Përmbledhës të Vetëdeklarimit, sipas shtojcës 8; Operatori/et ekonomik duhet të kenë në stafin e tyre personel të kualifikuar/çertifikuar si: 2 (dy) punonjës me çertifikatë "Përgjegjës për sigurinë dhe mbrojtjen e shendetit në punë” në përputhje me klauzolat e Ligjit Nr.10327 datë 18/02/2010 "Për sigurinë dhe shëndetin në punë”…. pasi ka deklaruar vetem 1 punonjës me çertifikatë "Përgjegjës për sigurinë dhe mbrojtjen e shendetit në punë” nga 2 të kërkuar.

    9. BOE “DENIS-05” shpk & “EUROKOS HOLDING SH.P.K. DEGA NE SHQIPERI” shpk per arsye:
    - Operatori ekonomik “DENIS-05” shpk nuk ploteson kriteret e veçanta të kualifikimit te DST piken 5, te kapacitetit teknik ku citohet se: Operatorët ekonomik pjesëmarrës duhet te kenë të punësuar staf inxhinierik për kryerjen e të gjitha punimeve në objekt, te përfshirë në liçensën e shoqërise, të vërtetuar me kontratë pune të vlefshme, librezë pune, diplomë përkatëse si dhe të figurojnë në listpagesat e shoqërisë minimumi për 3 (tre) muajit e fundit të deklaruar nga data e hapjes se ofertave, Pas verifikimit të shtojcës 8 Formularin e vetëdeklarimit stafi inxhinerik rezulton i angazhuar ne objektin e prokurimit “Ndërhyrje për reduktimin e riskut nga fatkeqeësitë natyrore dhe mbrojtjen civile”, kontrata per lotet IV, X dhe XIII.
    - Operatori ekonomik “DENIS-05” shpk nuk ploteson kriteret e veçanta të kualifikimit te DST piken 14, te kapacitetit teknik ku citohet se: Dëshmi për mjetet e pajisjet teknike, që ka në dispozicion apo mund ti vihen në dispozicion operatorit ekonomik, që nevojiten për ekzekutimin e kontratës (Shtojca 8).... Operatori ekonomik duhet të paraqesë një deklaratë me anë të së cilës deklaron se mjetet dhe pajisjet e deklaruara nuk janë të angazhuara në kontrata të tjera dhe nuk jane te deklaruara ne procedurat te shpallura fitues nga Autoriteti Kontraktor, Bashkia Tirane.

    10.“KTHELLA” shpk , per arsye:
    - Në mbështetje të Ligjit Nr.162 datë 23.12.2020 “Për Prokurimin Publik”, Neni 93, si dhe të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 285, datë 19.05.2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, Kreu X, Neni 82, pika 4, rezultoi se oferta e paraqitur nga operatori ekonomik “Kthella” shpk është me cmim Anomalisht te Ulët.
    -Operatori ekonomik “Kthella” shpk, nuk dorëzoi dokumentacionin e kërkuar nëpërmjet sistemit elektronik të prokurimeve, çka bie në kundërshtim me Nenit 93, pika 1 të Ligjit Nr.162/2020 “Për Prokurimin Publik” si dhe në mbështetje të Kreut X, Neni 82, pika 4 të VKM-së Nr.285 datë 19.05.2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik.
    Arsyeja e Anulimit
    Shenime
    Transaksione Thesari
  • Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per BE-IS sh.p.kE viti 2012-2013
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per BE-IS sh.p.kE viti 2014
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per BE-IS sh.p.kE viti 2015-2018
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per BE-IS sh.p.kE viti 2019-2020

    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per Ergi sh.p.k viti 2012-2013
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per Ergi sh.p.k viti 2014
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per Ergi sh.p.k viti 2015-2018
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per Ergi sh.p.k viti 2019-2020
  • Buletini i Prokurimeve Publike
    Njoftimi i Tenderit
    Dokumentat Standarde te Tenderit
    Specifikim Teknik
    Raport Teknik
    Preventiv
    Shpallja e Fituesit
    Lidhja e Kontrates Buletini Nr. 21 datë 6 Mars 2023
    Procesverbal "Per argumentimin dhe miratimin e specifikimeve teknike dhe kritereve per kualifikim"
    Grafiku i Punimeve
    Raport Paraprak i Vleresimit te Ndikimit ne Mjedis
    Raport Gjeologo-Inxhinierik
    LLOGARITJE NDRICIMI, PROJEKT ZBATIM
    Raport Topografik
    Projekti

    Te drejtat e Perdorimit

    Persa kohe nuk percaktohet ndryshe, i gjithe informacioni i ofruar nga Open Procurement Albania ofrohet nen licencat: This material is Open Data