Open Procurement Albania

Minikonkursi Nr. 4 (Kontrate ne baze te Marreveshjes Kuader me REF-54450-03-16-2020) - Rindërtimi i objektit me 1 - 4 kate mbi tokë dhe me 2 kat nëntokë, të shkollës 9 vjeçare + kopësht, “Qemal Mici” (Programi i Rindertimit) ”.

Nje shenim me RedFlag eshte nje fakt, ngjarje, ose grup i rrethanave ose informacione te tjera qe mund te tregojne nje shqetesim apo ekspozim dhe mbi rrezik potencial te pajtueshmerise ligjore per sjellje te paligjshme ose joetike te biznesit, vecanerisht ne lidhje me praktika korruptive dhe mosrespektimit te ligjeve anti-korrupsion.Vleresimi per keto kategori do te behet ne menyre automatike, me filtra analitik te paracaktuar

  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit. Kusht: fituesi nuk eshte operatori me oferten me te ulet
  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit. Kusht: fituesi nuk eshte operatori me oferten me te ulet

Qarkun Durres
Kredia Nr
Burimi i Kredise/Financuar nga Burimi i Financimit: Fondi i Rindërtimit ne Buxhetin e Shtetit miratuar me Vendimin Nr. 212, datë 11.03.2020 “Për përdorimin e fondit të rindërtimit për financimin e rindërtimit të objekteve arsimore”
Vlera e Kredise sipas Monedhes
Titulli i Projektit Programi i Rindërtimit
Pershkrim i Projektit Programi i Rindërtimit është Program i Qeverisë Shqiptare, iniciuar pas Tërmetit të datës 26 Nëntor 2019. Ky program parashikon ndërtime të reja dhe rikonstruksione të objekteve dhe infrastrukturës urbane pas vlerësimit të dëmeve për shkak të Tërmetit.
Qeveria Shqiptare Organizoi në bashkëpunim me partnerët në datën 17 shkurt 2020 një Konferencë Donatorësh në Bruksel, ku deklarohet e garantuar një ndihmë prej 1.15 bilion Euro nga dhurime, asistenca, grantet, dhe kreditë e buta. Këto fonde dhe të tjera të garantuara përmes borxhit publik, do të përdoren për Programin e Rindërtimit. Programi i Rindërtimit parashikohet të realizohet përmes Zhvillimit të Zonave të Reja për Zhvillim të Detyruar; Ndërtimit në Infrastrukturë Urbane; Blerjes së Stok Banesa; Grante për Rindërtim dhe Rimëkëmbje sociale.
Një pjesë e mirë e prokurimeve dhe kontraktimeve për Rindërtim Objektesh do të bëhet nga autoritetet prokuruese Fondi Shqiptar për Zhvillim dhe Bashkia Tiranë.

Lexo Dokumentin mbi Post Disaster Needs Assessment PDNA Albania.
Njihuni me rregullime Ligjore Programi i Rindërtimit.
Objekti i Tenderit Minikonkursi Nr. 4 - Rindërtimi i objektit me 1 - 4 kate mbi tokë dhe me 2 kat nëntokë, të shkollës 9 vjeçare + kopësht, “Qemal Mici” ”.
______________________________

Kjo Kontratë është Lidhur si pjesë e procedurës së Shpallur në Sistemin Elektronik te APP-se në datën 17-03-2020 Titull Rindërtimi i objekteve arsimore në zonat e prekura nga tërmeti - Loti 3: “Objekti: “Rindërtimi i objekteve arsimore Bashkia Durrës 1". (Programi i Rindertimit). , me referencë REF-54450-03-16-2020 , Autoritet Prokurues Fondi Shqiptar i Zhvillimit, zhvilluar me Procedure te kufizuar, mbi kufirin e lartë monetar.
Në fazën e parë është bërë përzgjedhje e operatorëve ekonomik të suksesshme që kanë shprehur zyrtarisht interes për pjesëmarrje. Nga kjo fazë janë përzgjedhur 16 operatorë.
Në fazën e dytë secili operator është ftuar të sjellë ofertë për njërën nga kontratat në bazë të marrëveshjes kuadër.

Për Minikonkursin 4 kanë sjellë ofertë zyrtare 8 operatorë. Këtë Kontratë në bazë të marrëveshjes kuadër e ka fituar Bashkimi i Operatoreve Ekonomike Ante Group Sh.p.k & Inerti Sh.p.k & Nova Construction 2012 Sh.p.k
Fondi i Minikonkursit është 281,445,596 Leke Pa TVSH.
Oferta fituese është 281,400,000 Leke Pa TVSH.
Eficensa Buxhetore në tenderim është 0.01 % (Diferenca Fond limit me oferte fituese shprehur ne perqindje).
Nr. Reference REF-54450-03-16-2020 (Minikonkursi Nr. 4 )
Kodi CPV
44211000-2 - Ndërtesa të parafabrikuara,
Vlera / Fondi Limit
Lloji i Kontrates Publike Kontratë në bazë të një Marrëveshje Kuadër
Lloji i Procedures Kontratë në bazë të një Marrëveshje Kuadër
Statusi i Tenderit Lidhur Kontrata
Data e Njoftimit te Tenderit 17-03-2020
Data e Fillimit te Afatit per Dorezim Oferte 17-03-2020
Data e Mbylljes se Afatit per Dorezim Oferte 27-03-2020
Sektori Infrastrukturë Urbane
Nr. i Operatoreve Konkurues 8
Operatore Konkurues Operatore ekonomike pjesmarres ne Fazen 2 - Përcaktimi i kontratës fituese :

1. Ergi sh.p.k & BE IS sh.p.k & 2 T sh.p.k
2. 4 A-M sh.p.k & Archispace sh.p.k & AGI KONS sh.p.k.,
3. Alba Konstruksion & Ed Konstruksion sh.p.k
4. Alb Building sh.p.k. & Liqeni VII sh.a
5. Ante Group Sh.p.k & Inerti Sh.p.k & Nova Construction 2012 Sh.p.k
6. Fusha sh.p.k & Shansi Invest sh.p.k & A&E Engineering sh.p.k
7. Ulëza – Ndërtim sh.p.k & G.P.G. Company sh.p.k
8. Salillari sh.p.k & Shkelqimi 07 sh.p.k
Operator Ekonomik Kontraktues
  • Ante-Group SHPK - INERTI SHPK - NOVA Construction 2012 SHPK -
  • Oferta fituese Leke pa TVSH 281,400,000
    Data e shpalljes se fituesit
    Data e lidhjes se kontrates 29-07-2020
    Vlera e Kontrates me TVSH 281,400,000.00 lekë pa tvsh
    Kohezgjatja e Kontrates 6 muaj
    Ankesa Nuk ka pasur ankesa.
    Janë skualifikuar operatorët ekonomikë të mëposhtëm: Perkatësisht për arsyet e mëposhtme.

    1 . “Ergi” sh.p.k & “BE IS” sh.p.k & “2 T” sh.p.k, nuk përmbush kriterin për vetëdeklarimin sipas Shtojcën 14 të DST. BOE eshte fitues në Lotin 3 te minikonkursit te zhvilluar në datën 28.05.2020 dhe ka në proces, si kontraktor në kuadër të rindërtimit një kontratë me objekt “Rindërtimi i objektit të ri “Shkollë 9 vjecare Hasan Koci, Njësia administrative Durrës”, i cili në çastin e hapjes së ofertave nuk i ka përfunduar punimet, në masën 40 % të vëllimeve të përgjithshme të punës.

    2 . “4 AM” & “Archispace”sh.p.k sipas përcaktimeve në Ftesën për Ofertë Shtojca 14 - Deklaratë mbi kontratat e lidhura dhe/ ose ne proces në kuadër të rindërtimit, rezulton se OE “4 AM” sh.p.k ka lidhur kontrate në kuadër të rindërtimit, për proceduren me objekt, “Ndërtimi i infrastrukturës, rrugore, dhe urbane në përputhje me planin e detyruar vendor të Zonës Fushë Krujë Zona 1”, Njësia Administrative Fushë-Krujë, Bashkia Krujë, nuk i ka përfunduar punimet fizike në masën 40 % të vëllimeve të përgjithshme të punës.

    3. “Alb Building sh.p.k & Liqeni VII sha, nuk përmbush kriterin për vetëdeklarimin sipas Shtojcën 14 të DST. BOE eshte fitues në Lotin 2 te minikonkursit te zhvilluar në datën 19.05.2020 dhe ka në proces, si kontraktor në kuadër të rindërtimit një kontratë me objekt “Rindërtimi i objektit Shkolla 9-vjecare dhe Kopshti Ramazan Jangozi” dhe “Rindertimi i Shkolles 9-vjecare dhe Kopshti Kastrioti Derven”, i cili në çastin e hapjes së ofertave nuk i ka përfunduar punimet në masën 40 % të vëllimeve të përgjithshme të punës.

    4. “Salillari” sh.p.k & “Shkelqimi 07”, nuk përmbush kriterin për vetëdeklarimin sipas Shtojcën 14 të DST. BOE eshte fitues në Lotin 7 te minikonkursit te zhvilluar në datën 19.05.2020 dhe ka në proces si kontraktor në kuadër të rindërtimit një kontratë me objekt “Rindërtimi i shkollës 9-vjecare Ahmetaq” Ahmetaq, Vorë” dhe “Rindërtimi i shkollës 9-vjeçare “Ramazan Subashi” Marikaj, Bashkia Vorë, i cili në çastin e hapjes së ofertave nuk i ka përfunduar punimet në masën 40 % të vëllimeve të përgjithshme të punës.

    5. “Fusha” sh.p.k & “Shansi Invest” sh.p.k & “A&E Engineering” sh.p.k, nuk përmbush kriterin për vetëdeklarimin sipas Shtojcën 14 të DST. BOE eshte fitues dhe ka në proces si kontraktor në kuadër të rindërtimit një kontratë me objekt “Rindërtimi i shkollës “9 vjeçare “Neim Babameto”, Njësia administrative Durrës, i cili në çastin e hapjes së ofertave nuk i ka përfunduar punimet në masën 40 % të vëllimeve të përgjithshme të punës.

    6. “Ulëza - Ndërtim” sh.p.k & “G.P.G. Company” sh.p.k, nuk përmbush kriterin për vetëdeklarimin sipas Shtojcën 14 të DST. BOE eshte fitues dhe ka në proces si kontraktor në kuadër të rindërtimit një kontratë me objekt “Rindërtimi i shkollës 9-vjecare dhe kopshti, Dan Bajrami, rindertimi i shkollës së mesme dhe parashkollor “Llesh Nik Daka”, i cili në çastin e hapjes së ofertave nuk i ka përfunduar punimet në masën 40 % të vëllimeve të përgjithshme të punës.

    7. “Alba Konstruksion” sh.p.k & “Ed Konstruksion” sh.p.k, nuk përmbush kriterin për vetëdeklarimin sipas Shtojcën 14 të DST. BOE eshte fitues dhe ka në proces si kontraktor në kuadër të rindërtimit një kontratë “Rindërtimi i objektit të ri me 1-2 kate mbi tokë të shkollës së mesme të bashkuar “Selman Daci”, i cili në çastin e hapjes së ofertave nuk i ka përfunduar punimet në masën 40 % të vëllimeve të përgjithshme të punës.

    Arsyeja e Anulimit
    Shenime
    Transaksione Thesari
    Publikimi ne Buletin
    Njoftim per Shpallje Tenderi
    Dokumente Standarde Tenderi (DST) Draft Kontrata
    Njoftim per Shpallje Fituesi Buletini i Posaçëm Nr. 64 datë 3 Shtator 2020
    Njoftim per Lidhje Kontrate Buletini i Posaçëm Nr. 16 datë 5 Shkurt 2021

    Te drejtat e Perdorimit

    Persa kohe nuk percaktohet ndryshe, i gjithe informacioni i ofruar nga Open Procurement Albania ofrohet nen licencat: This material is Open Data