Open Procurement Albania

Ndërtim dhe rikonstruksion i infrastrukturës publike në zonat e reja të shpallura për zhvillim, në Bashkinë Tiranë. (Programi i Rindërtimit)

Autoritet Prokurues Qeverisja Vendore Tiranë
Institucioni Prokurues Bashkia Tirane
Objekti i Tenderit Ndërtim dhe rikonstruksion i infrastrukturës publike në zonat e reja të shpallura për zhvillim, në Bashkinë Tiranë. (Programi i Rindërtimit)
Vendi i kryerjes së punimeve, objekti i kontratës/marrëveshjes kuadër:
1. Njësia Administrative Nr. 6, Zona “Kombinat”;
2. Njësia Administrative Nr. 4 dhe 8, Zona “5 Maji”;
3. Njësia Administrative Zall-Herr;
4. Njësia Administrative Vaqarr;
5. Njësia Administrative Pezë;
6. Njësia Administrative Ndroq;
7. Njësia Administrative Baldushk;
8. Njësia Administrative 11, Universiteti Bujqësor i Tiranës.
Burimi i Financimit: Fonde të vena në dispozicion sipas VKM Nr. 375, datë 06.05.2020
___________________________________________________________________________________
1. Objekti i minikonkursit: “Ndërtimi i infrastrukturës publike në zonën e Ndroqit” me Fond limit: 189,236,800 Lekë pa TVSH.
- Fitues: “Klajger Konstruksion” shpk & “Rafaelo 2002” sha & “Arb&Trans-2010” shpk” me vlerë: 188,294,000 lekë pa TVSH.
”Ndërtimi i infrastrukturës publike në zonën e Ndroqit”
_____________________________________________________________________________________
2. Objekti i minikonkursit: “Ndërtimi i infrastrukturës publike në zonën e Vaqarrit" Fond Limit: 93,093,060 lekë pa TVSH
- Fitues: “Klajger Konstruksion” shpk & “Rafaelo 2002” sha & “Arb&Trans-2010” shpk” me vlerë: 91,866,333 lekë pa TVSH.
”Ndërtimi i infrastrukturës publike në zonën e Vaqarrit” _____________________________________________________________________________________
3. Objekti i minikonkursit: “Ndërtimi i infrastrukturës publike në zonën e Zall Herrit” me fond Limit: 162,898,495.53 Leke pa Tvsh.
- Fitues: “Klajger Konstruksion” shpk & “Rafaelo 2002” sha & “Arb&Trans-2010” shpk” me vlerë: 161,000,350 lekë pa TVSH.
”Ndërtimi i infrastrukturës publike në zonën e Zall Herrit”
_____________________________________________________________________________________

4. Objekti i minikonkursit: “Ndërtimi i infrastrukturës publike në zonën e Baldushkut”
- Fitues: “Sireta 2F” shpk & “Vëllezërit Hysa” shpk me vlerë: 157,076,857.30 lekë pa TVSH.
”Ndërtimi i infrastrukturës publike në zonën e Baldushkut”

_______________________________________________________________________________________
5. Objekti i minikonkursit: “Ndërtimi i infrastrukturës publike në zonën e Pezes”

- Fitues: “Sireta 2F” shpk & “Vëllezërit Hysa” shpk me vlerë: 96,444,444 lekë pa TVSH.
”Ndërtimi i infrastrukturës publike në zonën e Pezes”

____________________________________________________________________________________
6. Objekti i minikonkursit: “Ndërtimi i rrugëve të brendshme në RSU.3”

- Fitues: “Sireta 2F” shpk & “Vëllezërit Hysa” shpk me vlerë:93,272,133 lekë pa TVSH.
”Ndërtimi i rrugëve të brendshme në RSU.3”

__________________________________________________________________________________________
Nr. Reference REF-82853-12-22-2020
Vlera / Fondi Limit 7 788 660 911,00
Lloji i Kontrates Publike Punë Publike (Marrëveshje Kuadër)
Lloji i Procedures E kufizuar, mbi kufirin e lartë monetar
Statusi i Tenderit Njoftuar Fituesi Minikonkursi
Data e Njoftimit te Tenderit 23-12-2020
Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve 06-01-2020
Data e mbajtjes se tenderit 06-01-2020
Nr. i Operatoreve Konkurues 37
Operatore Konkurues Kanë qenë pjesëmarrës në procedurë këta operatorë ekonomikë:
1. “2T” shpk
2. “4 A-M” shpk & “Arjeil” shpk & “I.D.K- Konstruksion”shpk
3. “Alb-Star” shpk
4. “Alb Tiefbau” shpk & “Mela.” shpk & “Alb Shpresa”shpk
5. “Alba Konstruksion” shpk & “Beqiri” shpk
6. “Alb-Building” shpk & “Rafin Company” shpk
7. “Alko Impex General Construction” Degë e shoqërisë së huaj & “Alko Impex Construction” shpk
8. “Ante Group” shpk & “Ales Construction” shpk &“Nova Construction 2012” shpk
9. “Arifaj” shpk & “Denis-05” shpk
10. “Bami” shpk
11. “Ergi” shpk & “BE-IS” shpk
12. “Besta” shpk & “Shkëlqimi-07” shpk
13. “Braka Construction” shpk & “Kevin Construksion” shpk
14. “Company Riviera 2008” shpk & “Agri Construction” shpk & “Nika” shpk
15. Bashkimi i Operatorëve ekonomik “Curri” shpk & “Xhengo” shpk
16. “ED Konstruksion” shpk & “Glavenica” shpk & “Ardit06” shpk & “Spektri” shpk
17. “Euroteorema Peqin” shpk & “Kola Invest” shpk
18. “Fusha” shpk
19. “G.P.G Company” shpk
20. “Geci” shpk & “Shehu-2AB Konstruksion” shpk
21. “Gjikuria” shpk
22. “Gjoka Konstruksion” sha & “Selami” shpk
23. “Hastoçi” shpk & “Bahas” shpk
24. “Ina” shpk & “Alb Korça 2002” shpk & “Al-Asfalt” shpk
25. “Inerti” shpk & “Alesio-2014” shpk & “Ferro Beton & Construction Co” shpk
26. “Kacdedja” shpk & “Everest” shpk
27. “Klajger Konstruksion” shpk & “Rafaelo 2002” sha & “Arb&Trans-2010” shpk
28. “Kronos Konstruksion” shpk & “Kupa” shpk & “Shpresa-Al” shpk
29. “Kthella” shpk & “Ndregjoni” shpk & “Ndërtimi” shpk
30. “MF Invest Group” shpk & “Pesë Vëllezërit” shpk & “6D-Plan” shpk & “Boshnjaku. B” shpk
31. “NG Structure” shpk & “Shëndelli” shpk & “Meteo” shpk & “Jody Company” shpk & “Egland” shpk & “Totila” shpk
32. “PE-VLA-KU” shpk & “Biba-X” shpk
33. “Sireta 2F” shpk & “Vëllezërit Hysa” shpk
34. Operatori ekonomik “Salillari” shpk
35. “Senka” shpk & “Erzeni/Sh” shpk
36. “Sterkaj” shpk & “Eral Construction Company” shpk & “V.A.S Konstruksion” shpk & “Aci Engineering” shpk
37. “Ulza” shpk & “Vega” shpk
Operator Ekonomik Kontraktues
  • Oferta fituese Leke pa TVSH
    Data e shpalljes se fituesit
    Vlera e kontraktuar Leke me TVSH
    Data e lidhjes se kontrates
    Kohezgjatja e kontrates jo më shumë se 4 (katër) vjet
    Shtese kontrate (Leke me TVSH
    Ankesa Nuk ka pasur ankesa.
    Janë skualifikuar operatorët ekonomikë të mëposhtëm:
    Perkatësisht për arsyet e mëposhtme:
    1. Operatori ekonomik “2T” shpk
    a. Nuk ploteson numrin e punonjesve pasi punesimi mesatar eshte 304 nga ku 180 punonjes rezultojne te angazhuar ne kontraten e rindertimt te pallateve ne Kombinat, mbeten te paangazhuar nje numer punonjesish prej 124, pra nje numer i pamjaftueshem.
    2. “Alb Tiefbau” shpk & “Mela.” shpk & “Alb Shpresa”shpk
    a. “Alb Tiefbau” shpk ka mesatarisht 152 punonjes per periudhen e kerkuar te cilet rezultojnë te angazhuar 148 punonjes në kontratën e nënshkruar me Bashkinë Tiranë me objekt “Rindërtimi i njësive të banimit në ndërtesa (pallat) në zonën e shpallur për zhvillim të detyruar, në njësitë administrative 4 e 8, zona “5 Maji” Bashkia Tiranë”. Pra ne diference i mbeten 4 punonjes te paangazhuar.
    3. “Alba Konstruksion” shpk & “Beqiri” shpk
    a. Ka nr. të pamjaftueshëm punonjësish për realizimin me sukses të kontratës objekt prokurimi.
    4. “Alko Impex General Construction” Degë e shoqërisë së huaj & “Alko Impex Construction” shpk
    a. Shoqëria “Alko Impex Construction” shpk nuk ka paraqitur Vërtetim për xhiron vjetore të vitit ushtrimor 2017, çka bie në kundërshtim me DST, Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti ekonomik dhe financiar, pika 2.
    b. Bashkimi i Operatorëve ekonomik nuk ka paraqitur dokumentacion për të vërtetuar se ka të punësuar 1 (një) Gjeolog, çka bie në kundërshtim me DST, Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 3.
    5. “Arifaj” shpk & “Denis-05” shpk
    a. “Arifaj” shpk & “Denis 05” shpk nuk plotëson pikën 9 të kapacitetit teknik të Dokumenteva Standarte të Tenderit: “Dëshmi për mjetet e pajisjet teknike, që ka në dispozicion apo mund ti vihen në dispozicion operatorit ekonomik, që nevojiten për ekzekutimin e kontratës....” pasi mjetet eskavator me goma janë deklaruar dhe paraqitur vetëm me fatura tatimore/zhdoganimi, jo me dokumentacionin e kërkuar.
    6. “Ergi” shpk & “BE-IS” shpk
    a. Bashkimi i Operatorëve ekonomik rezulton me staf te angazhuar ne kontata te tjera me Autoritetin Kontraktor, Bashkia Tirane, per pasojne nuk plotesojne numrin e kerkuar te punonjesve sipas DST.
    7. “Besta” shpk & “Shkëlqimi-07” shpk
    a. Ka Nr. te pamjaftueshem punonjesish per realizimin e kontrates objekt prokurimi me sukses.
    8. “Braka Construction” shpk & “Kevin Construksion”shpk
    a. Shoqeria “Kevin Construksion” shpk nuk ka paraqitur shtojcat, sipas kërkesave të DST, Kriteret e Veçanta të Kualifkimit, pika 1.
    9. “Company Riviera 2008” shpk & “Agri Construction” shpk & “Nika” shpk
    a.Bashkimi i Operatorëve ekonomik rezulton me staf te angazhuar ne kontata te tjera me Autoritetin Kontraktor, Bashkia Tirane, per pasojne nuk plotesojne numrin e kerkuar te punonjesve sipas DST.
    10. “Curri” shpk & “Xhengo” shpk
    a. Bashkimi i Operatorëve ekonomik “Curri” shpk & “Xhengo” shpk rezulton me staf dhe punonjes te angazhuar ne kotrata te tjera te nenshkruara me Autoritetin Kontraktor, Bashkia Tirane.Per sa me lart, Bashkimi i Operatorëve ekonomik nuk ploteson DST, Kriteret e Vecanta te Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 7, ku eshte kerkuar nje punesim mesatar i te pakten 200 personave per periudhen Shtator- Nëntor 2020.
    11. “Euroteorema Peqin” shpk & “Kola Invest” shpk
    a. Shoqëria “Euroteorema Peqin” shpk ka plotësuar gabim Shtojcën 4, Deklaratë për paraqitje oferte të pavarur, çka bie në kundërshtim me DST, Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, pika 1, gërma “b”.
    12. “Fusha” shpk
    a.Operatori ekonomik “Fusha” shpk rezulton i angazhuar ne kontrata te tjera te nenshkruara me Autoritetin Kontraktor, Bashkia Tirane, per pasoje nuk ploteson piken 7, Kapaciteti Teknik te DST ku jane kerkuar mesatarisht 200 punonjes, pasi ne total Operatori ekonomik disponon 474 punonjes nga te cilet 380 rezultojne te angazhuar, per pasoje mbeten te pa angazhuar vetem 94 punonjes.
    13. “Gjikuria” shpk
    a. Referuar Vertetimit per Nr. e punonjesve për periudhën Shtator 2020-Nëntor 2020 të paraqitur nga Operatori ekonomik “Gjikuria” shpk, rezulton se ka mesatarisht 337 punonjës, ku 224 prej tyre janë të angazhuar në realizimin e kontratave te nenshkruara me Bashkine Tirane. Në diferencë Operatorit ekonomik i mbeten 113 punonjës per realizimin me sukses te kontrates objekt prokurimi.
    14. “Hastoçi” shpk & “Bahas” shpk
    a. Referuar Vërtetimit lëshuar nga Administrata Tatimore për periudhën Shtator 2020 –Nentor 2020 rezulton se shoqëria “Hastoçi” shpk ka mesatarisht 172 punonjës ku 144 prej tyre jane te angazhuar ne zbatimin e punimeve per objektin “Rindertimi i 14 objekteve arsimore ne Bashkine Tirane”. Pra shoqerise Hastoci shpk i mbeten ne diference 33 punonjes per realizimin me sukses te kontrates objekt prokurimi.
    15. “Ina” shpk & “Alb Korça 2002” shpk & “Al-Asfalt” shpk
    a. Referuar Vërtetimit lëshuar nga Administrata Tatimore për periudhën Shtator 2020 –Nentor 2020 rezulton se shoqëria “Ina” shpk ka mesatarisht 118 punonjës, ku 79 prej tyre jane te angazhuar ne zbatimin e punimeve per objektin “Rindertimi i njesive te banimit ne ndertesa (pallat) ne zonen e shpallur per ndertim te detyruar , ne njesine administrative nr.5 zona “5 Maji”, Bashkia Tirane”.
    16. “Kacdedja” shpk & “Everest” shpk
    a. Bashkimi i Operatorëve ekonomik rezulton me staf dhe punonjes te angazhuar ne kontrata te tjera te nenshkruara me Bashkine Tirane per pasoje nuk ploteson DST, Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 7.
    17. “Kronos Konstruksion” shpk & “Kupa” shpk & “Shpresa-Al” shpk
    a. Nga 5 Automakinistë të kërkuar është paraqitur dokumentacion për vetëm 4 automakinistë.
    b. Nuk është paraqitur dokumentacion për 5 Buldozeristë të kërkuar.
    c. Nga 5 (pesë) punonjës Hidraulik (minimumi Kategoria II) të kërkuar vetëm 4 rezultojnë me dokumentacion të rregullt, të tjerët janë pa diplomën përkatëse.
    18. “Kthella” shpk & “Ndregjoni” shpk & “Ndërtimi” shpk
    a. Bashkimi i Operatorëve ekonomikë “Kthella” shpk & “Ndregjoni” & “Ndertimi” shpk nuk plotëson pikën 9 të kapacitetit teknik të Dokumenteva Standarte të Tenderit: “Dëshmi për mjetet e pajisjet teknike, që ka në dispozicion apo mund ti vihen në dispozicion operatorit ekonomik, që nevojiten për ekzekutimin e kontratës....” pasi mjetet Grejder janë deklaruar dhe paraqitur vetëm me fatura tatimore/zhdoganimi, jo me dokumentacionin e kërkuar sipas DST.
    19. “MF Invest Group” shpk & “Pesë Vëllezërit” shpk & “6D-Plan” shpk & “Boshnjaku. B” shpk
    a. Shoqëria “Pesë Vëllezërit” shpk nuk ka paraqitur Deklaratat sipas kërkesave të pikës 1 të DST, Kriteret e Veçanta të Kualifkimit.
    20. “NG Structure” shpk & “Shëndelli” shpk & “Meteo” shpk & “Jody Company” shpk & “Egland” shpk & “Totila” shpk
    a. Operatori ekonomik “Jody Company” shpk nuk plotëson kërkesën për xhiron mesatare pasi në varësi të përqindjes së pjesëmarrjes në bashkimin e operatorëve ekonomikë xhiro duhet të ishte në vlerën 116,829,913 por nga verifikimi i dokumentacion xhiro mesatare për vitet e kërkuara rezulton në vlerën 94,820,406.
    21. Bashkimi i Operatorëve ekonomik “PE-VLA-KU” shpk & “Biba-X” shpk
    a. “Biba-X” shpk nuk ka paraqtur asnje kontrate si pune te ngjashme, çka bie në kundërshtim me DST, Kriteret e Vecanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 1.
    22. Bashkimi i Operatorëve ekonomik “Senka” shpk & “Erzeni/Sh” shpk
    a. Referuar Vërtetimit lëshuar nga Administrata Tatimore për periudhën Shtator 2020 –Nentor 2020 rezulton se shoqëria “Senka” shpk ka mesatarisht 171 punonjës ku 92 prej tyre jane te angazhuar ne zbatimin e punimeve per objektin “Rindertimi i 14 objekteve arsimore ne Bashkine Tirane”. Pra shoqerise “Senka” shpk i mbeten ne diference 79 punonjes.

    .
    Arsyeja e Anulimit
    Shenime KRITERET E VEÇANTA TË KUALIFIKIMIT (Pjese e DST, e shtojces nr.15)
    2. Kandidati/ofertuesi duhet të dorëzojë:
    2.2 Kapaciteti ekonomik dhe financiar:
    1. Operatori Ekonomik duhet të paraqesë Kopje të bilanceve të tri viteve të fundit ushtrimore (2017, 2018, 2019) të paraqitura pranë Autoritetit përkatëse Tatimor, të konfirmuara nga ky Autoritet, në të cilat duhet të rezultojë se nuk ka dalë me humbje të paktën në dy vite të njëpasnjëshme. Bilancet e paraqitura duhet të jenë të shoqëruara me Akt Ekspertizen e Ekspertit Kontabel te Autorizuar.
    2. Operatori Ekonomike duhet te paraqese nje vërtetim nga autoriteti përgjegjës për xhiron vjetore të realizuar në 3 (tre) vitet e fundit ushtrimore vlera mesatare e së ciles duhet të jetë jo me e vogel se 10 % e fondit limit perkatesisht: 778,866,091 (shtatëqind e shtatëdhjetë e tetë milion e tetëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë mijë e nëntëdhjetë e një) lekë pa TVSH.
    3. Vërtetim për shlyerjen e taksave vendore të parashikuara nga Pushteti Vendor për vitin 2020, ku të përfshihet kësti për periudhën përkatëse të maturuar sipas përcaktimeve të Ligjit Nr. 9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore”, (i ndryshuar). (Në rastet e Bashkimit të Operatorëve ekonomikë, çdo anëtar i grupit duhet të dorëzojë vërtetimin lëshuar nga Autoriteti përkatës në të cilën është regjistruar sipas QKB). “Ndërtim dhe rikonstruksion i infrastrukturës publike në zonat e reja të shpallura për zhvillim, në Bashkinë Tiranë”.

    2.3 Kapaciteti teknik:
    1. Përvojë të suksesshme në realizimin e të paktën:
    a. Punë të ngjashme për një objekt të vetëm në një vlerë jo më të vogël se 5 % e fondit limit përkatësisht 389,433,046 (treqind e tetëdhjetë e nëntë milion e katërqind e tridhjetë e tre mijë e dyzetë e gjashtë) lekë pa TVSH të realizuar nga operatori ekonomik gjatë tri vitet të fundit nga data e zhvillimit të procedurës së prokurimit.
    b. Punë të ngjashme deri në një kufi ku vlera monetare totale e punëve të kryera e marrë së bashku gjatë tre viteve të fundit nga data e zhvillimit të procedurës së prokurimit është në një vlerë jo më të vogël se 10% e fondit limit përkatësisht: 778,866,091 (shtatëqind e shtatëdhjetë e tetë milion e tetëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë mijë e nëntëdhjetë e një) lekë pa TVSH.
    Plotësimi i njërit prej dy kushteve të sipërpërmëndura e ben oferten të kualifikueshme.
    Transaksione Thesari
  • Buletini i Prokurimeve Publike Kontrata te lidhura ne baze te Marreveshjes Kuader Qeverisja Vendore Tiranë REF-82853-12-22-2020
    Njoftimi i Tenderit
    Dokumentat Standarde te Tenderit
    Shpallja e Fituesit Buletini i Posaçëm Nr. 19 datë 10 Shkurt 2021
    Lidhja e Kontrates
    VKM Nr. 375, datë 06.05.2020

    Te drejtat e Perdorimit

    Persa kohe nuk percaktohet ndryshe, i gjithe informacioni i ofruar nga Open Procurement Albania ofrohet nen licencat: This material is Open Data