Open Procurement Albania

Rikonstruksioni i Rrugës së Beratit (Plasmas – Karbunarë) Bashkia Lushnje.

Nje shenim me RedFlag eshte nje fakt, ngjarje, ose grup i rrethanave ose informacione te tjera qe mund te tregojne nje shqetesim apo ekspozim dhe mbi rrezik potencial te pajtueshmerise ligjore per sjellje te paligjshme ose joetike te biznesit, vecanerisht ne lidhje me praktika korruptive dhe mosrespektimit te ligjeve anti-korrupsion.Vleresimi per keto kategori do te behet ne menyre automatike, me filtra analitik te paracaktuar

  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit. Kusht: fituesi nuk eshte operatori me oferten me te ulet
  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit. Kusht: fituesi nuk eshte operatori me oferten me te ulet

Qarkun Fier
Kredia Nr
Burimi i Kredise/Financuar nga
Vlera e Kredise sipas Monedhes
Titulli i Projektit
Pershkrim i Projektit
Objekti i Tenderit Rikonstruksioni i Rrugës së Beratit (Plasmas – Karbunarë) Bashkia Lushnje.
Nr. Reference REF-84489-09-03-2018
Kodi CPV
45000000-7 Construction work.
Vlera / Fondi Limit 122,273,551
Lloji i Kontrates Publike Punë Publike
Lloji i Procedures Procedurë e Hapur
Statusi i Tenderit Njoftuar Fituesi
Data e Njoftimit te Tenderit 04-09-2018
Data e Fillimit te Afatit per Dorezim Oferte 04-09-2018
Data e Mbylljes se Afatit per Dorezim Oferte 10-10-2018
Sektori Infrastrukturë Urbane
Nr. i Operatoreve Konkurues 18
Operatore Konkurues RIVIERA SHPK & GLAVENICA SHPK
BIBA X SHPK & LALA SHPK
COMPANY RIVIERA 2008 SHPK
SMO UNION SHPK
B 93 SHPK
SHKELQIMI 07 SHPK
BAJRAMI N SHPK
MELA SHPK & ALBSHPRESA SHPK
T&T BETON SHPK & VELLEZERIT HYSA SHPK
BE-IS SHPK
SALILLARI SHPK
ZDRAVO SHPK & VARAKU E SHPK
RSM COMPANY SHPK & XHAST SHPK
ERAL KONSTRUKSION SHPK & STERKAJ SHPK
GPG COMPANY SHPK
KUPA SHPK & LIQENI VII SHPK
SIRETA 2F SHPK
LLAZO SHPK
Operator Ekonomik Kontraktues
  • COMPANY RIVIERA 2008 -
  • Oferta fituese Leke pa TVSH 69,330,179
    Data e shpalljes se fituesit 18-11-2018
    Data e lidhjes se kontrates
    Vlera e Kontrates me TVSH
    Kohezgjatja e Kontrates 6 muaj
    Ankesa Ka pasur ankesa.
    Per proceduren,ne daten 02.11.2018 paraqiti ankese shoqeria Bajrami N SHPK.
    Ankeses ju kthye pergjigje ne daten 05.11.2018 duke mos e pranuar ate.
    Nuk ka patur ankime ne KPP.

    Jane skualifikuar:

    1. Bashkimi i Operatoreve Ekonomike Riviera SHPK (60%) dhe Glavenica SHPK (40%) pasi:
    • Shoqeria Riviera SHPK nuk ploteson kerkesen 2.2.3 per kualifikim lidhur me detyrimet e taksave dhe tarifave vendore, pasi ne deklaraten e paraqitur shprehet se ka shlyer detyrimet deri ne daten 30 qershor 2018, nderkohe qe ne kerkesen per kualifikim eshte kerkuar deri ne daten 30 gusht 2018.
    • Shoqeria Riviera SHPK nuk ploteson kerkesen 2.3.2 per kualifikim lidhur me numrin minimal te te punesuarve pasi per te plotesuar kerkesen per kualifikim duhet te paraqiste dokumentacion per punesimin e nje numri minimal punonjesish prej 75 vetesh per muajt shkurt 2018 deri gusht 2018, nderkohe qe kjo shoqeri ka 41 persona per muajin maj, 40 persona per muajin qershor, 39 persona per muajin korrik dhe 38 persona per muajin gusht 2018, me pak se numri minimal i pranuar.
    • Shoqeria Riviera SHPK nuk ploteson kerkesen 2.3.8 per kualifikim lidhur me disponimin e mjeteve dhe paisjeve.
    • Shoqeria Glavenica SHPK nuk ploteson kerkesen 2.2.3 per kualifikim lidhur me detyrimet e taksave dhe tarifave vendore, pasi ne deklaraten e paraqitur shprehet se ka shlyer detyrimet deri ne daten 30 qershor 2018, nderkohe qe ne kerkesen per kualifikim eshte kerkuar deri ne daten 30 gusht 2018.
    • Shoqeria Glavenica SHPK nuk ploteson kerkesen 2.3.8 per kualifikim lidhur me disponimin e mjeteve dhe paisjeve, pasi ka marre persiper punime shtresa binderi dhe asfaltobetoni dhe nuk ka asfaltoshtruese dhe fabrike asfalti.
    • Shoqeria Glavenica SHPK nuk ploteson kerkesen 2.3.11 per kualifikim lidhur me disponimin e certifikatave ISO, pasi nuk ka paraqitur certifikatat ISO 9001:2015 dhe ISO 14001:2015.

    2. Bashkimi i Operatoreve Ekonomike Biba X SHPK (80%) dhe Lala SHPK (20%) pasi:
    • Shoqeria Biba X SHPK nuk ploteson kerkesen 2.2.3 per kualifikim lidhur me detyrimet e taksave dhe tarifave vendore, pasi per vitin 2017 nuk ka paraqitur mandat pagesat per shlyerjen e detyrimeve ne Rrogozhine, Tirane dhe Skrapar ndersa per vitin 2018 nuk ka paraqitur mandat pagesat per shlyerjen e detyrimeve ne Perrenjas, Shijak, Pogradec dhe Tirane.
    • Shoqeria Biba X SHPK nuk ploteson kerkesen 2.3.2 per kualifikim lidhur lidhur me numrin minimal te te punesuarve pasi, bazuar ne perqindjen e punes qe ka marre persiper (80%), per te plotesuar kerkesen per kualifikim duhet te paraqiste dokumentacion per punesimin e nje numri minimal punonjesish prej 60 vetesh per muajt shkurt 2018 deri gusht 2018, nderkohe qe kjo shoqeri ka 58 persona per muajin mars 2018, me pak se numri minimal i pranuar.
    • Shoqeria Biba X SHPK nuk ploteson kerkesen 2.3.3 per kualifikim lidhur me lidhur me deklarimin me shkrim se punonjesit e kerkuar ne piken 2.3.2 per kualifikim nuk jane te angazhuar ne kontratat qe operatori ekonomik ka aktualisht ne proces zbatimi.
    • Shoqeria Biba X SHPK nuk ploteson kerkesen 2.3.4 per kualifikim lidhur me disponimin e inxhiniereve, pasi ka marre persiper punime shtresa betoni, struktura monolite betoni, ndertim puseta etj dhe nuk ka paraqitur dokumentacion per punesimin e nje inxhinieri ndertimi (ka paraqitur dokumentacion vetem per nje inxhinier ndertimi me profil transport, i cili eshte i specializuar dhe do te angazhohet me ndertimin e shtresave rrugore).
    • Shoqeria Lala SHPK nuk ploteson kerkesen 2.3.4 per kualifikim lidhur me disponimin e inxhiniereve, pasi ka marre persiper punime kanalizime ujra te bardha dhe nuk ka ing hidroteknik, i domosdoshem per kryerjen e ketyre punimeve.

    3. Operatori Ekonomik SMO Union SHPK pasi:
    • Nuk ploteson kerkesen 2.2.3 per kualifikim lidhur me detyrimet e taksave dhe tarifave vendore, pasi nuk ka paraqitur mandat pagesat ne perputhje me kerkesen per kualifikim.
    • Nuk ploteson kerkesen 2.3.2 per kualifikim lidhur me numrin minimal te te punesuarve pasi per te plotesuar kerkesen per kualifikim duhet te paraqiste dokumentacion per punesimin e nje numri minimal punonjesish prej 75 vetesh per muajt shkurt 2018 deri gusht 2018, nderkohe qe kjo shoqeri ka 70 persona per muajin gusht 2018, me pak se numri minimal i pranuar.

    4. Operatorin Ekonomik B 93 SHPK pasi:
    • Nuk ploteson kerkesen 2.3.2 per kualifikim lidhur me numrin minimal te te punesuarve pasi per te plotesuar kerkesen per kualifikim duhet te paraqiste dokumentacion per punesimin e nje numri minimal punonjesish prej 75 vetesh per muajt shkurt 2018 deri gusht 2018, nderkohe qe kjo shoqeri ka 66 persona per muajin prill, 60 persona per muajin korrik dhe 52 persona per muajin gusht 2018, me pak se numri minimal i pranuar.

    5. Operatorin Ekonomik Shkelqimi 07 SHPK pasi:
    • Nuk ploteson kerkesen 2.3.4 dhe 2.3.5 per kualifikim lidhur me disponimin e inxhiniereve.
    • Nuk ploteson kerkesen 2.3.8 dhe 2.3.9 per kualifikim lidhur me disponimin e mjeteve dhe paisjeve, pasi mjetet e paraqitur ne kete procedure jane te deklaruar dhe te angazhuar ne proceduren Rikonstruksioni i rruges Ramize Gjebrea, faza 2 (lidhja e rruges se pyllit te sodes me rrugen transballkanike dhe autostraden) , ne te cilen kjo shoqeri eshte shpallur fituese ne daten 05.10.2018. Kontrata perkatese eshte lidhur ne daten 09.10.2018, perpara dates se hapjes se ofertave.

    6. Bashkimi i Operatoreve Ekonomike T&T Beton SHPK (70%) dhe Vellezerit Hysa SHPK (30%) pasi:
    • Ne marreveshjen e bashkepunimit nuk percaktohen punet konkrete qe do te kryeje secila shoqeri. Lista perkatese eshte paraqitur vecmas, por nuk eshte deklaruar para noterit sic kerkon ligji.

    7. Bashkimi i Operatoreve Ekonomike Zdravo SHPK (60%) dhe Varaku E SHPK (20%) pasi:
    • Shoqeria Zdravo SHPK nuk ploteson kerkesen 2.3.8 per kualifikim lidhur me disponimin e mjeteve dhe paisjeve.

    8. Bashkimi i Operatoreve Ekonomike RSM Company SHPK (81%) dhe Xhast SHPK (19%) pasi:
    • Shoqeria RSM Company SHPK nuk ploteson kerkesen 2.3.2 per kualifikim lidhur me numrin minimal te te punesuarve pasi per te plotesuar kerkesen per kualifikim (sipas perqindjes se punes qe ka marre persiper) duhet te paraqiste dokumentacion per punesimin e nje numri minimal punonjesish prej 60 vetesh per muajt shkurt 2018 deri gusht 2018, nderkohe qe kjo shoqeri ka 55 persona per muajin shkurt (27 ne Kosove dhe 28 ne Shqiperi) dhe 54 persona per muajin mars (26 ne Kosove dhe 28 ne Shqiperi), me pak se numri minimal i pranuar.
    • Shoqeria Xhast SHPK nuk ploteson kerkesen 2.3.1 per kualifikim lidhur me punet e ngjashme, pasi sipas perqindjes se punes qe ka marre persiper duhet te kishte realizuar ne tre vitet e fundit nje pune te ngjashme me vlere 11.615.987 leke pa tvsh (122.273.551 leke x 19% x 0,5 = 11.615.987 leke pa tvsh) nderkohe qe me punen e deklaruar Rikonstruksion dhe asfaltim i rruges se fshatit Vlahen, komuna Golaj , referuar faturave tatimore te paraqitura ne tender, ka realizuar ne tre vitet e fundit 4.829.850 leke punime, pasi pjesa tjeter eshte kryer perpara tre viteve te fundit.
    • Shoqeria Xhast SHPK nuk ploteson kerkesen 2.3.11 per kualifikim lidhur me certifikatat ISO, pasi nuk ka paraqitur certifikatat e kerkuara.

    9. Bashkimi i Operatoreve Ekonomike Kupa shpk (60%) dhe Liqeni VII shpk (40%) pasi:
    • Shoqeria Kupa SHPK nuk ploteson kerkesen 2.3.4 per kualifikim lidhur me stafin e inxhiniereve, pasi, referuar marreveshjes se bashkepunimit, ka marre persiper te kryeje punime rrugore dhe nuk disponon inxhinier ndertimi me profil transport, i domosdoshem per kryerjen e ketyre punimeve.

    10. Operatori Ekonomik Sireta 2F SHPK pasi:
    • Nuk ploteson kerkesen 2.3.4 per kualifikim lidhur me stafin e inxhiniereve.
    • Nuk ploteson kerkesen 2.3.7 per kualifikim lidhur me disponimin e mjeteve, pasi pjesa me e madhe e mjeteve te dektaruar ne kete procedure jane te angazhuar ne realizimin e kontrates Unaza e re Peshkopi , lidhur me FSHZH, kontrate e cila eshte ne proces zbatimi. Ne kete menyre edhe deklarata e bere ne zbatim te kerkeses 2.3.9 per kualifikim rezulton e rreme.

    11. Operatori Ekonomik Llazo SHPK pasi:
    • Nuk ka paraqitur asnje dokumentacion per kualifikim.
    Arsyeja e Anulimit
    Shenime Për ketë procedurë prokurimi është shtyrë një herë afati për dorëzimin e dokumentave, referim sipas shtojcës 1.
    Afati fillestar ka qënë në datën 05-10-2018 .
    Jane ndryshuar dhe kerkesat per kualifikim te kesaj procedure.
    Transaksione Thesari Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per COMPANY RIVIERA 2008 viti 2012-2013
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per COMPANY RIVIERA 2008 viti 2014
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per COMPANY RIVIERA 2008 viti 2015-2018
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per COMPANY RIVIERA 2008 viti 2019-2020

    Publikimi ne Buletin
    Njoftim per Shpallje Tenderi
    Specifikime Teknike
    Raport Teknik
    Preventiv
    Njoftim per Shpallje Fituesi Nr.47 - Dt.26-11-2018
    Njoftim per Lidhje Kontrate
    Shtojca Nr 1

    Te drejtat e Perdorimit

    Persa kohe nuk percaktohet ndryshe, i gjithe informacioni i ofruar nga Open Procurement Albania ofrohet nen licencat: This material is Open Data