Open Procurement Albania

Rikonstruksion i sheshit të Shirokës.

Qarkun Shkodër
Kredia Nr
Burimi i Kredise/Financuar nga Qeveria Shqiptare
Vlera e Kredise sipas Monedhes
Titulli i Projektit Investimet Prioritare me Impakt në Zhvillimin dhe Promovimin e Turizmit.
Pershkrim i Projektit Buxheti: 7.2 miliardë Lekë Kohëzgjatja: 2018-2020
Financues: Qeveria Shqiptare
Shtrirja gjeografike: Në 10 Qarqet e Shqipërisë, 16 bashki
Përfitues: 400 mijë banorë
Objektivi: Përmirësimi i kushteve të jetesës të banorëve në të gjithë vendin, rritja e aksesit në shëbimet bazë, promovimi i turizmit dhe nxitja e sektorit bujqësor, përmes financimit të projekteve me ndikim rajonal.
Objekti i Tenderit Rikonstruksion i sheshit të Shirokës.
Nr. Reference REF-60630-04-04-2018
Kodi CPV
Vlera / Fondi Limit 358,551,112
Lloji i Kontrates Publike Punë Publike
Lloji i Procedures Procedurë e Hapur
Statusi i Tenderit Lidhur Kontrata
Data e Njoftimit te Tenderit
Data e Fillimit te Afatit per Dorezim Oferte
Data e Mbylljes se Afatit per Dorezim Oferte 07-05-2018
Sektori Infrastrukturë Urbane
Nr. i Operatoreve Konkurues 12
Operatore Konkurues ALB TIEFBAU & KARL GEGA KONSTRUKSION
ALBA KONSTRUKSION
JUNIK
AGI KONS & BE IS
SMO VATAKSI & SMO UNION & BIA CONSTRUCTION
DESARET COMPANY & SENKA
LIQENI VII & DELTA LAVORI
EVEREST
CURRI
4AM
GPG COMPANY
GRAMA
Operator Ekonomik Kontraktues
  • ALB TIEFBAU SHPK -
  • KARL GEGA KONSTRUKSION -
  • Oferta fituese Leke pa TVSH 257,506,628
    Data e shpalljes se fituesit 11-06-2018
    Data e lidhjes se kontrates 14-06-2018
    Vlera e Kontrates me TVSH 309,007,953
    Kohezgjatja e Kontrates 10 muaj
    Ankesa Ka pasur ankesa.

    Në datën 28.05.2018 paraqiti ankesë shoqëria Curri SHPK.
    Ankesës ju kthye përgjigje në datën 28.05.2018 duke e refuzuar atë.

    Në datën 29.05.2018 paraqiti ankese shoqëria Junik SHPK.
    Ankesës ju kthye përgjigje në datën 30.05.2018 duke e refuzuar atë.

    Nuk ka pasur ankim në KPP.

    Janë s’kualifikuar:
    1. Operatori Ekonomik Alba Konstruksion SHPK :
    a. Nuk plotëson kushtin për shlyerjen e të gjitha detyrimeve të maturuara të energjisë elektrike të kontratave të energjisë që ka operatori ekonomik që është i regjistruar në Shqipëri, pasi nuk ka paraqitur vërtetimin e kërkuar.
    b. Nuk plotëson kërkesën 2.2.4 për kualifikim lidhur me plotësimin e të gjitha detyrimeve e taksave dhe tarifave vendore, pasi në vitin 2016 ka ushtruar aktivitet në objektin ‘’Rikonstruksion i rrugës Cerme-sektor, tre urat-Staravec - Gërmenj i madh, tre urat autostrade, Rrogozhine – Lushnje’’ dhe nuk ka paraqitur vërtetim për shlyerjen e detyrimeve.
    c. Nuk plotëson kërkesën 2.3.6 për kualifikim lidhur me disponimin e pikave të nevojshme të licenses pasi nuk disponon piken kërkuar të licenses NP-8.

    2. Operatori Ekonomik Junik SHPK:
    a. Nuk plotëson kërkesën 2.3.1 për kualifikim lidhur me realizimin e punëve të ngjashme, pasi nga të gjitha punët e paraqitura, vetëm objekti ‘’Rikualifikim i qendrës se qytetit Vau i Deje’’, me vlere 103.927.002 leke pa tvsh, mund të konsiderohet si pune e ngjashme. Ky objekt ka vlere me të ulet se vlera e kërkuar prej 179.275.556 lekësh pa tvsh dhe nuk plotëson kushtin. Punimet e realizuara në objektet e tjerë të deklaruar konsistojnë në punime ndërtim godinash, ujësjellësi etj, dhe nuk mund të konsiderohen si pune të ngjashme.
    b. Nuk plotëson kërkesën 2.3.5 për kualifikim ‘’Operatori Ekonomik duhet të ketë në stafin e tij nga tetori 2017 e në vazhdim mjekun e shoqërisë, në zbatim të VKM nr. 742, date 06.11.2003. për ketë duhet të paraqesë kontratën e punës, diplomën dhe Licensen përkatës’’, pasi kontrata me mjekun është lidhur me 18.01.2018 dhe nuk ka dokumenta për punësimin e mjekut në periudhën nga tetori 2017 deri në 18.01.2018.

    3. Bashkimi i Operatoreve Ekonomike Agi Kons SHPK dhe Be - Is SHPK:
    a. Shoqëria Agi Kons SHPK nuk plotëson kërkesën 2.3.1 për kualifikim lidhur me realizimin e punëve të ngjashme, pasi punimet e realizuara në objektet e deklaruar konsistojnë në punime ndërtim godinash, ujësjellësi etj, dhe nuk mund të konsiderohen si pune të ngjashme.
    b. Shoqëria Be - Is SHPK nuk plotëson kërkesën 2.3.5 për kualifikim Operatori Ekonomik duhet të ketë në stafin e tij nga tetori 2017 e në vazhdim mjekun e shoqërisë, në zbatim të VKM nr. 742, date 06.11.2003. për ketë duhet të paraqesë kontratën e punës, diplomën dhe Licensen përkatëse , pasi kontrata me mjekun është lidhur me 28.11.2017 dhe nuk ka dokumenta për punësimin e mjekut në periudhën nga tetori 2017 deri në 28.11.2017.

    4. Bashkimi i Operatoreve Ekonomike Desaret Company SHPK dhe Senka SHPK :
    a. Bashkimi i shoqërive nuk plotëson kërkesën 2.3.11 për kualifikim lidhur me paraqitjen e katalogëve të ndriçuesve, pasi ndriçuesit e paraqitur në katalogun e propozuar nuk kane asnjë lidhje me ndriçuesit e kërkuar në projekt.
    b. Shoqëria Senka SHPK nuk plotëson kërkesën 2.3.7 për kualifikim lidhur me mjetet dhe pajisjet pasi nuk disponon mjetet e nevojshme për kryerjen e punimeve.

    5. Bashkimi i Operatoreve Ekonomike Liqeni VII SHPK (43%) dhe Delta Lavori SHPK (57%):
    a. Shoqëria Liqeni VII SHPK nuk plotëson kërkesën 2.2.4 për kualifikim lidhur me plotësimin e të gjitha detyrimeve e taksave dhe tarifave vendore, pasi sipas deklaratës së punëve në proces, kryen aktivitet në Kamëz qe nga data 11.05.2017 dhe nuk ka paraqitur vërtetim për shlyerjen e detyrimeve.
    b. Shoqëria Delta Lavori SHPK nuk plotëson Kërkesat e Përgjithshme për Kualifikim pasi nuk ka paraqitur një deklaratë për plotësimin e këtyre kërkesave nga shoqëria mëme në Itali.
    c. Shoqëria Delta Lavori SHPK nuk plotëson kërkesën 2.2.1 për kualifikim lidhur me xhiron e realizuar, pasi xhiro e realizuar nga shoqëria mëme në Itali është paraqitur me vetëdeklarim, ndërkohe qe duhet të kishte paraqitur dokument.

    6. Operatori Ekonomik Everest SHPK :
    a. Nuk plotëson kërkesën 2.3.1 për kualifikim lidhur me realizimin e punëve të ngjashme, pasi punimet e realizuara në objektin e deklaruar, referuar formularit të vlerësimit, kane përfunduar në datën 10.03.2015, përtej tre viteve të fundit.

    7. Operatori Ekonomik Curri SHPK :
    a. Nuk plotëson kërkesën 2.2.4 për kualifikim lidhur me plotësimin e të gjitha detyrimeve e taksave dhe tarifave vendore, pasi sipas deklaratës se punëve në proces, kryen aktivitet në Divjake (ne objektin Ujësjellësi i Cermës ) qe nga viti 2016 dhe nuk ka paraqitur vërtetim për shlyerjen e detyrimeve. Deklarata e kërkuar në piken 2.3.9 për kualifikim nuk është plotësuar sipas kërkesës pasi nuk ka vendosur të dhënat për datën e fillimit të punimeve dhe datën e mbarimit të tyre. Nuk plotëson kërkesën 2.3.11 për kualifikim lidhur me paraqitjen e katalogëve të ndriçuesve, pasi nuk ka paraqitur katalogët e kërkuar.

    8. Operatori Ekonomik Grama SHPK :
    a. Nuk ka paraqitur dokumentacion për kualifikim.
    Arsyeja e Anulimit
    Shenime
    Transaksione Thesari Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per ALB TIEFBAU SHPK viti 2012-2013
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per ALB TIEFBAU SHPK viti 2014
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per ALB TIEFBAU SHPK viti 2015-2018
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per ALB TIEFBAU SHPK viti 2019-2020

    Publikimi ne Buletin
    Njoftim per Shpallje Tenderi
    Njoftim per Shpallje Fituesi Nr.24 - Dt.18-06-2018
    Njoftim per Lidhje Kontrate Nr.25 - Dt.25-06-2018

    Te drejtat e Perdorimit

    Persa kohe nuk percaktohet ndryshe, i gjithe informacioni i ofruar nga Open Procurement Albania ofrohet nen licencat: This material is Open Data