Open Procurement Albania

Rikualifikim urban i bllokut qe kufizohet nga Blv Bajram Curri-Blv Petro N. Luarasi-Rruga Taulantia-Rruga Ali Demi-Faza I

Nje shenim me RedFlag eshte nje fakt, ngjarje, ose grup i rrethanave ose informacione te tjera qe mund te tregojne nje shqetesim apo ekspozim dhe mbi rrezik potencial te pajtueshmerise ligjore per sjellje te paligjshme ose joetike te biznesit, vecanerisht ne lidhje me praktika korruptive dhe mosrespektimit te ligjeve anti-korrupsion.Vleresimi per keto kategori do te behet ne menyre automatike, me filtra analitik te paracaktuar

  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit/Skualifikim i ofertes vlere me e ulet
  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit/ Skualifikim i ofertes vlere me e ulet

Autoritet Prokurues Qeverisja Vendore Tiranë
Institucioni Prokurues Bashkia Tirane
Objekti i Tenderit Rikualifikim urban i bllokut qe kufizohet nga Blv Bajram Curri-Blv Petro N. Luarasi-Rruga Taulantia-Rruga Ali Demi-Faza I.

Burimi i financimit: vënë në dispozicion nga buxheti i Bashkisë së Tiranës për vitin 2019, miratuar me VKB Nr. 159, datë 21.12.2018 “Për miratimin e programit buxhetor afat-mesëm 2019 – 2021 dhe detajimin e buxhetit të Bashkisë së Tiranës për vitin 2019”.
Nr. Reference REF-17117-04-08-2019
Vlera / Fondi Limit 112 518 191,00
Lloji i Kontrates Publike Punë Publike
Lloji i Procedures Procedurë e Hapur
Statusi i Tenderit Lidhur Kontrata
Data e Njoftimit te Tenderit 09-04-2019
Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve 09-05-2019
Data e mbajtjes se tenderit 09-05-2019
Nr. i Operatoreve Konkurues 4
Operatore Konkurues Curri
Senka
Sireta 2F shpk & EuroAlb
Gjikuria
Operator Ekonomik Kontraktues
  • GJIKURIA SHPK
  • Oferta fituese Leke pa TVSH 94 900 888,00
    Data e shpalljes se fituesit 29-08-2019
    Vlera e kontraktuar Leke me TVSH 113441065.6
    Data e lidhjes se kontrates 11-09-2019
    Kohezgjatja e kontrates 12 muaj
    Shtese kontrate (Leke me TVSH
    Ankesa Nuk ka pasur ankesa.
    Jane skaulifikuar:
    1. Oferta e paraqitur nga Operatori ekonomik “Curri” shpk:
    • Operatori ekonomik “Curri” shpk nuk plotëson pikën 5 të kapacitetit teknik të Dokumentave Standarte të Tenderit: “Operatorët ekonomik pjesëmarrës duhet te kenë të punësuar staf teknik për kryerjen e të gjitha punimeve në këtë objekt, të vërtetuar me kontratë pune të vlefshme, diplomë, librezat e punës, si dhe të figurojnë në listpagesat e shoqërisë për të paktën 6 (gjashtë) muajt e fundit stafi inxhinierik si më poshtë/1 (një) inxhinier Ndërtimi (Profili Transport)” pasi Inxhinieri Kol Dedaj i deklaruar si inxhinieri ndërtimi profili transport nga verifikimi i diplomës rezulton inxhinier ndërtimi për rrugë-ura-vepra nëntokësore. gjithashtu Kontrata e punës daton në 10.11.2018 dhe figuron në listapgesa vetëm 5 muajt e fundit dhe jo 6 muajt e fundit të kërkuar.
    • Operatori ekonomik “Curri” shpk nuk plotëson pikën 7 të kapacitetit teknik të Dokumentave Standarte të Tenderit: “Operatori ekonomik duhet të ketë të punësuar punonjës të pajisur me dëshmi kualifikimi e sigurimit teknik, (të vlefshme) lëshuar nga Inspektoriati Shtetëror Teknik dhe Industrial apo nga subjekte juridike private të akredituara për çertifikimin e punonjësve, si më poshtë/2 (dy) punonjës hidraulik (Kategoria II)” pasi Nga 2 (dy) hidraulikë katëgoria II të kërkuar është paraqitur vetëm 1 punonjës hidraulik me këtë kategori si dhe nuk janë paraqitur diplomat.
    • Operatori ekonomik “Curri” shpk nuk plotëson pikën 7 të kapacitetit teknik të Dokumentave Standarte të Tenderit: “Operatori ekonomik duhet të ketë të punësuar punonjës të pajisur me dëshmi kualifikimi e sigurimit teknik, (të vlefshme) lëshuar nga Inspektoriati Shtetëror Teknik dhe Industrial apo nga subjekte juridike private të akredituara për çertifikimin e punonjësve, si më poshtë/2 (dy) punonjës elektriçist (Kategoria II)” pasi nga 2(dy) elektricistë kategoria II të këruar është paraqitur vetëm një elektricist me këtë kategori si dhe nuk janë paraqitur diplomat.
    • Operatori ekonomik “Curri” shpk nuk plotëson pikën 7 të kapacitetit teknik të Dokumentave Standarte të Tenderit: “Operatori ekonomik duhet të ketë të punësuar punonjës të pajisur me dëshmi kualifikimi e sigurimit teknik, (të vlefshme) lëshuar nga Inspektoriati Shtetëror Teknik dhe Industrial apo nga subjekte juridike private të akredituara për çertifikimin e punonjësve, si më poshtë/1 (një) punonjës teknik ndërtimi (Kategoria IV)” pasi Tekniku i Ndërtimi është kategoria III dhe jo kategora IV e kërkuar.

    2. Oferta e paraqitur nga Operatori ekonomik “Senka” shpk :
    • Operatori ekonomik “Senka” shpk nuk plotëson pikën 1 të kritreve të përgjithshme të Dokumentave Standarte të Tenderit: “Këto kritere duhet të plotësohen me dorëzimin e vetëdeklaratës me shkrim të subjektit, në ditën e hapjes së ofertës, sipas Shtojcës 8” pasi kjo deklaratë nuk është paraqitur sipas formatit të përcaktuar në DST.
    • Operatori ekonomik “Senka” shpk nuk plotëson pikën 5 të kapacitetit teknik të Dokumentave Standarte të Tenderit: “Operatorët ekonomik pjesëmarrës duhet te kenë të punësuar staf teknik për kryerjen e të gjitha punimeve në këtë objekt, të vërtetuar me kontratë pune të vlefshme, diplomë, librezat e punës, si dhe të figurojnë në listpagesat e shoqërisë për të paktën 6 (gjashtë) muajt e fundit stafi inxhinierik si më poshtë/1 (një) inxhinier Ndërtimi (Profili Transport)”pasi nuk ka paraqitur Inxhinier Ndërtimi Profili Transport.
    • Operatori ekonomik “Senka” shpk nuk plotëson pikën 7 të kapacitetit teknik të Dokumentave Standarte të Tenderit: “Operatori ekonomik duhet të ketë të punësuar punonjës të pajisur me dëshmi kualifikimi e sigurimit teknik, (të vlefshme) lëshuar nga Inspektoriati Shtetëror Teknik dhe Industrial apo nga subjekte juridike private të akredituara për çertifikimin e punonjësve, si më poshtë/1 (një) punonjës teknik ndërtimi (Kategoria IV)” pasi Tekniku i Ndërtimi është kategoria II dhe jo kategora IV e kërkuar.
    • Operatori ekonomik “Senka” shpk nuk plotëson gërmën “f” të pikës 17 të kapacitetit teknik të Dokumentave Standarte të Tenderit: “Makineritë e mësipërme nuk janë të angazhuara në kontrata të tjera dhe nuk jane te deklaruara ne procedurat te shpallura fitues nga autoriteti kontraktor, Bashkia Tirane. (Deklaratë nga administratori i shoqërisë ofertuese ku te deklarohet dhe vendndodhja e mjeteve ne pronesi ose me qera me qellim verifikimi)” pasi Nuk është paraqitur Deklaratë nga administratori i shoqërisë ofertuese ku te deklarohet dhe vendndodhja e mjeteve ne pronesi ose me qera me qellim verifikimi.

    3. Bashkimi i Operatorëve ekonomik “Sireta 2F” shpk &”EuroAlb” shpk:
    • Operatori ekonomik “Sireta 2F” shpk nuk plotëson pikën 2 të kapacitetit e konomik dhe financiar të Dokumentave Standarte të Tenderit: “Kopje të deklarimit të xhiros vjetore gjatë 3 (tri) viteve të fundit ushtrimore (2016, 2017, 2018) lëshuar nga autoriteti përkatës, vlera mesatare e se ciles duhet te jete jo me e vogel se 50% e vlerës së fondit limit perkatesisht: 56,259,096 (pesëdhjetë e gjashtë milion e dyqind e pesëdhjetë e nëntë mijë e nëntëdhjetë e gjashtë) lekë pa TVSH” pasi nuk ka paraqitur vërtetimin për xhiron vjetore për vitet 2016,2017,2018.
    • Operatori ekonomik “EuroAlb” shpk nuk plotëson pikën 1 të kapacitetit teknik të Dokumentave Standarte të Tenderit: “Përvojë e suksesshme në realizimin e të paktën” pasi kontratat e paraqitura nuk janë punë të ngjashme.
    • Operatori ekonomik “Sireta 2F” shpk nuk plotëson pikën 6 të kapacitetit teknik të Dokumentave Standarte të Tenderit: “Operatori ekonomik ofertues duhet të ketë pjesë të stafit të punësuar, të vërtetuar me kontratë pune të vlefshme, Urdhër mjeku, diplomë, librezë pune dhe të figurojë në listëpagesat e shoqërisë për të paktën 6 (gjashtë) muajt e fundit, 1 (një) mjek të përgjithshëm” për mjeken e deklaruar ka paraqitur diplomë, urdhër mjeku dhe librezë e punës fotokopje e pashoqëruar me Aktin e Noterizimit cka bie në kundërshtim me përcaktimin e DST ku: “Të gjithë dokumentat duhet të jenë origjinalë ose kopje të noterizuara të tyre. Rastet e mos-dorëzimit të një dokumenti, ose të dokumentave të rreme e të pasakta, konsiderohen si kushte për ‘skualifikim”.
    Arsyeja e Anulimit
    Shenime
    Transaksione Thesari
  • Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per GJIKURIA SHPK viti 2012-2013
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per GJIKURIA SHPK viti 2014
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per GJIKURIA SHPK viti 2015-2018
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per GJIKURIA SHPK viti 2019-2020
  • Buletini i Prokurimeve Publike
    Njoftimi i Tenderit
    Dokumentat Standarde te Tenderit
    Specifikim Teknik
    Raport Teknik
    Preventiv
    Shpallja e Fituesit
    Lidhja e Kontrates Nr.38 - Dt.23-09-2019
    Grafik Punimesh


    Te drejtat e Perdorimit

    Persa kohe nuk percaktohet ndryshe, i gjithe informacioni i ofruar nga Open Procurement Albania ofrohet nen licencat: This material is Open Data