Open Procurement Albania

Loti i III-ë: Studim projektim, për objektin: “Rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare Dëshmorët e Lirisë”

Autoritet Prokurues Qeverisja Vendore Tiranë
Institucioni Prokurues Bashkia Tiranë
Objekti i Tenderit Studim projektimi i shtatë objekteve të infrastrukturës rrugore dhe arsimore në Tiranë për vitin 2017, i ndarë në lote: Loti i III-ë: Studim projektim, për objektin: “Rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare Dëshmorët e Lirisë”
Nr. Reference REF-69990-03-02-2017
Vlera / Fondi Limit 1 157 625,00
Lloji i Kontrates Publike Shërbime Publike
Lloji i Procedures Shërbim konsulence
Statusi i Tenderit Lidhur Kontrata
Data e Njoftimit te Tenderit 03-03-2017
Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve 13-03-2017
Data e mbajtjes se tenderit 13-03-2017
Nr. i Operatoreve Konkurues 7
Operatore Konkurues A& E Engineering Shpk - Arkonstudio Shpk - Zenit-06 Shpk - Ave Consulting Shpk & Rolab Shpk & Echostar Shpk - C.E.C Group Shpk & Invictus Shpk - Infratech Shpk & Vler-Invest Shpk & Arkimade Shpk - Leni Ing Shpk & Angerba Shpk
Operator Ekonomik Kontraktues
  • A & E Engineering SHPK
  • Oferta fituese Leke pa TVSH 1 149 000,00
    Data e shpalljes se fituesit 18-05-2017
    Vlera e kontraktuar Leke me TVSH 1378800
    Data e lidhjes se kontrates 31-05-2017
    Kohezgjatja e kontrates 3 muaj
    Shtese kontrate (Leke me TVSH
    Ankesa Vërehet se gjatë afatit të përcaktuar për paraqitjen e kërkesave, pranë Autoritetit Kontraktor, Bashkia Tiranë është paraqitur një kërkesë për informacion nga Bashkimi i Operatorëve Ekonomik “Ave Consulting” shpk dhe “Roalb” shpk dhe “Echostar” shpk, hyrë në Bashkinë e Tiranës me nr.15321 prot. datë 25.04.2017, në lidhje me vlerësimin e propozimeve teknike të Operatorëve Ekonomikë pjesëmarrës. Më datë 26.04.2017 me shkresën nr.115321 / 1, “Kthim përgjigje”, u vu në dijeni B.O.E. “Ave Consulting” shpk dhe “Roalb” shpk dhe “Echostar” shpk, mbi kërkesën. Vërehet se gjatë afatit të përcaktuar për paraqitjen e ankesave, pranë Autoritetit Kontraktor, Bashkia Tiranë është paraqitur një ankesë nga Bashkimi i Operatorëve Ekonomik “Ave Consulting” shpk dhe “Roalb” shpk dhe “Sphaera” shpk, hyrë në Bashkinë e Tiranës me nr.15847 prot. datë 27.04.2017, në lidhje me vlerësimin e propozimeve teknike të Operatorëve ekonomikë pjesëmarrës. Me marrjen e ankesës nga Bashkimi i Operatorëve Ekonomikë të mësipërm, në mbështetje të Ligjit Nr. 9643 datë 20.11.2006 ”Për Prokurimin Publik” (i ndryshuar), Neni 63, pika 2 si dhe në mbështetje të Kreut X, Neni 78, pika 2 të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të Prokurimit Publik”( i ndryshuar) me Urdhërin me Nr. 15847 / 1 Prot. dt. 27.04.2017, është pezulluar procedura e prokurimit deri në marrjen e një vendimi përfundimtar sipas rregullave të parashikuara nga LPP dhe RRPP. Gjithashtu në mbështetje të Kreut X, Neni 78, pika 5 dhe 6, të VKM-së Nr. 914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik” me Urdhërin me Nr. 15847 / 2 Prot. datë 27.04.2017 u ngrit Grupi i Shqyrtimit të Ankesave. Komisioni i Shqyrtimit të Ankesave ka vërejtur se ankesa nuk është sipas formës së parashikuar nga kuadri ligjor i prokurimeve publike. Konkretisht B.O.Ekonomikë nuk përmban emrin e saktë të ankimuesit, pasi ankesa rezulton të jetë në emër të Bashkimit të Operatorëve Ekonomikë “Ave Consulting” shpk dhe “Roalb” shpk dhe “Sphaera” shpk, ndërkohë që në procedurën e mësipërme, object ankimimi, B.O.Ekonomikë është “Ave Consulting” shpk dhe “Roalb” shpk dhe “Echostar” shpk. Ky fakt i është rekomanduar Titullarit të Autoritetit Kontraktor si dhe është vënë në dijeni Bashkimi i Operatorëve Ave Consulting” shpk dhe “Roalb” shpk dhe “Echostar” shpk me ane të shkresës Nr.15847/4 datë 28.04.2017. (administruar ne dosjen e prokurimit). Pranë Autoritetit Kontraktor, Bashkia Tiranë është paraqitur ankesa e rregulluar nga Bashkimi i Operatorëve Ekonomik “Ave Consulting” shpk dhe “Roalb” shpk dhe “Echostar” shpk, hyrë në Bashkinë e Tiranës me nr.15992 prot. datë 28.04.2017, Në mbështetje të Kreut X, Neni 78, pika 5 dhe 6, të VKM-së Nr. 914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik” me Urdhërin me Nr. 15992 / 1 Prot. datë 28.04.2017 u ngrit Grupi i Shqyrtimit të Ankesave. Komisioni i Shqyrtimit të Ankesave pasi ka shqyrtuar ankesën e Bashkimit të Operatorëve Ekonomikë, “Ave Consulting” shpk dhe “Roalb” shpk dhe “Echostar” shpk,ka konkluduar sa më poshtë: Nuk janë marrë parasysh pretendimet e ngritura nga Bashkimi i Operatorëve Ekonomikë të mësipërm dhe është konsideruar i drejte dhe i bazuar ne ligj, Vendimi i Komisionit te Vleresimit te Ofertave. Ky konkluzion i është rekomanduar Titullarit të Autoritetit Kontraktor si dhe është vënë në dijeni bashkimi i Operatorëve Ekonomikë ”Ave Consulting” shpk dhe “Roalb” shpk dhe “Echostar” shpk, me ane të shkresës Nr.15992 / 3 datë 02.05.2017. (administruar ne dosjen e prokurimit). Bashkimi i Operatorëve Ekonomikë, ” Ave Consulting” shpk dhe “Roalb” shpk dhe “Echostar” shpk, duke mos qenë dakort, me Vendimin e Autoritetit Kontraktor, Bashkia Tiranë, i është drejtuar Komisionit të Prokurimit Publik. Më datën 18.05.2017 pranë Bashkisë Tiranë ka mbërritur shkresa me nr. prot.303 / 1 datë 12.05.2017, “Vendim i Komisionit të Prokurimit Publik”, nr.303 / 2017 datë 12.05.2017 për procedurën e prokurimit “Shërbim konsulence” me objekt Studim projektim, për objektin: “Rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare ”Dëshmorët e Lirisë” me nr. Ref-69990-03-02-2017, si më poshtë cituar: Komisioni i Prokurimit Publik vendos: 1.Të mos pranojë ankesën e paraqitur nga Bashkimi i Operatorëve Ekonomikë ”Ave Consulting” shpk dhe “Roalb” shpk dhe “Echostar” shpk për proçedurën e prokurimit “Shërbim konsulence” me objekt Studim projektim, për objektin: “Rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare ”Dëshmorët e Lirisë” me nr. Ref-69990-03-02-2017, me fond limit 1.157.625 (një milion e njëqind e pesëdhjetë e shtatë mijë e gjashtëqind e njëzetë e pesë) lekë pa tvsh, publikuar në datën 03.03.2017 nga Autoriteti Kontraktor, Bashkia Tiranë Hapja e ofertëa ekonomike u bë më datë 17.05.2017 Rezultoi se oferta ekonomike e paraqitur nga Bashkimi Operatorëve Ekonomikë “Ave Consulting” shpk, dhe “Roalb” shpk dhe Echostar” shpk është mbi fondin limit të përcaktuar në VKB Nr.84, datë 29.12.2016 për ”Miratimin e Programit Buxhetor Afatmesëm 2017-2019 dhe Detajimin e Buxhetit të Bashkisë Tiranë për Vitin 2017”, konfirmuar nga prefekti i Qarkut Tiranë me shkresën nr.154 / 2 prot datë 17.01.2017. Konkretisht, fondi limit për Lotin e tretë: Studim projektim, për objektin: “Rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare ”Dëshmorët e Lirisë” është në vlerën: 1.157.625 (një milion e njëqind e pesëdhjetë e shtatë mijë e gjashtëqind e njëzetë e pesë) lekë pa tvsh Oferta ekonomike e ofruar nga B.O.E. “Ave Consulting” shpk, dhe “Roalb” shpk dhe Echostar” shpk është 1.222.450 (njëmilion e dyqind e njëzet e dymijë e katërqind e pesëdhjetë) lekë. Bazuar në Ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006, për “Prokurimin publik” (i ndryshuar), në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 914, datë 29.12.2014, “Për miratimin e rregullave të prokurimit Publik” ( i ndryshuar), në Dokumentat Standart të Tenderit, Kreu II, Udhëzime për operatorët ekonomikë, Seksioni 1, pika 1.1, oferta e B.O.E. “Ave Consulting” shpk, dhe “Roalb” shpk dhe Echostar” shpk, nuk pranohet. Bashkimi I Operatorëve Ekonomikë “Ave Consulting” shpk, dhe “Roalb” shpk dhe Echostar” shpk , skualifikohet nga kjo procedurë.
    Arsyeja e Anulimit
    Shenime
    Transaksione Thesari
  • Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per A & E Engineering SHPK viti 2012-2013
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per A & E Engineering SHPK viti 2014
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per A & E Engineering SHPK viti 2015-2018
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per A & E Engineering SHPK viti 2019-2020
  • Buletini i Prokurimeve Publike
    Njoftimi i Tenderit
    Dokumentat Standarde te Tenderit
    Shpallja e Fituesit NR.22 - DT.05-06-2017
    Lidhja e Kontrates NR.23 - DT.12-06-2017

    Te drejtat e Perdorimit

    Persa kohe nuk percaktohet ndryshe, i gjithe informacioni i ofruar nga Open Procurement Albania ofrohet nen licencat: This material is Open Data