Autoritet Prokurues | Autoriteti Portual Durrës |
Objekti i Kontrates |
Shërbimi i menaxhimit dhe operimit të Terminalit të Konteinerëve në portin e Durrësit tek operatorë portualë privatë të specializuar për 5 vjet. - Fondi limit i procedures : 3.736.183.195 lekë, pa TVSH. - Burimi i Financimit: Nga fondet e vetë Institucionit. Burimi i financimit për këtë shërbim është i parashikuar nga të ardhurat, që sigurohen nga tarifat portuale për shërbimet me kontejnerët, në këtë mënyrë financimi dhe likujdimi ndër vite është i garantuar, nga ana tjetër synohet të optimizohet kryerja e këtij shërbimi përmes uljes së kostove dhe rritjes së përfrmancës nga qasja në shërbim e një operatori me përvojë. Kontrata me afat deri në 5 vjet me ofruesin këtyre shërbimeve, shmang kostot administrative që mund të kishte procedura e prokurimit në mënyrë të përsëritur dhe shmang riskun që sjell kryerja cdo vit e procedurës, kjo sepse procedurat e prokurimeve kërkojnë një kohë të caktuar e cila do të cila do të sillte si pasoje mungesën e shërbimit ose në rastin më të mirë kosto shtesë përgjatë këtyre periudhave tranzitore. Afati i parashikuar 5 vjeçar lidhet ngushtësisht me natyrën e shërbimit të prokuruar, kompleksitetin dhe financimin e tij, veçanërisht nga pikëpamja e përmirësimit teknik të mjeteve e pajisjeve dhe rritjen e eficensës së Terminalit të Kontejnerëve. Kjo kontratë komplekse kërkon financim shumëvjeçar dhe të strukturuar, duke marrë parasysh dhe indikatorë performance disa-vjeçarë, të cilët nuk mund të jetësohen brenda një viti buxhetor. _________________________________________ Vendi i kryerjes së shërbimeve Shërbimet do të kryehen në terminalin e kontejnerëve në Portin e Durrësit. Në Terminal do të realizohet menaxhimi, operimi, mirëmbajtja dhe përmiresimi teknik, si edhe adaptimi për të përmbushur kërkesat aktuale dhe të ardhshme të trafikut në Portin e Durresit duke përfshire ngarkimin dhe shkarkimin e anijeve konteinerike, aktivitetet e lidhura si depozitim konteinerësh, magazinim, lëvizje ekstra, transportim, spontimi, mbushje-zbrazje, shifting, 24 orë për 7 ditë të javës, përfshire marrjen e masave e alokimin e burimeve të kerkuara për mjete, pajisje, sisteme, praktika, procedura, programe, organizim dhe burime njerezore në përputhje me praktikat më të mira industriale, në përputhje me specifikimet dhe të dhënat e detajuara të DST-ve ( fq.4 e DST-ve) |
Lloji i Procedures | E kufizuar, mbi kufirin e lartë monetar |
Statusi i koncesionit | Lidhur Kontrata |
Kompania Koncesionare | |
Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve | 24-12-2020 |
Data e mbajtjes se koncesionit | 24-12-2020 |
Nr. i Operatoreve Konkurues | 2 |
Operatore Konkurues |
1.
“HILI COMPANY LIMITED (LTD)
- me Oferte ekonomike te paraqitur në Fazën II/Vlera: 3.175.756.155,60 2. “HHLA International Gmbh” - I kualifikuar në Fazën I. Nuk ka ofertuar në Fazën II. |
Operator Ekonomik Kontraktues |
|
Kosto koncesionare | |
Kohezgjatja e koncesionit(vjet) | 5 vite |
Data e shpalljes se koncesionit | 02-09-2020 |
Oferta fituese Leke pa TVSH | 3,175,756,156 |
Data e shpalljes se fituesit | 06-01-2021 |
Vlera e kontraktuar Leke me TVSH | 3,810,907,387 |
Data e lidhjes se kontrates | 08-03-2021 |
Kohezgjatja e kontrates | |
Ankesa |
Ka pasur ankesa. Në datën 14.10.2020, pranë Autoritetit Kontraktor ka paraqitur ankesë operatori ekonomik “HILI COMPANY LIMITED (LTD)” dhe në datën 19.10.2020 ka paraqitur ankesë operatori ekonomik “HILI COMPANY LIMITED (LTD)”, lidhur me vlerësimin në Fazën I. Operatorëve ankimues, Autoriteti Kontraktor u ka kthyer përgjigje në datën 26.10.2020. Nuk ka pasur skualifikime. |
Arsyeja e Anulimit | |
Buletini i Prokurimeve Publike | |
Akte/Marreveshje Koncesionare |