Open Procurement Albania

Rehabilitimi i rrugëve të bllokut që kufizohet nga rrugët Fabrika e Qelqit, Konferenca e Pezës. Besim Alla dhe Jorgo Panajoti Faza I

Nje shenim me RedFlag eshte nje fakt, ngjarje, ose grup i rrethanave ose informacione te tjera qe mund te tregojne nje shqetesim apo ekspozim dhe mbi rrezik potencial te pajtueshmerise ligjore per sjellje te paligjshme ose joetike te biznesit, vecanerisht ne lidhje me praktika korruptive dhe mosrespektimit te ligjeve anti-korrupsion.Vleresimi per keto kategori do te behet ne menyre automatike, me filtra analitik te paracaktuar

  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit/Skualifikim i ofertes vlere me e ulet
  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit/ Skualifikim i ofertes vlere me e ulet

Autoritet Prokurues Qeverisja Vendore Tiranë
Institucioni Prokurues Bashkia Tirane
Objekti i Tenderit Rehabilitimi i rrugëve të bllokut që kufizohet nga rrugët Fabrika e Qelqit, Konferenca e Pezës. Besim Alla dhe Jorgo Panajoti Faza I .
6. Burimi i financimit: vënë në dispozicion nga buxheti i Bashkisë së Tiranës për vitin 2019, miratuar me VKB Nr. 159, datë 21.12.2018 “Për miratimin e programit buxhetor afat-mesëm 2019 – 2021 dhe detajimin e buxhetit të Bashkisë së Tiranës për vitin 2019”.
Nr. Reference REF-05549-01-29-2019
Vlera / Fondi Limit 208 333 333,00
Lloji i Kontrates Publike Punë Publike
Lloji i Procedures Procedurë e Hapur
Statusi i Tenderit Lidhur Kontrata
Data e Njoftimit te Tenderit 30-01-2019
Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve 01-03-2019
Data e mbajtjes se tenderit 01-03-2019
Nr. i Operatoreve Konkurues 11
Operatore Konkurues Eurondërtimi 2000 SHPK
Kthella SHPK
Gjikuria SHPK
Liqeni VII SHA & Al-Asfalt SHPK
Bajrami N SHPK & Meteo SHPK
Agi Kons SHPK & BE-IS SHPK
Everest SHPK & Alko Impex general Construction dshh & RSM Company dshh
Sterkaj SHPK
Lala SHPK & Vllaznia Ndërtimi IS & Shansi Invest SHPK & Eral Construction SHPK
4-AM SHPK
Pepa Group SHPK & Junik SHPK
Operator Ekonomik Kontraktues
  • GJIKURIA SHPK
  • Oferta fituese Leke pa TVSH 169 909 814,50
    Data e shpalljes se fituesit 25-04-2019
    Vlera e kontraktuar Leke me TVSH 203891777
    Data e lidhjes se kontrates 15-05-2019
    Kohezgjatja e kontrates 12 muaj
    Shtese kontrate (Leke me TVSH
    Ankesa Ka pasur ankesa.
    Është paraqitur një ankesë nga Bashkimi i Operatorëve ekonomikë “Pepa Group” shpk & “Junik” shpk të cilës ju kthye përgjigje nga KSHA nëpërmjet shkresës Nr. 14663/2, datë 10.04.2019, ndërsa gjatë pritjes së afatit për ankesa pra Komisionit të Prokurimit Publik nuk u paraqit asnjë ankesë.

    Janë skualifikuar Operatorët ekonomik të mëposhtëm:

    1. “Eurondërtimi 2000” shpk:
    • Operatori ekonomik “Eurondërtimi 2000” shpk ka një punësim mesatar 64 persona për periudhën Janar 2018 - Janar 2019, cka bie në kundërshtim me Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 4, ku përcaktohet se Operatoret Ekonomik duhet të kenë: “Një punësim mesatar i të paktën 100 (njëqind) personave, për periudhën Janar 2018 - Janar 2019”.
    • Operatori ekonomik “Eurondërtimi 2000” shpk nuk është i pajisur me liçencën profesionale nga Qendra Kombëtare e Liçensimit (QKL) Kodi III.2.B, çka bie në kundërshtim me me DST, Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 17.
    • Pas verifikimit të dokumentacionit shoqërues për mjetet të deklaruar në Shtojcën 10, u konstatuas se asnjeri nga Kamionat e deklaruar nuk ka kapacitetin e kërkuar, çka bie në kundërshtim me Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 18, ku ndër të tjera përcaktohet se: “Operatori ekonomik duhet të disponojë 2 (dy) Kamiona vetshkarkues me kapacitet mbajtës (10-15 ton)”.
    • Referuar Shtojcës 10, Operatori ekonomik “Eurondërtimi 2000” shpk ka deklaruar se disponon 1 (një) Fadrome nga 2 (dy) të kërkuar, çka bie në kundërshtim me Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 18, ku ndër të tjera përcaktohet se: “Operatori ekonomik duhet të disponojë 2 (dy) Fadrome me goma”.
    • Referuar Shtojcës 10, Operatori ekonomik “Eurondërtimi 2000” shpk nuk ka deklaruar se disponon mjetin “Autopompe Betoni” e si rrjedhojë nuk ka paraqitur asnjë dokumentacion në sistemin elektronik.
    • Operatori ekonomik “Eurondërtimi 2000” shpk nuk ka deklaruar se disponon 1 (një) Grejder, çka bie në kundërshtim me DST, Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 18, ku ndër të tjera përcaktohet se: “Operatori ekonomik duhet të disponojë 1 (një) Grejder”.
    • Operatori ekonomik nuk ka paraqitur asnjë dokumentacion për të vërtetuar se disponon 1 (një) Autobitumatriçe, pasi referuar Shtojcës 10, ka deklaruar 1 (një) Bitumatriçe, çka bie në kundërshtim me DST, Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 18, ku ndër të tjera përcaktohet se: “Operatori ekonomik duhet të disponojë 1 (një) Autobitumatriçe”.
    • Operatori ekonomik “Eurondërtimi 2000” shpk, referuar Shtojcës 10 nuk ka aftësinë e duhur teknike për realizimin me sukses të kontratës.

    2. “Kthella” shpk :
    • Shoqëria “Kthella” shpk ne vertetimin e paraqitur nga Administrata Tatimore si dhe ne list pagesat e paraqitura per periudhen Janar 2018 – Janar 2019, rezulton te kete nje numer mesatar prej 152 punonjesish.
    • Pas verifikimeve të dokumentacionit të paraqitur për stafin teknik, rezulton se Inxhinieri i Mjedisit i deklaruar nga Operatori ekonomik “Kthella” shpk nuk është i pajisur me Çertifikatë për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, çka bie në kundërshtim me DST, Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 5.
    • Operatori ekonomik “Kthella” shpk, referuar Shtojcës 10 nuk ka aftësinë e duhur teknike për realizimin me sukses të kontratës.

    3. Bashkimi i Operatorëve ekonomik “Liqeni VII” sha & “ Al-Asfalt” shpk:
    • Gjatë shqyrtimit dhe vlerësimit të preventivit të paraqitur nga Bashkimi i Operatorëve ekonomik “Liqeni VII” sha & “A.L-Asfalt” shpk, konstatoi se janë bërë ndryshime të sasive të punëve që do të kryhen të parashikuara nga Autoriteti Kontraktor, Bashkia Tiranë, ne Preventivin e paraqitur nga Ofertuesi.
    Duke qënë se vëllimi i punimeve të specifikuara në projekt është i pandryshueshëm, rrjedhimisht ofertuesi është i detyruar të pranojë sasitë e përcaktuara nga Autoriteti Kontraktor dhe mbi to të ofertojë. Në këtë mënyrë Komisioni i Vlerësimit të Ofertave nuk e ka marrë në konsideratë ofertën e paraqitur nga Bashkimi i Operatorëve ekonomik “Liqeni VII” sha & “A.L-Asfalt” shpk duke e shpallur të pavlefshme.
    • Shoqëria “A.L-Asfalt” shpk nuk plotëson pikën 7 të Dokumentave Standarte të Tenderit, tek Kritereve të Vecanta të Kualifikimit , Kapaciteti Teknik .
    • Bashkimi i Operatorëve ekonomik “Liqeni VII” sha & “A.L-Asfalt” shpk, referuar Shtojcës 10 nuk ka aftësinë e duhur teknike për realizimin me sukses të kontratës.

    4. Bashkimi i operatorëve ekonomik “Bajrami N” shpk & “ Meteo” shpk:
    • Bashkimi i Operatorëve ekonomik ka deklaruar se disponon 2 (dy) kamiona me kapacitet mbajtës 7-10 Ton përkatësisht me targa EL 3412 C dhe EL 1550 C. Pas verifikimeve të dokumentacionit të paraqitur mbi disponimin e tyre, u konstatua se për mjetin me targa EL 1550 C nuk është paraqitur Akti i Pronësisë, çka bie në kundërshtim me DST, Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 18, germa “a”.
    • Bashkimi i Operatorëve ekonomik ka deklaruar se disponon 1 (një) Autobitumatriçe. Pas verifikimit të dokumentacionit të paraqitur, u konstatua se mjeti rezulton të jetë bitumatriçe, çka bie në kundërshtim me DST, Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 18, ku ndër të tjera përcaktohet se: “Operatori ekonomik pjesmarrës duhet të disponojë 1 (një) Autobitumatriçe”.
    • Gjithashtu për mjetin e sipërcituar nuk është paraqitur Çertifikatë për transport mallrash të rrezikshëm, çka bie në kundërshtim me DST, Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 18, gërma “b”.
    • Bashkimi i Operatorëve ekonomik “Bajrami N.” shpk & “Meteo” shpk, referuar Shtojcës 10 nuk ka aftësinë e duhur teknike për realizimin me sukses të kontratës.

    5. Bashkimi i Operatorëve ekonomik “Agi Kons” shpk & “ BE-IS” shpk:
    • Bashkimi i Operatorëve ekonomikë nuk plotëson pikën 4 të Kapacitetit Teknik të DST .
    • Bashkimi i bashkimi i operatorëve ekonomikë “Agi Kons” shpk & “ BE-IS” shpk nuk plotëson pikën 18 të kapacitetit teknik të DST.
    • Bashkimi i bashkimi i operatorëve ekonomikë “Agi Kons” shpk & “ BE-IS” shpk nuk plotëson pikën 18 të kapacitetit teknik të DST: “Dëshmi për mjetet e pajisjet teknike, që ka në dispozicion apo mund ti vihen në dispozicion operatorit ekonomik, që nevojiten për ekzekutim in e kontratë (Shtojca 10)/ Kamionçina me kapacitet mbajtës 3.5-5 ton” pasinga 3 kamioncina të deklaruara, kamioncina me targë AA108 HK me kapacitet 3,47 ton dhe pa Çertifikate për Transport Mallrash brenda vendit dhe kamioncina me targë AA650TH rezulton me Çertifikatën e Kontrollit teknik të pavlefshme, skaduar datë 02.03.2019 dhe Polica e Sigurimit e skaduar në datë 27.02.2019.

    6. Operatori ekonomik “Sterkaj” shpk :
    • Operatori ekonomik “Sterkaj” shpk nuk ploteson piken 1e Kriteret e Vecanta te Kualifikimit , DST ku citohet “Kandidati/Ofertuesi duhet të dorëzojë: Vërtetimin që konfirmon shlyerjen e të gjitha detyrimeve të maturuara të energjisë elektrike të kontratave të energjisë që ka operatori ekonomik që është i regjistruar në Shqipëri.”.
    Pas shqyrtimit te dokumentacionit rezulton se ky operator nuk ka shlyer detyrimet e energjise elektrike per muajin Janar 2019.
    • Operatori ekonomik “Sterkaj” shpk nuk ploteson piken 4/a, Kapaciteti Teknik, Kriteret e Vecanta te Kualifikimit , DST ku citohet: .”Vërtetim të lëshuar nga Administrata Tatimore, ku të specifikohet numri i punonjësve për secilin muaj; per periudhen Janar 2018 - Janar 2019”. Pas shqyrtimit te dokumentacionit rezulton se nuk eshte perfshire muaji Janar 2019 te Vertetimi per kontributet e sigurimeve shoqerore dhe shendetesore.

    7. Bashkimi i Operatorëve ekonomik “Lala” shpk &”Vllaznia Ndërtimi IS” & “Shansi Invest” shpk & “Eral Construction” shpk:
    • Operatori ekonomik “Eral Construction” shpk nuk ploteson piken 1 të Kapacitetit Ekonomik dhe Financiar të DST: “Për të vërtetuar një aktivitet pozitiv të qëndrueshëm Operatori ekonomik duhet të paraqesë Kopje të çertifikuara të bilanceve të 3 (tri) viteve të fundit ushtrimore (2015, 2016, 2017), të paraqitur në autoritetet përkatëse Dega e Tatim Taksave të konfirmuara nga ky autoritet si dhe te shoqëruara me Akt Ekspertizen e Ekspertit Kontabel te Autorizuar” pasi ka paraqitur bilancin për vitin 2017 të pakonfirmuar nga administrata tatimore, i pa firmosur në cdo faqe.
    • Operatori ekonomik “Eral Construction” shpk nuk ploteson piken 7 të Kapacitetit Teknik të DST: “Operatori ekonomik ofertues duhet të ketë pjesë të stafit të punësuar, të vërtetuar me kontratë pune të vlefshme, Urdhër mjeku (i vlefshëm), diplomë, librezë pune dhe të figurojë në listëpagesa, 1 (një) mjek të përgjithshëm…..” pasi nuk ka paraqitur dokumentacion për mjekun.

    8. Operatori ekonomik “4-AM” shpk :
    • Operatori ekonomik “4 A-M” shpk nuk ploteson piken 18 të Kapacitetit Teknik të DST: “Dëshmi për mjetet e pajisjet teknike, që ka në dispozicion apo mund ti vihen në dispozicion operatorit ekonomik, që nevojiten për ekzekutim in e kontratë (Shtojca 10)…..” pasi për kamionet me targa AA025 RK dhe TR 3717 P, me kapacitet mbajtes 7ton-10ton nuk është paraqitur Akti i Pronesise .
    • Operatori ekonomik “4 A-M” shpk nuk ploteson piken 18 të Kapacitetit Teknik të DST: “Dëshmi për mjetet e pajisjet teknike, që ka në dispozicion apo mund ti vihen në dispozicion operatorit ekonomik, që nevojiten për ekzekutim in e kontratë (Shtojca 10)…..” pasi për kamionët me targa TR 3485 T dhe AA 230 NB, me kapacitet mbajtes 10ton-20ton nuk eshte paraqitur Akti i Pronesise

    9. Bashkimi i operatorëve ekonomikë “Pepa Group” shpk & “Junik” shpk
    • Operatori ekonomik “Junik” shpk nuk plotëson pikën 1 të Kapacitetit Ekonomik dhe Financiar të Dokumentave Standarte të Tenderit: “Për të vërtetuar një aktivitet pozitiv të qëndrueshëm Operatori ekonomik duhet të paraqesë Kopje të çertifikuara të bilanceve të 3 (tri) viteve të fundit ushtrimore (2015, 2016, 2017), të paraqitur në autoritetet përkatëse Dega e Tatim Taksave të konfirmuara nga ky autoritet si dhe te shoqëruara me Akt Ekspertizen e Ekspertit Kontabel te Autorizuar” pasi pasqyrat financiare/bilancet për vitet 2015, 2016, 2017 rezultojnë të pakonfirmuara nga Dega e Tatim Taksave.
    • Operatori ekonomik “Junik” shpk nuk plotëson pikën 1 të Kapacitetit Teknik të Dokumentave Standarte të Tenderit: “Përvojë e suksesshme në realizimin e të paktën……… Punë të ngjashme për një objekt të vetëm………” pasi për përmbushjen e kësaj kërkese është paraqitur kontrata me objekt: “Ndërtim dhe Rikonstruksion i Repartit Renea (Loti I-rë Sistemimet e jashtme), pra një objekt jo i ngjashëm me objektin e prokurimit (rikonstruksion i infrastrukturës rrugore).
    • Bashkimi i operatorëve ekonomikë “Pepa Group” shpk & “Junik” shpk nuk plotëson pikën 18 të Kapacitetit Teknik të Dokumentave Standarte të Tenderit: “Dëshmi për mjetet e pajisjet teknike, që ka në dispozicion apo mund ti vihen në dispozicion operatorit ekonomik, që nevojiten për ekzekutim in e kontratë (Shtojca 10)/ Autobot uji/1 copë” pasi mjeti Autobot Uji me targë AA635NE i deklaruar në Shtojcën 10 nga operatori ekonomik “Pepa Group” shpk rezulton mjet i montuar, kamion i certifikuar pë transport mallrash për llogari të vet.
    Arsyeja e Anulimit
    Shenime
    Transaksione Thesari
  • Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per GJIKURIA SHPK viti 2012-2013
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per GJIKURIA SHPK viti 2014
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per GJIKURIA SHPK viti 2015-2018
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per GJIKURIA SHPK viti 2019-2020
  • Buletini i Prokurimeve Publike
    Njoftimi i Tenderit
    Dokumentat Standarde te Tenderit
    Specifikim Teknik
    Raport Teknik
    Relacion Konstruktiv
    Preventiv
    Shpallja e Fituesit
    Lidhja e Kontrates Nr.21 - Dt.27-05-2019
    Projekti

    Te drejtat e Perdorimit

    Persa kohe nuk percaktohet ndryshe, i gjithe informacioni i ofruar nga Open Procurement Albania ofrohet nen licencat: This material is Open Data