Ankesa |
Nuk ka pasur ankesa. Janë skualifikur ofertuesit e mëposhtëm : Operatori ekonomik “Graphic Line-01” shpk s’kualifikohet. Përkatësisht për arsyet e mëposhtme: Shoqeria Graphic Line-01 ka paraqitur vetëm Makineri shtypi Offset 4 color(pika 2), makineri për prerje letre (pika 4) dhe makineri të printimit Outdoor jo më të vogël në format se 2.2 m (pika 8),ndërkohë që nuk ka paraqitur asnjë makineri tjetër sipas përcaktimit të bërë në pikat 1,3,5,6,7,9,10 te kapacitetit teknik, duke mos plotësuar kështu kriteret e vecanta për kualifikim,konkretisht pikën 2.2 ( kapaciteti teknik). Në këtë mënyrë shoqëria bie në kundërshtim me nenin 46, pika 1 të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar, parashikohet se: “Operatorët ekonomikë, për të marrë pjesë në procedurat e prokurimit, duhet të kualifikohen, pasi të kenë përmbushur të gjitha kriteret që autoriteti kontraktor i vlerëson të nevojshme, për sa kohë që ato janë në përpjestim me natyrën dhe përmasat e kontratës që do të prokurohen dhe jodiskriminuese” dhe në vijim të këtij neni pikën 2 gërma (b) ku përcaktohet se: “operatorët ekonomikë vërtetojnë se zotërojnë kualifikimet e nevojshme teknike, profesionale, kapacitetet organizative, makineritë, pajisjet e asete të tjera fizike,aftësitë organizative, reputacionin dhe besueshmërinë, përvojën e duhur, si dhe personelin e nevojshëm, për të zbatuar kontratën, siç është përshkruar nga autoriteti kontraktor në njoftimin e objektit të kontratës”. Ndërsa në nenin 53, pika 3 të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, (i ndryshuar), përcakohet se: “Autoriteti kontraktor, në zbatim të pikës 4 të këtij neni, vlerëson një oferte të vlefshme, vetëm nëse ajo është në përputhje me të gjitha kërkesat dhe specifikimet e përcaktuara në njoftimin e kontratës dhe në dokumentat e tenderit....”. Oferta e paraqitur nga operatori ekonomik “Maluka” shpk s’kualifikohet. Përkatësisht për arsyet e mëposhtme: Pas hapjes së ofertave, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave konstatoi se shoqëria “Maluka” shpk nuk ka paraqitur në sistemin elektronik ofertën ekonomike dhe dokumentacionin e plotë ligjor e teknik të kërkuar tek kriteret e vecanta për kualifikim pjesë përbërëse e dokumenteve të tenderit për këtë procedurë. Ky fakt i konstatuar nga KVO-ja u regjistrua në procesverbalin e vlerësimit të Ofertave. Mungesa e ofertës ekonomike u konfirmua nga të gjithë anëtarët e KVO-së në tërësi. Përsa më sipër, Operatori Ekonomik “Maluka” s’kualifikohet pasi nuk ka paraqitur dokumentacionin e plotë ligjor dhe teknik dhe Formularin e Çmimit të Ofertës sipas Shtojcës 1 dhe preventivin e detajuar sipas zërave përkatës, kërkesa këto të përcaktuara në Kriteret e Përgjithshme të Kualifikimit dhe Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, e dokumenteve standarte të tenderit për këtë procedurë. |