Ankesa |
Nuk ka pasur ankesa Janë skualifikuar Operatorët ekonomik të mëposhtëm: 1. Bashkimi i Operatorëve ekonomik “BE-IS” shpk dhe “Egland” shpk, Shoqëria “BE-IS” shpk nuk plotëson pikën 4 të Kapacitetit teknik. Shoqëria “BE-IS” shpk nuk plotëson pikën 16 të Kapacitetit teknik: “Dëshmi për mjetet e pajisjet teknike, që ka në dispozicion apo mund ti vihen në dispozicion operatorit ekonomik, që nevojiten për ekzekutim in e kontratë (Shtojca 9) Autobitumatrice. Shoqëria “BE-IS” shpk nuk plotëson pikën 16 të Kapacitetit teknik, nuk plotëson pikën 16d të Kapacitetit teknik. 2. Operatori ekonomik “Curri” shpk, Vërtetimi i Debisë i paraqitur në sistemin eklektronik nga Operatori ekonomik nuk vërteton shlyerjen e të gjitha detyrimeve të maturuara të energjisë elektrike për periudhën më të fundit para hapjes së ofertave që tashmë ishte maturuar për proçedurën e prokurimit të publikuar më datë 14.04.2017 dhe zhvilluar më datë 08.05.2017. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave pasi verifikoi dokumentacionin shoqërues për Inxhinierin Gjeolog të deklaruar nga shoqëria “Curri” shpk, konstatoi se mungon Libreza e Punës, çka bie në kundërshtim me DST, Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 5, mungon Libreza e Punës për njërin nga Inxhinierët, çka bie në kundërshtim me DST, Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 5. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave pasi verifikoi dokumentacionin shoqërues për mjekun e përgjithshëm të deklaruar nga shoqëria “Curri” shpk, konstatoi se mungon Libreza e Punës si dhe CV, çka bie në kundërshtim me DST, Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 7. 3. Operatori ekonomik “Alko-Impex General Construction” Degë e shoqërisë së huaj. Referuar Shtojcës 9, Operatori ekonomik “Alko-Impex General Construction” Degë e shoqërisë së huaj ka deklaruar se disponon 3 (tre) Kamiona vetshkarkues minimum 10 ton. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave pasi verifikoi dokumentacionin shoqërues për çdo mjet të deklaruar konstatoi se dy nga Kamionat vetshkarkues me kapacitet mbajtës minimum 10 Ton, ju ka skaduar afati i vlefshmerise se siguracionit te mjetit, çka bie në kundërshtim me Dokumentat Standarte të Tenderit, Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 16, germa “a". Komisioni i Vlerësimit të Ofertave pasi verifikoi dokumentacionin shoqërues për çdo mjet të deklaruar konstatoi se disponon vetem dy Kamionat vetshkarkues me kapacitet mbajtës 3.5 - 5 Ton, çka bie në kundërshtim me Dokumentat Standarte të Tenderit. Gjithashtu Operatori ekonomik “Alko-Impex General Construction” Degë e shoqërisë së huaj nuk ka paraqitur kontrata pune per punonjesit elektricist, saldator, hidraulik, ndersa per punonjesit teknik ndertimi nuk ka paraqituar asnje dokumentacion, çka bie në kundërshtim me Dokumentat Standarte të Tenderit, Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 6. |