Open Procurement Albania

Loti II: “Blerje bojëra për printera, fotokopje dhe plotera”.

Nje shenim me RedFlag eshte nje fakt, ngjarje, ose grup i rrethanave ose informacione te tjera qe mund te tregojne nje shqetesim apo ekspozim dhe mbi rrezik potencial te pajtueshmerise ligjore per sjellje te paligjshme ose joetike te biznesit, vecanerisht ne lidhje me praktika korruptive dhe mosrespektimit te ligjeve anti-korrupsion.Vleresimi per keto kategori do te behet ne menyre automatike, me filtra analitik te paracaktuar

  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit/Skualifikim i ofertes vlere me e ulet
  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit/ Skualifikim i ofertes vlere me e ulet

Autoritet Prokurues Qeverisja Vendore Tiranë
Institucioni Prokurues Bashkia Tirane
Objekti i Tenderit Blerje materiale kancelarie dhe materiale për funksionimin e pajisjeve të zyrës të Bashkisë Tiranë, për vitin 2019”¸ i ndarë në lote si më poshtë vijon:
Loti II: “Blerje bojëra për printera, fotokopje dhe plotera”.
Nr. Reference REF-20483-05-05-2019
Vlera / Fondi Limit 14 583 333,00
Lloji i Kontrates Publike Blerje Mallrash
Lloji i Procedures Procedurë e Hapur
Statusi i Tenderit Lidhur Kontrata
Data e Njoftimit te Tenderit 06-05-2019
Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve 29-05-2019
Data e mbajtjes se tenderit 29-05-2019
Nr. i Operatoreve Konkurues 9
Operatore Konkurues Infosoft Office
Interlogistic
IT Gjergji Kompjuter
Erisoni Company
Eldi Qafmolla
Marketing & Distribution
Adastra
Read 2000
Adenis Kastrati
Operator Ekonomik Kontraktues
  • ERISONI COMPANY SHPK
  • Oferta fituese Leke pa TVSH 9 387 000,00
    Data e shpalljes se fituesit 13-08-2019
    Vlera e kontraktuar Leke me TVSH 11264400
    Data e lidhjes se kontrates 29-08-2019
    Kohezgjatja e kontrates Artikujt duhet të dorëzohen në magazinën e Bashkisë Tiranë, nga lidhja e kontratës për një periudhë kohore një vit.
    Shtese kontrate (Leke me TVSH
    Ankesa Ka pasur ankesa.
    Janë paraqitur dy ankesa me shkrim në lidhje me vlerësimin e kryer nga ana e KVO-së përkatësisht ankesa e paraqitur pranë AK-së në dt. 19.07.2019 nga operatori ekonomik i renditur në vend të dytë «Interogistic» shpk të cilit i është kthyer përgjigje në datë 25.07.2019 dhe ankesa e paraqitur pranë AK-së në dt. 23.07.2019 nga operatori ekonomik i renditur në vend të parë «Infosoft Office» shpk të cilit i është kthyer përgjigje në datë 29.07.2019 në rrugë elektronike dhe me postë.
    Duke qënë se operatorët ekonomikë sa më sipërcituar nuk e kanë ushtruar të drejtën e tyre legjitime për t’u ankimuar pranë Komisionit të Prokurimit Publik si organi më i lartë për shqyrtimin e ankesave në fushën e prokurimit publik, AK procedoi me hapat e mëtejshme të procedurës.
    Janë s’kualifikuar operatorët ekonomikë si më poshtë vijon:

    1. «Infosoft Office» shpk :
    • Mostrat e dorëzuara nga OE “Infosoft Office” nuk plotësojnë kriteret sipas pikës 2.3.3 në DST dhe specifikimeve teknike “Bojërat duhet të jenë origjinale dhe jo kompatibël, të ricikluar, te rimbushur dhe të kenë pullën e garancisë së prodhuesit të pajisjeve. Te jene te ambalazhuara ne konfeksione te reja, të pahapura e te pademtuara me elementet perkates te sigurise/ vulë origjinaliteti. Emri i prodhuesit duhet të jetë i stampuar si në kutinë e bojës, në pullën e sigurisë si dhe kartrixhe. Numri serial i kutisë duhet të jetë i njëjtë me numrin serial të bojës. Mosparaqitja është kusht për s’kualifikim”. Ky fakt i konstatuar nga KVO-ja u regjistrua në procesverbalin e vlerësimit.

    2. “Interlogistic” shpk :
    • Mostrat e dorëzuara nga OE “Interlogistic” nuk plotësojnë kriteret sipas pikës 2.3.3 në DST dhe specifikimeve teknike “Bojërat duhet të jenë origjinale dhe jo kompatibël, të ricikluar, te rimbushur dhe të kenë pullën e garancisë së prodhuesit të pajisjeve. Te jene te ambalazhuara ne konfeksione te reja, të pahapura e te pademtuara me elementet perkates te sigurise/ vulë origjinaliteti. Emri i prodhuesit duhet të jetë i stampuar si në kutinë e bojës, në pullën e sigurisë si dhe kartrixhe. Numri serial i kutisë duhet të jetë i njëjtë me numrin serial të bojës. Mosparaqitja është kusht për s’kualifikim”. Ky fakt i konstatuar nga KVO-ja u regjistrua në procesverbalin e vlerësimit.
    • Nuk ka paraqitur “Vërtetim për shlyerjen e taksave vendore të parashikuara nga Pushteti Vendor për vitin, 2019 sipas Ligjit Nr. 9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore” (i ndryshuar)” ku sipas ekstraktit të QKB OE ushtron aktivitetin edhe në Kamëz për te cilën nuk është paraqitur asnjë vërtetim për shlyrjen e taksave vendore.

    3. “Eldi Qafmolla”Pf :
    • Operatori ekonomik “Eldi Qafmolla” nuk ka plotesuar: a) piken 2.3.2 te kritereve te vecanta per kualifikim që bojrat të kenë afat skadence jo më pak se 1 vit nga dita e lëvrimit të tyre dhe shoqërohen me certifikatën e garancisë, b) piken 2.3.3 “Operatori ekonomik duhet te paraqesë një deklaratë nëpërmjet të cilës të garantojë furnizimin me bojra origjinale të firmave prodhuese ose prodhuesve ekuivalente të paisjeve për printera, fotokopje dhe plotera”; c) pikën 2.3.6 të kritereve të vecanta për kualifikim pjesë përbërëse e dokumentave standarte të tenderit “Operatori ekonomik duhet të deklarojë se mallrat që do të dorezojë do të jenë të njëjtë me mostrat e paraqitura ditën e zhvillimit të procedurës së prokurimit”; d) pikën 2.3.7 të kritereve të vecanta për kualifikim pjesë përbërëse e dokumentave standarte të tenderit “Operatori ekonomik duhet të paraqesë një deklaratë me anë të së cilës merr përsipër të kryejë shërbimin e transportit, të të gjithë artikujve të kërkuar në adresën e autoritetit kontraktor”.

    4. “Adenis Kastrati Kastrati” shpk :
    OE “Adenis Kastrati” “nuk ka paraqitur mostra për artikujt e kërkuar. Nuk plotëson kriteret sipas pikës 2.3.3 në DST dhe pikës 2.3.5 “Operatori ekonomik duhet të paraqesë mostra për artikujt e kërkuar.
    Arsyeja e Anulimit
    Shenime
    Transaksione Thesari
  • Buletini i Prokurimeve Publike
    Njoftimi i Tenderit
    Dokumentat Standarde te Tenderit
    Shpallja e Fituesit
    Lidhja e Kontrates Nr.36 - Dt.09-09-2019

    Te drejtat e Perdorimit

    Persa kohe nuk percaktohet ndryshe, i gjithe informacioni i ofruar nga Open Procurement Albania ofrohet nen licencat: This material is Open Data