Appeals |
Nuk ka pasur ankesa.
Janë skualifikuar Operatorët ekonomik të mëposhtëm:
1. Oferta e paraqitur nga operatori ekonomik “Kevin Construksion” SHPK :
• Nuk ka paraqitur ofertë ekonomike.
2. Oferta e paraqitur nga operatori ekonomik “Shkëlqimi 07” SHPK :
• Operatori ekonomik “Shkëlqimi 07” SHPK , referuar Shtojcës 10 si edhe dokumentacionit shoqërues për mjetet e paraqitura, nuk ka aftësinë e duhur teknike për realizimin me sukses të kontratës.
3. Operatori ekonomik “Eurondertimi 2000” SHPK:
• Shoqëria “Eurondërtimi 2000” SHPK nuk ka deklaruar se disponon mjetin Autopompë betoni.
• Shoqëria “Eurondërtimi 2000” SHPK nuk ka deklaruar se disponon mjetit “Grejder”, çka bie në kundërshtim me DST, Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 16, ku ndër të tjera përcaktohet se: “Operatori ekonomik duhet të disponojë 1 (një) “Grejder”.
4. Bashkimi i operatoreve ekonomike “Liqeni VII” sha & “Varaku E” SHPK :
• Bilanci i vitit ushtrimor 2017 i paraqitur nga Shoqëria “Varaku E” SHPK nuk është i shoqëruar me Akt Ekspertizën e Ekspertit Kontabël të Autorizuar.
• Shoqëria “Company Riviera 2008” SHPK ka deklaruar pjesë të stafit teknik 2 (dy) Inxhinierë Mjedisi. Pas verifikimeve të dokumentacionit shoqërues të paraqitur u konstatua se për njërin Inxhinier nuk është paraqitur Certifikata për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, ndërsa Inxhinieri tjetër nuk figuron në listpagesat e shoqërisë për 6 muajt e fundit.
• Operatori ekonomik “Company Riviera 2008” SHPK nuk ka paraqitur asnjë dokumentacion për të vërtetuar se disponon 1 (një) kamion me kapacitet mbajtës minimumi 20 ton, çka bie në kundërshtim me DST, Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 16.
• Operatori ekonomik “Company Riviera 2008” SHPK , referuar Shtojcës 10 si edhe dokumentacionit shoqërues për mjetet e paraqitura, nuk ka aftësinë e duhur teknike për realizimin me sukses të kontratës.
6. Bashkimi i operatoreve ekonomike “Korabi 2007” SHPK & “Selami” SHPK & “Kupa” SHPK :
• Bashkimi i operatorëve ekonomikë: “Korabi 2007” SHPK & “Kupa” & “Selami” SHPK nuk plotëson pikën 1 të Kapacitetit Teknik të Dokumentave Standarte të Tenderit: “Përvojë e suksesshme në realizimin e të paktën…..”, pasi operatori ekonomik “Korabi” SHPK i cili referuar kontratës së bashkëpunimit Nr. 385 Rep., Nr. 173/1. Kol., datë 24.12.2018, ka marrë përsipër kryerjen e punimeve në masën 3%, nuk ka paraqitur punë të ngjashme duke paraqitur një kontratë furnizim betoni e cila nuk dëshmon punë të ngjashme, të së njëjtës natyrë me objektin që prokurohet.
• Bashkimi i operatorëve ekonomikë: “Korabi 2007” SHPK & “Kupa” & “Selami” SHPK nuk plotëson pikën 16 të Kapacitetit Teknik të Dokumentave Standarte të Tenderit: “Dëshmi për mjetet e pajisjet teknike, që ka në dispozicion apo mund t’i vihen në dispozicion operatorit ekonomik, që nevojiten për ekzekutim in e kontratë (Shtojca 10)/ Tabela paralajmëruese për sigurinë në objekt minimumi 5 (pesë) copë”, pasi në faturën Nr. B697633, datë 13.03.2017 të deklaruar në Shtojcën 10 nuk rezultojnë të jenë të përfshira mjetet/pajisjet: “Tabela paralajmëruese për sigurinë në objekt minimumi 5 (pesë) cope”.
7. Operatori ekonomik “Shendelli” SHPK :
• Shoqëria “Shendelli” SHPK nuk ka deklaruar në Shtojcën 10 se disponon 1 (një) Makineri vijëzimi me bojë bikomponente, çka bie në kundërshtim me DST, Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 16.
8. Operatori ekonomik “Klajger Konstruksion” SHPK :
• Referuar Shtojcës 10, Operatori ekonomik ka deklaruar se disponon 2 (dy) Autobetoniere me targa AA 809 MA si dhe Autobetonieren Comet e disponuar nëpërmjet kontrates se qerese me Nr. 10332 Rep. ; Nr. 7522 Kol. Per Autobetonieren me targa AA 809 MA siguracioni i mjetit është i pavlefshëm, pasi ka skaduar në datë 13.12.2018, ndërsa për Autobetonieren Comat nuk është paraqitur dokumentacioni i plotë sipas kërkesave të DST.
9. Operatori ekonomik “Sterkaj” SHPK :
• Referuar Shtojcës 10, Operatori ekonomik ka deklaruar se disponon 2 (dy) Autobetoniere me targa AA 092 JN dhe me targa AA 093 JN. Per Autobetonieren me targa AA 092 JN siguracioni i mjetit është i pavlefshëm, pasi ka skaduar në datë 20.12.2018 dhe për Autobetonieren me targa AA 093 JN siguracioni i mjetit është gjithashtu i pavlefshëm, pasi ka skaduar në datë 20.12.2018 si dhe certifikata e kontrollit teknik, ka skaduar në datë 16.11.2018.
10. Operatori ekonomik “Sireta 2F” SHPK :
Operatori ekonomik “Sireta 2F” SHPK , referuar Shtojcës 10 si edhe dokumentacionit shoqërues për mjetet e paraqitura, nuk ka aftësinë e duhur teknike për realizimin me sukses të kontratës.
11. Operatori ekonomik “Shpresa-Al” SHPK :
Shoqëria “Shpresa-Al” SHPK ka deklaruar si Inxhinier Mjedisi Z. B.M. Pas verifikimeve të dokumentave të paraqitura për stafin teknik u konstatua se inxhinieri i sipërcituar nuk është i pajisur me Çertifikatë për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis. |