Open Procurement Albania

Minikonkursi me objekt: Riaftësimi strukturor i ndërtesës Pallat Nr.2 (17), Rruga Spiro Velko

Autoritet Prokurues Qeverisja Vendore Tiranë
Institucioni Prokurues Bashkia Tirane
Objekti i Tenderit Riforcimi i njësive individuale të banimit dhe njësive të banimit në ndërtesa (pallat) në Bashkinë Tiranë (Programi i Rindertimit)

Riaftësimi strukturor i ndërtesës Pallat Nr.2 (17), Rruga Spiro Velko

Burimi i Financimit: Fonde të vena në dispozicion sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.181, datë 30.03.2022 “Për përdorimin e fondit të rindërtimit, për financimin e riforcimit të njësive individuale dhe njësive të banimit në ndërtesa (pallat), në Bashkitë Tiranë, Durrës, Shijak, Lezhë dhe Krujë”; në VKB Nr. 45, datë 12.05.2022 “Për disa ndryshime në vendimin Nr. 166, datë 24.12.2021 të Këshillit Bashkiak “Për miratimin e programit buxhetor afatmesëm 2022-2024 dhe detajimin e buxhetit të Bashkisë së Tiranës për vitin 2022 (e ndryshuar)”;
Nr. Reference REF-40357-08-31-2022
Vlera / Fondi Limit 75 827 041,00
Lloji i Kontrates Publike Punë Publike (Marrëveshje Kuadër)
Lloji i Procedures E kufizuar, mbi kufirin e lartë monetar
Statusi i Tenderit Njoftuar Fituesi Minikonkursi
Data e Njoftimit te Tenderit 01-09-2022
Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve 12-09-2022
Data e mbajtjes se tenderit 12-09-2022
Nr. i Operatoreve Konkurues 11
Operatore Konkurues 1. “AGRI CONSTRUCTION” shpk
2.“ERGI” shpk & “BE - IS” shpk
3.“BASHKIMI/L” shpk
4. “IGROUP” shpk & “DAJTI PARK 2007” shpk & “ALTEC”
5.“ZDRAVO” shpk & “INERTI” shpk
6. “K A C D E D J A” shpk & “EVEREST” shpk
7.“KLAJGER KONSTRUKSION” shpk & “RAFAELO 2002” shpk & “ARB & TRANS-2010” shpk
8.“KUPA” shpk & “LIQENI VII” ShA & “ALB - EDIL” shpk
9.“PEPA GROUP GROUP” shpk & “JUNIK” shpk & “NIKA”
10.“SALILLARI” shpk
11.“SHANSI INVEST” shpk & “VIANTE Konstruksion” shpk

Janë identifikuar si operatorë ekonomikë të suksesshëm për lidhjen e marrëveshjes kuadër: 1.“ERGI” shpk & “BE - IS” shpk
2. “IGROUP” shpk & “DAJTI PARK 2007” shpk & “ALTEC” shpk
3.“K A C D E D J A” shpk & “EVEREST” shpk
4.“KLAJGER KONSTRUKSION” shpk & “RAFAELO 2002” shpk & “ARB & TRANS-2010” shpk
5. “KUPA” shpk & “LIQENI VII” ShA & “ALB - EDIL” shpk
6.“PEPA GROUP GROUP” shpk & “JUNIK” shpk & “NIKA” shpk
7. “SALILLARI” shpk
8.“SHANSI INVEST” shpk & “VIANTE Konstruksion” shpk
Operator Ekonomik Kontraktues
  • “PEPA GROUP” shpk - “JUNIK” shpk - “NIKA” shpk
  • Oferta fituese Leke pa TVSH 75 050 670,00
    Data e shpalljes se fituesit 05-07-2024
    Vlera e kontraktuar Leke me TVSH
    Data e lidhjes se kontrates
    Kohezgjatja e kontrates Jo më shumë se 3 (tre) vjet (nga nënshkrimi i Marrëveshjes Kuadër).
    Shtese kontrate (Leke me TVSH
    Ankesa Nuk ka pasur ankesa.
    Jane skualifikuar operatoret ekonomike te meposhtem:
    1.“AGRI CONSTRUCTION” shpk, per arsye:
    -Nga verifikimi i dokumentacionit të dorëzuar nga operatori ekonomik “AGRI CONSTRUCTION” shpk rezulton se nuk ka deklaruar si dhe nuk ka dokumentacion përkates për: 1 (një) inxhinier Ndërtimi me profil Strukturist, 1 (një) Inxhinier Ndërtimi, 1 (një) Inxhinier elektrik, 1 (një) Inxhinier mekanik, çka bie në kundërshtim me kërkesat e përcaktuara në piken 4, të dokumenteve standarte të tenderit, Kriteret e Vecanta te Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, ku citohet se: “Operatorët ekonomik pjesëmarrës duhet te kenë të punësuar staf inxhinierik për kryerjen e të gjitha punimeve në objekt, të përfshirë në licensën e shoqërisë ose pajisur me licensë individuale, të vërtetuar me kontratë pune të vlefshme, librezë pune, diplomë përkatëse si dhe të figurojnë në listpagesat e shoqërisë minimumi per periudhen e fundit te deklaruar nga data e hapjes se ofertave.
    - nuk plotëson kriteret e veçanta të kualifikimit të DST Kapaciteti Teknik, pika 9, ku citohet se: “Operatori Ekonomik duhet te ketë një punësim mesatar i të paktën 120 (njëqind e njëzet) personave, për periudhën e fundit të deklaruar nga data e hapjes se ofertave”. Operatori ekonomik ka paraqitur vertetimin Nr.T06718169, datë 26.08.2022 lëshuar nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve, Tiranë, nga ku rezulton se operatori ekonomik “AGRI CONSTRUCTION” shpk se për periudhën e fundit të deklaruar nga data e hapjes së ofertave ka neë dispozicion 94 punonjës nga 120 të kërkuar në Dokumentat Standarte te Tenderit.
    - nuk plotëson kriteret e veçanta të kualifikimit të DST Kapaciteti Teknik, pikën 11. Pas verifikimeve rezultoi se operatori ekonomik “AGRI CONSTRUCTION” shpk, nuk ka deklaruar ne “Deklaratën mbi disponueshmërinë e mjeteve/makinerive sipas Shtojcës 13, mjetet 2 (dy) copë Autobot Uji.
    - nuk plotëson kriteret e veçanta të kualifikimit te DST Kapaciteti Teknik, piken 9. Mungojne 2100 m2 skeleri, të kërkuar në DST 6000 m2, por pas verifikimeve të dokumentacionit si dhe Shtojcës 13 “Mbi disponueshmërinë e makinerive”, operatori ekonomik “AGRI CONSTRUCTION” shpk ka deklaruar vetëm 3900 m2.

    2.“Bashkimi/L” shpk, per arsye:
    - Nga verifikimi i dokumentacionit të dorëzuar nga operatori ekonomik “Bashkimi/L” shpk rezulton se nuk ka paraqitur asnjë nga dokumentat e kërkuar në Dokumentat Standarte të Tenderit. Mungesa e dokumentacionit të plotë ligjor, ekonomik dhe teknik u konfirmua nga të gjithë anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave. Nga shqyrtimi i kësaj oferte në mbështetje të Nenit 92, pika 3, të Ligjit Nr.162/2020 “Për Prokurimin Publik” si dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.285, datë 19.05.2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik” (i ndryshuar), Kreu X, Neni 82, pika 2, KVO e shpall të pavlefshme këtë ofertë, pasi nuk plotëson kërkesat e përcaktuara në dokumentet e tenderit.

    3.“ZDRAVO” shpk & “INERTI” shpk, per arsye:
    -Bashkimi i operatorëve ekonomikë “ZDRAVO” shpk & “INERTI” shpk nuk plotësojne kriteret e pergjithshme të kualifikimit, ku ne DST, citohet se: “Ofertuesi duhet të deklarojë se: a) Është i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe ka në fushën e veprimtarisë objektin e prokurimit. Në rastin kur ofertuesi është një organizatë jofitimprurëse, duhet të deklarojë se është i regjistruar si person juridik, sipas Ligjit Nr.8788, datë 07.05.2001 “Për Organizatat jo Fitimprurëse”, b) nuk është në proces falimentimi, (statusi aktiv), c) nuk është dënuar për shkelje penale, në përputhje me Nenin 42 të Aktit Normativ, ç) nuk është dënuar me vendim të gjykatës së formës së prerë, për vepra që lidhen me veprimtarinë profesionale, d) ka paguar të gjitha detyrimet për pagimin e tatimeve e të kontributeve të sigurimeve shoqërore, sipas legjislacionit në fuqi....” si dhe “Këto kritere duhet të plotësohen me dorëzimin e vetëdeklaratës me shkrim të subjektit, në ditën e hapjes së ofertës, sipas Shtojcës 15” gjithashtu “Në rasti se kemi grupe operatorësh ekonomikë, seicili prej operatorëve duhet të dorëzojë vetdeklarimet, sipas kësaj Shtojce”. Pas verifikimit rezulton se Operatori Ekonomik Inerti shpk, nuk ka paraqitur shtojcen 15 “Deklaratë për përmbushjen e kritereve të përgjithshme të pranimi/kualifkimit”, cka bie në kundershtim me Dokumentet Standarte të Tenderit dhe VKM Nr.285, date 19.05.2021 “Per miratimin e rregullave te prokurimit publik”, Neni 25, ku percaktohet se: “Kriteret e përgjithshme të kualifikimit/pjesëmarrjes, sipas parashikimeve të nenit 76, të LPP-së, janë të detyrueshme për t’u plotësuar nga çdo operator ekonomik pjesëmarrës në një procedurë prokurimi”.
    Arsyeja e Anulimit
    Shenime
    Transaksione Thesari
  • Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per “JUNIK” shpk viti 2012-2013
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per “JUNIK” shpk viti 2014
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per “JUNIK” shpk viti 2015-2018
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per “JUNIK” shpk viti 2019-2020

    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per “NIKA” shpk viti 2012-2013
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per “NIKA” shpk viti 2014
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per “NIKA” shpk viti 2015-2018
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per “NIKA” shpk viti 2019-2020
  • Buletini i Prokurimeve Publike Kontrata te lidhura ne baze te Marreveshjes Kuader Qeverisja Vendore Tiranë REF-40357-08-31-2022
    Njoftimi i Tenderit Buletini i Posaçëm Nr. 120 datë 1 Shtator 2022
    Shpallja e Fituesit Buletini i Posaçëm Nr. 148 datë 27 Tetor 2022
    Lidhja e Kontrates
    Njoftuar Fituesi i Minikonkursit ne Buletinin e Posaçëm Nr. 49 datë 14 Gusht 2024

    Te drejtat e Perdorimit

    Persa kohe nuk percaktohet ndryshe, i gjithe informacioni i ofruar nga Open Procurement Albania ofrohet nen licencat: This material is Open Data