Objekti i Kontrates |
Koncesion/PPP : Projektim, ndërtim, operim, mirëmbajtje, rehabilitim dhe transferim i segmentit rrugor Milot-Thumanë-Kashar- Luzi i Vogël- Fier.
Vendndodhja e objektit te kontratës: Gjurma e kësaj rruge fillon në kryqëzimin SH6 me SH1 dhe përfundon në Bypass-in e
Fierit:
Numri i referencës : REF-64779-07-08-2020.
Forma e kontratës: Projektim, ndërtim, operim, mirëmbajtje, rehabilitim dhe transferim (Koncesion/PPP);
Vlera e parashikuar e projektit: 1.188 miliardë Euro (pa TVSH).
Burimi i financimit: Investim privat
__________________________________________________
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka vendosur të implementojë projektin për dhënien me
konçesion/partneritet publik privat per projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen,
rehabilitimin dhe transferimin e segmentit rrugor Milot – Thumanë – Kashar – Luzi i Vogël –
Fier.
Përzgjedhja e Ofertuesit Fitues do të bëhet në bazë të një procedure konkurruese (procedurë e
hapur) sipas kritereve kualifikuese dhe vlerësuese të specifikuara në këtë dokument.
Kohëzgjatja e kontratës koncesionare/PPP do të jetë 35 (tridhjetë e pesë) vjet nga hyrja në fuqi
e saj. Kjo Kontrate hyn ne fuqi pas nënshkrimit nga palët dhe pas botimit te Vendimit te
Keshillit te Ministrave te miratimit te saj ne Fletoren Zyrtare te Republikes se Shqiperise.
Korridori Adriatiko – Jonian (AIC) eshte identifikuar si pjese e Korridorit TEN-T Mesdhetar,
duke shtrire korridorin kryesor te rrjetit te BE-se ne Rajonin e Ballkanit Perendimor. Gjatesia e
vlerësuar e te gjithë Korridorit e Mesdheut eshte rreth 1,550 km. Në Ballkanin Perëndimor,
korridori kalon nëpër Mal të Zi (afërsisht. 7% e gjatësisë totale) dhe Shqipëria (afërsisht 20% e
gjatësisë totale ose rreth 300 km).
Krijimi i rrjetit që synon të forcojë sigurinë në rrugë, planifikimin e transportit, lidhjen rajonale,
lëvizjen, konkurrencën dhe integrimin me rrjetin TEN-T të BE-së.
Projekti i propozuar - një Segment rrugor me pagesë nga Miloti në Fier rreth 115 km - është
37% e AIC Shqiptare, dhe 7.5% e Korridorit të përgjithshëm të Korridorit të Mesdheut.
Një pjesë e rrugës së propozuar janë shtrirje e reja dhe rrugë ekzistuese të përmirësuara në
autostradën e Kategorisë A dhe rruge interurbane kryesore Kategoria B. Rruga përfshin
gjithashtu tunelet dhe urat e nevojshme, nënkalimet/mbikalimet, interseksionet, gardhet e
sigurisë, rrugët e shërbimit, hyrjet/daljet e kontrolluara, stacionet e pagesave, zonat e parkimit
dhe Sistemin e Monitorimit të Transportit Inteligjent (ITS).
Rruga përfshin gjashtë (6) seksionet në vijim:
• Seksioni 1- Milot – Thumanë - 13.5 km i gjatë
• Seksioni 2-Thumanë – Kashar - 20 km i gjatë
• Seksioni 3-Kashar – Pezë Helmës - 9 km i gjatë
• Seksioni 4-Pezë Helmës – Luzi i Vogël - 24 km i gjatë
• Seksioni 5-Luzi i Vogël / Lekaj – I/C Rrogozhinë - 8 km i gjatë
• Seksioni 6-Rrogozhinë – fillimi i Bypass-it të Fierit - 38 km i gjatë |