Open Procurement Albania

Sistemim asfaltim rruga Unaza Korce- Voskop-Polene-Korce.

A Red Flag is a fact, event, or set of circumstances, or other information that may indicate a potential legal compliance concern for illegal or unethical business conduct, particularly with regard to corrupt practices and non-compliance with anti-corruption laws.

  • Disqualification of all competitive operators except the winner. Condition : The winner was not the lowest bidder.
  • Disqualification of all competitive operators except the winner. Condition : The winner was not the lowest bidder.

District Korçë
Loan No
Source of Loan/Financed by:
Loan Amount by Currency
Project Title
Description of the Project
Tender object Sistemim asfaltim rruga Unaza Korçë- Voskop-Polenë-Korçë.
Fondi i akorduar për vitin 2017 është 125.000.000 (njëqind e njëzet e pesë milion) lekë pa tvsh.
Pjesa e mbetur është parashikuar për vitin 2018.
Reference No.
CPV Code
Estimated / Ceiling Value ALL without VAT 450,825,000
Type of Contract
Procurement Method Open Procedure
Stage Procedure Signed the Contract
Tender Announcement Date
Opening Date for Submission of Bids
Closing Date for Submission of Bids 09-03-2017
Sector
No. of Bidders 15
Bidders BE - IS SH.P.K & 2T SHPK
EUROTEOREMA PEQIN
CURRI & XHENGO
G.P.G. COMPANY
DELIA GROUP & MANE TCI
N.T.P. Eurokos-Dega ne Shqiperi & DENIS 05
ALMO KONSTRUKSION & AL ASFALT & EURONDERTIM 2000
ALKO-IMPEX General Construcion
Victoria Invest International & VICTORIA INVEST
Delta Lavori & ERNIKU & KOLA INVEST
ULEZA NDERTIMI & AGBES CONSTRUKSION
ALBA KONSTRUKSION
GENER 2
Ali Hyko
VARAKU E
Successful Bidder /Supplier / Provider
  • ALMO KONSTRUKSION -
  • EURONDERTIMI 2000 -
  • A.L-ASFALT -
  • The winning bid ALL without vat 358,790,788
    Bidder Announcement date 23-04-2017
    Contract date 28-04-2017
    Contract Value including VAT 430,548,945
    Contract Milestones Due Dates 15 muaj
    Appeals Ka pasur ankesa.

    Në datën 11.04.2017 paraqiti ankesë për vlerësimin shoqëria Victoria Invest International SHPK.
    Ankesës ju kthye përgjigje në datën 12.04.2017.
    Nuk ka pasur ankim në KPP.

    Janë s’kualifikuar:

    1. Bashkimi i përkohshëm i shoqërive Be - Is SHPK (56%), dhe 2T SHPK (44%) për arsye se:
    a. Shoqëria Be-Is SHPK nuk plotëson pikën 2.2.4 të Kërkesave të Veçanta për Kualifikim lidhur me taksat vendore pasi, referuar punëve në proces të deklaruara, kryen aktivitet në Durrës, Librazhd dhe Vlorë nga viti 2016 e në vazhdim dhe nuk ka paraqitur dokumentacion për shlyerjen e detyrimeve vendore.
    b. Shoqëria 2T SHPK nuk plotëson pikën 2.2.4 të Kërkesave të Veçanta për Kualifikim lidhur me taksat vendore pasi, referuar punëve në proces të deklaruara, kryen aktivitet në Qukës ku qysh prej 07.03.2016 po punon në objektin Ndërtimi i rrugës Qukës Qafë-Plloçë.
    c. Shoqëria 2T SHPK nuk plotëson pikën 2.3.1 për kualifikim lidhur me punët e ngjashme.
    d. Shoqëria 2T SHPK nuk plotëson pikën 2.3.5 të Kërkesave të Veçanta për Kualifikim lidhur me punësimin e mjekut, pasi kontrata me mjekun është lidhur ne datën 05.01.2017 dhe jo nga Nëntori 2016 e në vazhdim siç kërkohet në kërkesën për kualifikim.

    2. Euroteorema Peqin SHPK për arsye se:
    a. Nuk plotëson pikën 2.2.4 të Kërkesave të Veçanta për Kualifikim lidhur me taksat vendore pasi, referuar punëve në proces të deklaruara, kryen aktivitet në Milot – Lezhë - Rrëshen nga viti 2011 e në vazhdim dhe nuk ka paraqitur dokumentacion për shlyerjen e detyrimeve vendore.
    b. Nuk plotëson pikën 2.3.3 për kualifikim lidhur me stafin e nevojshëm pasi nuk ka paraqitur dokumentacion për një inxhinier ndërtimi me profilin transport, siç kërkohet në dokumentet e tenderit.

    3. Bashkimi i përkohshëm i shoqërive Curri SHPK (62.26%%), dhe Xhengo SHPK (32.74%) për arsye se:
    a. Shoqëria Xhengo SHPK nuk plotëson kërkesën lidhur me shlyerjen e detyrimeve për energjinë elektrike për muajin janar 2017, detyrim ky i maturuar ne datën e tenderit. Ofertat janë hapur në datën 9 mars 2017 dhe në ketë datë ka qenë maturuar afati i pagesës për muajin janar 2017. Vërtetimi i paraqitur shprehet vetëm për pagesën e muajit dhjetor, pa përfshire faturën e muajit janar.
    b. Shoqëria Xhengo SHPK nuk plotëson kërkesën lidhur me stafin pasi nuk ka paraqitur dokumentacion për një inxhinier ndërtimi me profil transporti dhe një inxhinier gjeodet, ndërkohe që, referuar marrëveshjes së bashkëpunimit , ka marrë përsipër të kryejë punime shtresash rrugore në të cilat këta specialiste janë të domosdoshëm.

    4. GPG SHPK për arsye se:
    a. Nuk plotëson pikën 2.3.1 të Kërkesave të Veçanta për Kualifikim lidhur me punët e ngjashme dhe për të provuar plotësimin e kriterit për kualifikim duhet të kishte paraqitur dokumentacion për realizimin e një pune të vetme në tre vitet e fundit me vlerë jo më pak se 225.412.500 lekë pa tvsh ose të disa punëve të realizuara në tre vitet e fundit me vlerë jo më pak se 901.650.000 lekë pa tvsh. Ky operator ekonomik, me dokumentacionin e paraqitur, nuk plotëson asnjërin prej kushteve.

    5. Bashkimi i përkohshëm i shoqërive Delia Group SHPK (38%) dhe Mane TCI SHPK (62%) për arsye se:
    a. Shoqëria Mane TCI nuk plotëson kërkesën për kualifikim lidhur me disponimin e mjeteve pasi ka paraqitur dokumentacion vetëm për një kamionçinë.
    b. Shoqëria Mane TCI nuk ka paraqitur formularin e deklarimit të mjeteve.
    c. Shoqëria Mane TCI nuk plotëson pikën 2.3.1 për kualifikim lidhur me punët e ngjashme.
    d. Shoqëria Mane TCI nuk plotëson pikën 2.3.3 për kualifikim lidhur me stafin e nevojshëm pasi ka paraqitur dokumentacion vetëm për një inxhinier ndërtimi dhe një inxhinier ndërtimi i profilit transport.

    6. Bashkimi i përkohshëm i shoqërive NTP Eurokos SHPK (91%) dhe Denisi 05 SHPK (9%) për arsye se:
    a. Shoqëria NTP Eurokos SHPK nuk plotëson pikën 2.2.4 të Kërkesave të Veçanta për Kualifikim lidhur me taksat vendore pasi, referuar punëve në proces të deklaruara, kryen aktivitet në Vlorë dhe Elbasan - Librazhd nga viti 2016 e në vazhdim dhe nuk ka paraqitur dokumentacion për shlyerjen e detyrimeve vendore.
    b. Shoqëria NTP Eurokos SHPK nuk plotëson pikën 2.3.2 të Kërkesave të Veçanta për Kualifikim lidhur me numrin e punonjësve pasi ka mesatarisht 76 punonjës në Kosovë dhe 46 punonjës në Shqipëri, në total 122 punonjës, nga 127 që duhet të kishte sipas përqindjes së punëve që ka marrë përsipër (91%).
    c. Shoqëria NTP Eurokos SHPK nuk plotëson pikën 2.3.3 për kualifikim lidhur me stafin e nevojshëm pasi nuk ka paraqitur dokumentacion për një inxhinier ndërtimi me profil transport, siç kërkohet në dokumentet e tenderit, ndërkohë që ka marrë përsipër të kryejë punime rrugore në të cilat ky specialitet e është i domosdoshëm.

    7. Alko Impex General Construcion SHPK për arsye se:
    a. Shoqëria Alko Impex SHPK nuk plotëson pikën 2.2.4 të Kërkesave të Veçanta për Kualifikim lidhur me taksat vendore pasi, referuar punëve ne proces të deklaruara, kryen aktivitet në Librazhd, Devoll, Koplik dhe Kavajë nga viti 2015 e në vazhdim dhe nuk ka paraqitur dokumentacion për shlyerjen e detyrimeve vendore.
    b. Shoqëria Alko Impex SHPK nuk plotëson pikën 2.3.3 për kualifikim lidhur me stafin e nevojshëm pasi nuk ka paraqitur dokumentacion për një inxhinier mjedisi, siç kërkohet në dokumentet e tenderit.

    8. Bashkimi i përkohshëm i shoqërive Viktoria Invest International SHPK (54%) dhe Victoria Invest SHPK (46%) për arsye se:
    a. Shoqëria Viktoria Invest International SHPK nuk plotëson pikën 2.2.4 të Kërkesave të Veçanta për Kualifikim lidhur me taksat vendore pasi, referuar punëve në proces të deklaruara, kryen aktivitet në Tiranë nga viti 2015 e në vazhdim dhe nuk ka paraqitur dokumentacion për shlyerjen e detyrimeve vendore.
    b. Shoqëria Viktoria Invest International SHPK nuk plotëson pikën 2.3.1 të Kërkesave të Veçanta për Kualifikim lidhur me punët e ngjashme.
    c. Shoqëria Viktoria Invest SHPK nuk plotëson pikën 2.2.4 të Kërkesave të Veçanta për Kualifikim lidhur me taksat vendore pasi, referuar punëve në proces të deklaruara, nga viti 2016 ushtron aktivitet në Librazhd (në objektin Rikualifikim urban, zona në hyrjen perëndimore të qytetit Librazhd dhe mbrojtje lumore , me vlere 82.200.510 leke) dhe ne Bilisht (ne objektin Rikualifikim urban i qendrës së qytetit Bilisht, loti i , me vlerë 102.536.108 lekë. Për këto dy objekte nuk ka paguar detyrimet vendore dhe nuk i ka regjistruar në QKB.

    9. Bashkimi i përkohshëm i shoqërive Delta Lavori SHPK (76.4%), Erniku SHPK (18.6%) dhe Kola Invest SHPK (5%) për arsye se:
    a. Në marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet dy shoqërive nuk janë përcaktuar punët konkrete që do të kryejë secila shoqëri, në përputhje me VKM.
    10. Bashkimi i përkohshëm i shoqërive Ulëza Ndërtim SHPK (55.927%) dhe Agbes Konstruksion SHPK (44.073%) për arsye se:
    a. Shoqëria Ulëza Ndërtim nuk ka të punësuar një inxhinier ndërtimi me profilin transport, siç është kërkuar në dokumentet e tenderit, ndonëse ka marrë përsipër të kryejë punime rrugore.
    b. Shoqëria Ulëza Ndërtim SHPK nuk plotëson pikën 2.2.4 të Kërkesave të Veçanta për Kualifikim lidhur me taksat vendore pasi, referuar punëve në proces të deklaruara, kryen aktivitet në Pukë, Mirditë dhe Kurbin nga viti 2015 e në vazhdim dhe nuk ka paraqitur dokumentacion për shlyerjen e detyrimeve vendore.
    c. Shoqëria Ulëza Ndërtim SHPK nuk plotëson pikën 2.3.7 për kualifikim lidhur me disponimin e mjeteve, pasi referuar marrëveshjes se bashkëpunimit ka marrë përsipër punime për shtresat rrugore dhe në kontratën e bashkëpunimit nuk cilësohet se mjetet që disponon shoqëria Agbes Konstruksion SHPK do të mund të përdoren edhe nga shoqëria Ulëza Ndërtim SHPK.

    11. Ali Hyko SHPK :
    a. Nuk ka paraqitur ofertë.

    12. Varaku E SHPK :
    a. Nuk ka paraqitur ofertë.

    Cancellation reason
    Notes
    Transaction / Actual Spending Monitor treasury transaction for ALMO KONSTRUKSION viti 2012-2013
    Monitor treasury transaction for ALMO KONSTRUKSION viti 2014
    Monitor treasury transaction for ALMO KONSTRUKSION viti 2015-2018
    Monitor treasury transaction for ALMO KONSTRUKSION viti 2019-2020

    Monitor treasury transaction for EURONDERTIMI 2000 viti 2012-2013
    Monitor treasury transaction for EURONDERTIMI 2000 viti 2014
    Monitor treasury transaction for EURONDERTIMI 2000 viti 2015-2018
    Monitor treasury transaction for EURONDERTIMI 2000 viti 2019-2020

    Monitor treasury transaction for A.L-ASFALT viti 2012-2013
    Monitor treasury transaction for A.L-ASFALT viti 2014
    Monitor treasury transaction for A.L-ASFALT viti 2015-2018
    Monitor treasury transaction for A.L-ASFALT viti 2019-2020

    Relevant published Bulletin
    Tender Announcement Nr.07 - Dt.20-02-2017
    Announcement of Winner Nr.17 - Dt.02-05-2017
    Announcement of Contract Signing Nr.19 - Dt.15-05-2017

    Privacy Policy

    Except when otherwise defined, all data & information offered in Open Procurement Albania is available under the licenses: This material is Open Data