Open Procurement Albania

Rikonstruksion i rruges se Velipojes segmenti Harku i Berdices - Baks - Lot. 2.

Nje shenim me RedFlag eshte nje fakt, ngjarje, ose grup i rrethanave ose informacione te tjera qe mund te tregojne nje shqetesim apo ekspozim dhe mbi rrezik potencial te pajtueshmerise ligjore per sjellje te paligjshme ose joetike te biznesit, vecanerisht ne lidhje me praktika korruptive dhe mosrespektimit te ligjeve anti-korrupsion.Vleresimi per keto kategori do te behet ne menyre automatike, me filtra analitik te paracaktuar

  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit. Kusht: fituesi nuk eshte operatori me oferten me te ulet
  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit. Kusht: fituesi nuk eshte operatori me oferten me te ulet

Qarkun Shkodër
Kredia Nr
Burimi i Kredise/Financuar nga
Vlera e Kredise sipas Monedhes
Titulli i Projektit
Pershkrim i Projektit
Objekti i Tenderit Rikonstruksion i rrugës se Velipojës segmenti Harku i Berdicës - Baks - Lot. 2.
Fondi i akorduar për vitin 2017 është 140.681.640 lekë pa tvsh.
Pjesa e mbetur është parashikuar për vitin 2018.
Burimi i Financimit - Buxheti i Shtetit.
Nr. Reference
Kodi CPV
Vlera / Fondi Limit 703,408,000
Lloji i Kontrates Publike Punë Publike
Lloji i Procedures Procedurë e Hapur
Statusi i Tenderit Lidhur Kontrata
Data e Njoftimit te Tenderit
Data e Fillimit te Afatit per Dorezim Oferte
Data e Mbylljes se Afatit per Dorezim Oferte 24-05-2017
Sektori Infrastrukturë Rrugë Ndërurbane
Nr. i Operatoreve Konkurues 18
Operatore Konkurues S.M.O UNION & VEGA
VARAKU E & VELLEZERIT HYSA
ALBA KONSTRUKSION
ALBAVIA & EUROTEOREMA
DELTA LAVORI SPA & COMPANY RIVIERA 2008 & AGRI CONSTRUKSION
ALKO IMPEX GENERAL CONSTRUCION & 2T
NTP EUROKOS DEGA SHQIPERI & ARIFAJ &
EVEREST & GPG
ALB TIEFBAU & ANK & SMO VATAKSI
VICTORIA INVEST INTERNATIONAL &
GJOKA KONSTRUKSION
GENER 2
GECI
CURRI & BE IS
BAMI
CONSORZIO ECIT
FUSHA
ADEM POJANI
Operator Ekonomik Kontraktues
  • ARIFAJ -
  • DENIS-05 -
  • N.T.P. Eurokos-Dega ne Shqiperi -
  • Oferta fituese Leke pa TVSH 550,093,288
    Data e shpalljes se fituesit 27-06-2017
    Data e lidhjes se kontrates 29-06-2017
    Vlera e Kontrates me TVSH 660,111,945
    Kohezgjatja e Kontrates 18 muaj
    Ankesa Ka pasur ankesa.
    Në datën 09.06.2017 paraqiti ankim shoqeria SMO Union SHPK.
    Ankimit ju kthye pergjigje në datën 12.06.2017 duke e refuzuar ate.

    Në datën 13.06.2017 paraqiti ankim shoqeria Delta Lavori SHPK.
    Ankimit ju kthye pergjigje në datën 15.06.2017 duke e refuzuar ate.

    Në datën 14.06.2017 paraqiti ankim shoqeria Albavia SHPK.
    Ankimit ju kthye pergjigje në datën 15.06.2017 duke e refuzuar ate.
    Nuk ka pasur ankim në KPP.

    Janë s’kualifikuar:

    1. Bashkimi i Operatoreve Ekonomike SMO Union SHPK (28%) dhe Vega SHPK (72%) pasi:
    a. Shoqeria Vega SHPK nuk ploteson Kerkesen e Pergjithshme për Kualifikim lidhur me shlyerjen e detyrimeve tatimore, pasi, bazuar ne vertetimin e paraqitur leshuar nga organet e tatim taksave, rezulton se ka detyrime tatimore ne shumen 146.167.500 leke për te cilat eshte lidhur marreveshje për ti paguar me keste
    b. Shoqeria Vega SHPK nuk ploteson kerkesen për kualifikim lidhur me shlyerjen e të gjitha detyrimeve të maturuara të energjisë elektrike të kontratave të energjisë që ka operatori ekonomik që është i regjistruar në Shqipëri, pasi, bazuar ne vertetimin e leshuar nga OSHEE rezulton se ka detyrime ne shumen 20.634.989 leke, për te cilat eshte lidhur aktmarreveshje aktive.

    2. Operatori Ekonomik Alba Konstruksion SHPK pasi:
    a. Nuk ploteson kerkesen 2.3.1 për kualifikim lidhur me kryerjen e puneve te ngjashme.
    b. Nuk ploteson kerkesen 2.3.4 për kualifikim lidhur me deklaraten për mosangazhimin e inxhiniereve, pasi ne deklaraten e paraqitur nuk shprehet sipas kerkeses inxhinieret e kerkuar ne piken 2.3.3 për kualifikim jane te pa angazhuar ne kontrata te tjera .
    c. Nuk ploteson kerkesen 2.3.7 për kualifikim lidhur me disponimin e mjeteve pasi vetem nje nga kamionet e deklaruar eshte me kapacitet mbajtes mbi 20 ton ndersa te tjeret jane me pak se 20 ton. Gjithashtu targat e mjeteve te deklaruar ne formularin e deklarimit te mjeteve nuk perputhen me targat e mjeteve për te cilet eshte paraqitur dokumentacion.

    3. Bashkimi i Operatoreve Ekonomike Albavia SHPK (51%) dhe Euroteorema Peqin SHPK (49%) pasi:
    a. Bashkimi i Operatoreve Ekonomike nuk ploteson kriterin për paraqitjen e deklarates mbi disponueshmërinë e mjeteve sipas Shtojcës 9 pasi deklarata nuk eshte paraqitur vecmas për secilen shoqeri. Formulari i deklarimit ne emer te te dy kompanive eshte paraqitur nga shoqeria Euroteorema Peqin dhe nuk eshte firmosur e vulosur nga shoqeria Albavia SHPK. Ne deklarate nuk specifikohet se ciles shoqeri i perket secili mjet.
    b. Shoqeria Albavia SHPK nuk ploteson kerkesen 2.3.1 për kualifikim lidhur me kryerjen e puneve te ngjashme.

    4. Bashkimi i Operatoreve Ekonomike Delta Lavori spa (47%), Company Riviera 2008 SHPK (27%) dhe Agri Construction SHPK (26%) pasi:
    a. Shoqeria Delta Lavori spa nuk ploteson Kerkesen e pergjithshme për Kualifikim lidhur me pagesen e detyrimeve fiskale dhe detyrimeve për sigurimet shoqerore pasi nuk ka paraqitur dokumentacion për pagimin e taksave dhe sigurimeve shoqerore ne itali. Ka paraqitur nje vetedeklarim, nderkohe qe dokumentat e kerkuar leshohen ne shtetin italian. Vetedeklarimi pranohet vetem kur dokumenti nuk lëshohet në shtetin e tyre të origjinës.
    b. Shoqeria Delta Lavori spa nuk ploteson kerkesen për kualifikim lidhur me shlyerjen e të gjitha detyrimeve të maturuara të energjisë elektrike të kontratave të energjisë që ka operatori ekonomik që është i regjistruar në Shqipëri pasi ka paraqitur vertetimin e leshuar nga OSHEE nr 10993/1 prot datë 03.05.2017 sipas te cilit Qendra Tregtare dhe e Zhvillimit Kulturor SHPK nuk ka detyrime ndaj OSHEE. Ka paraqitur gjithashtu edhe nje vertetim te leshuar nga Qendra Tregtare dhe e Zhvillimit Kulturor SHPK e cila deklaron se shoqeria Delta Lavori spa ka shlyer detyrimet për energjine elektrike, si dhe kontrate qeraje ndermjet paleve.
    c. Shoqeria Delta Lavori spa nuk ploteson kerkesen 2.2.4 për kualifikim lidhur me likuidimin e detyrimeve vendore pasi nuk ka paraqitur dokument për pagesen e detyrimeve ne Tirane ku ka seli.

    5. Bashkimi i Operatoreve Ekonomike Alko Impex General Costrucion SHPK (74%) dhe 2T SHPK (26%) pasi:
    a. Shoqeria Alko Impex General Costrucion SHPK nuk ploteson kerkesen 2.3.1 për kualifikim lidhur me kryerjen e puneve te ngjashme.
    b. Shoqeria 2T SHPK nuk ploteson kerkesen 2.2.4 për kualifikim lidhur me shlyerjen e detyrimeve për taksat vendore pasi nuk ka paraqitur vertetim për pagesen e taksave vendore ne Elbasan (Qukes) ku ushtron aktivitet nga data 07.03.2016, (referuar ekstraktit historik). Duke qene se keto te meta jane thelbesore, komisioni vendosi te mos vazhdoje me vleresimin e dokumentacionit te mbetur.

    6. Bashkimi i Operatoreve Ekonomike Victoria Invest International SHPK (51.07%%) dhe Victoria Invest SHPK (48.93%) pasi:
    a. Shoqeria Victoria Invest International SHPK nuk ploteson kerkesen 2.3.1 për kualifikim lidhur me kryerjen e puneve te ngjashme.
    b. Shoqeria Victoria Invest International SHPK nuk ploteson kerkesen 2.3.2 për kualifikim lidhur me numrin mesatar te te punesuarve pasi sipas perqindjes se punes qe ka marre persipër (65.04%) duhet te kete mesatarisht 90 punonjes. Numri mesatar i punonjesve për degen e shoqerise ne Shqiperi eshte 18 punonjes, ndersa për shoqerine meme ne Kosove eshte mesatarisht 68 punonjes për vitin 2016 dhe mesatarisht 62 punonjes për muajt janar – mars 2017. Ne total numri mesatar i punonjesve eshte 84 punonjes, me i vogel se numri i kerkuar.

    7. Bashkimi i Operatoreve Ekonomike Curri SHPK (82%) dhe Be-Is SHPK (18%) pasi:
    a. Shoqeria Curri SHPK nuk ploteson kerkesen 2.3.3 për kualifikim lidhur me punesimin e inxhiniereve, pasi nuk ka paraqitur asnje dokument për punesimin e inxhiniereve te kerkuar. Te gjithe inxhinieret e deklaruar ne deklaraten për stafin (paraqitur nga shoqeria Curri SHPK) jane te punesuar nga shoqeria Be-Is SHPK e cila ka marre persipër te kryeje vetem 18% te punimeve.
    b. Shoqeria Curri SHPK nuk ploteson kerkesen 2.3.7 për kualifikim lidhur me disponimin e mjeteve te nevojshme teknike për realizimin e kontrates, pasi ka marre persipër punime mbushje ne rruge, punime betoni, dhe, referuar formularit te deklarimit te mjeteve, nuk ka paraqitur dokumentacion për disponimin e nje greideri, gurëthyes, frontoje,impiant automatik betoni, pompe betoni. Keto mjete jane te domosdoshem për realizimin e punimeve qe ka marre persiper.
    c. Shoqeria Curri SHPK nuk ploteson kerkesen 2.2.4 për kualifikim lidhur me shlyerjen e detyrimeve për taksat vendore pasi nuk ka paraqitur vertetim për pagesen e taksave vendore ne Vlore ku ushtron aktivitet nga viti 2016 e ne vazhdim (referuar deklarates se puneve ne proces), Cerme ku ushtron aktivitet nga viti 2016 e ne vazhdim (referuar deklarates se puneve ne proces), Vau Dejes ku ushtron aktivitet nga muaji prill 2017 e ne vazhdim (referuar deklarates se puneve ne proces).
    d. Shoqeria Curri SHPK nuk ploteson kerkesen 2.2.5 për kualifikim lidhur me deklaraten për taksat vendore pasi deklarata e paraqitur, duke pare se nuk jane paguar taksat ne gjithe vendet e ushtrimit te aktivitetit, rezulton e rreme.

    8. Operatori Ekonomik Bami SHPK pasi:
    a. Nuk ploteson kerkesen 2.2.3 për kualifikim lidhur me gjendjen ne banke, pasi ka paraqitur vertetim se disponon shumen 2.000.000 (dy milion) leke nga 98.169.100 leke qe duhet te dispononte.

    9. Operatori Ekonomik Consorzio Stabile Ecit SHPK pasi:
    a. Nuk ploteson kerkesen 2.3.1 për kualifikim lidhur me kryerjen e puneve te ngjashme, pasi objekti i deklaruar Tender i integruar për projektimin ekzekutiv dhe realizimin e punimeve te nyjes se re hekurudhore industriale dhe portuale midis zones industriale dhe stacionit te Tuturanos nuk mund te konsiderohet si objekt i ngjashem pasi jane punime hekurudhore dhe ne te njejten kohe nuk jane paraqitur faturat tatimore ne perputhje me kerkesen për kualifikim.
    b. Nuk ploteson kerkesen 2.3.3 për kualifikim lidhur me punesimin e inxhiniereve, nuk ka paraqitur dokumentacion për punesimin e nje inxhinieri ndertimi me profil transport.
    c. Nuk ploteson kerkesen 2.3.6 për kualifikim lidhur me disponimin e pikave te nevojshme te licenses, pasi nuk ka paraqitur licensen perkatese.

    10. Operatori Ekonomik Fusha SHPK pasi:
    a. Ka paraqitur oferte për nje pune qe nuk ka asnje lidhje me punen qe prokurohet.
    11. Operatori Ekonomik Adem Pojani SHPK :
    a. nuk ka paraqitur oferte.

    12. Bashkimi i Operatoreve Ekonomike Vellezerit Hysa SHPK (70%), Varaku E SHPK (20%) dhe Ergi SHPK (10%) pasi:
    a. Ka dhene doreheqjen pasi stafi i deklaruar eshte i angazhuar ne nje kontrate tjeter ne te cilen kjo shoqeri eshte renditur ne vend te pare.
    Arsyeja e Anulimit
    Shenime
    Transaksione Thesari Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per ARIFAJ viti 2012-2013
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per ARIFAJ viti 2014
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per ARIFAJ viti 2015-2018
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per ARIFAJ viti 2019-2020

    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per DENIS-05 viti 2012-2013
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per DENIS-05 viti 2014
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per DENIS-05 viti 2015-2018
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per DENIS-05 viti 2019-2020

    Publikimi ne Buletin
    Njoftim per Shpallje Tenderi Nr.18 - Dt.08-05-2017
    Njoftim per Shpallje Fituesi Nr.26 - Dt.03-07-2017
    Njoftim per Lidhje Kontrate Nr.26 - Dt.03-07-2017

    Te drejtat e Perdorimit

    Persa kohe nuk percaktohet ndryshe, i gjithe informacioni i ofruar nga Open Procurement Albania ofrohet nen licencat: This material is Open Data