Open Procurement Albania

Mbikqyrje punimesh për rehabilitimin e gjelbërimit anësor dhe hyrje – daljeve në qendrat e banuara në segmentin Levan-Kakavijë.

Nje shenim me RedFlag eshte nje fakt, ngjarje, ose grup i rrethanave ose informacione te tjera qe mund te tregojne nje shqetesim apo ekspozim dhe mbi rrezik potencial te pajtueshmerise ligjore per sjellje te paligjshme ose joetike te biznesit, vecanerisht ne lidhje me praktika korruptive dhe mosrespektimit te ligjeve anti-korrupsion.Vleresimi per keto kategori do te behet ne menyre automatike, me filtra analitik te paracaktuar

  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit. Kusht: fituesi nuk eshte operatori me oferten me te ulet
  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit. Kusht: fituesi nuk eshte operatori me oferten me te ulet

Qarkun Fier - Korçë
Kredia Nr
Burimi i Kredise/Financuar nga
Vlera e Kredise sipas Monedhes
Titulli i Projektit
Pershkrim i Projektit
Objekti i Tenderit Mbikëqyrje punimesh për rehabilitimin e gjelbërimit anësor dhe hyrje – daljeve në qendrat e banuara në segmentin Levan-Kakavijë.
Burimi i Financimit - Buxheti i Shtetit.
Nr. Reference
Kodi CPV
Vlera / Fondi Limit 2,840,278
Lloji i Kontrates Publike Shërbime Publike
Lloji i Procedures Kërkesë për Propozim
Statusi i Tenderit Lidhur Kontrata
Data e Njoftimit te Tenderit
Data e Fillimit te Afatit per Dorezim Oferte
Data e Mbylljes se Afatit per Dorezim Oferte 16-11-2015
Sektori Mbikëqyrje Punimesh
Nr. i Operatoreve Konkurues 6
Operatore Konkurues GEOSAT GROUP & A.Sh. Engineering
VLER-INVEST
TOWER SHPK
TAULANT SHPK
C.E.C GROUP
A & E ENGINEERING
Operator Ekonomik Kontraktues
  • TOWER -
  • Oferta fituese Leke pa TVSH 2,383,000
    Data e shpalljes se fituesit 11-12-2015
    Data e lidhjes se kontrates 15-12-2015
    Vlera e Kontrates me TVSH 2,859,600
    Kohezgjatja e Kontrates 6 muaj ( 20 muaj garanci, ne total 26 muaj nga data e fillimit te punimeve. )
    Ankesa Ka pasur ankesa.
    Për ketë procedurë ka paraqitur ankim shoqëria Geosat Group SHPK në datën 10.11.2015 lidhur me kërkesat për kualifikim. Ankimi u pranua dhe në datën 12.11.2015 është ngarkuar një shtojcë në sistem duke shtyrë afatin e hapjes së ofertave me pesë ditë.
    Nuk ka pasur ankim në KPP.

    Janë skualifikuar ofertuesit e mëposhtëm me arsyet përkatëse:

    1. Bashkimi i përkohshëm i shoqërive Geosat Group SHPK (80%) dhe A.Sh. Engineering SHPK (20%) për arsye se:
    a. Bashkimi i shoqërive nuk është bërë në përputhje me nenin 74, pika 2, të VKM nr. 914, datë 29.12.2014 . Në marrëveshjen e lidhur para noterit është përcaktuar vetëm përqindja e pjesëmarrjes për secilën shoqëri dhe nuk janë përcaktuar elementet konkrete të punës që do të kryeje secili nga anëtaret e bashkimit.
    b. Oferta e paraqitur është më e ulët se vlera minimale e lejuar e përcaktuar në nenin 7 të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 704, datë 29.10.2014 Për miratimin e manualit të tarifave për shërbime në planifikim territori, projektim, mbikëqyrje dhe kolaudim.
    c. Shoqëria Geosat Group SHPK nuk plotëson piken 2.1.1 të Kërkesave të Veçanta të Kualifikimit ku kërkohet: Objekti i Prokurimit duhet të jetë i pasqyruar në ekstraktin e gjendjes aktuale të shoqërisë, lëshuar nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit, në objektin e veprimtarisë së operatorit ekonomik . Në objektin e aktivitetit të kësaj shoqërie nuk është përfshire mbikëqyrja e punimeve.
    d. Shoqëria Geosat Group SHPK nuk plotëson pikën 2.3.1 të Kërkesave të Veçanta të Kualifikimit pasi nuk disponon pikën e liçenses së kërkuar NP -12. Kjo është e vetmja pikë license e kërkuar dhe shoqëria Geosat Group SHPK nuk mund të kryejë 80% të punës pa patur ketë license.
    e. Shoqëria A.Sh. Engineering SHPK nuk plotëson kushtin për shlyerjen e të gjitha detyrimeve të maturuara të energjisë elektrike të kontratave të energjisë që ka operatori ekonomik që është i regjistruar në Shqipëri, pasi nuk ka paraqitur dokumentacion për shlyerjen e detyrimeve të muajit shtator, detyrim ky i maturuar para ditës së tenderit.
    f. Shoqëria A.Sh. Engineering SHPK nuk plotëson piken e Kërkesave të Veçanta të Kualifikimit lidhur me punësimin e një agronomi ose një inxhinieri pyjesh pasi nuk ka të punësuar me këto kualifikime.
    g. Shoqëria A.Sh. Engineering SHPK nuk plotëson pikën e Kërkesave të Veçanta të Kualifikimit lidhur me realizimin e shërbimeve të ngjashme pasi nuk ka paraqitur asnjë vërtetim të lëshuar nga një ent publik ku të dëshmohet se ka realizuar shërbime të tilla.

    2. Bashkimi i përkohshëm i shoqërive Vler Invest SHPK (40%) dhe Infratech SHPK (60%) për arsye se:
    a. Prokura e posaçme është hartuar gabim pasi si administratore e Vler Invest SHPK rezulton Filiana Veizaj.
    b. Oferta e paraqitur është më e ulët se vlera minimale e lejuar e përcaktuar në nenin 7 të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 704, datë 29.10.2014 Për miratimin e manualit të tarifave për shërbime në planifikim territori, projektim, mbikëqyrje dhe kolaudim .
    c. Shoqëria Vler Invest SHPK nuk plotëson piken e Kërkesave të Veçanta të Kualifikimit lidhur me realizimin e shërbimeve të ngjashme.
    d. Shoqëria Infratech SHPK nuk plotëson pikën 2.3.1 të Kërkesave të Veçanta të Kualifikimit pasi nuk disponon pikën e liçenses së kërkuar NP -12. Kjo është e vetmja pike license e kërkuar dhe shoqëria Infratech SHPK nuk mund të kryejë 60% të punës pa patur këtë license.
    e. Shoqërisë Infratech i mungon vërtetimi për numrin e punonjësve për muajin shtator 2015.
    Arsyeja e Anulimit
    Shenime
    Transaksione Thesari Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per TOWER viti 2012-2013
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per TOWER viti 2014
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per TOWER viti 2015-2018
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per TOWER viti 2019-2020

    Publikimi ne Buletin
    Njoftim per Shpallje Tenderi Nr.44 - Dt.09-11-2015
    Njoftim per Shpallje Fituesi Nr.50 - Dt.21-12-2015
    Njoftim per Lidhje Kontrate Nr.50 - Dt.21-12-2015

    Te drejtat e Perdorimit

    Persa kohe nuk percaktohet ndryshe, i gjithe informacioni i ofruar nga Open Procurement Albania ofrohet nen licencat: This material is Open Data