Open Procurement Albania

"Rehabilitimi i fasadave në godinat publike”, rruga e Dibrës

Autoritet Prokurues Qeverisja Vendore Tiranë
Institucioni Prokurues Bashkia Tiranë
Objekti i Tenderit "Rehabilitimi i fasadave në godinat publike”, rruga e Dibrës
Nr. Reference REF-64887-12-29-2016
Vlera / Fondi Limit 24 540 684,00
Lloji i Kontrates Publike Punë Publike
Lloji i Procedures Procedurë e Hapur
Statusi i Tenderit Lidhur Kontrata
Data e Njoftimit te Tenderit 30-12-2016
Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve 23-01-2017
Data e mbajtjes se tenderit 23-01-2017
Nr. i Operatoreve Konkurues 3
Operatore Konkurues ÇAUSHI Shpk - SIRETA 2F SHPK & BELADI SHPK - EVEREST SHPK
Operator Ekonomik Kontraktues
  • EVEREST SHPK
  • Oferta fituese Leke pa TVSH 23 579 430,00
    Data e shpalljes se fituesit 26-01-2017
    Vlera e kontraktuar Leke me TVSH 28295315
    Data e lidhjes se kontrates 06-03-2017
    Kohezgjatja e kontrates 5 muaj
    Shtese kontrate (Leke me TVSH
    Ankesa Nuk ka pasur ankesa. < br/> Janë skualifikur ofertuesit e mëposhtëm: 1. Operatori Ekonomik “ÇAUSHI” shpk Përkatësisht për arsyet e mëposhtme: Operatori Ekonomik “ÇAUSHI” shpk nuk ka paraqitur në sistemin elektronik ofertën ekonomike dhe dokumentacionin e plotë ligjor e teknik të kërkuar në Shtojcën 10, të dokumenteve të tenderit për këtë procedurë. Ky fakt i konstatuar nga KVO-ja u regjistrua në procesverbalin e vlerësimit të Ofertave. Mungesa e ofertës ekonomike u konfirmua nga të gjithë anëtarët e KVO-së në tërësi. Përsa më sipër, Operatori Ekonomik “Çaushi” Sh.p.k s’kualifikohet pasi nuk ka paraqitur dokumentacionin e plotë ligjor dhe teknik dhe Formularin e Çmimit të Ofertës sipas Shtojcës 1 dhe preventivin e detajuar sipas zërave përkatës, kërkesa këto të përcaktuara në Kriteret e Përgjithshme të Kualifikimit dhe Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, Shtojca 10, e dokumenteve standarte të tenderit për këtë procedurë.
    2. Bashkimi i Operatorëve Ekonomikë “SIRETA – 2F” shpk dhe “BELADI” shpk me nr. NUIS K51501008 J dhe J 62903254 C Përkatësisht për arsyet e mëposhtme: Komisioni i Vlerësimit të Ofertave pasi realizoi kontrollin për gabime aritmetike të ofertës së paraqitur në tender në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.914, datë 29.12.2014 për “Miratimin e rregullave të prokurimit publik” neni 66, konstatoi se oferta është paraqitur pa gabime aritmetike në vlera.
    Kandidati ofertues duhet të përcaktoje me anë të një deklaratë (nga Administratori i shoqërisë) Drejtuesin Teknik të punimeve(me eksperience pune mbi 15 vite) në objekt te perfshire ne licensen e shoqerise dhe të deklaroje se ai nuk është i angazhuar në kontrata të tjera dhe do të jetë i pranishëm gjatë gjithë kohës që do të kryhen punimet në objekt, shoqeruar me dokumentacionin e meposhtem: i. Libreze pune (perkatese) ii. CV perkatese iii. Kontrate pune e vlefshme (përkatëse) iv. Diplome Operatori Ekonomik “SIRETA 2 F” shpk ka deklaruar si drejtues teknik Znj. Marsela Lila e cila ka eksperiencë pune 12 vite, ky fakt është provuar nga AK me anë të CV dhe Librezës së Punës si dhe Diplomës së Znj. Marsela Lila. Operatori ekonomik “BELADI” shpk ka deklaruar si drejtues teknik Z. Erald Muka I cili rezulton në bazë të CV dhe Diplomës se ka eksperiencë pune 7 vjet. Autoriteti Kontraktor ka kërkuar për përmbushjen e kontratës së mësipërme që drejtuesi teknik të ketë një eksperiencë në punë minimalisht 15 vjet. Ky kusht nuk është përmbushur nga bashkimi I shoqërive “SIRETA 2F shpk dhe BELADI” shpk Në këtë mënyrë dokumentacioni i paraqitur nga bashkimi I shoqërisë është i paplotë pasi nuk ka përmbushur kriteret e Veçanta të Kualifikimit/Kapaciteti Teknik pika 3. Shoqëria “SIRETA 2F” shpk ka paraqitur në sistemin elektronik punonjës janë të paisur me IQT si më poshtë:
    2 punonjës pllakashtrues dhe përkatësisht Z. Gazmir Pali I cili ka kategorinë II dhe jo IV sic është kërkuar nga AK si dhe jo të vlefshme pasi ka skaduar më datën 14.10.2016, Z. Halil Skana me kategori II dhe jo kategori IV sic dhe është kërkuar nga AK 2 punonjës saldator dhe përkatësisht Z. Idriz Loga I cili ka kategorinë II dhe jo IV sic është kërkuar nga AK, Z. Shpëtim Gjyzeli me kategori II dhe jo kategori IV sic dhe është kërkuar nga AK 2 punonjës murator dhe përkatësisht Z. Qani Mere Peza I cili ka kategorinë I dhe jo IV sic është kërkuar nga AK, Z. Kujtim Doda me kategori I dhe jo kategori IV sic dhe është kërkuar nga AK si dhe jo të vlefshme pasi ka skaduar më datën 14.10.2016 2 punonjës hidraulik dhe përkatësisht Z. Mehmet Troci I cili ka kategorinë I dhe jo IV sic është kërkuar nga AK si dhe jo të vlefshme pasi ka skaduar më datën 14.10.2016, Z. Endrit Huli me kategori I dhe jo kategori IV sic dhe është kërkuar nga AK si dhe jo të vlefshme pasi ka skaduar më datën 14.10.2016.
    Për sa më sipër Dokumentacioni i paraqitur nga shoqëritë “SIRETA 2F” shpk dhe “BELADI” shpk është i paplotë pasi nuk ka përmbushur kriteret e Veçanta të Kualifikimit/ Kapaciteti Teknik në pikën 5.1
    Në dokumentat standarte të tenderit tek Kriteret e Veçanta të Kualifikimit/Kapaciteti Teknik në pikën5.2 citohet: 5.2 Operatori ekonomik ofertues duhet të ketë 1(nje) mjek ndërmarrjeje, kjo të vërtetohet me paraqitjen Urdhër mjeku, diplomë, CV, librezë pune dhe Kontratës së Punës së mjekut me operatorin ekonomik e vlefshme për periudhën e ndërtimit dhe te figurojne ne list pagesa te pakten per 6 (gjashtë) muajt e fundit. Në rastin e bashkimit të operatorëve ekonomikë, secili prej operatorëve duhet të ketë 1 mjek ndërmarrjeje. Shoqëria “BELADI ” shpk ka paraqitur si mjeke të shoqërisë Znj. Aida Agolli për të cilën nuk ka paraqitur Urdhër Mjeku si dhe nuk figuron në listpagesat e shoqërisë për 3 muaj konkretish Qershor, Korrik, Nëntor Sa më sipër bashkimi I shoqërive nuk ka përmbushur kriterin e vendosur nga AK në lidhje me pikën 5.2, për rrjedhojë do të konsiderohet I pavlefshëm.
    Komisioni i Vlerësimit të Ofertave nga shqyrtimi i kësaj oferte në mbështetje të Nenit 53 pika 5, të Ligjit Nr. 9643, datë 20.11.2006, “Për Prokurimin publik” (i ndryshuar) dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, Kreu VII,Neni 66 pika 3, e shpall të pavlefshme këtë ofertë pasi nuk plotëson kërkesat e përcaktuara në dokumentet e tenderit.
    Arsyeja e Anulimit
    Shenime
    Transaksione Thesari
  • Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per EVEREST SHPK viti 2012-2013
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per EVEREST SHPK viti 2014
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per EVEREST SHPK viti 2015-2018
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per EVEREST SHPK viti 2019-2020
  • Buletini i Prokurimeve Publike
    Njoftimi i Tenderit
    Dokumentat Standarde te Tenderit
    Shpallja e Fituesit NR.6 - DT.13-02-2017
    Lidhja e Kontrates NR.10 - DT.13-03-2017

    Te drejtat e Perdorimit

    Persa kohe nuk percaktohet ndryshe, i gjithe informacioni i ofruar nga Open Procurement Albania ofrohet nen licencat: This material is Open Data