Open Procurement Albania

Minikonkursi Nr. 2 - (Kontrate ne baze te Marrveshjes Kuader me REF-56909-04-27-2020 ): “Rindërtimin e 743 banesave individuale, ndërtimin dhe rikonstruksionin e infrastrukturës publike dhe çdo ndërhyrje tjetër në funksion të tyre”, nga të cilat 127 banesa sipas modelit 1+1, 277 banesa sipas modelit 1+2 dhe 339 banesa sipas modelit 1+3". (Programi i Rindertimit)

Qarkun Tirane-Lezha-Durres
Kredia Nr
Burimi i Kredise/Financuar nga Burimi i Financimit: Fondi i Rindërtimit ne Buxhetin e Shtetit.
Vlera e Kredise sipas Monedhes
Titulli i Projektit Programi i Rindërtimit
Pershkrim i Projektit Programi i Rindërtimit është Program i Qeverisë Shqiptare, iniciuar pas Tërmetit të datës 26 Nëntor 2019. Ky program parashikon ndërtime të reja dhe rikonstruksione të objekteve dhe infrastrukturës urbane pas vlerësimit të dëmeve për shkak të Tërmetit.
Qeveria Shqiptare Organizoi në bashkëpunim me partnerët në datën 17 shkurt 2020 një Konferencë Donatorësh në Bruksel, ku deklarohet e garantuar një ndihmë prej 1.15 bilion Euro nga dhurime, asistenca, grantet, dhe kreditë e buta. Këto fonde dhe të tjera të garantuara përmes borxhit publik, do të përdoren për Programin e Rindërtimit. Programi i Rindërtimit parashikohet të realizohet përmes Zhvillimit të Zonave të Reja për Zhvillim të Detyruar; Ndërtimit në Infrastrukturë Urbane; Blerjes së Stok Banesa; Grante për Rindërtim dhe Rimëkëmbje sociale.
Një pjesë e mirë e prokurimeve dhe kontraktimeve për Rindërtim Objektesh do të bëhet nga autoritetet prokuruese Fondi Shqiptar për Zhvillim dhe Bashkia Tiranë.

Lexo Dokumentin mbi Post Disaster Needs Assessment PDNA Albania.
Njihuni me rregullime Ligjore Programi i Rindërtimit.
Objekti i Tenderit Minikonkursi 2 – Rindërtimin e 743 banesave individuale, ndërtimin dhe rikonstruksionin e infrastrukturës publike dhe çdo ndërhyrje tjetër në funksion të tyre”, nga të cilat 127 banesa sipas modelit 1+1, 277 banesa sipas modelit 1+2 dhe 339 banesa sipas modelit 1+3
______________________________

Kjo Kontratë është Lidhur si pjesë e procedurës së Shpallur në Sistemin Elektronik te APP-se në datën 28-04-2020 me Titull Rindërtimi i banesave individuale, ndërtimi dhe rikonstruksioni i infrastrukturës publike dhe çdo ndërhyrje tjetër në funksion të rindërtimit të këtyre banesave (Programi i Rindertimit)” , me referencë REF-56909-04-27-2020 , Autoritet Prokurues Fondi Shqiptar i Zhvillimit, zhvilluar me Procedure te kufizuar, mbi kufirin e lartë monetar.
Në fazën e parë është bërë përzgjedhje e operatorëve ekonomik të suksesshem që kanë shprehur zyrtarisht interes për pjesëmarrje. Nga kjo fazë janë përzgjedhur 14 operatorë.
Në fazën e dytë secili operator është ftuar të sjellë ofertë për njërën nga kontratatat në bazë të marrëveshjes kuadër.

Për Minikonkursin 2 kanë sjellë ofertë zyrtare 7 operatorë. Këtë Kontratë në bazë të marrveshjes kuadër e ka fituar Bashkimi i Operatoreve Ekonomike Kevin Construksion shpk & Company Riviera 2008 & Mela shpk & Pepa Group shpk
Fondi i Minikonkursit është 2,047,592,928 Leke Pa TVSH.
Oferta fituese është 2,004,560,000.00 Leke Pa TVSH.
Eficensa Buxhetore në tenderim është 2,1 % (Diferenca Fond limit me oferte fituese shprehur ne perqindje).
Nr. Reference REF-56909-04-27-2020 (Minikonkursi 2).
Kodi CPV
45000000-7 - Punë ndërtimi,
Vlera / Fondi Limit
Lloji i Kontrates Publike Kontratë në bazë të një Marrëveshje Kuadër
Lloji i Procedures Kontratë në bazë të një Marrëveshje Kuadër
Statusi i Tenderit Rishpallje me Lidhje Kontrate
Data e Njoftimit te Tenderit 28-04-2020
Data e Fillimit te Afatit per Dorezim Oferte 28-04-2020
Data e Mbylljes se Afatit per Dorezim Oferte 08-05-2020
Sektori Infrastrukturë Urbane
Nr. i Operatoreve Konkurues 7
Operatore Konkurues • Operatore ekonomike pjesmarres ne Fazen 2 - Përcaktimi i kontratës fituese :

1. Kevin Construksion shpk & Company Riviera 2008 & Melashpk & Pepa Groupshpk
2. KAPLAN CAM ALUMINYUM OTOI\.'IOTIV SANAYI TICARET & PREFABRIK YAPI INS.SAN.VE.Ti.AS & BESGEN MUHENDISLIK INS. TAAH. SN. VE TIC.LTD.STI.
3. G.P.G. Company sh.p.k. & Shendelli sh.p.k.
4. Boshnjaku. B sh.p.k. & Llazo sh.p.k.
5. The Best Construktion & Vëllezërit Hysa & Arifajshpk & Denis- 05shpk
6. Shijaku shpk & CO1 Rroku Konstruksion Tiranë shpk
7. Alb-Building sh.p.k
Operator Ekonomik Kontraktues
  • Kevin Construksion sh.p.k - Company Riviera 2008 sh.p.k - Mela sh.p.k - Pepa Group sh.p.k -
  • Oferta fituese Leke pa TVSH 2,004,560,000
    Data e shpalljes se fituesit
    Data e lidhjes se kontrates 23-09-2020
    Vlera e Kontrates me TVSH 2,004,560,000 lekë pa tvsh
    Kohezgjatja e Kontrates 150 dite kalendarike
    Ankesa Nuk ka pasur ankesa.
    Janë skualifikuar operatorët ekonomikë të mëposhtëm:

    1. Bashkimi i operatorëve ekonomikë (BOE) “KAPLAN CAM ALUMINYUM OTOI\.'IOTIV SANAYI TICARET” & “PREFABRIK YAPI INS.SAN.VE.Ti.AS” & BESGEN MUHENDISLIK INS. TAAH. SN. VE TIC.LTD.STI.
    Referuar ofertës së paraqitur nga ky bashkim operatorësh ekonomik, rezulton se oferta për këtë minikonkurs është paraqitur nga vetëm anëtarë të bashkimit të operatorëve, konkretisht subjekti “PREFABRIK YAPI INS.SAN.VE.Ti.AS dhe subjekti “BESGEN MUHENDISLIK INS. TAAH. SN. VE TIC.LTD.STI”, ndërkohë që ky bashkim (BOE) palë në marrëveshjen kuadër të lidhur me autoritetin kontraktor, ka në përbërje edhe subjektin “KAPLAN CAM ALUMINYUM OTOI\.'IOTIV SANAYI TICARET”. Duke qenë se ky i fundit nuk e ka shprehur vullnetin në emrin e tij nga përfaqësuesi ligjor apo nga çdo person të autorizuar prej tij konsiderohet se oferta për këtë minikonkurs nuk është paraqitur nga bashkimi i operatorëve pjesë e marrëveshjes kuadër, dhe për këtë arsye kjo ofertë për këtë minikonkurs nuk mund të pranohet.
    Arsyeja e Anulimit
    Shenime
    Transaksione Thesari
    Publikimi ne Buletin
    Njoftim per Shpallje Tenderi Buletini i Posaçëm Nr. 23 datë 28 Prill 2020
    Dokumente Standarde Tenderi (DST) Draft Kontrata
    Njoftim per Shpallje Fituesi Buletini i Posaçëm Nr. 76 datë 25 Shtator 2020
    Njoftim per Lidhje Kontrate Buletini i Posaçëm Nr. 16 datë 5 Shkurt 2021

    Te drejtat e Perdorimit

    Persa kohe nuk percaktohet ndryshe, i gjithe informacioni i ofruar nga Open Procurement Albania ofrohet nen licencat: This material is Open Data