Procuring Authority / Buyer |
Local Unit Tiranë |
Procuring Authority / Buyer |
Bashkia Tirane |
Tender object |
Sistemi elektronik për të ruajtur, menaxhuar dhe ndjekur në formë elektronike informacionin e bazuar në dokumenta zyrtarë( letër)
Me ane te Buletinit Nr. 37 datë 15 Korrik 2024 , eshte njoftuar modifikimi i kontrates gjate zbatimit te saj.
Situata sipas parashikimeve të nenit 127 të LPP dhe argumentet përkatëse për ta përdorur atë:
Modifikimi kryhet në përputhje me nenin 127 pika 1 gërma (c) të ligjit nr 162//2020 per “Prokurimin
Publik” i ndryshuar dhe nuk ndodhet ne kushtet e nenit 127 pika 4 e ligjit Nr.162/2020 per
“Prokurimin Publik” pasi nuk kemi te bejme me modifikim te nje kushti thelbesor te kontrates. Në
datë 08.04.2024 pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve
Mbështetëse, është paraqitur shkresa me Nr.14280/1 prot nga Drejtoria e Përgjithshme e Qeverisjes
Elektronike dhe Inovacionit me anë të së cilës kërkohet ”Shtyrja e afatit të përfundimit të shërbimit
në objektin: “Sistemi Elektronik për të ruajtur, menaxhuar dhe ndjekur në formë elektronike
informacionin e bazuar në dokumenta zyrtare (Letër)”. Bashkia Tiranë ka nënshkruar kontratën Nr.
3324/5 prot., datë 07.03.2023, me objekt: “Sistemi Elektronik për të ruajtur, menaxhuar dhe ndjekur
në formë elektronike informacionin e bazuar në dokumenta zyrtarë (Letër)”, me Operatorin
Ekonomik “BNT ELECTRONICS” sh.p.k.
Më datë 08.04.2024, Operatori Ekonomik “BNT ELECTRONICS” sh.p.k, ka adresuar
pranë Bashkisë së Tiranës, shkresën me nr. 14280 prot., datë 08.04.2024, me objekt: “Kërkesë për
shtyrjen e afatit të Kontatës nr. 3324/5 prot., datë 07.03.2023 për fazën 7 “Skanimi dhe regjistrimi i
dokumentacionit ekzistues”, në të cilën kërkohet : ‘...shtyrjen e kësaj faze me një afat shtesë me 5
ditë pune...” me arsyetimin si më poshtë:
Per fazen e shtate te ketij projekti “Skanimi dhe regjistrimi i dokumentacionit ekzistues” kontraktori
BNT Electronics ka parashikuar realizimin e tij nga muaji i katert te implementimit te kontrates deri
ne muajin e trembedhjete, duke nisur nga data 07.06.2023 deri me daten 06.04.2024.
Kontrakotri duke patur parasysh sfiden per realizimin ne kohe te projektit per shkak te ngarkeses se
skanimit dhe dixhitalizimit parashikuar ne DST, ne moment te zhvillimit te procedures ka ofertuar
dhe ka hartuar dokumentin titulluar “Oferta Teknike” (dokument I ngarkuar nga ana e tij ne SPE),
mbi bazen e llogaritjeve ditore ekzakte si dhe duke patur parasysh festat zyrtare te vitit 2023
publikuara ne ate moment nga Banka e Shqiperise.
Per kete arsye, festat zyrtare te levizshme (sic jane disa prej festave fetare psh. E diela e Pashkeve
Katolike) ose pushimet zyrtare te miratuara me VKM kane qene te paparashikuara nga ana e tij ne
momentin e hartimit te dokumentit “Oferta Teknike” dhe perbejne nje shkak kryesor per pamundesine e perfundimit ne kohe te kesaj faze dhe si pasoje ka kerkuar shtyrjen e kesaj faze me nje afat shtese me 5 dite pune. Duke qene se ne Bashkine Tirane kane ngelur ende 201,400(dyqind e njemije e katerqind) faqe dokumentash pa u skanuar kontraktori ka gjykuar se koha e kerkuar eshte e
mjaftueshme per realizimin me suksese te kesaj faze kontraktore.Shkaku kryesor per daljen jashte parashikimeve kohore kane qene festat fetare te cilat si rregull
konsiderohen si festa te levizshme si dhe pushimet e miratuara me VKM, per te cilat kontraktori nuk
ka qënë ne dijeni as nuk kishte sesi te parashikonte vonesat.
Vlera totale e kontratës së nënshkruar/marrëveshjes kuadër: Nuk ndryshon vlera me të cilën është lidhur kontrata.
Vlera e ndryshuar (nëse është rasti):Nuk është rasti.
Kohëzgjatja e kontratës / Marrëveshjes Kuadër: Data e fillimit të implementimit të detyrave është
data e nënshkrimit të kontratës, dhe periudha e zbatimit të kontratës do të jetë 27 (njëzetë e shtatë)
muaj nisur nga kjo datë, nga të cilat:
- 3 (tre) muaj për implementimin e sistemit nisur nga data e nënshkrimit të kontratës
-24 (njëzetë e katër) muaj pas implementimit të sistemit (duke filluar nga data e marrjes në
dorëzim) do të jetë periudha e mirëmbajtjes së saj.
Afati i ri (nëse është rasti): Afati i ri i vendosur bazuar në lidhjen e Aktmarrëveshjes për realizimin e shërbimit do të jetë duke nisur nga data 08.04.2024 deri në dt. 15.04.2024. |
Reference No. |
REF-55522-12-29-2022 |
Estimated / Ceiling Value ALL without VAT |
29 166 665,00 |
Type of Contract |
|
Procurement Method |
Open Procedure |
Stage Procedure |
Signed the Contract |
Tender Publication Date |
30-12-2022 |
Last date of Submitted Documents |
16-01-2023 |
Tender Held Date |
16-01-2023 |
No. of Bidders |
2 |
Bidders |
1. “SOFT & SOLUTION” SH.P.K,
2. “BNT ELECTRONICS” SH.P.K, |
Successful Bidder /Supplier / Provider |
BNT ELECTRONIC'S |
The winning bid ALL without vat |
28 780 000,00 |
Bidder Announcement date |
31-01-2023 |
Award and Contract Amount ALL with VAT |
34536000 |
Contract date |
07-03-2023 |
Planned Milestones of Contract / Start and End Date |
Data e fillimit është data e nënshkrimit të kontratës dhe periudha e zbatimit të kontratës do të jetë 3 (tre) muaj nisur nga kjo datë për implementimin e sistemit dhe 24 (njëzetë e katër) muaj pas implementimit të sistemit (duke filluar nga data e marrjes në dorëzim), do të jetë periudha e mirëmbajtjes së tij. |
Renewal Contract Additional Value (ALL with VAT) |
|
Appeals |
Nuk ka pasur ankesa.
Eshte skualifikuar operatori ekonomik i meposhtem:
1. SOFT SOLUTION SH.P.K, per arsye:
-Nuk ka paraqitur Formularin Permbledhes te Vetëdeklarimit, sipas shtojces 9
-Nuk ka paraqitur Sigurimin e Ofertes, sipas Shtojces 3; |
Cancellation reason |
|
Additions |
|
Transaction / Actual Spending |
Monitor treasury transaction for BNT ELECTRONIC'S viti 2012-2013 Monitor treasury transaction for BNT ELECTRONIC'S viti 2014 Monitor treasury transaction for BNT ELECTRONIC'S viti 2015-2018 Monitor treasury transaction for BNT ELECTRONIC'S viti 2019-2020
|
Public Announcement Bulletin |
|