Open Procurement Albania

Rikonstruksion pjesor i zyrave të Bashkisë Tiranë në rr. ”Abdi Toptani”.

Autoritet Prokurues Qeverisja Vendore Tiranë
Institucioni Prokurues Bashkia Tiranë
Objekti i Tenderit Rikonstruksion pjesor i zyrave të Bashkisë Tiranë në rr. ”Abdi Toptani”.
Nr. Reference REF-64774-12-28-2016
Vlera / Fondi Limit 5 701 558,00
Lloji i Kontrates Publike Punë Publike
Lloji i Procedures Kërkesë për Propozim
Statusi i Tenderit Lidhur Kontrata
Data e Njoftimit te Tenderit 29-12-2016
Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve 09-01-2017
Data e mbajtjes se tenderit 09-01-2017
Nr. i Operatoreve Konkurues 2
Operatore Konkurues Igor Elektrik Shpk & Kola Invest Shpk - Sinder Ab Shpk & CaushiShpk
Operator Ekonomik Kontraktues
  • CAUSHI SHPK - Sinder AB SHPK
  • Oferta fituese Leke pa TVSH 5 382 112,00
    Data e shpalljes se fituesit
    Vlera e kontraktuar Leke me TVSH 6458534
    Data e lidhjes se kontrates 15-03-2017
    Kohezgjatja e kontrates 3 muaj
    Shtese kontrate (Leke me TVSH
    Ankesa
    Arsyeja e Anulimit Nuk ka pasur ankesa.
    1. Bashkimi i operatorëve ekonomikë “Igor Elektrik” shpk & “Kola Invest” shpk s’kualifikohet. Përkatësisht për arsyet e mëposhtme.
    Komisioni i Vlerësimit te Ofertave gjatë shqyrtimit dhe vlerësimit të preventivit të paraqitur nga ky bashkim shoqërish konstatoi se në disa zëra punimesh si (kategoria paisje ujësjellësi (Furnizim bolier 80 litër ujë të ngrohtë) janë bërë ndryshime të sasisë së paisjeve qe do te furnizohen nga 1 të vendosura në preventivin e AK në 2 të paraqitur nga ky bashkim operatorësh ekonomikë. Në vijim (kategoria paisje elektrike (Furnizim ndricues Led 18ë) janë bërë ndryshime të sasisë së paisjeve që do të furnizohen nga 8 copë të vendosura në preventivin e AK në 9 copë të paraqitur nga ky bashkim operatorësh ekonomikë, gjithashtu në këtë kategori zëri (Furnizim ndricues Led 60x60cm 40 ë) është përllogaritur dy herë dhe është hequr zëri (Furnizim ndricues neon plafonier). Duke qënë se vëllimi i punimeve të specifikuara në projekt është i pandryshueshëm rrjedhimisht ofertuesi është i detyruar të pranojë sasitë e përcaktuara nga Autoriteti Kontraktor dhe mbi to të ofertojë. Në këtë mënyrë Komisioni i Vlerësimit të Ofertave nuk e ka marrë në konsideratë ofertën e paraqitur nga ky bashkim shoqërish duke e shpallur si të pavlefshme .
    Shoqëria ”Igor Elektrik” shpk në partneritet me shoqërinë ”Kola Invest” shpk ka marrë përsipër të realizojë 49% të të gjitha punimeve të objektit të prokurimit referuar kontrates së bashkëpunimit me Nr. 09 Rep dhe Nr.09 Kol dt 06.01.2016. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave gjatë shqyrtimit të dokumentacionit të paraqitur nga bashkimi i shoqërive sa më sipërcituar për të provuar përvojën e sukseshme në realizimin e punëve të ngjashme konstatoi se shoqëria ”Igor Elektrik” shpk referuar përqindjes së partneritetit nuk ka paraqitur asnjë punë të ngjashme duke mosplotësuar kështu pikën 1/a dhe b të kritereve të vecanta për kualifikim (kapaciteti teknik) pjesë përbërëse e dokumentave standarte të tenderit. Në mbështetje të gërmës “b”, pikën 1 të nenit 46 të Ligjit 9643, datë 20.11.2006, për “Prokurimin publik”, i ndryshuar dhe Seksionin II neni 26 pika 6 e Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.914, datë 29.12.2014 për “Miratimin e rregullave të prokurimit publik”, parashikohet se “Përsa i takon përvojës së mëparshme .....autoriteti kontraktor kërkon punë të ngjashme për një objekt të vetëm në një vlerë jo më të madhe se 50% e vlerës së përllogaritur të kontratës që prokurohet dhe është realizuar gjatë tre viteve të fundit….”. Në Kreun VIII, neni 74, “Bashkimi i operatorëve ekonomikë”, pika 3, të VKM nr.914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, parashikohet: “Secili prej anëtarëve të këtij bashkimi duhet të përmbushë kërkesat ligjore, të parashikuara në nenin 45 të LPP dhe ato të përcaktuara në dokumentet e tenderit. Kërkesat ekonomike, financiare, profesionale dhe ato teknike duhet të përmbushen nga i gjithë bashkimi, në përputhje me përqindjen e pjesëmarrjes në punë, shërbim apo furnizim, të përcaktuara në aktmarrëveshje”. Në nenin 46, pika 1 të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar, parashikohet se: “Operatorët ekonomikë, për të marrë pjesë në procedurat e prokurimit, duhet të kualifikohen, pasi të kenë përmbushur të gjitha kriteret që autoriteti kontraktor i vlerëson të nevojshme, për sa kohë që ato janë në përpjestim me natyrën dhe përmasat e kontratës që do të prokurohen dhe jodiskriminuese”. Ndërsa në nenin 53, pika 3 të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, (i ndryshuar), përcakohet se: “Autoriteti kontraktor, në zbatim të pikës 4 të këtij neni, vlerëson një oferte të vlefshme, vetëm nëse ajo është në përputhje me të gjitha kërkesat dhe specifikimet e përcaktuara në njoftimin e kontratës dhe në dokumentat e tenderit... .”. Në këtë mënyrë shoqëria “Igor Elektrik” shpk nuk krijon bindjen pranë Autoritetit Kontraktor se zotëron përvojën e duhur për realizimin e punimeve në raport me përqindjen e partneritetit.
    Ing Kasëm Ferra i kontraktuar prënë shoqërisë “Igor Elektrik” shpk në pozicionin inxhinier elektrik ka paraqitur dëshminë e kualifikimit të IQT-së fotokopje duke mos plotësuar kështu kushtin e vendosur tek kriteret per kualifikim ku përcaktohet se: “ “Të gjithë dokumentat duhet të jenë origjinalë ose kopje të noterizuara të tyre. Rastet e mos-dorëzimit të një dokumenti, ose të dokumentave të rreme e të pasakta, konsiderohen si kushte për skualifikim”. Shoqëria “Igor Elektrik” shpk ka deklaruar se drejtues teknik i punimeve do të jete Z.Ismet Elezi. Ndërkohë për drejtuesin teknik nuk është paraqitur diploma dhe Cv e tij duke mos përmbushur kriteret e vecanta për kualifikim pika 3 gërma (ii) dhe (iv) të kapacitetit teknik (kriteret e vecanta për kualifikim pjesë përbërëse e dokumentave standarte të tenderit). Shoqëria “Igor Elektrik” shpk nuk ka paraqitur bilancin për vitet 2014-2015 dhe xhiron vjetore të këtyre dy viteve duke mos plotësuar kështu pikën 1 dhe 2 kapaciteti ekonomik e financiar (kriteret e vecanta për kualifikim pjesë përbërëse e dokumentave standarte të tenderit). Në Kreun VIII, neni 74, “Bashkimi i operatorëve ekonomikë”, pika 3, të VKM nr.914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, parashikohet: “Secili prej anëtarëve të këtij bashkimi duhet të përmbushë kërkesat ligjore, të parashikuara në nenin 45 të LPP dhe ato të përcaktuara në dokumentet e tenderit. Kërkesat ekonomike, financiare, profesionale dhe ato teknike duhet të përmbushen nga i gjithë bashkimi, në përputhje me përqindjen e pjesëmarrjes në punë, shërbim apo furnizim, të përcaktuara në aktmarrëveshje”. Në nenin 46, pika 1 të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar, parashikohet se: “Operatorët ekonomikë, për të marrë pjesë në procedurat e prokurimit, duhet të kualifikohen, pasi të kenë përmbushur të gjitha kriteret që autoriteti kontraktor i vlerëson të nevojshme, për sa kohë që ato janë në përpjestim me natyrën dhe përmasat e kontratës që do të prokurohen dhe jodiskriminuese”. Ndërsa në nenin 53, pika 3 të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, (i ndryshuar), përcakohet se: “Autoriteti kontraktor, në zbatim të pikës 4 të këtij neni, vlerëson një oferte të vlefshme, vetëm nëse ajo është në përputhje me të gjitha kërkesat dhe specifikimet e përcaktuara në njoftimin e kontratës dhe në dokumentat e tenderit... .”. Në këtë mënyrë shoqëria “Igor Elektrik” shpk nuk krijon bindjen pranë Autoritetit Kontraktor se zotëron kapacitetin e duhur financiar për realizimin e punimeve në raport me përqindjen e partneritetit.
    Shenime
    Transaksione Thesari
  • Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per CAUSHI SHPK viti 2012-2013
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per CAUSHI SHPK viti 2014
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per CAUSHI SHPK viti 2015-2018
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per CAUSHI SHPK viti 2019-2020

    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per Sinder AB SHPK viti 2012-2013
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per Sinder AB SHPK viti 2014
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per Sinder AB SHPK viti 2015-2018
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per Sinder AB SHPK viti 2019-2020
  • Buletini i Prokurimeve Publike
    Njoftimi i Tenderit
    Dokumentat Standarde te Tenderit
    Shpallja e Fituesit NR.4 - DT.30-01-2017
    Lidhja e Kontrates NR.11 - DT.20-03-2017

    Te drejtat e Perdorimit

    Persa kohe nuk percaktohet ndryshe, i gjithe informacioni i ofruar nga Open Procurement Albania ofrohet nen licencat: This material is Open Data