Open Procurement Albania

Ndërtim Rrugët "Margegaj”+ Rr.”Shishtavec”+ Rr.”Terthore”+Rr.”Topojan”+ Rr.”Shtiqen”+Rr.”Surroj”+ ” Rr. Paralel me Llugaj”

Nje shenim me RedFlag eshte nje fakt, ngjarje, ose grup i rrethanave ose informacione te tjera qe mund te tregojne nje shqetesim apo ekspozim dhe mbi rrezik potencial te pajtueshmerise ligjore per sjellje te paligjshme ose joetike te biznesit, vecanerisht ne lidhje me praktika korruptive dhe mosrespektimit te ligjeve anti-korrupsion.Vleresimi per keto kategori do te behet ne menyre automatike, me filtra analitik te paracaktuar

  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit/Skualifikim i ofertes vlere me e ulet
  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit/ Skualifikim i ofertes vlere me e ulet

Autoritet Prokurues Qeverisja Vendore Kamëz
Institucioni Prokurues Bashkia Kamez
Objekti i Tenderit Ndërtim Rrugët "Margegaj”+ Rr.”Shishtavec”+ Rr.”Terthore”+Rr.”Topojan”+ Rr.”Shtiqen”+Rr.”Surroj”+ ” Rr. Paralel me Llugaj”
Nr. Reference REF-17018-08-26-2024
Vlera / Fondi Limit 45 066 522,00
Lloji i Kontrates Publike Punë Publike
Lloji i Procedures Procedurë e Hapur
Statusi i Tenderit Njoftuar Fituesi
Data e Njoftimit te Tenderit 27-08-2024
Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve 11-09-2024
Data e mbajtjes se tenderit 11-09-2024
Nr. i Operatoreve Konkurues 15
Operatore Konkurues 1. DESARET COMPANY
2. GLAVENICA & NGRACAN 1934
3. XHAST SHPK
4. BE - IS SH.P.K
5. PE - VLA - KU
6. BAMI HOLDING
7. S I R E T A 2F
8. KTHELLA
9. Shendelli
10. L.T.E CONSTRUCTION
11. SHPRESA – AL
12. ALMO KONSTRUKSION
13. BRITANIA & PEPA GROUP GROUP
14. BONUS Sh.p.k
15. KOMBEAS
Operator Ekonomik Kontraktues
  • Kthella SHPK
  • Oferta fituese Leke pa TVSH 40 632 041,00
    Data e shpalljes se fituesit 03-10-2024
    Vlera e kontraktuar Leke me TVSH
    Data e lidhjes se kontrates
    Kohezgjatja e kontrates 108(njëqind e tetë) dite pune
    Shtese kontrate (Leke me TVSH
    Ankesa Nga pjesëmarrësit janë skualifikuar Ofertuesit e mëposhtëm:

    1. GLAVENICA & NGRACAN 1934
    Operatori ekonomik “Glavenica” SHPK nuk ka vetëdeklaruar mjetet dhe paisjet si në pikën 2.3.10 të DST, konkretisht: Grejder, Makineri për vijëzim rruge dhe Gjenerator. Operatori ekonomik nuk ka deklaruar numrin dhe datën e kontratës individuale të punës si dhe numrin dhe afatin e dëshmisë profesionale për punonjësit eskavatorist dhe automakinist sic është kërkuar në pikën 2.3.8 .

    2.Shendelli
    Operatori ekonomik “Shendelli” SHPK është shpallur fitues në procedurën e prokurimit me objekt: “Ndërtim Rruga "BETIM MUÇO”, nga ku rezulton se një pjesë e konsiderueshme e stafit inxhinierik, punonjësve të specializuar/kualifikuar si dhe mjetet e paisjet e vetëdeklaruara në shtojcën 8 janë të angazhuara në këtë objekt prokurimi.

    3.S I R E T A 2F
    Operatori Ekonomik “Sireta” SHPK nuk plotëson kriterin 2.3.8, pika b, konkretisht punonjësi z. Arben Moqi nuk është i pajisur me leje drejtimi/patent manovrimi nga DPSHTR, gjithashtu nuk plotëson pikën 2.3.8 pika c, pasi nuk ka vetëdeklaruar numrin dhe afatin e vlefshmërisë së dëshmisë së aftësisë profesionale. Certefikata mbi sigurimin Teknik është lëshur nga TCPE. Nga verefikimi i certefikatës së akreditimit rezulton se TCPE nuk është e akredituar për të certefikuar punonjësit e mësipërm.
    Po ashtu Lidhur me certifikatat për punonjësit e specializuar dhe kualifikuar konkretisht punonjësit ixhinier topograf/gjeodet, teknik ndërtimi, teknik topograf, inxhinier ndërtimi, inxhinier hidroteknik, hidraulikët, automakinist, buldozerist, hekurthyes dhe specialist vendosje bordurash e lëshuara nga shoqëria TCPE pas verifikimeve në QKB rezulton se kjo shoqëri nuk ka asnjë licencë aktive dhe për rrjedhojë dëshmitë e kualifikimit profesional/certifikatë/diploma, nuk janë të lëshuara nga institucione (shtetërore apo private) të licencuara/akredituara nga autoritetet përgjegjëse shtetërore, sipas ligjit nr. 15/2017 “Per arsimin dhe formimin profesional në R.Sh.

    4. PE - VLA - KU
    Operatori ekonomik “PE-VLA-KU”, nuk plotëson kriterin 2.3.8 pika c, pasi nuk ka deklaruar numrin dhe afatin e dëshmisë profesionale për punonjësit eskavatorist dhe automakinist. Mjetet grejder dhe eskavator nuk i ka specifikuar sic kërkohen në pikën 2.3.10 të DST. Operatori ekonomik nuk përmbush kriterin 2.3.1 pasi Punimet e ngjashme nuk janë realizuar gjatë 5 viteve të fundit.

    5.BRITANIA & PEPA GROUP GROUP
    Operatori ekonomik “Britania” SHPK është shpallur fitues në procedurën e prokurimit “Ndërtim Rrugët "Luçie Miloti” + Rr. “Peqin” + 3 rrugicat paralel me Rr. “Peqin” + Rr. “Marie Logoreci” + Rr. pingul me Rr. “Azem Hajdari”, nga ku rezulton se një pjesë e konsiderueshme e stafit inxhinierik, punonjësve të specializuar/kualifikuar si dhe mjetet e paisjet e vetëdeklaruara në shtojcën 8 janë të angazhuara në këtë objekt prokurimi. Po ashtu Operatori Ekonomik “Britania” SHPK, nuk plotëson krierin 2.3.5 pasi nuk ka të punësuar inxhinier elektrik.
    Operatori ekonomik “Britania” SHPK nuk plotëson kriterin 2.2.2, pasi Pasqyrat financiare të vitit 2023, nuk janë të konfirmuara me vulë pranë autoriteteve përkatëse. Gjithashtu operatorit ekonomik “Britania” SHPK i mungon Akt ekspertiza e Ekspertit Kontabël për bilancin e vitit 2021.

    6.L.T.E CONSTRUCTION
    Operatori ekonomik “L.T.E” SHPK nuk plotëson kriterin 2.3.8 pasi nuk ka deklaruara dhe nuk disponon 1 punonjës Manovator/Eskavator

    7. BE - IS SH.P.K
    Operatori ekonomik “BE-IS” SHPK, nuk ka depozituar deklaratat e subjektëve mbështetës të cilët ka vetëdeklaruar punonjësit pllakashtrues dhe automakinist.
    Operatori ekonomik pjesëmarrës ka vetëdeklaruar se punonjësin Automakinist do ta disponojë si staf mbështetës nga "HTM" SHPK ndërsa punonjësin Pllakashtrues si staf mbështetës nga shoqëria "T & XH" SHPK. Referuar DST OE duhet të vërtetojë që këto subjekte të tjera do ti venë në dispozicion burimet e nevojshme apo kapacitetet e tyre me anë të një deklarate angazhimi referuar këtyre punonjësve për këtë qëllim. Pra, mungon deklarata e angazhimit e subjekteve ku do të mbështetet.
    8.XHAST SHPK
    Operatori ekonomik “XHAST” SHPK, nuk plotëson kriterin 2.3.5 të DST pasi nuk ka vetëdeklaruar inxhinier elektrik. Operatori ekonomik nuk përmbush kriterin 2.3.8 pika c, pasi nuk ka deklaruar numrin dhe datën e kontratës individuale të punës si dhe numrin dhe afatin e dëshmisë profesionale për punonjësit eskavatorist dhe automakinist. Operatori ekonomikë nuk plotëson kriterin 2.3.10, pasi i mungojnë mjetet e mëposhtme: Kamion vetëshkarkues me kapacitet mbi 20 ton, Kamion vetëshkarkues me kapacitet 10-15 ton, Kamiocina me kapacitet 1-5 ton, grejder, Asfaltshtruse, Autobot uji, Depozitë uji, Makineri për vijëzim rruge me bojë biokompakte si dhe mjetet mbrojtëse .

    9. DESARET COMPANY
    Operatori ekonomik “Desaret Company” SHPK skualifikohet pasi mbështetur në nenin 27, pika 5, e ligjit nr. 16/2024 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 162/2020 “Për prokurimin publik”, parashikohet se “Në procedurat e prokurimit me vlerë nën kufinjtë e lartë monetar, autoritetet ose entet kontraktore refuzojnë pa kërkuar shpjegime një ofertë, e cila është konstatuar anomalisht e ulët”.

    10. ALMO KONSTRUKSION
    Operatori ekonomik “Almo” SHPK nuk plotëson kriterin 2.3.8 pika c pasi nuk ka deklaruar numrin dhe datën e kontratës individuale të punës si dhe numrin dhe afatin e dëshmisë profesionale për punonjësit eskavatorist dhe automakinist. Nuk ka vetëdeklaruar mjetet dhe paisjet si në pikën 2.3.10 të DST, konkretisht grejder si dhe mungojnë tabelat rrugore.

    11.BAMI HOLDING
    Operatori BAMI HOLDING shpk nuk provon se disponon numrin e kerkuar prej kater punonjesish ne total per dy profesionet 2 (dy) Hekurkthyes, 2 (dy)Pllakashtrues por 3 tre ne total ne kundershtim me kriterin 2.3.8. Për depozitat e vetëdeklaruara në pikën 26 nuk ka deklaruar kapacitetin mbajtës të ujit në formularin e vetëdeklarimit shtojca 8. Por nga verifikimi I faturave tatimore te shitjes me nr. 89, datë 04.05.2012dhe nr.8 date 13.06.2013 rezulton se vetëm një depozitë ka kapacitet mbajtës 1000 litra ndërkohë që janë kerkuar 2 depozita me kapacitet 1000 litra.

    Arsyeja e Anulimit
    Shenime
    Transaksione Thesari
  • Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per Kthella SHPK viti 2012-2013
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per Kthella SHPK viti 2014
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per Kthella SHPK viti 2015-2018
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per Kthella SHPK viti 2019-2020
  • Buletini i Prokurimeve Publike
    Njoftimi i Tenderit
    Dokumentat Standarde te Tenderit
    Specifikim Teknik
    Relacion Konstruktiv
    Preventiv
    Shpallja e Fituesit Buletini Nr. 67 datë 7 Tetor 2024
    Lidhja e Kontrates
    - Procesverbal "Per argumentimin dhe miratimin e specifikimeve teknike dhe kritereve per kualifikim"
    - Grafiku i Punimeve
    - Formulari i njoftimit te fituesit, pas publikimit të të cilit fillojnë afatet e ankimimit

    Projekti

    Te drejtat e Perdorimit

    Persa kohe nuk percaktohet ndryshe, i gjithe informacioni i ofruar nga Open Procurement Albania ofrohet nen licencat: This material is Open Data