Open Procurement Albania

Ndërtim rrjet furnizimi me ujë i zonës së "Bab Rexhës", Fusha e Aviacionit

Nje shenim me RedFlag eshte nje fakt, ngjarje, ose grup i rrethanave ose informacione te tjera qe mund te tregojne nje shqetesim apo ekspozim dhe mbi rrezik potencial te pajtueshmerise ligjore per sjellje te paligjshme ose joetike te biznesit, vecanerisht ne lidhje me praktika korruptive dhe mosrespektimit te ligjeve anti-korrupsion.Vleresimi per keto kategori do te behet ne menyre automatike, me filtra analitik te paracaktuar

  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit
  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit

Autoritet Prokurues Qeverisja Vendore Tiranë
Institucioni Prokurues SH.A Ujesjelles Kanalizime Tirane
Objekti i Tenderit Ndërtim rrjet furnizimi me ujë i zonës së "Bab Rexhës", Fusha e Aviacionit”
Nr. Reference REF-82943-08-14-2018
Vlera / Fondi Limit 38 513 055,00
Lloji i Kontrates Publike Punë Publike
Lloji i Procedures Procedurë e Hapur
Statusi i Tenderit Lidhur Kontrata
Data e Njoftimit te Tenderit 15-08-2018
Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve 14-09-2018
Data e mbajtjes se tenderit 14-09-2018
Nr. i Operatoreve Konkurues 15
Operatore Konkurues EURONDERTIMI 2000 SHPK
B 93 SHPK & RIVIERA SHPK
BONUS SHPK & Guri Ndertim SHPK
DAJTI PARK 2007 SHPK
SENKA SHPK
NDREGJONI SHPK
ARB & TRANS-2010 SHPK & “KUPA SHPK
Viante Konstruksion SHPK
JUNIK SHPK
RRUGA URA ASFALTIM NR.2 ELBASAN SHPK & IGOR ELEKTRIK SHPK & “DELIA IMPEX SHPK
ADRIATIK SHPK & “Varaku E SHPK
BE - IS SHPK
BibaX SHPK
ALEN - CO SHPK
FAT GROUP SHPK
Operator Ekonomik Kontraktues
  • Ndregjoni SHPK
  • Oferta fituese Leke pa TVSH 33 592 456,00
    Data e shpalljes se fituesit 06-12-2018
    Vlera e kontraktuar Leke me TVSH 40310947.2
    Data e lidhjes se kontrates 10-01-2019
    Kohezgjatja e kontrates 60 ditë
    Shtese kontrate (Leke me TVSH
    Ankesa Ka pasur ankesa.
    Është paraqitur ankesa nga operatori ekonomik “JUNIK” SHPK me Nr.K.- 3926 Prot dt.05.10.2018 dhe nga operatori ekonomik “DAJTI PARK 2007” SHPK me Nr.22974 prot., datë 08.10.2018 me anë të së cilave kundërshtojn vlerësimin e ofertave për këtë objekt prokurimi duke kërkuar rivlerësimin e ofertave.

    Ankesave të mësipërme u është kthyer përgjigje me ane të shkresave me Nr.K.- 3926 /1Prot dt.05.10.2018 dhe Nr.22974/1 prot., datë 10.10.2018. Duke mos pranuar ankesat e paraqitura prej tyre.
    Gjatë afatit kohor për ankesa në KPP është paraqitur ankesë nga O.E “DAJTI PARK 2007” SHP.K me ane të shkreses me Nr.23925 Prot dt.19.10.2018.
    Komisioni i Prokurimit Publik me anë të vendimit Nr. 817 datë 03.12.2018 vendosi: “Të mos pranoj ankesën e paraqitur nga O.E “DAJTI PARK 2007” SHPK .

    Jane skualifikuar:
    1. Oferta e paraqitur nga operatori ekonomik “EURONDERTIMI 2000” SHPK:
    • Operatori ekonomik ka paraqitur Certifikatën ISO 9001-2008 me nr 15018C e cila si afat të fundit të kalimit në ISO 9001-2015 ka datën 15.09.2018. Vlen të theksohet se oferta ekonomike është dorëzuar në datën 25.09.2018 dhe operatori ekonomik nuk ka rinovuar certifikatën ISO 9001.
    Lidhur me sa më sipër dokumentacioni i paraqitur nga ky operator lidhur me certifikatën ISO është i pavlefshëm.
    • Nuk ploteson kriteret e vendosura ne DST (Shtojca 10) për mjetet e pajisjet teknike.

    2. Oferta e paraqitur nga bashkimi i operatoreve ekonomik “B-93” SHPK & “Riviera” SHPK :
    • Nuk ploteson kriteret e vendosura ne DST (Shtojca 10) për mjetet e pajisjet teknike.
    Operatori ekonomik B93 shpk ka paraqitur në shtojcën 10 se disponon dhe mjete të siguruara me kontrata qeraje. KVO konstatatoi shtojca nr.10 të e disponimit të mjeteve të operatorit B93 shpk nuk është plotësuar në formatin e duhur pasi nuk ka plotësuar targën e mjetit , nr e lejës së qarkullimit si dhe nr. E shasisë së mjetit. Shtojca 10 e paraqitur nga operatyori ekonomik B 93 lidhur me mjetet e siguruara me qera është e pasaktë për rrjedhojë e pavlefshme.
    • Bashkimi i operatorëve ekonomik nuk ka paraqitur punonjës manovrator automakinist i cili të figurojë në listpagesat e shoqërisë për tre muajt e fundit.
    • Shoqëria “B 93” SHPK dhe shoqëria “Riviera” SHPK nuk zotëron kapacitet të mjaftueshem teknik për sa i përket personelit të nevojshëm për të realizuar kontratën për këtë objekt prokurimi duke mos përmbushur Kriteret e veçanta për kualifikim, Kapaciteti Teknik dhe profesional.

    3. Oferta e paraqitur nga bashkimi i operatoreve ekonomik “Bonus SHPK”& “Guri Ndërtim” SHPK :
    • Nuk ploteson kriteret e vendosura ne DST (Shtojca 10) për mjetet e pajisjet teknike.
    Bashkimi i operatorëve ekonomik nuk ka paraqitur asnjë punonjës duke mos përmbushur në këtë mënyrë kriterin e kërkuar nga AK.
    • Shoqëria “ Bonus shpk dhe Guri Ndërtim SHPK” nuk zotëron kapacitet të mjaftueshem teknik për sa i përket personelit të nevojshëm për të realizuar kontratën për këtë objekt prokurimi duke mos përmbushur Kriteret e veçanta për kualifikim, Kapaciteti Teknik dhe profesional.

    4. Oferta e paraqitur nga operatori ekonomik “Dajti Park 2007” SHPK:
    • Nuk ploteson kriteret e vendosura ne DST (Shtojca 10) për mjetet e pajisjet teknike.
    Operatori ekonomik nuk ka paraqitur asnjë punonjës duke mos përmbushur në këtë mënyrë kriterin e kërkuar nga AK.
    • Shoqëria “Dajti Park 2007” SHPK nuk zotëron kapacitet të mjaftueshem teknik për sa i përket personelit të nevojshëm për të realizuar kontratën për këtë objekt prokurimi duke mos përmbushur Kriteret e veçanta për kualifikim, Kapaciteti Teknik dhe profesional .

    5. Oferta e paraqitur nga operatori ekonomik “SENKA” SHPK:
    • Nuk ploteson kriteret e vendosura ne DST (Shtojca 10) për mjetet e pajisjet teknike.

    6. Oferta e paraqitur nga Bashkimi i Operatorëve Ekonomik “Arb &Trans 2010” SHPK & “KUPA” SHPK :
    • Operatori ekonomik ARB-Trans 2010 nuk ka paraqitur dokumentacion për të vërtetuar se disponon si pjesë të stafit të punësuar mjek të përgjithshëm.

    7. Oferta e paraqitur nga operatori ekonomik “Viante Konstruksion” SHPK:
    • Nuk ploteson kriteret e vendosura ne DST (Shtojca 10) për mjetet e pajisjet teknike.

    8. Oferta e paraqitur nga Operatori ekonomik “Junik” SHPK:
    • Operatori ekonomik nuk ka paraqitur asnjë punonjës manovrator të paisur me dëshmitë drejtimit për automakinist.
    • Shoqëria “ Junik” SHPK nuk zotëron kapacitet të mjaftueshem teknik për sa i përket mjeteve për të realizuar kontratën për këtë objekt prokurimi duke mos përmbushur Kriteret e veçanta për kualifikim, Kapaciteti Teknik dhe profesional.

    9. Oferta e paraqitur nga Operatori ekonomik “BIBA X” SHPK:
    • Oferta është paraqitur mbi fondin limit i cili për procedurën e mësipërme ka qënë 38.513.055 (tridhjetë e tetë milion e pesëqind e trembëdhjetë mijë e pesëdhjëtë e pesë) lekë pa TVSH.

    10. Oferta e paraqitur nga operatori ekonomik “ALEN – CO” SHPK :
    • Nuk ka paraqitur në sistemin elektronik ofertën ekonomike dhe dokumentacionin e plotë ligjor e teknik të kërkuar në Shtojcën 12, të dokumenteve të tenderit për këtë procedurë.

    11. Oferta e paraqitur nga operatori ekonomik “Fat Group” SHPK:
    • Nuk ka paraqitur në sistemin elektronik ofertën ekonomike dhe dokumentacionin e plotë ligjor e teknik të kërkuar në Shtojcën 12, të dokumenteve të tenderit për këtë procedurë.
    Arsyeja e Anulimit
    Shenime
    Transaksione Thesari
  • Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per Ndregjoni SHPK viti 2012-2013
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per Ndregjoni SHPK viti 2014
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per Ndregjoni SHPK viti 2015-2018
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per Ndregjoni SHPK viti 2019-2020
  • Buletini i Prokurimeve Publike
    Njoftimi i Tenderit
    Dokumentat Standarde te Tenderit
    Shpallja e Fituesit Nr.49 - Dt.11-12-2018
    Lidhja e Kontrates Nr.03 - Dt.21-01-2019
    Apelime dhe Vendime te KPP

    Te drejtat e Perdorimit

    Persa kohe nuk percaktohet ndryshe, i gjithe informacioni i ofruar nga Open Procurement Albania ofrohet nen licencat: This material is Open Data