Open Procurement Albania

Projekti zhvillimor i Bllokut nr. 2, Roskovec.

Nje shenim me RedFlag eshte nje fakt, ngjarje, ose grup i rrethanave ose informacione te tjera qe mund te tregojne nje shqetesim apo ekspozim dhe mbi rrezik potencial te pajtueshmerise ligjore per sjellje te paligjshme ose joetike te biznesit, vecanerisht ne lidhje me praktika korruptive dhe mosrespektimit te ligjeve anti-korrupsion.Vleresimi per keto kategori do te behet ne menyre automatike, me filtra analitik te paracaktuar

  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit. Kusht: fituesi nuk eshte operatori me oferten me te ulet
  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit. Kusht: fituesi nuk eshte operatori me oferten me te ulet

Qarkun Fier
Kredia Nr
Burimi i Kredise/Financuar nga
Vlera e Kredise sipas Monedhes
Titulli i Projektit
Pershkrim i Projektit
Objekti i Tenderit Projekti zhvillimor i Bllokut nr. 2, Roskovec.
Nr. Reference REF-86287-09-18-2018
Kodi CPV
45000000-7 Construction work.
Vlera / Fondi Limit 246,876,559
Lloji i Kontrates Publike Punë Publike
Lloji i Procedures Procedurë e Hapur
Statusi i Tenderit Lidhur Kontrata
Data e Njoftimit te Tenderit 19-09-2018
Data e Fillimit te Afatit per Dorezim Oferte 19-09-2018
Data e Mbylljes se Afatit per Dorezim Oferte 24-10-2018
Sektori Projektim Teknik
Nr. i Operatoreve Konkurues 10
Operatore Konkurues SHKELQIMI 07 SHPK
B 93 SHPK & BOSHNJAKU B SHPK
HASTOCI SHPK
STERKAJ SHPK & NDREGJONI SHPK
ALBA KONSTRUKSION SHPK
MELA SHPK & ALBSHPRESA SHPK
ED KONSTRUKSION SHPK & SPEKTRI SHPK
BE IS SHPK
LALA SHPK & BIBA X SHPK
FUSHA SHPK
Operator Ekonomik Kontraktues
  • HASTOÇI -
  • Oferta fituese Leke pa TVSH 193,736,484
    Data e shpalljes se fituesit 18-11-2018
    Data e lidhjes se kontrates 20-11-2018
    Vlera e Kontrates me TVSH 232,483,780
    Kohezgjatja e Kontrates 18 muaj
    Ankesa Ka pasur ankesa.
    Për procedurën,ne datën 06.11.2018 paraqiti ankese shoqëria Sterkaj SHPK.
    Ankesës ju kthye përgjigje në datën 06.11.2018 duke mos e pranuar atë.
    Ankime në KPP nuk ka patur.
    Janë kualifikuar:

    1. Të skualifikoje Operatorin Ekonomik Shkelqimi 07 SHPK pasi:
    •Nuk plotëson kërkesën 2.2.3 për kualifikim lidhur me detyrimet e taksave dhe tarifave vendore, pasi gjate vitit 2017, referuar puneve të ngjashme të deklaruara në tender, ka ushtruar aktivitet në bashkine Lushnje (rruga Hysgjokaj Kurtine, rruga Kodra e Hilajve etj), Durres (rruga në fshatin Gjuricaj), Vlore (rruga Risili), Divjake (shkolla Cerme) dhe nuk ka paraqitur vertetime për pagesen e taksave dhe tarifave vendore.
    •Nuk plotëson kërkesën 2.3.1 për kualifikim lidhur me punet e ngjashme, pasi referuar kërkeses për kualifikim duhet të paraqiste dokumentacion për realizimin e nje pune të vetme me vlere jo me pak se 123.438.279 leke pa tvsh ose disa pune të ngjashme me vlere jo me pak se 493.753.118 leke pa tvsh. Kjo shoqeri nuk plotëson asnje prej dy kushteve.
    •Nuk plotëson kërkesën 2.3.2 për kualifikim lidhur me numrin minimal të punonjesve, pasi kjo shoqeri në periudhen e kërkuar mars – gusht 2018 ka patur të angazhuar maksimumi 126 persona, nga të cilët 91 persona janë të angazhuar në objektin Rikonstruksioni i Rruges Ramize Gjebrea, Faza 2 (Lidhja e rruges se Pyllit të Sodës me rrugen Transballkanike dhe Autostraden) sipas kontrates se lidhur me FSHZH. Numri i punonjesve të pa angazhuar është 35, i pamjaftueshem për të permbushur kushtin për kualifikim ku kërkohen 80 punonjes të pa angazhuar.
    •Nuk plotëson kërkesën 2.3.4 dhe 2.3.5 për kualifikim lidhur me disponimin e inxhiniereve, pasi inxhinieret e paraqitur janë të deklaruar dhe të angazhuar në proceduren Rikonstruksioni i rruges Ramize Gjebrea, faza 2 (lidhja e rruges se pyllit të sodes me rrugen transballkanike dhe autostraden) , në të cilën kjo shoqeri është shpallur fituese në datën 05.10.2018. Kontrata perkatese është lidhur në datën 09.10.2018, perpara datës se hapjes se ofertave.
    •Nuk plotëson kërkesën 2.3.9 dhe 2.3.10 për kualifikim lidhur me disponimin e mjeteve dhe paisjeve, pasi mjetet e paraqitur në kete procedure janë të deklaruar dhe të angazhuar në proceduren Rikonstruksioni i rruges Ramize Gjebrea, faza 2 (lidhja e rruges se Pyllit të Sodes me rrugen transballkanike dhe autostraden) , në të cilën kjo shoqeri është shpallur fituese në datën 05.10.2018. Kontrata perkatese është lidhur në datën 09.10.2018, perpara datës se hapjes se ofertave.

    •Nga kontrolli i veprimeve aritmetike rezulton se vlera e ofertes pa tvsh është 165.544.444 leke dhe jo 154.228.372 leke (sa c’është shenuar në formularin e ofertes dhe preventivin e dorezuar në tender). Komisioni llogariti se gabimi aritmetik është në vleren 11.316.072 leke ose mbi 7%. për rrjedhoje, bazuar në piken 4 të nenit 66 të VKM Nr. 914, datë 29.12.2014, Për miratimin e rregullave të prokurimit publik oferta refuzohet.

    3. Të skualifikoje bashkimin e Operatoreve Ekonomike Sterkaj SHPK (88%) dhe Ndregjoni SHPK (12%) pasi:
    •Shoqeria Sterkaj SHPK nuk plotëson kërkesën 2.3.1 për kualifikim lidhur me punet e ngjashme, pasi nuk ka paraqitur asnje objekt ku të kete kryer punime ndertim godinash nderkohe qe ka marre persiper të kryeje punime të tilla.
    •Shoqeria Ndregjoni SHPK nuk plotëson kërkesën 2.2.3 për kualifikim lidhur me detyrimet e taksave dhe tarifave vendore, pasi gjate vitit 2017, referuar puneve të ngjashme të deklaruara në tender, ka ushtruar aktivitet në bashkine Elbasan (sistemim asfaltim rruga Belul Berisha) dhe Kamez (Ndertim rruga Migjeni & Mesonjetorja & Dardania) dhe nuk ka paraqitur vertetime për pagesen e taksave dhe tarifave vendore.
    •Shoqeria Ndregjoni SHPK nuk plotëson kërkesën 2.3.4 dhe 2.3.5 për kualifikim lidhur me disponimin e inxhiniereve, pasi ka marre persiper punime elektrike dhe nuk ka ing elektrik. ka marre persiper punime kondicionimi dhe nuk ka ing mekanik.

    4. Të skualifikoje Operatorin Ekonomik Alba Konstruksion SHPK pasi:
    • Nuk plotëson kërkesën 2.3.1 për kualifikim lidhur me punet e ngjashme, pasi ka paraqitur pune të ngjashme vetem për punime rrugore, por nuk ka paraqitur asnje pune të ngjashme për punime ndertimore për godina.
    •Nuk plotëson kërkesën 2.3.9 për kualifikim lidhur me disponimin e mjeteve dhe paisjeve.

    5. Të skualifikoje bashkimin e Operatoreve Ekonomike ED Konstruksion SHPK (87,1%) dhe Spektri SHPK (12,9%) pasi:
    •Shoqeria ED Konstruksion SHPK nuk plotëson kërkesën 2.2.3 për kualifikim lidhur me detyrimet e taksave dhe tarifave vendore, pasi gjate vitit 2017 dhe 2018, referuar puneve të ngjashme të deklaruara në tender, ka ushtruar aktivitet në bashkine Dropull (Unaza e Pogonit, loti 1) dhe nuk ka paraqitur vertetime për pagesen e taksave dhe tarifave vendore.
    •Shoqeria ED Konstruksion SHPK nuk plotëson kërkesën 2.3.9 për kualifikim lidhur me disponimin e mjeteve dhe paisjeve .

    6. Të skualifikoje bashkimin e Operatoreve Ekonomike Lala SHPK (53,27%) dhe Biba X SHPK (46,73%) pasi:
    •Shoqeria Lala SHPK nuk plotëson kërkesën 2.2.3 për kualifikim lidhur me detyrimet e taksave dhe tarifave vendore, pasi gjate vitit 2017, referuar puneve të ngjashme të deklaruara në tender, deri në datën 05.06.2017 ka ushtruar aktivitet në bashkine Sarande (Rehabilitimi i linjes se furnizimit me uje dhe kanalizime në qytetin e Sarandes) dhe nuk ka paraqitur vertetime për pagesen e taksave dhe tarifave vendore.
    •Shoqeria Biba X SHPK nuk plotëson kërkesën 2.3.1 për kualifikim lidhur me punet e ngjashme, pasi ka paraqitur pune të ngjashme vetem për punime rrugore, por nuk ka paraqitur asnje pune të ngjashme për punime ndertimore për godina.

    7. të skualifikoje Operatorin Ekonomik Fusha SHPK pasi:
    •Nuk plotëson kërkesën për kualifikim lidhur me paraqitjen e deklarates se disponueshmerise se mjeteve sipas shtojces 10, pasi në deklaraten e paraqitur deklaron disponueshmerine e mjeteve për objektin Rikonstruksioni i rrugeve të brendeshme dhe rikualifikimi i hapesirave publike tek zona e plazhit tek shkembi i kavajes, bashkia Durres dhe jo për objektin qe prokurohet.
    •Nuk plotëson kërkesën 2.3.4 dhe 2.3.5 për kualifikim lidhur me disponimin e inxhiniereve, pasi inxhinieri i propozuar gjeodet Artur Asllani është i deklaruar dhe i angazhuar në proceduren Rikonstruksion bulevardi i Vlores , në të cilën kjo shoqeri është shpallur fituese në datën 19.03.2018. Kontrata perkatese është lidhur me Fondin Shqiptar të Zhvillimit në datën 21.03.2018, perpara datës se hapjes se ofertave, dhe punimet janë në proces.
    Arsyeja e Anulimit
    Shenime Për ketë procedurë prokurimi është shtyrë një herë afati për dorëzimin e dokumentave, referim sipas shtojcës 1.
    Afati fillestar ka qënë në datën 19-10-2018 .
    Transaksione Thesari Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per HASTOÇI viti 2012-2013
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per HASTOÇI viti 2014
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per HASTOÇI viti 2015-2018
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per HASTOÇI viti 2019-2020

    Publikimi ne Buletin
    Njoftim per Shpallje Tenderi Nr.38 - Dt.24-09-2018
    Specifikime Teknike
    Raport Teknik
    Preventiv
    Njoftim per Shpallje Fituesi Nr.47 - Dt.26-11-2018
    Njoftim per Lidhje Kontrate Nr.47 - Dt.26-11-2018
    Shtojca Nr 1

    Te drejtat e Perdorimit

    Persa kohe nuk percaktohet ndryshe, i gjithe informacioni i ofruar nga Open Procurement Albania ofrohet nen licencat: This material is Open Data