Open Procurement Albania

Ndërtim Asfaltim i rrugës Cërrik – Belsh – Dragot – Kucove – Urë Vajgurore (Segmenti Degëzim Grekan – Dragot).

Qarkun Elbasan
Kredia Nr
Burimi i Kredise/Financuar nga Qeveria Shqiptare
Vlera e Kredise sipas Monedhes
Titulli i Projektit Projekte me financim të Qeverisë Shqiptare
Pershkrim i Projektit Buxheti: 23.7 miliardë Lekë
Kohëzgjatja: 2014-2019
Financues: Qeveria Shqiptare
Shtrirja gjeografike: Në 12 Qarqet e Shqipërisë, 35 bashki
Përfitues: 2 milionë banorë
Objektivi: Përmirësimi i kushteve të jetesës të banorëve në të gjithë vendin, rritja e aksesit në shëbimet bazë, promovimi i turizmit dhe nxitja e sektorit bujqësor, përmes financimit të projekteve të mëdha me ndikim rajonal. Investimet janë në perputhje të plotë me vizionin e Qeverisë Shqiptare për transformimin urban të qendrave të qyteteve, infrastrukturës rrugore dhe furnizimit me ujë.
  • Infrastrukturë rrugore dhe urbane;
  • Furnizim me ujë të pijshëm;
  • Mjedis;
  • Rikonstruksion i shkollave;
  • Projekte studimore, hapësinore, të trashëgimisë kulturore, etj;
  • Hartim i projekteve teknike të gatshme për financim për Njësitë e Qeverisjes Vendore;
Objekti i Tenderit Ndërtim Asfaltim i rrugës Cërrik – Belsh – Dragot – Kuçovë – Urë Vajgurore (Segmenti Degëzim Grekan – Dragot).
Fondi i akorduar për vitin 2017 është 250.000.000 lekë pa tvsh.
Pjesa e mbetur është parashikuar për vitin 2018.
Nr. Reference
Kodi CPV
Vlera / Fondi Limit 442,395,000
Lloji i Kontrates Publike Punë Publike
Lloji i Procedures Procedurë e Hapur
Statusi i Tenderit Lidhur Kontrata
Data e Njoftimit te Tenderit
Data e Fillimit te Afatit per Dorezim Oferte
Data e Mbylljes se Afatit per Dorezim Oferte 28-02-2017
Sektori Infrastrukturë Rrugë Ndërurbane
Nr. i Operatoreve Konkurues 10
Operatore Konkurues CURRI
2 T
GENER 2
Victoria Invest International
SHKELQIMI 07
ALKO-IMPEX General Construcion
ALBA KONSTRUKSION
VELLEZERIT HYSA
G.P.G. COMPANY
BAJRAMI N.
Operator Ekonomik Kontraktues
  • CURRI SHPK -
  • Oferta fituese Leke pa TVSH 318,219,526
    Data e shpalljes se fituesit 15-04-2017
    Data e lidhjes se kontrates 18-04-2017
    Vlera e Kontrates me TVSH 381,863,431
    Kohezgjatja e Kontrates 8 muaj
    Ankesa Ka pasur ankesa.
    Në datën 29.03.2017 paraqiti ankesë shoqëria Victoria Invest International SHPK. Ankimuesit ju kthye përgjigje në datën 04.04.2017.
    Nuk ka pasur ankim në KPP.

    Janë s’kualifikuar:

    1. Bashkimi i përkohshëm i shoqërive 2T SHPK (49%) dhe Be-Is SHPK (51%) për arsye se:
    a. Shoqëria Be-Is SHPK nuk plotëson piken 2.2.4 të Kërkesave të Veçanta për Kualifikim lidhur me taksat vendore pasi, referuar punëve në proces të deklaruara, kryen aktivitet në Durrës, Librazhd dhe Vlorë nga viti 2016 e në vazhdim dhe nuk ka paraqitur dokumentacion për shlyerjen e detyrimeve vendore.
    b. Nuk plotëson piken 2.3.1 për kualifikim lidhur me punët e ngjashme.
    c. Shoqëria 2T SHPK nuk plotëson piken 2.3.5 te Kërkesave te Veçanta për Kualifikim lidhur me punësimin e mjekut, pasi kontrata me mjekun është lidhur në datën 05.01.2017 dhe jo nga Nëntori 2016 e në vazhdim siç kërkohet në kërkesën për kualifikim.

    2. Bashkimin e përkohshëm te shoqërive Viktoria Invest International SHPK (40.91%), Victoria Invest SHPK (38.94%) dhe Al-Asfalt SHPK (20.15%) për arsye se:
    a. Shoqëria Viktoria Invest International SHPK nuk plotëson pikën 2.2.4 të Kërkesave të Veçanta për Kualifikim lidhur me taksat vendore pasi, referuar punëve në proces të deklaruara, kryen aktivitet në Tiranë nga viti 2015 e në vazhdim dhe nuk ka paraqitur dokumentacion për shlyerjen e detyrimeve vendore.
    b. Shoqëria Viktoria Invest International SHPK nuk plotëson piken 2.3.1 të Kërkesave të Veçanta për Kualifikim lidhur me punët e ngjashme.
    c. Shoqëria Viktoria Invest SHPK nuk plotëson pikën 2.2.4 të Kërkesave të Veçanta për Kualifikim lidhur me taksat vendore pasi, referuar punëve në proces te deklaruara, nga viti 2016 ushtron aktivitet në Librazhd (në objektin Rikualifikim urban, zona në hyrjen perëndimore të qytetit Librazhd dhe mbrojtje lumore , me vlerë 82.200.510 lekë) dhe në Bilisht (në objektin Rikualifikim urban i qendrës së qytetit Bilisht, loti i , me vlerë 102.536.108 lekë. Për këto dy objekte nuk ka paguar detyrimet vendore dhe nuk i ka regjistruar ne QKB.

    3. Bashkimin e përkohshëm të shoqërive Shkëlqimi 07 SHPK (45%), SMO Union SHPK (28%), Fled SHPK (17%) dhe Grand Konstruksion SHPK (10%) për arsye se:
    a. Shoqëria Shkëlqimi 07 SHPK nuk plotëson pikën 2.2.4 të Kërkesave të Veçanta për Kualifikim lidhur me taksat vendore pasi, referuar punëve në proces të deklaruara, nga viti 2016 ushtron aktivitet në Kavajë, Vlorë, Toshkëz, Greshicë. Për këto objekte nuk ka paguar detyrimet vendore.
    b. Shoqëria Shkëlqimi 07 SHPK nuk plotëson pikën 2.3.1 të Kërkesave të Veçanta për Kualifikim lidhur me punët e ngjashme.
    c. Shoqëria Fleg SHPK nuk plotëson pikën 2.2.4 të Kërkesave të Veçanta për Kualifikim lidhur me taksat vendore pasi, referuar punëve në proces të deklaruara, nga viti 2016 ushtron aktivitet në Skrapar. Për këto objekte nuk ka paguar detyrimet vendore.
    d. Shoqëria Be-Is SHPK nuk plotëson pikën 2.3.3 për kualifikim lidhur me stafin pasi nuk ka paraqitur dokumentacion për punësimin e një inxhinieri ndërtimi me profil transport, ndërkohe që ka marrë përsipër të kryejë punime shtresash rrugore.

    4. Shoqërinë Alko Impex General Construcion SHPK për arsye se:
    a. Shoqëria Alko Impex SHPK nuk plotëson piken 2.2.4 te Kërkesave te Veçanta për Kualifikim lidhur me taksat vendore pasi, referuar punëve në proces të deklaruara, kryen aktivitet në Librazhd, Devoll, Koplik dhe Kavajë nga viti 2016 e në vazhdim dhe nuk ka paraqitur dokumentacion për shlyerjen e detyrimeve vendore.
    b. Shoqëria Alko Impex SHPK nuk plotëson pikën 2.3.3 për kualifikim lidhur me stafin e nevojshëm pasi nuk ka paraqitur dokumentacion për një inxhinier mjedisi, siç kërkohet në dokumentet e tenderit.

    5. Bashkimin e përkohshëm të shoqërive Vellezerit Hysa SHPK (72%) dhe Varaku E SHPK (28%) për arsye se:
    a. Shoqëria Vëllezërit Hysa SHPK nuk plotëson pikën 2.3.3 për kualifikim lidhur me stafin e nevojshëm pasi nuk ka paraqitur dokumentacion për një inxhinier ndërtimi me profil transport, siç kërkohet në dokumentet e tenderit, ndërkohë që ka marre përsipër punime shtresash rrugore.
    b. Shoqëria Varaku E SHPK nuk plotëson pikën 2.3.1 të Kërkesave të Veçanta për Kualifikim lidhur me punët e ngjashme.

    6. Shoqërinë Bajrami N SHPK për arsye se :
    a. Nuk ka paraqitur asnjë dokumentacion.
    Arsyeja e Anulimit
    Shenime
    Transaksione Thesari Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per CURRI SHPK viti 2012-2013
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per CURRI SHPK viti 2014
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per CURRI SHPK viti 2015-2018
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per CURRI SHPK viti 2019-2020

    Publikimi ne Buletin
    Njoftim per Shpallje Tenderi Nr. 06 - Dt.13-02-2017
    Njoftim per Shpallje Fituesi Nr.16 - Dt.24-04-2017
    Njoftim per Lidhje Kontrate Nr.17 - Dt.02-05-2017

    Te drejtat e Perdorimit

    Persa kohe nuk percaktohet ndryshe, i gjithe informacioni i ofruar nga Open Procurement Albania ofrohet nen licencat: This material is Open Data