| Procuring Authority / Buyer | Korporata e Investimeve Shqiptare | |
| Procuring Authority / Buyer | Korporata e Investimeve Shqiptare sh.a | Tender object |
Korpusi i Inspektorateve dhe Shtëpia e re e fëmijëve “Zyber Hallulli” Zhvilluesi i Projektit të Investimit: Korporata e Investimeve Shqiptare Emri i Projektit të Investimit: Korpusi i Inspektorateve dhe Shtëpia e re e fëmijëve “Zyber Hallulli” Përzgjedhja e zhvilluesit dhe konkursi i projektimit: Korporata e Investimeve Shqiptare dhe Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit Titulli i kontratës: Zhvillimi nëpërmjet sipërmarrjes i objektit multi-funksional në Rrugën e Elbasanit, Tiranë Korporata e Investimeve Shqiptare, këtu “Korporata”, është një shoqëri tregtare aksionere, me kapital 100% shtetëror, e cila ka si aksioner të vetëm ministrinë përgjegjëse për ekonominë të Republikës së Shqipërisë. Projekti i investimit realizohet nëpërmjet një modeli partneriteti, ku Korporata ka rolin e zhvilluesit të pronave shtetërore në pronësi të saj dhe partnerëve publikë, përfitues në këtë projekt dhe partnerit privat, që posedon burimet financiare, njerëzore dhe ekzekutive, dhe ka interes në realizimin e projektit të investimit. Projekti do të realizohet nëpërmjet instrumentit të sipërmarrjes, ku partneri privat do të financojë ndërtimin e dy objekteve publike, Korpusit të Inspektoriateve dhe Shtëpisë së re të fëmijëve “Zyber Hallulli”, në këmbim të pjesës takuese të Korporatës në objektin multifunksional që zhvillohet pronën e Korporatës në Rrugën e Elbasanit, në përputhje me vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 459/2025. Korporata zhvillon këtë procedurë konkurruese në bashkëpunim me Agjensinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT), e cila duke përdour ekselencën e saj disa vjecare ka përgatitur termat e referencës dhe kriteret e vlerësimit për projekt-idetë arkitekturore që do të propozohen nga aplikantët për këtë projekt, të cilat mund të konsultohen në Seksionin IV, nën-seksioni 2, "Termat e Referencës për projekt-idetë arkitekturore", të Dokumentit të Kualifikimit. Projekti synon të realizojë nevojat e Shërbimit Social Shtetëror për të siguruar kushtet më të mira të jetesës dhe ambjente të përshtatshme dhe bashkëkohore europiane për fëmijët e Shtëpisë së fëmijëve Zyber Hallulli, si dhe duke rritur sipërfaqen e ambjenteve në shërbim të tyre. Gjithashtu projekti plotëson nevojat, si dhe në kushtet e reformës së inspektoriateve shtetërore sipas ligjit të ri për këto institucione, për të pajisur korpusin e inspektoriateve shtetërore me një qendër pune funksionale dhe moderne. |
| Reference No. | 1 | |
| CPV Code | ||
| Estimated / Ceiling Value ALL without VAT | ||
| Type of Contract | Development Project | |
| Procurement Method | Procedurë me konkurim publik | |
| Stage Procedure | Announced the Winner | |
| Tender Publication Date | 15-09-2025 | |
| Last date of Submitted Documents | ||
| Tender Held Date | ||
| No. of Bidders | 13 | |
| Bidders |
Lista e Pjesemarresve sipas Njoftimit te kualifikimit date 05.11.2025 për rezultatet e vlerësimit të fazës së parë të procedurës konkurruese. 1 Bashkimi i Subjekteve “2T” shpk & “FUKSAS Architecture” Srl, me nënkontraktor të specializuar Fatjon Molla dhe Loris Cechini 2 Bashkimi i Subjekteve “ADAMO-FAIDEN SRL + PRACTICA Arquitectura y Urbanismo SLP + STUDIO-REBUS L.T.D + DION-AL LTD”, nënkontraktorë të specializuar Bulla, Ana Garcia Ricci + Fundacion Obra Social Boa Mustura 3 Shoqëria “ALB BUILDING” shpk me nënkontraktor të specializuar IAM Design LLC dhe shoqëria “Henars-Engineering” shpk 4 Bashkimi i Subjekteve “BE-IS”shpk & “CEBRA Arkitekter A/S” me nënkontraktor të specializuar LOFT Architects dhe Superflex Studio 5 Shoqëria “Campos Costa Arquitetos” me nënkontraktor të specializuar Land Studio + GEG + Quantuval 6 Shoqëria “CONCORD Investment” shpk me nënkontraktor të specializuar ADJAYE Associates + “Asarchitects” shpk + Gentian Lipe, Person Fizik + Lindita Pelivani 7 Bashkimi i Subjekteve “DIAGONAL PROJEKTIM & ZBATIM + ASL shpk” me nënkontraktor të specializuar Projektues Carrilho da Graca Arquitectos 8 Shoqëria “GRUPPO KONI” SRL (Stefano Boeri Architetti Srl; Architetti Srl; Gross. Max Ltd; Aei Progetti Srl; Patrick Tuttofuoco; Smart Studio & Partners) me nënkontraktor të specializuar “Gruppo Koni” shpk + “Koni Construzioni Srl” 9 Shoqëria “Gjikuria” shpk me nënkontraktor të specializuar “Park Associati srl” + Tharm Architects + Openfabric Srl + Arup Srl + Augustas Serapinas 10 Shoqëria “MOTUS” shpk, me nënkontraktor të specializuar “Asab” shpk + Son Engineering & Construction + Rojkind Arquitectos S.C + Julian Kasharaj 11 Shoqëria “PROGEEN l.l.c” me nënkontraktor të specializuar Taller Hector Barroso + Studio B&L l.l.c + Doriana Bleta + Agim Seranaj + Ardian Paci 12 Turi & M.Z.B + Groupwork ICB + ZHCH Limited 13 Shoqëria “USLUGA” shpk me nënkontraktor të specializuar ALN (Architektuburo Leinhaupl + Neuber GmbH) + XPLAN STUDIO |
|
| Successful Bidder /Supplier / Provider |
|
|
| The winning bid ALL without vat | ||
| Bidder Announcement date | 29-01-2026 | |
| Award and Contract Amount ALL with VAT | ||
| Contract date | ||
| Planned Milestones of Contract / Start and End Date | ||
| Renewal Contract Additional Value (ALL with VAT) | ||
| Appeals | Afati i fundit për dorëzimin e një ankese lidhur me konkurimin që kundërshton vendimin për lidhjen e kontratës skadon në mesnatë, 6 Shkurt 2026 (ora lokale). | |
| Cancellation reason | ||
| Additions |
Korporata, nërpërmjet Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 459, datë 31.7.2025, “Për
transferimin te Korporata e Investimeve Shqiptare të pronave shtetërore për realizimin e
projektit të investimit “Korpusi i Inspektorateve” dhe projekteve të tjera të investimit”
është autorizuar për të vepruar si zhvilluese e projektit, Korpusi i Inspektorateve dhe Shtëpia e re e fëmijëve
“Zyber Hallulli”
. Ne date 15.09.2025 Korporata Shqiptare e Investimeve ka publikuar ne faqen e saj zyrtare thirrje për projektin, Korpusi i Inspektorateve dhe Shtëpia e re e fëmijëve “Zyber Hallulli” Thirrja eshte publikuar dhe ne Buletinin Nr. 53 datë 22 Shtator 2025, Agjencia e Prokurimit Publik. Ne date 02.10.2025 Korporata e Investimeve Shqiptare njofton të gjithë të interesuarit për një ndryshim në Njoftimin e Procedurës Konkurruese, të publikuar në faqen zyrtare të internetit të Korporatës së Investimeve Shqiptare, më datë 15 Shtator 2025, për kontratën “Zhvillimi nëpërmjet sipërmarrjes i objektit multi-funksional në Rrugën e Elbasanit, Tiranë” si më poshtë: Në pikën 16 të Njoftimit, afati për dorëzimin e aplikimeve do të jetë 27 Tetor 2025, ora 15:00, ora lokale. Ne date 10.11.2026 eshte publikuar ne faqen e korporates Njoftimi i Kualifikimit i cili informon për rezultatet e vlerësimit të fazës së parë të procedurës konkurruese për projektin e investimit “Korpusi i Inspektorateve dhe Shtëpia e re e fëmijëve “Zyber Hallulli Ne date 29 janar 2026 zhvillohet konkursit për vlerësimin e projekt-ideve arkitekturore për projektin e investimit “Korpusi i Inspektorateve dhe Shtëpia e Re e Fëmijëve ‘Zyber Hallulli’. Korporata e Investimeve Shqiptare njoftojn përbërjen e Jurisë së Konkursit të krijuar për përzgjedhjen e projekt-ideve më të mira arkitekturore për Projektin e Investimit “Korpusi i Inspektorateve dhe Shtëpia e re e fëmijëve “Zyber Hallulli”, që do të zhvillohet më 29 janar 2026 me adresë: Selia Qendrore nr. 2 e Bankës së Shqipërisë (ish hotel Dajti) Bulevardi “Dëshmorët e Kombit, nr. 3, Tiranë. Juria përbëhet nga ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë dhe një prezantim i shkurtër për anëtarët e jurisë është më poshtë: EDI RAMA është Kryeministër i Shqipërisë. ELIRA KOKONA është Drejtoreshë Ekzekutive e Korporatës Investimeve Shqiptare (AIC). ADELAJDA ROKA është Drejtoreshë e Përgjithshme e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit. ADELINA GRECA është Drejtoreshë e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit. SIMON BATTISTI është Arkitekt SIMONA MALVEZZI është Arkitekt WILFRIED KUEHN është Arkitekt REINIER DE GRAAF është Arkitekt EMRE AROLAT është Arkitekt Ne date 30.01.2026 Korporata e Investimeve Shqiptare ka publikuar ne webfaqen e saj, Njoftimin Paraprak te Fituesit. |
|
| Transaction / Actual Spending |
|
|
| Public Announcement Bulletin |
|