Nje shenim me RedFlag eshte nje fakt, ngjarje, ose grup i rrethanave ose informacione te tjera qe mund te tregojne nje shqetesim apo ekspozim dhe mbi rrezik potencial te pajtueshmerise ligjore per sjellje te paligjshme ose joetike te biznesit, vecanerisht ne lidhje me praktika korruptive dhe mosrespektimit te ligjeve anti-korrupsion.Vleresimi per keto kategori do te behet ne menyre automatike, me filtra analitik te paracaktuar
Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit. Kusht: fituesi nuk eshte operatori me oferten me te ulet
Qarkun | Korçë | |||||||
Kredia Nr | ||||||||
Burimi i Kredise/Financuar nga | ||||||||
Vlera e Kredise sipas Monedhes | ||||||||
Titulli i Projektit | ||||||||
Pershkrim i Projektit | ||||||||
Objekti i Tenderit |
Sistemim Asfaltim Rruga Qafë Plloçë Pogradec dhe Unaza Pogradec. Fondi i akorduar për vitin 2017 është 208.333.333 (dyqind e tetë milion e treqind e tridhjetë e tre mijë e treqind e tridhjetë e tre) leke pa tvsh. Pjesa e mbetur është parashikuar për vitin 2018. |
|||||||
Nr. Reference | ||||||||
Kodi CPV |
|
|||||||
Vlera / Fondi Limit | 1,067,180,235 | |||||||
Lloji i Kontrates Publike | Punë Publike | |||||||
Lloji i Procedures | Procedurë e Hapur | |||||||
Statusi i Tenderit | Njoftuar Fituesi | |||||||
Data e Njoftimit te Tenderit | ||||||||
Data e Fillimit te Afatit per Dorezim Oferte | ||||||||
Data e Mbylljes se Afatit per Dorezim Oferte | 06-03-2017 | |||||||
Sektori | Infrastrukturë Rrugë | |||||||
Nr. i Operatoreve Konkurues | 15 | |||||||
Operatore Konkurues |
REJ & BITUPAVE GENER 2 Victoria Invest International & VCTORIA INVEST & AL ASFALT 4 DELIA GROUP & MANETSI CURRI ALKO-IMPEX General Construcion AGBES CONSTRUKSION & ULEZA NDERTIM A.N. K. ARIFAJ & NTP EUROKOS & DENIS 05 PE - VLA - KU & ALBA KONSTRUKSION GECI & VAGALAT BAMI G.P.G. COMPANY Ali Hyko VARAKU E |
|||||||
Operator Ekonomik Kontraktues |
|
|||||||
Oferta fituese Leke pa TVSH | 875,493,316 | |||||||
Data e shpalljes se fituesit | 16-04-2017 | |||||||
Data e lidhjes se kontrates | ||||||||
Vlera e Kontrates me TVSH | ||||||||
Kohezgjatja e Kontrates | 18 muaj | |||||||
Ankesa |
Ka pasur ankesa. Në datën 29.03.2017 paraqiti ankesë për vlerësimin shoqëria Victoria Invest International SHPK. Ankesës ju kthye përgjigje në datën 04.04.2017. Në datën 30.03.2017 paraqiti ankesë për vlerësimin shoqëria alkoimpex General Construction SHPK. Ankesës ju kthye përgjigje në datën 05.04.2017. Nuk ka pasur ankim në KPP. Janë s’kualifikuar: 1. Bashkimin i përkohshëm i shoqërive Rej SHPK (3%), dhe Bitupave (97%) për arsye se: a. Shoqëria Bitupave nuk plotëson pikën 2.3.7 për kualifikim lidhur me disponimin e mbjeteve. b. Shoqëria Bitupave nuk plotëson pikën 2.3.7 të Kërkesave të Veçanta për Kualifikim lidhur me xhiron mesatare të realizuar në tre vitet e fundit pasi dokumenti i paraqitur për shoqërinë mëmë nuk është i apostiluar në përputhje me ligjin. c. Shoqëria Bitupave nuk plotëson pikën 2.2.3 të Kërkesave të Veçanta për Kualifikim lidhur me gjendjen në bankë, pasi dokumenti i paraqitur për shoqërinë mëmë nuk është i apostiluar në përputhje me ligjin. Duke qenë se këto të meta janë thelbësore, komisioni vendosi të mos vazhdojë me shqyrtimin e dokumentacionit të mbetur për ketë bashkim shoqërish. 2. Të skualifikojë shoqërinë Gener 2 SHPK për arsye se: a. Nuk plotëson pikën 2.3.1 për kualifikim lidhur me punët e ngjashme. b. Nuk plotëson pikën 2.3.7 për kualifikim lidhur me disponimin e mjeteve . 3. Të skualifikojë bashkimin e përkohshëm të shoqërive Viktoria Invest International SHPK (43.875%), Victoria Invest SHPK (30.584%) dhe Al-Asfalt SHPK (25.541%) për arsye se: a. Shoqëria Viktoria Invest International SHPK nuk plotëson pikën 2.2.4 të Kërkesave të Veçanta për Kualifikim lidhur me taksat vendore pasi, referuar punëve në proces të deklaruara, kryen aktivitet në Tirane nga viti 2015 e në vazhdim dhe nuk ka paraqitur dokumentacion për shlyerjen e detyrimeve vendore. b. Shoqëria Viktoria Invest SHPK nuk plotëson pikën 2.2.4 të Kërkesave të Veçanta për Kualifikim lidhur me taksat vendore pasi, referuar punëve në proces të deklaruara, nga viti 2016 ushtron aktivitet në Librazhd (ne objektin Rikualifikim urban, zona në hyrjen perëndimore të qytetit Librazhd dhe mbrojtje lumore , me vlere 82.200.510 lekë) dhe në Bilisht (ne objektin Rikualifikim urban i qendrës se qytetit Bilisht, loti i , me vlere 102.536.108 lekë. Për këto dy objekte nuk ka paguar detyrimet vendore dhe nuk i ka regjistruar në QKB. c. Shoqëria Viktoria Invest International SHPK nuk plotëson pikën 2.3.1 të Kërkesave të Veçanta për Kualifikim lidhur me punët e ngjashme . d. Duke qene se shoqëria Viktoria Invest International SHPK është shoqëria që do të kryeje përqindjen me të madhe të punës (43,875%), duhet të paraqiste dokumentacion për realizimin brenda tre viteve të fundit të punimeve me vlere jo me pak se 533.590.117 lekë pa tvsh të realizuara në një objekt të vetëm ose për realizimin brenda tre viteve të fundit të punimeve me vlere jo me pak se 936.450.656 lekë pa tvsh të realizuar në shume objekte. Kjo shoqëri nuk realizon asnjë prej kushteve të mësipërm dhe në ketë mënyre nuk plotëson ketë kërkese për kualifikim. e. Shoqëria Viktoria Invest SHPK nuk plotëson pikën 2.3.1 të Kërkesave të Veçanta për Kualifikim lidhur me punët e ngjashme . 4. Të skualifikojë bashkimin e përkohshëm të shoqërive Delia Group SHPK (27%) dhe Mane TCI SHPK (73%) për arsye se: a. Shoqëria Mane TCI nuk plotëson kërkesën për kualifikim lidhur me disponimin e mjeteve pasi ka paraqitur dokumentacion vetëm për një kamionçine. Shoqëria Mane TCI nuk ka paraqitur formularin e deklarimit të mjeteve. b. Shoqëria Mane TCI nuk plotëson pikën 2.3.1 për kualifikim lidhur me punët e ngjashme. c. Shoqëria Mane TCI nuk plotëson pikën 2.3.2 për kualifikim lidhur me numrin mesatar të te punësuarve pasi numri mesatar i deklaruar është 114 persona nga 117 që duhet të ishte sipas përqindjes se punës që ka marre përsipër të kryeje. d. Shoqëria Mane TCI nuk plotëson pikën 2.3.3 për kualifikim lidhur me stafin e nevojshëm pasi ka paraqitur dokumentacion vetëm për një inxhinier ndërtimi dhe një inxhinier ndërtimi i profilit transport. Duke qene se këto të meta janë thelbësore, komisioni vendosi të mos vazhdoje më me shqyrtimin e dokumentacionit të mbetur për këtë bashkim shoqërish. 5. Të skualifikojë shoqërinë Curri SHPK për arsye se: a. Nuk plotëson pikën 2.2.1 të Kërkesave të Veçanta për Kualifikim lidhur me xhiron mesatare të tre viteve të fundit pasi xhiro mesatare e deklaruar në tender është 951.085.149 lekë, pra me e vogël se 1.067.180.235 lekë që është vlera e fondit limit. b. Nuk plotëson pikën 2.2.1 të Kërkesave të Veçanta për Kualifikim lidhur me gjendjen në bankë, pasi disponon në banke 100.000.000 lekë, me pak se shuma 10% e fondit limit ose 106.718.023 lekë e kërkuar në dokumentet e tenderit. 6. Të skualifikojë bashkimin e përkohshëm të shoqërive Alko Impex General Construcion SHPK (85%) dhe Agri Construksion SHPK (15%) për arsye se: a. Shoqëria Alko Impex SHPK nuk plotëson pikën 2.2.4 të Kërkesave të Veçanta për Kualifikim lidhur me taksat vendore pasi, referuar punëve në proces të deklaruara, kryen aktivitet në Librazhd, Devoll, Koplik dhe Kavaje nga viti 2016 e në vazhdim dhe nuk ka paraqitur dokumentacion për shlyerjen e detyrimeve vendore. b. Shoqëria Alko Impex SHPK nuk plotëson pikën 2.3.1 për kualifikim lidhur me punët e ngjashme. c. Shoqëria Alko Impex SHPK nuk plotëson pikën 2.3.3 për kualifikim lidhur me stafin e nevojshëm pasi nuk ka paraqitur dokumentacion për një inxhinier mjedisi, siç kërkohet në dokumentet e tenderit. 7. Të skualifikojë bashkimin e përkohshëm të shoqërive Agbes Konstruksion SHPK (76%) dhe Ulëza Ndërtim SHPK (24%) për arsye se: a. Bashkimi i shoqërive nuk ka të punësuar dy inxhiniere ndërtimi me profilin transport, siç është kërkuar në dokumentet e tenderit, por vetëm një të deklaruar nga shoqëria Agbes Konstruksion SHPK. b. Shoqëria Ulëza Ndërtim SHPK nuk plotëson pikën 2.2.4 të Kërkesave të Veçanta për Kualifikim lidhur me taksat vendore pasi, referuar punëve në proces të deklaruara, kryen aktivitet në Pukë, Mirditë dhe Kurbin nga viti 2015 e në vazhdim dhe nuk ka paraqitur dokumentacion për shlyerjen e detyrimeve vendore. c. Shoqëria Ulëza Ndërtim SHPK nuk plotëson pikën 2.3.7 për kualifikim lidhur me disponimin e mbjeteve. 8. Të skualifikojë bashkimin e përkohshëm të shoqërive NTP Eurokos SHPK (51%), Arifaj SHPK (45.5%) dhe Denisi 05 SHPK (3.5%) për arsye se: a. Shoqëria NTP Eurokos SHPK nuk plotëson pikën 2.2.4 të Kërkesave të Veçanta për Kualifikim lidhur me taksat vendore pasi, referuar punëve në proces të deklaruara, kryen aktivitet në Vlorë dhe Elbasan - Librazhd nga viti 2016 e në vazhdim dhe nuk ka paraqitur dokumentacion për shlyerjen e detyrimeve vendore. b. Shoqëria NTP Eurokos SHPK nuk plotëson pikën 2.3.3 për kualifikim lidhur me stafin e nevojshëm pasi nuk ka paraqitur dokumentacion për një inxhinier ndërtimi me profil transport, siç kërkohet në dokumentet e tenderit, ndërkohë që ka marrë përsipër të kryejë punime rrugore në të cilat ky specialitet është i domosdoshëm. 9. Të skualifikojë shoqërinë Bami SHPK për arsye se: a. Nuk plotëson pikën 2.2.1 të Kërkesave të Veçanta për Kualifikim lidhur me xhiron mesatare të tre viteve të fundit pasi xhiro mesatare e deklaruar në tender është 595.912.393 lekë, pra me e vogël se 1.067.180.235 lekë që është vlera e fondit limit. b. Nuk plotëson pikën 2.2.1 të Kërkesave të Veçanta për Kualifikim lidhur me gjendjen në banke, pasi disponon në bankë 79.236.324 lekë, më pak se shuma 10% e fondit limit ose 106.718.023 lekë e kërkuar në dokumentet e tenderit. c. Nuk plotëson pikën 2.3.1 të Kërkesave të Veçanta për Kualifikim lidhur me realizimin e punëve të ngjashme. 10. Të skualifikojë shoqërinë GPG SHPK për arsye se: a. Nuk plotëson pikën 2.2.4 të Kërkesave të Veçanta për Kualifikim lidhur me taksat vendore pasi, referuar punëve në proces të deklaruara, kryen aktivitet në Korçë nga viti 2016 e në vazhdim dhe nuk ka paraqitur dokumentacion për shlyerjen e detyrimeve vendore. b. Nuk plotëson pikën 2.3.1 për kualifikim lidhur me punët e ngjashme. 11. Të skualifikojë shoqërinë Ali Hyka SHPK për arsye se a. Nuk ka paraqitur asnjë dokumentacion. 12. Të skualifikojë shoqërinë Varaku E SHPK për arsye se a. Nuk ka paraqitur asnjë dokumentacion |
|||||||
Arsyeja e Anulimit | ||||||||
Shenime | ||||||||
Transaksione Thesari |
Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per A. N. K. viti 2012-2013
Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per A. N. K. viti 2014
Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per A. N. K. viti 2015-2018
Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per A. N. K. viti 2019-2020 |
|||||||
Publikimi ne Buletin |
|