Open Procurement Albania

Sistemi elektronik për të ruajtur, menaxhuar dhe ndjekur në formë elektronike informacionin e bazuar në dokumenta zyrtarë( letër)

Autoritet Prokurues Qeverisja Vendore Tiranë
Institucioni Prokurues Bashkia Tirane
Objekti i Tenderit Sistemi elektronik për të ruajtur, menaxhuar dhe ndjekur në formë elektronike informacionin e bazuar në dokumenta zyrtarë( letër)

Me ane te Buletinit Nr. 37 datë 15 Korrik 2024 , eshte njoftuar modifikimi i kontrates gjate zbatimit te saj.
Situata sipas parashikimeve të nenit 127 të LPP dhe argumentet përkatëse për ta përdorur atë: Modifikimi kryhet në përputhje me nenin 127 pika 1 gërma (c) të ligjit nr 162//2020 per “Prokurimin Publik” i ndryshuar dhe nuk ndodhet ne kushtet e nenit 127 pika 4 e ligjit Nr.162/2020 per “Prokurimin Publik” pasi nuk kemi te bejme me modifikim te nje kushti thelbesor te kontrates. Në datë 08.04.2024 pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse, është paraqitur shkresa me Nr.14280/1 prot nga Drejtoria e Përgjithshme e Qeverisjes Elektronike dhe Inovacionit me anë të së cilës kërkohet ”Shtyrja e afatit të përfundimit të shërbimit në objektin: “Sistemi Elektronik për të ruajtur, menaxhuar dhe ndjekur në formë elektronike informacionin e bazuar në dokumenta zyrtare (Letër)”. Bashkia Tiranë ka nënshkruar kontratën Nr. 3324/5 prot., datë 07.03.2023, me objekt: “Sistemi Elektronik për të ruajtur, menaxhuar dhe ndjekur në formë elektronike informacionin e bazuar në dokumenta zyrtarë (Letër)”, me Operatorin Ekonomik “BNT ELECTRONICS” sh.p.k.

Më datë 08.04.2024, Operatori Ekonomik “BNT ELECTRONICS” sh.p.k, ka adresuar pranë Bashkisë së Tiranës, shkresën me nr. 14280 prot., datë 08.04.2024, me objekt: “Kërkesë për shtyrjen e afatit të Kontatës nr. 3324/5 prot., datë 07.03.2023 për fazën 7 “Skanimi dhe regjistrimi i dokumentacionit ekzistues”, në të cilën kërkohet : ‘...shtyrjen e kësaj faze me një afat shtesë me 5 ditë pune...” me arsyetimin si më poshtë: Per fazen e shtate te ketij projekti “Skanimi dhe regjistrimi i dokumentacionit ekzistues” kontraktori BNT Electronics ka parashikuar realizimin e tij nga muaji i katert te implementimit te kontrates deri ne muajin e trembedhjete, duke nisur nga data 07.06.2023 deri me daten 06.04.2024. Kontrakotri duke patur parasysh sfiden per realizimin ne kohe te projektit per shkak te ngarkeses se skanimit dhe dixhitalizimit parashikuar ne DST, ne moment te zhvillimit te procedures ka ofertuar dhe ka hartuar dokumentin titulluar “Oferta Teknike” (dokument I ngarkuar nga ana e tij ne SPE), mbi bazen e llogaritjeve ditore ekzakte si dhe duke patur parasysh festat zyrtare te vitit 2023 publikuara ne ate moment nga Banka e Shqiperise.

Per kete arsye, festat zyrtare te levizshme (sic jane disa prej festave fetare psh. E diela e Pashkeve Katolike) ose pushimet zyrtare te miratuara me VKM kane qene te paparashikuara nga ana e tij ne momentin e hartimit te dokumentit “Oferta Teknike” dhe perbejne nje shkak kryesor per pamundesine e perfundimit ne kohe te kesaj faze dhe si pasoje ka kerkuar shtyrjen e kesaj faze me nje afat shtese me 5 dite pune. Duke qene se ne Bashkine Tirane kane ngelur ende 201,400(dyqind e njemije e katerqind) faqe dokumentash pa u skanuar kontraktori ka gjykuar se koha e kerkuar eshte e mjaftueshme per realizimin me suksese te kesaj faze kontraktore.Shkaku kryesor per daljen jashte parashikimeve kohore kane qene festat fetare te cilat si rregull konsiderohen si festa te levizshme si dhe pushimet e miratuara me VKM, per te cilat kontraktori nuk ka qënë ne dijeni as nuk kishte sesi te parashikonte vonesat.

Vlera totale e kontratës së nënshkruar/marrëveshjes kuadër: Nuk ndryshon vlera me të cilën është lidhur kontrata.
Vlera e ndryshuar (nëse është rasti):Nuk është rasti.

Kohëzgjatja e kontratës / Marrëveshjes Kuadër: Data e fillimit të implementimit të detyrave është data e nënshkrimit të kontratës, dhe periudha e zbatimit të kontratës do të jetë 27 (njëzetë e shtatë) muaj nisur nga kjo datë, nga të cilat:
- 3 (tre) muaj për implementimin e sistemit nisur nga data e nënshkrimit të kontratës -24 (njëzetë e katër) muaj pas implementimit të sistemit (duke filluar nga data e marrjes në dorëzim) do të jetë periudha e mirëmbajtjes së saj.
Afati i ri (nëse është rasti): Afati i ri i vendosur bazuar në lidhjen e Aktmarrëveshjes për realizimin e shërbimit do të jetë duke nisur nga data 08.04.2024 deri në dt. 15.04.2024.
Nr. Reference REF-55522-12-29-2022
Vlera / Fondi Limit 29 166 665,00
Lloji i Kontrates Publike Shërbime Publike
Lloji i Procedures Procedurë e Hapur
Statusi i Tenderit Lidhur Kontrata
Data e Njoftimit te Tenderit 30-12-2022
Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve 16-01-2023
Data e mbajtjes se tenderit 16-01-2023
Nr. i Operatoreve Konkurues 2
Operatore Konkurues 1. “SOFT & SOLUTION” SH.P.K,
2. “BNT ELECTRONICS” SH.P.K,
Operator Ekonomik Kontraktues
  • BNT ELECTRONIC'S
  • Oferta fituese Leke pa TVSH 28 780 000,00
    Data e shpalljes se fituesit 31-01-2023
    Vlera e kontraktuar Leke me TVSH 34536000
    Data e lidhjes se kontrates 07-03-2023
    Kohezgjatja e kontrates Data e fillimit është data e nënshkrimit të kontratës dhe periudha e zbatimit të kontratës do të jetë 3 (tre) muaj nisur nga kjo datë për implementimin e sistemit dhe 24 (njëzetë e katër) muaj pas implementimit të sistemit (duke filluar nga data e marrjes në dorëzim), do të jetë periudha e mirëmbajtjes së tij.
    Shtese kontrate (Leke me TVSH
    Ankesa Nuk ka pasur ankesa.

    Eshte skualifikuar operatori ekonomik i meposhtem:
    1. SOFT SOLUTION SH.P.K, per arsye:
    -Nuk ka paraqitur Formularin Permbledhes te Vetëdeklarimit, sipas shtojces 9
    -Nuk ka paraqitur Sigurimin e Ofertes, sipas Shtojces 3;
    Arsyeja e Anulimit
    Shenime
    Transaksione Thesari
  • Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per BNT ELECTRONIC'S viti 2012-2013
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per BNT ELECTRONIC'S viti 2014
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per BNT ELECTRONIC'S viti 2015-2018
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per BNT ELECTRONIC'S viti 2019-2020
  • Buletini i Prokurimeve Publike
    Njoftimi i Tenderit
    Dokumentat Standarde te Tenderit
    Shpallja e Fituesit
    Lidhja e Kontrates Buletini Nr. 24 datë 13 Mars 2023
    Procesverbal "Per argumentimin dhe miratimin e specifikimeve teknike dhe kritereve per kualifikim"
    Njoftimi per modifikimin e kontrates gjate zbatimit

    Te drejtat e Perdorimit

    Persa kohe nuk percaktohet ndryshe, i gjithe informacioni i ofruar nga Open Procurement Albania ofrohet nen licencat: This material is Open Data