Open Procurement Albania

Korpusi i Inspektorateve dhe Shtëpia e re e fëmijëve “Zyber Hallulli”

Institucioni Prokurues Korporata e Investimeve Shqiptare
Autoritet Prokurues Korporata e Investimeve Shqiptare sh.a
Objekti i Tenderit Korpusi i Inspektorateve dhe Shtëpia e re e fëmijëve “Zyber Hallulli”
Zhvilluesi i Projektit të Investimit: Korporata e Investimeve Shqiptare
Emri i Projektit të Investimit: Korpusi i Inspektorateve dhe Shtëpia e re e fëmijëve “Zyber Hallulli”
Përzgjedhja e zhvilluesit dhe konkursi i projektimit: Korporata e Investimeve Shqiptare dhe Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit
Titulli i kontratës: Zhvillimi nëpërmjet sipërmarrjes i objektit multi-funksional në Rrugën e Elbasanit, Tiranë

Korporata e Investimeve Shqiptare, këtu “Korporata”, është një shoqëri tregtare aksionere, me kapital 100% shtetëror, e cila ka si aksioner të vetëm ministrinë përgjegjëse për ekonominë të Republikës së Shqipërisë.

Projekti i investimit realizohet nëpërmjet një modeli partneriteti, ku Korporata ka rolin e zhvilluesit të pronave shtetërore në pronësi të saj dhe partnerëve publikë, përfitues në këtë projekt dhe partnerit privat, që posedon burimet financiare, njerëzore dhe ekzekutive, dhe ka interes në realizimin e projektit të investimit.
Projekti do të realizohet nëpërmjet instrumentit të sipërmarrjes, ku partneri privat do të financojë ndërtimin e dy objekteve publike, Korpusit të Inspektoriateve dhe Shtëpisë së re të fëmijëve “Zyber Hallulli”, në këmbim të pjesës takuese të Korporatës në objektin multifunksional që zhvillohet pronën e Korporatës në Rrugën e Elbasanit, në përputhje me vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 459/2025.

Korporata zhvillon këtë procedurë konkurruese në bashkëpunim me Agjensinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT), e cila duke përdour ekselencën e saj disa vjecare ka përgatitur termat e referencës dhe kriteret e vlerësimit për projekt-idetë arkitekturore që do të propozohen nga aplikantët për këtë projekt, të cilat mund të konsultohen në Seksionin IV, nën-seksioni 2, "Termat e Referencës për projekt-idetë arkitekturore", të Dokumentit të Kualifikimit.

Projekti synon të realizojë nevojat e Shërbimit Social Shtetëror për të siguruar kushtet më të mira të jetesës dhe ambjente të përshtatshme dhe bashkëkohore europiane për fëmijët e Shtëpisë së fëmijëve Zyber Hallulli, si dhe duke rritur sipërfaqen e ambjenteve në shërbim të tyre. Gjithashtu projekti plotëson nevojat, si dhe në kushtet e reformës së inspektoriateve shtetërore sipas ligjit të ri për këto institucione, për të pajisur korpusin e inspektoriateve shtetërore me një qendër pune funksionale dhe moderne.
Nr. Reference 1
Kodi CPV
Vlera / Fondi Limit
Lloji i Kontrates Publike Projekt Zhvillimi
Lloji i Procedures Procedurë me konkurim publik
Statusi i Tenderit Njoftuar Fituesi
Data e Njoftimit te Tenderit 15-09-2025
Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve
Data e mbajtjes se tenderit
Nr. i Operatoreve Konkurues 13
Operatore Konkurues Lista e Pjesemarresve sipas Njoftimit te kualifikimit date 05.11.2025 për rezultatet e vlerësimit të fazës së parë të procedurës konkurruese.

1 Bashkimi i Subjekteve “2T” shpk & “FUKSAS Architecture” Srl, me nënkontraktor të specializuar Fatjon Molla dhe Loris Cechini
2 Bashkimi i Subjekteve “ADAMO-FAIDEN SRL + PRACTICA Arquitectura y Urbanismo SLP + STUDIO-REBUS L.T.D + DION-AL LTD”, nënkontraktorë të specializuar Bulla, Ana Garcia Ricci + Fundacion Obra Social Boa Mustura
3 Shoqëria “ALB BUILDING” shpk me nënkontraktor të specializuar IAM Design LLC dhe shoqëria “Henars-Engineering” shpk
4 Bashkimi i Subjekteve “BE-IS”shpk & “CEBRA Arkitekter A/S” me nënkontraktor të specializuar LOFT Architects dhe Superflex Studio
5 Shoqëria “Campos Costa Arquitetos” me nënkontraktor të specializuar Land Studio + GEG + Quantuval
6 Shoqëria “CONCORD Investment” shpk me nënkontraktor të specializuar ADJAYE Associates + “Asarchitects” shpk + Gentian Lipe, Person Fizik + Lindita Pelivani
7 Bashkimi i Subjekteve “DIAGONAL PROJEKTIM & ZBATIM + ASL shpk” me nënkontraktor të specializuar Projektues Carrilho da Graca Arquitectos
8 Shoqëria “GRUPPO KONI” SRL (Stefano Boeri Architetti Srl; Architetti Srl; Gross. Max Ltd; Aei Progetti Srl; Patrick Tuttofuoco; Smart Studio & Partners) me nënkontraktor të specializuar “Gruppo Koni” shpk + “Koni Construzioni Srl”
9 Shoqëria “Gjikuria” shpk me nënkontraktor të specializuar “Park Associati srl” + Tharm Architects + Openfabric Srl + Arup Srl + Augustas Serapinas
10 Shoqëria “MOTUS” shpk, me nënkontraktor të specializuar “Asab” shpk + Son Engineering & Construction + Rojkind Arquitectos S.C + Julian Kasharaj
11 Shoqëria “PROGEEN l.l.c” me nënkontraktor të specializuar Taller Hector Barroso + Studio B&L l.l.c + Doriana Bleta + Agim Seranaj + Ardian Paci
12 Turi & M.Z.B + Groupwork ICB + ZHCH Limited
13 Shoqëria “USLUGA” shpk me nënkontraktor të specializuar ALN (Architektuburo Leinhaupl + Neuber GmbH) + XPLAN STUDIO

Operator Ekonomik Kontraktues
  • Oferta fituese Leke pa TVSH
    Data e shpalljes se fituesit 29-01-2026
    Vlera e kontraktuar Leke me TVSH
    Data e lidhjes se kontrates
    Kohezgjatja e kontrates
    Shtese kontrate (Leke me TVSH
    Ankesa Afati i fundit për dorëzimin e një ankese lidhur me konkurimin që kundërshton vendimin për lidhjen e kontratës skadon në mesnatë, 6 Shkurt 2026 (ora lokale).
    Arsyeja e Anulimit
    Shenime Korporata, nërpërmjet Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 459, datë 31.7.2025, “Për transferimin te Korporata e Investimeve Shqiptare të pronave shtetërore për realizimin e projektit të investimit “Korpusi i Inspektorateve” dhe projekteve të tjera të investimit” është autorizuar për të vepruar si zhvilluese e projektit, Korpusi i Inspektorateve dhe Shtëpia e re e fëmijëve “Zyber Hallulli” .

    Ne date 15.09.2025 Korporata Shqiptare e Investimeve ka publikuar ne faqen e saj zyrtare thirrje për projektin, Korpusi i Inspektorateve dhe Shtëpia e re e fëmijëve “Zyber Hallulli”
    Thirrja eshte publikuar dhe ne Buletinin Nr. 53 datë 22 Shtator 2025, Agjencia e Prokurimit Publik.

    Ne date 02.10.2025 Korporata e Investimeve Shqiptare njofton të gjithë të interesuarit për një ndryshim në Njoftimin e Procedurës Konkurruese, të publikuar në faqen zyrtare të internetit të Korporatës së Investimeve Shqiptare, më datë 15 Shtator 2025, për kontratën “Zhvillimi nëpërmjet sipërmarrjes i objektit multi-funksional në Rrugën e Elbasanit, Tiranë” si më poshtë:
    Në pikën 16 të Njoftimit, afati për dorëzimin e aplikimeve do të jetë 27 Tetor 2025, ora 15:00, ora lokale.

    Ne date 10.11.2026 eshte publikuar ne faqen e korporates Njoftimi i Kualifikimit i cili informon për rezultatet e vlerësimit të fazës së parë të procedurës konkurruese për projektin e investimit “Korpusi i Inspektorateve dhe Shtëpia e re e fëmijëve “Zyber Hallulli

    Ne date 29 janar 2026 zhvillohet konkursit për vlerësimin e projekt-ideve arkitekturore për projektin e investimit “Korpusi i Inspektorateve dhe Shtëpia e Re e Fëmijëve ‘Zyber Hallulli’.

    Korporata e Investimeve Shqiptare njoftojn përbërjen e Jurisë së Konkursit të krijuar për përzgjedhjen e projekt-ideve më të mira arkitekturore për Projektin e Investimit “Korpusi i Inspektorateve dhe Shtëpia e re e fëmijëve “Zyber Hallulli”, që do të zhvillohet më 29 janar 2026 me adresë: Selia Qendrore nr. 2 e Bankës së Shqipërisë (ish hotel Dajti) Bulevardi “Dëshmorët e Kombit, nr. 3, Tiranë.

    Juria përbëhet nga ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë dhe një prezantim i shkurtër për anëtarët e jurisë është më poshtë:
    EDI RAMA është Kryeministër i Shqipërisë.
    ELIRA KOKONA është Drejtoreshë Ekzekutive e Korporatës Investimeve Shqiptare (AIC).
    ADELAJDA ROKA është Drejtoreshë e Përgjithshme e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit.
    ADELINA GRECA është Drejtoreshë e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit.
    SIMON BATTISTI është Arkitekt
    SIMONA MALVEZZI është Arkitekt
    WILFRIED KUEHN është Arkitekt
    REINIER DE GRAAF është Arkitekt
    EMRE AROLAT është Arkitekt

    Ne date 30.01.2026 Korporata e Investimeve Shqiptare ka publikuar ne webfaqen e saj, Njoftimin Paraprak te Fituesit.

    Transaksione Thesari
  • Buletini i Prokurimeve Publike
    VKM Nr. 459, datë 31.07.2025 Për transferimin e pronave shtetërore te Korporata e Investimeve Shqiptare, për realizimin e projektit të investimit “Korpusi i Inspektorateve”, si dhe projekteve të tjera investuese
    Njoftimi i Procedurës Konkurruese date 15.09.2025 Korporata e Investimeve Shqiptare
    Permbledhje e Konkursit Shtator 2025 Korporata e Investimeve Shqiptare
    Dokumenti i Kualifikimit, procedura e kualifikimit, pershkrimi i projektit date 15.09.2025 Korporata e Investimeve Shqiptare
    Njoftim ne lidhje me afatin e rishikuar për dorëzimin e aplikimeve date 02.10.2025 Korporata e Investimeve Shqiptare
    Njoftimi i kualifikimit (1) Korporata e Investimeve Shqiptare
    Njoftimi i kualifikimit (2) Korporata e Investimeve Shqiptare
    Prezantimi i Jurise 29.01.2026 Korporata e Investimeve Shqiptare
    Lajme publikuar ne faqen zyrtare Korporata Shqiptare e Investimeve date 29.01.2026
    Njoftimi Paraprak i Fituesit 30.01.2026 Korporata e Investimeve Shqiptare

    MBESHTETES

    Ketu mund te keni REKLAMEN tuaj

    Kontakto ne [email protected]

    Te drejtat e Perdorimit

    Persa kohe nuk percaktohet ndryshe, i gjithe informacioni i ofruar nga Open Procurement Albania ofrohet nen licencat: This material is Open Data