Autoritet Prokurues | Ministria e Infrastruktures dhe Energjise |
Objekti i Kontrates |
Koncesion/PPP : Projektim, ndërtim, operim, mirëmbajtje, rehabilitim dhe transferim i segmentit rrugor Milot-Thumanë-Kashar- Luzi i Vogël- Fier. Vendndodhja e objektit te kontratës: Gjurma e kësaj rruge fillon në kryqëzimin SH6 me SH1 dhe përfundon në Bypass-in e Fierit: Numri i referencës : REF-64779-07-08-2020. Forma e kontratës: Projektim, ndërtim, operim, mirëmbajtje, rehabilitim dhe transferim (Koncesion/PPP); Vlera e parashikuar e projektit: 1.188 miliardë Euro (pa TVSH). Burimi i financimit: Investim privat __________________________________________________ Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka vendosur të implementojë projektin për dhënien me konçesion/partneritet publik privat per projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen, rehabilitimin dhe transferimin e segmentit rrugor Milot – Thumanë – Kashar – Luzi i Vogël – Fier. Përzgjedhja e Ofertuesit Fitues do të bëhet në bazë të një procedure konkurruese (procedurë e hapur) sipas kritereve kualifikuese dhe vlerësuese të specifikuara në këtë dokument. Kohëzgjatja e kontratës koncesionare/PPP do të jetë 35 (tridhjetë e pesë) vjet nga hyrja në fuqi e saj. Kjo Kontrate hyn ne fuqi pas nënshkrimit nga palët dhe pas botimit te Vendimit te Keshillit te Ministrave te miratimit te saj ne Fletoren Zyrtare te Republikes se Shqiperise. Korridori Adriatiko – Jonian (AIC) eshte identifikuar si pjese e Korridorit TEN-T Mesdhetar, duke shtrire korridorin kryesor te rrjetit te BE-se ne Rajonin e Ballkanit Perendimor. Gjatesia e vlerësuar e te gjithë Korridorit e Mesdheut eshte rreth 1,550 km. Në Ballkanin Perëndimor, korridori kalon nëpër Mal të Zi (afërsisht. 7% e gjatësisë totale) dhe Shqipëria (afërsisht 20% e gjatësisë totale ose rreth 300 km). Krijimi i rrjetit që synon të forcojë sigurinë në rrugë, planifikimin e transportit, lidhjen rajonale, lëvizjen, konkurrencën dhe integrimin me rrjetin TEN-T të BE-së. Projekti i propozuar - një Segment rrugor me pagesë nga Miloti në Fier rreth 115 km - është 37% e AIC Shqiptare, dhe 7.5% e Korridorit të përgjithshëm të Korridorit të Mesdheut. Një pjesë e rrugës së propozuar janë shtrirje e reja dhe rrugë ekzistuese të përmirësuara në autostradën e Kategorisë A dhe rruge interurbane kryesore Kategoria B. Rruga përfshin gjithashtu tunelet dhe urat e nevojshme, nënkalimet/mbikalimet, interseksionet, gardhet e sigurisë, rrugët e shërbimit, hyrjet/daljet e kontrolluara, stacionet e pagesave, zonat e parkimit dhe Sistemin e Monitorimit të Transportit Inteligjent (ITS). Rruga përfshin gjashtë (6) seksionet në vijim: • Seksioni 1- Milot – Thumanë - 13.5 km i gjatë • Seksioni 2-Thumanë – Kashar - 20 km i gjatë • Seksioni 3-Kashar – Pezë Helmës - 9 km i gjatë • Seksioni 4-Pezë Helmës – Luzi i Vogël - 24 km i gjatë • Seksioni 5-Luzi i Vogël / Lekaj – I/C Rrogozhinë - 8 km i gjatë • Seksioni 6-Rrogozhinë – fillimi i Bypass-it të Fierit - 38 km i gjatë |
Lloji i Procedures | Procedurë e Hapur |
Statusi i koncesionit | Anuluar Procedura |
Kompania Koncesionare | |
Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve | 09-11-2020 |
Data e mbajtjes se koncesionit | 09-11-2020 |
Nr. i Operatoreve Konkurues | |
Operatore Konkurues | |
Operator Ekonomik Kontraktues | |
Kosto koncesionare | 1.188 miliardë Euro |
Kohezgjatja e koncesionit(vjet) | 35 vjet |
Data e shpalljes se koncesionit | 09-07-2020 |
Oferta fituese Leke pa TVSH | |
Data e shpalljes se fituesit | |
Vlera e kontraktuar Leke me TVSH | |
Data e lidhjes se kontrates | |
Kohezgjatja e kontrates | |
Ankesa | |
Arsyeja e Anulimit | Asnjë nga ofertat e paraqitura nuk përputhet me kriteret e përcaktuara në dokumentet e tenderit. |
Buletini i Prokurimeve Publike | |
Akte/Marreveshje Koncesionare |