Open Procurement Albania

Rikonstruksion bulevardi i Vlorës.

Nje shenim me RedFlag eshte nje fakt, ngjarje, ose grup i rrethanave ose informacione te tjera qe mund te tregojne nje shqetesim apo ekspozim dhe mbi rrezik potencial te pajtueshmerise ligjore per sjellje te paligjshme ose joetike te biznesit, vecanerisht ne lidhje me praktika korruptive dhe mosrespektimit te ligjeve anti-korrupsion.Vleresimi per keto kategori do te behet ne menyre automatike, me filtra analitik te paracaktuar

  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit. Kusht: fituesi nuk eshte operatori me oferten me te ulet
  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit. Kusht: fituesi nuk eshte operatori me oferten me te ulet

Qarkun Vlorë
Kredia Nr ALB – LD 1853
Burimi i Kredise/Financuar nga Banka për Zhvillim e Këshillit të Evropës (CEB)/ Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndim (WBIF)
Vlera e Kredise sipas Monedhes 36.7 milionë Euro
Titulli i Projektit Punët në Komunitet IV – “Zhvillimi i Alpeve Shqiptare dhe Zonës Bregdetare”
Pershkrim i Projektit Projekti me vlerë 36.7 milionë Euro bashkëfinancohet nga Banka për Zhvillim e Këshillit të Europës (CEB), Qeveria Shqiptare dhe NJQV-të përfituese, WBIF. Burimet e financimit përfshijnë:
  • 28.7 milionë euro kredi nga CEB,
  • 1 milion Euro grant nga CEB Social Dividend Account (SDA),
  • një kontribut 6 milionë Euro nga Qeveria e Shqipërisë dhe NJQV përfituese,
  • 1 milion euro grant nga WBIF për Masterplanin e Alpeve.
Parashikohet që dy të tretat e kostos së Programit do të investohen në zonën bregdetare të Jugut dhe një e treta në zonën e Alpeve Shqiptare.
Marrëveshja midis Qeverisë Shqiptare dhe CEB për këtë projekt është firmosur në datë 21 Maj, 2015 dhe është ratifikuar nga Parlamenti në datë 2 Korrik 2015. Projekti, sipas marrëveshjes, ka filluar nga puna në tremujorin e fundit të vitit 2015 dhe parashikohet të përfundojë në shtator 2019.

Objektivi i projektit
Objektivi i projektit Punët në Komunitet IV – “Zhvillimi i Alpeve Shqiptare dhe Zonës Bregdetare” është të nxisë zhvillimin e qëndrueshëm social-ekonomik në komunitetet me potencial të lartë turistik, nëpërmjet përmirësimit të infrastrukturës së integruar publike duke respektuar ambientin dhe ruajtur trashëgiminë kulturore dhe historike. Komponentët e projektit janë:
  • investime në infrastrukturën dhe shërbimet lokale publike (rikualifikim urban e rrugë, ujësjellës-kanalizime, menaxhim i mbetjeve urbane, etj);
  • asistencë teknike & ngritje kapacitetesh (studime fizibiliteti, përgatitje strategjish lokale, hartim projektesh, trajnime).
Projekti mund të kontribuojë në mënyrë indirekte në:
(i) zvogëlimin e papunësisë dhe nënpunësimit në zonë nëpërmjet krijimit të vendeve të reja dhe intensifikimit të aktiviteteve ekonomike ekzistuese;
(ii) reduktimin e numrit të familjeve që jetojnë nën nivelin e varfërisë
(iii) përmirësimin e cilësisë së shërbimeve bazë dhe, si efekt anësor, mund të çojë në ofertat turistike të zgjeruara, zgjatje të kohës së qëndrimit dhe rritje të shpenzimeve të vizitorëve.
Objekti i Tenderit Rikonstruksion bulevardi i Vlorës.
Nr. Reference REF-41993-01-24-2018
Kodi CPV
45000000-7 - Punë ndërtimi
Vlera / Fondi Limit 1,059,902,274
Lloji i Kontrates Publike Punë Publike
Lloji i Procedures Procedurë e Hapur
Statusi i Tenderit Lidhur Kontrata
Data e Njoftimit te Tenderit 25-01-2018
Data e Fillimit te Afatit per Dorezim Oferte 25-01-2018
Data e Mbylljes se Afatit per Dorezim Oferte 17-02-2018
Sektori Infrastrukturë Urbane
Nr. i Operatoreve Konkurues 6
Operatore Konkurues RIVIERA SHPK & MANE TCI SHPK & GLAVENICA SHPK
GPG
CURRI SHPK & BE - IS SHPK
FUSHA
GECI
ADEM POJANI
Operator Ekonomik Kontraktues
  • FUSHA SHPK -
  • Oferta fituese Leke pa TVSH 999,999,932
    Data e shpalljes se fituesit 19-03-2018
    Data e lidhjes se kontrates 20-03-2018
    Vlera e Kontrates me TVSH 1,199,999,918
    Kohezgjatja e Kontrates 12 muaj
    Ankesa Nuk ka pasur ankesa.
    Janë s’kualifikuar:
    1. Bashkimi i Operatoreve Ekonomike Mane TCI SHPK (70%), Riviera SHPK (28%) dhe Glavenica SHPK (2%) pasi:
    • Bashkimi i operatoreve ekonomik në marrëveshjen e bashkëpunimit të ngarkuar në sistem nuk ka të përcaktuar punët konkrete që do të kryeje secila shoqëri. në sistem është ngarkuar gjithashtu edhe një dokument me titullin ndarje punimesh në të cilin Janë përcaktuar punët për secilën shoqëri, por ky dokument është firmosur dhe vulosur vetëm nga shoqëria Riviera SHPK dhe nuk është hartuar para noterit nga të treja shoqëritë, në përputhje me VKM.
    • Shoqëria Mane TCI SHPK nuk plotëson kërkesën 2.3.1 për kualifikim lidhur me kryerjen e punëve të ngjashme, pasi pas shqyrtimit të dokumentacionit të dorëzuar rezulton se punimet e deklaruara konsistojnë në punime gërmimi, hekur betoni, hidraulike, gjelbërimi etj por nuk ka punime shtresa guri që zëne një pjese të konsiderueshme të punimeve që prokurohen
    • Shoqëria Mane TCI SHPK nuk plotëson kërkesën 2.3.2 për kualifikim lidhur me numrin e punonjësve, pasi, sipas dokumentacionit të paraqitur, rezulton se për periudhën e kërkuar ka të punësuar mesatarisht 137 punonjës, nga 175 që duhet të ketë sipas përqindjes se punëve që ka marre përsipër (70%).
    • Shoqëria Mane TCI SHPK nuk plotëson kërkesën 2.3.3 për kualifikim lidhur me stafin e nevojshëm teknik .
    • Shoqëria Mane TCI SHPK nuk plotëson kërkesën 2.3.6 për kualifikim lidhur me pikat e kërkuara të licencës, pasi nuk disponon piken e licencës N.S - 18 A Punime topogjeodezike .
    • Shoqëria Riviera SHPK nuk plotëson kërkesën 2.3.1 për kualifikim lidhur me kryerjen e punëve të ngjashme. Kjo shoqëri për të provuar plotësimin e kriterit për kualifikim duhet të kishte paraqitur dokumentacion për realizimin e një pune të vetme në tre vitet e fundit me vlere jo me pak se 148.386.318 lekë pa TVSh ose të disa punëve të realizuara në tre vitet e fundit me vlere jo me pak se 593.545.273 lekë pa TVSh.
    • Shoqëria Riviera SHPK nuk plotëson kërkesën 2.3.3 për kualifikim lidhur me stafin e nevojshëm teknik pasi nuk ka deklaruar të punësuar një inxhinier mekanik.
    • Shoqëria Glavenica SHPK nuk plotëson kërkesën 2.3.3 për kualifikim lidhur me stafin e nevojshëm teknik pasi nuk ka deklaruar të punësuar një inxhinier hidroteknik dhe një inxhinier mjedisi.
    • Shoqëria Glavenica SHPK nuk plotëson kërkesën 2.3.6 për kualifikim lidhur me pikat e kërkuara të licencës, pasi nuk disponon pikën e licencës N.P – 12. C Punime të inxhinierisë së mjedisit .
    2. G.P.G. Company SHPK :
    • Nuk plotëson kërkesën 2.3.9 për kualifikim lidhur me punët në proces pasi ka deklaruar se është në proces lidhje kontrate me Bashkinë Tiranë , për objektin "Rehabilitimi i aksit mbikalim – Kombinat" , me vlere 194.686.695 lekë.
    • Nuk plotëson kërkesën 2.3.10 për kualifikim lidhur me certifikatat ISO PAS 99:2012 dhe ISO 39001:2012 pasi shoqëria AQSCERT nuk është e akredituar për të lëshuar këto certifikata ISO.
    3. Bashkimi i Operatorëve Ekonomik Curri SHPK (70%) dhe Be - Is SHPK (30%) pasi:
    • Shoqëria Curri SHPK nuk plotëson kërkesën 2.3.1 për kualifikim lidhur me kryerjen e punëve të ngjashme, pasi ka paraqitur dokumentacion për realizimin e disa punëve, sipas tabelës se mëposhtme: Kjo shoqëri për të provuar plotësimin e kriterit për kualifikim duhet të kishte paraqitur dokumentacion për realizimin e një pune të vetme në tre vitet e fundit me vlerë jo më pak se 529.951.137 lekë pa TVSh ose të disa punëve të realizuara në tre vitet e fundit me vlerë jo më pak se 1.483.863.184 lekë pa TVSh .
    • Shoqëria Curri SHPK nuk plotëson kërkesën 2.3.9 për kualifikim lidhur me punët në proces pasi ka deklaruar se ka në proces pune të cilat nuk i ka përfunduar në masën mbi 70%.
    4. Geci SHPK pasi:
    • Nuk plotëson kërkesën 2.3.1 për kualifikim lidhur me kryerjen e punëve të ngjashme.
    5. Adem Pojani SHPK
    • Nuk ka paraqitur ofertë.
    Arsyeja e Anulimit
    Shenime
    Transaksione Thesari Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per FUSHA SHPK viti 2012-2013
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per FUSHA SHPK viti 2014
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per FUSHA SHPK viti 2015-2018
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per FUSHA SHPK viti 2019-2020

    Publikimi ne Buletin
    Njoftim per Shpallje Tenderi Nr.4 - Dt.29-01-2018
    Njoftim per Shpallje Fituesi Nr.12 - Dt.26-03-2018
    Njoftim per Lidhje Kontrate Nr.13 - Dt.04-04-2018

    Te drejtat e Perdorimit

    Persa kohe nuk percaktohet ndryshe, i gjithe informacioni i ofruar nga Open Procurement Albania ofrohet nen licencat: This material is Open Data